Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjidhet pasuesi i Trudeau, flet për SHBA: Po kalojmë ditë të errëta nga një shtet që nuk mund t’i besojmë më
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zgjidhet pasuesi i Trudeau, flet për SHBA: Po kalojmë ditë të errëta nga një shtet që nuk mund t’i besojmë më
BoteLajmi i fundit

Zgjidhet pasuesi i Trudeau, flet për SHBA: Po kalojmë ditë të errëta nga një shtet që nuk mund t’i besojmë më

Published: March 10, 2025
Shpërndaje
FILE - Mark Carney speaks during his Liberal leadership campaign launch in Edmonton, Jan. 16, 2025. (Jason Franson/The Canadian Press via AP, File)

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit të dielën, teksa ish-guvernatori i bankës kanadeze paralajmëroi për “ditë të errëta” të shkaktuara nga Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Donald Trumpit. Carney menjëherë mori një qëndrim kundër presidentit amerikan, të cilin e akuzoi se po “sulmon punëtorët kanadezë, familjet dhe bizneset”.

“Nuk mund ta lëmë atë të ketë sukses”, tha 59-vjeçari, i cili do të marrë detyrën në ditët në vijim nga udhëheqësi në largim i liberalëve, Justin Trudeau.

Trudeau njoftoi në janar se do të tërhiqej pas më shumë se nëntë vjet në pushtet, pasi mbështetja e publikut për të, sipas sondazheve, ra ndjeshëm, duke detyruar Partinë Liberale që të zhvillojë garë partiake për ta zëvendësuar atë. Por, Carney mund të mos qëndrojë për një kohë të gjatë në këtë detyrë.

- Publicitet -

Kanadaja duhet të mbajë zgjedhje deri në tetor, por vendi mund të përballet me zgjedhje të parakohshme brenda javësh. Sipas sondazheve aktuale, konservatorët, që janë në opozitë, konsiderohen favoritë.

Gjatë fjalimit të fitores para një turme mbështetësish të partisë në Otavë, Carney paralajmëroi se SHBA-ja nën Trumpin po përpiqet të marrë kontrollin e Kanadasë.

“Amerikanët duan burimet tona, ujin tonë, tokën tonë, shtetin tonë”, tha ai.

“Këto janë ditë të errëta, ditë të errëta të shkaktuara nga një shtet që ne nuk mund t’i besojmë më”.

Carney, i cili më herët ka drejtuar Bankën e Kanadasë dhe Bankën e Anglisë, gjatë garës partiake mposhti bindshëm kundërkandidaten kryesore, ish-zëvendëskryeministren e Trudeaus, Chrystia Freeland, e cila ka mbajtur disa poste të larta në Qeverinë liberale që u zgjodh për herë të parë në vitin 2015.

Carney fitoi 85.9 për qind të pothuajse 152.000 votave. Freeland mori vetëm 8 për qind të votave. Ai bëri fushatë me premtimin se do t’i kundërvihej Trumpit. Presidenti amerikan ka përmendur disa herë aneksimin e Kanadasë dhe dy shtetet janë përfshirë në një luftë tregtare.

Carney tha se ai është personi i duhur për të ringjallur besimin ndaj partisë dhe për të mbikëqyrur procesin e negociatave tregtare me Trumpin, i cili ka kërcënuar me tarifa shtesë që mund të dëmtojnë rëndë ekonominë e Kanadasë e cila varet nga eksportet.

Trudeau ka vendosur tarifa hakmarrëse, në vlerë prej 30 miliardë dollarësh kanadezë, ndaj SHBA-së si përgjigje ndaj tarifave që Trump i ka vendosur Kanadasë.

“Qeveria ime do t’i mbajë në fuqi tarifat derisa amerikanët të na tregojnë respekt”, tha Carney.

Carney ka argumentuar se përvoja e tij e bën atë njeriun ideal që të përballet me Trumpin, duke e paraqitur veten si një menaxher të krizave ekonomike që e udhëhoqi Bankën e Kanadasë gjatë krizës financiare në vitet 2008-2009 dhe Bankën e Anglisë gjatë trazirave që pasuan votimin për daljen nga Bashkimi Evropian më 2016.

Ndërkaq, gjatë fjalimit lamtumirës para publikimit të rezultateve të garës partiake, Trudeau tha se “kanadezët përballen me një sfidë ekzistenciale nga fqinji ynë”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben Tashko says:
    March 11, 2025 at 1:35 am

    __________________

    Cfare Po ndodh?
    ___________________

    Pasusi i Trudeaut deklaroj se eshte pragmantist.
    Kjo nenkupton qe Ai desheron nje zgjidhje me dinjitet
    ky te dyja palet do “marin e do japin” qe te arrijne nje
    ballancim te ri, qe nenkupton se ka shum Hapsire per
    Permiresim per ta mbyllur ne menyre te pershtateshme
    situaten ku ndodhen.

    Trudeau nga ana tjeter tregoj se per “inate te vjerres do
    fleje me mullixhiun”. Ai Mendon se Kanadaja duhet te
    behet Antare e BE-se dhe gjithe tregtia e Kanadas te
    behet me Europen. Beson se mund ta ndihmoje Europen
    duke lejuar qe nje pjese e popullit te Europes te shkoje
    ne Kanada dhe ti shese Europes te gjitha llojet e mineraleve,
    naftes e gazit qe I duhet.

    1. Nje “Tragjedi-Komedi” e jashtzakonshme:

    Lideret e sotshem te BE-se, deklarojn se:
    Europa me Ameriken ndahen nga nje oqeanin
    i madh, qe nenkupton se justifikohet shprehja
    “O Mete, Secili per Vete”

    2. Por Trudeau po thote te kunderten:
    Se Europa dhe Kanadaja ndahen
    nga “Nje lume i Vogel”, tamam sikur ti
    perkasin te njejtit KONTINENT.

    3. Nga theniet e Trudaut del se:
    Zona Euro-Atlantike do zevendesohet
    me zonen “EURO- KANADAJA”

    Duket si:

    E pa besushem, por eshte e vertete.

    Reply
  • demo says:
    March 11, 2025 at 2:38 am

    Trumpi mund te kerkoje edhe Australine,se aq i thote Rradakja,.Po nuk do bejne marreveshje gjithe Qeverite e Botes per Pakt Mossulmimi me Ameriken,se eshte nje Budalla President i Amerikes?! Edhe Stalini edhe Mussolini,edhe Hitleri,qe i vune zjarrin Botes,erdhen me vote ne Pushtet.E provoi edhe populli Amerikan,se nuk e kishte provuar.
    Tani hajt ta shkulin Trumpin Amerikanet!Kur nukm i kishte keto fuqi qe ka,i vuri zjarrin Senatit,!Pas kesaj as me vote nuk e rrezojne dot,se i ve zjarrin Amerikes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. xha.sadiku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?