Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Zhurmat po na shurdhojnë”, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Zhurmat po na shurdhojnë”, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana
KronikeLajmi i fundit

“Zhurmat po na shurdhojnë”, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana

Published: August 29, 2025
Shpërndaje

Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.

“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.

Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.

- Publicitet -

Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.

Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ramalluku i Surrelit says:
    August 29, 2025 at 9:06 am

    Nate e dite me TALLAVA,
    qe te harroni varferine pra,
    me zhurma e potere plot,
    tju genjej per jete e mot,

    nate e dite me zhurma e ahengje,
    neper mbare Shqiperine,
    qe mileti mos kete kohe fare,
    te ma shaje qeverine!

    Reply
  • B says:
    August 29, 2025 at 1:29 pm

    Zhurrmat e xhamise “Dine Hoxha” ne rrugen e Kavajes kapin vlerat 69-70 dB diten dhe naten, te matura, te konfirmuara, sepse Ahmet Kalaja eshte mesuar te bertase ne shkretetirat e Sirise, harron qe xhamia eshte ne qender te qytetit dhe shqeteson femijet e lagjes si edhe qentë, qe qajne sa herë ndez qendren e zërit!!!

    Reply
  • The truth says:
    August 29, 2025 at 2:45 pm

    Eshte vertet e padurueshme te degjosh 16 altoparlantet e kater minareve te Xhamise se Namazgjase me volumin ne kupe te qiellit.
    Cfare eshte ky absurditet?
    Muhameti pati urdheruar qe Mezini i xhamise ti drejtohej Allahut thjesht me zerin e tij, pa ndermjetes e paisje qe shkaktijne ndotje akustike ne thyerje te ligjit.
    faji ne te vertete qendron tek bashkija Tirane qe nuk i gjobit per thyerje flagrante te ligjit per zhurmat ne ambientet publike.
    Eshte nje turp i vertete qe vijon perdite kjo masaker.

    Reply
  • ¿? says:
    August 29, 2025 at 3:54 pm

    T’ma gzoni Bajgen Turke mu n’mes te Tiranes.

    Reply
  • Leon says:
    August 30, 2025 at 12:46 am

    Falenderoj zotin kryeminister qe i hoqi xhamlliqet dhe ristelat lokaleve qe na shqetesonin me zhurma,Vlonin gjer ne 2 te nates.Tani kemi rene qetesi. Nga xhamia kemi shpetuar nja 10 vjet me pare,kur nje sarhosh qe kishte shtepine perballe xhamise ne 5 te mengjesit i leshoi nje karikator kallashi altoparlanteve,fatmiresisht pa pasoja ne jete njerezish.
    Qe atehere na kane rene veshet rehat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?