Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Zjerm’ rrëmben vëmendjen e Europës, The New York Magazine e rendit Shqipërinë të dytën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > ‘Zjerm’ rrëmben vëmendjen e Europës, The New York Magazine e rendit Shqipërinë të dytën
KultureLajmi i fundit

‘Zjerm’ rrëmben vëmendjen e Europës, The New York Magazine e rendit Shqipërinë të dytën

Published: 15 Maj, 2025
Shpërndaje

Pas performancës së paharrueshme në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2025 në Bazel, Shkodra Elektronike ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare për stilin e saj unik dhe guximtar. Përfaqësuesit e Shqipërisë, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, kanë shkaktuar reagimin e mediave prestigjioze botërore.

Në një mbrëmje të mbushur me një gamë të gjerë këngësh që varionin nga baladat glam rock deri te pop-i elvish, mediat e huaja, përfshirë “The Times” ,  “Protothema” dhe “The New York Magazine” , kanë vlerësuar performancën e “Shkodra Elektronike” si një ndër më të veçantat e po ashtu më ekstremet.

“The Times” vëren se performanca e Shqipërisë ishte e pabesueshme dhe ndryshe nga çdo konkurent tjetër. Gjithashtu i përshkruan artistët shqiptarë  si “një çift të frikshëm dhe entuziast ” që interpretonin një “baladë të fuqishme me një nivel të lartë kitch-i” të quajtur “Zjerm”.

- Publicitet -

“Shkodra Elektronike” e përshkruan këngën si një “ode për mëshirën njerëzore”, një ngjarje që nxiti kontraste të forta me performancat e tjera të natës, duke përfaqësuar Shqipërinë me një kombinim të minimalizmit elektronik dhe referencave folklorike shqiptare”– shkruan The Times

Nga ana tjetër, portali grek Protothema thekson se skena e Eurovizionit “u përfshi nga flakët” si në kuptimin literal, ashtu edhe në atë figurativ  me paraqitjen e Shqipërisë. Ata e vlerësojnë “Shkodra Elektronike” për përzierjen e elektronikes me traditën, duke krijuar një eksperiencë moderne dhe tradicionale njëkohësisht.

“Beatriçe Gjergji u shfaq në skenë me një version të ridizenjuar të kostumit popullor, ndërsa Kolë Laca orkestroi me finesë tingujt elektronikë që e shoqëronin këngën në harmoni me motivet ballkanike”

Vlerësues ishte dhe  reagimi i “The New York Magazine”, e cila renditi Shkodra Elektronike të dytët në renditjen e saj për performancën më të mirë të gjysmëfinales.

“Dëshira e tyre për të sjellë një përzierje të tingujve të kitarës Lindore, ritmeve tribale dhe vargjeve të ashpra, bëri që “Zjerm” të spikaste si një baladë që tërheq gjithçka nga era “Ray of Light” e Madonnës deri te Eurodance-i i viteve ’90 me The Real McCoy.”

Sipas “The New York Magazine” kjo ndërthurje mund të ndryshojë përfundimisht të ardhmen e Shqipërisë në Eurovizion, pasi shumë analistë po parashikojnë se “Shkodra Elektronike” mund të arrijnë një finish.

“Në këtë mënyrë, “Shkodra Elektronike” ka arritur të rrisë jo vetëm nivelin e performancave të Shqipërisë në Eurovizion, por gjithashtu ka shkaktuar një diskutim të gjerë mbi mënyrën se si mund të rimendohet dhe ripërpunohen identitetet kulturore dhe muzikore në një kontekst global. Pas suksesit të tyre në Festivalin e Këngës, ata kanë treguar se janë më shumë se një projekt muzikor.  Janë një shfaqje që ndërthur traditën me estetikën moderne dhe guximin artistik”– shkruan media prestigjioze.

Në fund, për Shqipërinë dhe për “Shkodra Elektronike”, ky Eurovizion mund të shënojë një kapitull të ri, të mbushur me mundësi dhe sfida për të ardhmen muzikore ndërkombëtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Koment
  • Leon thotë:
    15 Maj, 2025 te 2:05 pm

    Avash ere,Avash ere,rraca fanar ndricues e botes,.Avash ere si do merrni flake nga pordhet!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Pse sjellin në jetë fëmijë ata që mbase nuk duan, por edhe nuk dinë të prindërojnë?
  • Oleksandr Usyk: Nga Krimeja në ringjet botërore
  • Sulmuesi nuk lë Madridin, braziliani do një fanellë titullari me Alonson
  • U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri
  • Kujdes! Këto 11 gabime të vogla në higjienë po të bëjnë të mbash erë të pakëndshme

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  3. ¿? në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
  4. ¿? në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  5. ¿? në “Telefonon Ramën dhe… Kjo sot e derdhi gotën!” Botuesi i njohur akuzon ministrin Manja për linçim të Veliajt në burg
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?