Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet bilanci i viktimave, Erdogan shpall 22 janarin ditë zie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet bilanci i viktimave, Erdogan shpall 22 janarin ditë zie
BoteLajmi i fundit

Zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet bilanci i viktimave, Erdogan shpall 22 janarin ditë zie

Published: January 22, 2025
Shpërndaje

Një zjarr shpërtheu në një hotel 12-katësh në provincën veriperëndimore turke të Bolu, duke vrarë të paktën 76 persona. Zyrtarët thonë se të paktën dy prej tyre vdiqën pasi u hodhën nga ndërtesa për t’i shpëtuar flakëve.

Më shumë se 50 të tjerë u plagosën gjithashtu në zjarrin në hotelin Grand Kartal në vendpushimin e skive Kartalkaya në Bolu, sipas ministrit të Brendshëm të Turqisë, Ali Yerlikaya. Zjarri shpërtheu gjatë një periudhe të ngarkuar të vitit, kur hotelet janë të mbushura plot, pasi shkollat ​​në mbarë vendin marrin një pushim dimëror dy-javor. “Zemrat tona janë thyer. Jemi në zi,” u tha Yerlikaya gazetarëve jashtë hotelit. “Duhet ta dini se kushdo që është përgjegjës për shkaktimin e kësaj dhimbjeje nuk do t’i shpëtojë drejtësisë,” shtoi ai.

Nëntë persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi për zjarrin. Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc tha se pronari i hotelit ishte në mesin e të arrestuarve për t’u marrë në pyetje në hetim. Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr një hetim mbi zjarrin, që besohet të ketë filluar në seksionin e restorantit të hotelit përpara se të përhapej me shpejtësi rreth ndërtesës.

- Publicitet -

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli një ditë zie kombëtare që do të mbahet ditën e sotme. Ai shtoi se të gjithë flamujt në ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike turke jashtë vendit do të ulen në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat.

Në një fjalim të martën, udhëheqësi turk tha: “Për fat të keq morëm një lajm shumë të trishtuar këtë mëngjes nga Bolu, Kartalkaya. Vëllezërit dhe motrat tona u vranë dhe u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një hotel.”

Erdogan theksoi se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të identifikuar se çfarë ndodhi dhe si u shkaktua saktësisht zjarri, duke theksuar se kushdo që do të gjendet përgjegjës për incidentin tragjik, do të mbajë përgjegjësi. Hotele të tjera në vendpushimin e skive u evakuuan si masë paraprake dhe të ftuarit u vendosën në hotele të ndryshme në të gjithë provincën Bolu.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    January 22, 2025 at 5:38 pm

    Nje fatkeqesi qe shpresoj se nuk do perseritet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “Shqipëria e re”?
  • Dhunohet efektivi i Policisë në Shkodër
  • FIFA publikon formacionin ideal të Botërorit 2026
  • Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
  • Përmendet mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që “peshkonte” për Epsteinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Xoni on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Besnik Tirana on “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  4. chp on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  5. Ilmi Mancaj on Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?