Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Zonja e Bujtinës’, dy aktorë kthejnë shtëpinë e tyre në teatrin më të ri të Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ‘Zonja e Bujtinës’, dy aktorë kthejnë shtëpinë e tyre në teatrin më të ri të Tiranës
AktualitetKulture

‘Zonja e Bujtinës’, dy aktorë kthejnë shtëpinë e tyre në teatrin më të ri të Tiranës

Published: August 5, 2022
Shpërndaje

Krijuesit dhe artdashësit tashmë kanë një shesh më shumë për të shijuar një vepër artistike. Një teatër dhomë brenda shtëpisë, që mban emrin “Zonja e Bujtinës”, është teatri më i ri që i është shtuar kryeqytetit i cili nisi veprimtarinë me dy shfaqje të shkruara nga Naun Shundi.

Aktori, iniciator për të kthyer shtëpinë e tij në zonën e Ish-Kinostudios në teatër shprehet për Gazetën “Si” se ideja i lindi fill pas shembjes së Teatrit Kombëtar, copëzat e të cilit bashkëjetojnë me të në shtëpinë e tij.

“Ky teatër është një bekim për qytetin e Tiranës. Si artist, jam i lumtur që munda të ndërtoj për brezat e rinj një oaz arti, sidomos pas shembjes së Teatrit Kombëtar, copëzat e të cilit i kam edhe në teatrin tim ‘Zonja e Bujtinës’”, shprehet Shundi.

- Publicitet -

Salla përmban rreth 50 ulëse. “Zonja e Bujtinës” nuk do të shërbejë vetëm për shfaqje teatri, por edhe për instrumentistë të huaj e shqiptarë, ekspozita personale, teatër kukullash, grupe piktorësh, promovime veprash letrare të autorëve të ndryshëm, zhvillime festivalesh kombëtare dhe ndërkombëtare të “Teatrit të dhomës”, si dhe premiera filmash artistik me metrazh të shkurtër.

Teatri i vogël ka mbledhur aktorë të njohur të kinematografisë shqiptare, të cilët kanë qenë krah kolegut Shundi për realizimin e këtij projekti, e po ashtu ishin krah tij edhe në shfaqjet e para teatrore.

“Zonja e Bujtinës” i krijuar nga çifti i aktorëve Naun e Raimonda Shundi hapi siparin e shfaqjeve teatrore me veprat “Qeni” dhe “Të gjithë janë të çmendur”, të shkruara nga Naun Shundi, të cilat erdhën nën interpretimin e aktorëve Ervin Bejleri dhe Rajmonda Shundi.

Shundi thotë se finalizimi i këtij teatri-dhomë është bërë me shpenzimet e tij dhe ndihmën e miqve, por pa mbështetje nga institucionet.

“Në shërbim të këtij projekti, kam vënë në përdorim të gjitha shpenzimet e mia, si dhe ndihmën e çmuar të miqve dhe jo institucioneve që mendova se do të ishte i përkrahur. Si një nismë unike, natyrshëm që kënaqësia është jo vetëm jona si organizator, por edhe një lajm i bukur për të gjithë komunitetin artistik shqiptar. Është një investim privat, por njëherazi edhe një vepër publike”, shprehet ai, ndërsa shton se “realizohen shumë donacione për shfaqje apo spektakle artistike, të cilat shfaqen një herë, ose me pak jetë skenike dhe asgjë për godina dhe ndërtesa ku zhvillohet Teatër”.

Duke qenë se arti ka gjuhë ndërkombëtare, Shundi thotë se “kjo sallë modeste do të rrugëtojë edhe në kompeticionet ndërkombëtare me shfaqjet apo vëniet e seleksionuara që teatri ynë ‘Zonja e Bujtinës’, do të ketë rigorozisht”.

Edhe pse aktorët u ngjitën në skenë me dy shfaqjet e para deri më datë 2 gusht, teatri i vogël do të vijë sërish me shfaqje të tjera në shtator.

“Shtatori na sjell në skenë edhe një vënie të re. ‘Misto’ po nga dramaturgjia e Naunit. Versioni i ri do të jetë në kuadër të përfshirjes së të rinjve, produksion i ‘Fondit të teatrit për të rinj’ me një buxhet nga Ministria e Kulturës, nismë e drejtuar nga Teatri Eksperimental”, shprehet aktorja Rajmonda Shundi për Gazetën Si.

Ashtu si në teatrot e tjerë në vend, ajo thotë se teatri mirëpret spektatorë të të gjitha kategorive.

“’Zonja e Bujtinës’ është një teatër ku spektatori mund të jetë nga të gjitha kategoritë. Pra, të gjithë që duan teatrin janë të mirëpritur. Por nuk kemi në program të shfaqim drama me pullë të kuqe”, përfundon aktorja.

Teatri “Zonja e Bujtinës” është gati për të tjera shfaqje, promovime librash, koncerte, ekspozita apo edhe takime./SI

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?