Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarret në Hawaii: Vetëm 2 nga 93 të vdekur janë identifikuar, trupat shpërbëhen me një të prekur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zjarret në Hawaii: Vetëm 2 nga 93 të vdekur janë identifikuar, trupat shpërbëhen me një të prekur
BoteKryesore

Zjarret në Hawaii: Vetëm 2 nga 93 të vdekur janë identifikuar, trupat shpërbëhen me një të prekur

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

Gati një javë pasi zjarri përfshiu ishullin Maui, vetëm 2 nga 93 të vdekurit deri më tani janë identifikuar.

Procesi i identifikimit të trupave pritet të jetë veçanërisht i gjatë dhe i ndërlikuar, pasi, siç thonë zyrtarët, shumica dërrmuese e trupave të djegur të nxjerrë nga rrënojat janë aq të brishtë, saqë me një prekej “shpërbëhen”.

Në të njëjtën kohë, numri tragjik i zjarreve vdekjeprurëse që futën në zi Hawaii pritet të rritet, pasi zona të tëra nuk janë kontrolluar nga ekipet. Siç tha dje shefi i policisë në Maui, John Pelletier, qentë e trajnuar për të gjetur kufomat kanë kontrolluar vetëm 3 për qind të zonës së kërkimit. Sipas shifrave të fundit të publikuara, numri i të vdekurve nga zjarret shkatërruese në Maui është rritur deri më tani në 93, ndërsa kërkimet vazhdojnë në atë që ka mbetur nga qyteti historik i Laheina.

- Publicitet -

“Në ditët dhe javët në vijim do të vazhdojë puna për rikuperimin e trupave dhe eshtrave të njerëzve që humbëm. Do të duhen shumë vite për të rindërtuar Laheinën, e cila sot i ngjan një peizazhi të bombarduar”, tha dje, të dielën, guvernatori i Havait, Josh Green.

Sipas New York Post, policia Maui po u kërkon të afërmve të personave të zhdukur që të japin mostra të ADN-së, me qëllim lehtësimin e punës së Autoriteteve në lidhje me identifikimin e trupave. Edhe pse numri i personave të zhdukur ende nuk është bërë i ditur, ka raporte jozyrtare për rreth 1302 persona të vdekur.

Megjithëse ende nuk ka një version zyrtar – dhe mund të kalojë shumë kohë para se të ketë – për shkakun e shkatërrimit total në qytetin e Laheina, pjesa më e madhe e të cilit u shndërrua në hi nga zjarri, ka shumë që fajësojnë shëbimin publik të Hawaiian Electric.

Kompania fillimisht u kritikua për mos ndërprerjen e menjëhershme të energjisë në zonat ku flakët po përhapeshin. Por tani, një grup avokatësh që hetojnë shkaqet e zjarreve vdekjeprurëse pohojnë se shumë shpërthime mund të jenë shkaktuar nga pajisjet elektrike.

Hawaiian Electric, e cila siguron energji për 95 për qind të banorëve në shtetin e Hawait, tha në një deklaratë se është e pamundur të përcaktohet shkaku i zjarreve në këtë moment pasi pjesa më e madhe e Lahaina është mbyllur ndërsa ekuipazhet kërkojnë rrënojat për trupa.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  • “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane
  • PJESA II: Albert Camus dhe Maria Casarès – Një dashuri e shkruar mes rreshtave
  • Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje zyrtarin e Ministrisë së Financave

Komentet e Fundit

  1. Dursakja prej shekujsh. on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Dursakja prej shekujsh on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  3. Replikuesi on Pasqyra e Dublinit
  4. Fermer on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. labi on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?