Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarri në godinën e Urgjencës së QSUT, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dy specialistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zjarri në godinën e Urgjencës së QSUT, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dy specialistë
KronikeLajmi i fundit

Zjarri në godinën e Urgjencës së QSUT, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dy specialistë

Published: January 30, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy persona nën akuzën “Shpërdorim Detyre” për zjarrin në godinën në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.  Në kuadër të hetimeve prokuroria arriti në përfundimin se dy specialistët me veprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit si:

-Funksionimin e sigurtë dhe në përputhje me standardet përkatëse të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, ku përfshihen UPS-të dhe bateritë, pjesë integrale e pajisjeve mjekësore.

– Nuk kanë planifikuar dhe ndjekur me përgjegjësi kryerjen e mirëmbajtjes së aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve e konkretisht të UPS-ve dhe baterive.

- Publicitet -

– Nuk kanë parashikuar dhe nuk kanë hartuar projektin teknik lidhur me ventilimin, ajrimin e vendosjen e UPS-ve, raportin teknik të projektimit dhe zbatimit nga zjarri në vendin ku do vendosen UPS-të dhe bateritë.

Gjithashtu në njoftimin e Prokurorisë thuhet se dy specialistët kanë qenë në dijeni të faktit që UPS-të dhe bateritë janë vendosur në katin 2-të godinës të Urgjencës se re, jashtë kushteve teknike dhe standardeve që kërkohen nga prodhuesi, për instalimin dhe funksionalitetin e tyre, megjithëse e kanë patur si detyrë funksionale dhe ofrimin e konsulencës teknike.

Ndërkohë nga akti i ekspertimit teknik elektrik, ka rezultuar se shkaku i shkatërrimit nga zjarri i godinës së “Urgjencës së Re” në QSUNT ka qenë “mungesa e një projekti të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent UPS, të kushteve teknike të sigurisë për zhvendosje dhe instalim si dhe mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri të instalimit të burimit emergjent të UPS, raftit baterive dhe kushteve ambientaliste të shfrytëzimit të tyre”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasit E.K. dhe E.Sh për “Shpërdorim Detyre” për zjarrin në godinën në Urgjencën e QSUNT

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal shtetasit E.K. dhe E.Sh, specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike pranë QSUNT-së Tiranë.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1578 të vitit 2024, që ka të bëjë me  ngjarjen e datës 29.02.2024 ku rreth orës 05:25, në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, në godinën e “Urgjencës së Re”, në katin e 2-të të saj, në dhomën teknike kishte rënë zjarr, prokuroria arriti në përfundimin se specialistët me veprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit si:

– Funksionimin e sigurtë dhe në përputhje me standardet përkatëse të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, ku përfshihen UPS-të dhe bateritë, pjesë integrale e pajisjeve mjekësore;

Nuk kanë planifikuar dhe ndjekur me përgjegjësi kryerjen e mirëmbajtjes së aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve e konkretisht të UPS-ve dhe baterive;

Nuk kanë parashikuar dhe nuk kanë hartuar projektin teknik lidhur me ventilimin, ajrimin e vendosjen e UPS-ve, raportin teknik të projektimit dhe zbatimit nga zjarri në vendin ku do vendosen UPS-të dhe bateritë; si dhe

Nga aktet e administruara ata kanë qenë në dijeni të faktit që UPS-të dhe bateritë janë vendosur në katin 2-të godinës të Urgjencës se re, jashtë kushteve teknike dhe standardeve që kërkohen nga prodhuesi, për instalimin dhe funksionalitetin e tyre, megjithëse e kanë patur si detyrë funksionale dhe ofrimin e konsulencës teknike.

Në kuadër të këtij procedimi, u krye dhe akti i ekspertimit teknik elektrik, nga i cili ka rezultuar se shkaku i shkatërrimit nga zjarri i godinës së “Urgjencës së Re” në QSUNT ka qenë “mungesa e një projekti të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent UPS, të kushteve teknike të sigurisë për zhvendosje dhe instalim si dhe mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri të instalimit të burimit emergjent të UPS, raftit baterive dhe kushteve ambientaliste të shfrytëzimit të tyre”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?