Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 144-vjetori i Lidhjes së Prizrenit bën bashkë kryetarët e Komunave dhe Bashkive shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 144-vjetori i Lidhjes së Prizrenit bën bashkë kryetarët e Komunave dhe Bashkive shqiptare
Aktualitet

144-vjetori i Lidhjes së Prizrenit bën bashkë kryetarët e Komunave dhe Bashkive shqiptare

Published: June 10, 2022
Shpërndaje

Kryetarët e komunave të Kosovës dhe disa bashkive shqiptare u mblodhën sot bashkë në qytetin e Prizrenit, aty ku u përkujtua 144-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pasi u pritën nga kryetari Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në ndërtesën e Shtëpisë së Bardhë, kryebashkiakët u ndalën në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u mbajt edhe ceremonia përkujtimore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur në këtë ditë të rëndësishme, që shënon një prej ngjarjeve më të mëdha historike të mbarë kombit shqiptar, deklaroi se Lidhja Moderne e Prizrenit është shkrirja e kufijve edhe rritja e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit.

Fjala e Veliajt në ceremoninë e mbajtur në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit

- Publicitet -

Përshëndetje të gjithëve e mirë se ju gjetëm!

Teksa shikoja pikat e shiut, kur profesor Xhufi nisi fjalën, m’u kujtuan kohët kur në këtë hapësirë binin plumba. Edhe nuk ishim tut’, kështu që, ky shi besoj është begati.

Mirënjohje Komunës së Prizrenit, Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës për këtë organizim kaq dinjitoz, siç i ka hije kësaj ngjarje të madhe!

Është një kënaqësi e veçantë të jemi bashkë në Prizrenin historik, në këtë shtëpi historike dhe besoj fort që ky takim i sotëm, e ka edhe ai përmasën e vet historike.

Dua të quaj “Lidhja Moderne e Prizrenit”!

Një lidhje të re, që na bën bashkë, si dikur paraardhësit tanë nga të gjithë trevat shqiptare.

Sigurisht, koha është tjetër, situata është krejt tjetër nga ajo e 144 viteve më parë. Ne nuk jemi në luftë, ne jemi në paqe! Ne nuk kemi rreziqe territoriale: synimi ynë nuk është vendosja e kufijve. Përkundrazi, shkrirja e kufijve edhe rritja e bashkëpunimit mes veti.

Nuk ka konflikte dhe jemi të gjithë në një emërues të përbashkët për nevojën dhe domosdoshmërinë e komunikimit dhe dialogut mes nesh. Ne duam e duhet të japim e të marrim nga njëri-tjetri.

Ne duam të bëhemi bashkë siç thoshte Gëtja: “Është e nevojshme të bashkohesh, por jo thjesht për të qëndruar bashkë, por për të bërë diçka, punë të mira, së bashku.”

Në fjalimin e tij në lidhjen e qershorit të 1878-ës, Abdyl Frashëri tha se “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”, thotë Abdyl Frashëri i madh.

E thashë, sot s’ka luftë, fatmirësisht jemi në paqe, ama edhe përse s’ka luftë, ka BESË.

Si qytete shqipfolëse e kemi lidhur sakaq një besë nën frymën e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, që duhet mbajtur dhe prandaj jemi sot këtu në Prizren. Besë për ta vijuar këtë bashkëpunim! Dhe kush është shqiptar e di mirë se ç‘është besa. Ia di mirë vlerën sepse jemi të lidhur në asht me besën.

Kjo “Lidhja Moderne e Prizrenit” është një vazhdimësi.

Unë vij nga Tirana! Dhe më vjen mirë që më ndoqi pas muzika e bandës së kryeqytetit të Shqipërisë, jo thjesht për ta luajtur himnin shqiptar, apo për t’i dhënë hare këtij momenti dhe muzikë kësaj dite, por më shumë për të sjellë atë që kjo bandë, kjo muzikë dhe ky himn përmban. Konceptin e bashkimit tonë!

Një shprehje e Aleksandër Dymasë nis me togfjalëshin: “Të gjithë për një dhe një për të gjithë, të bashkuar rezistojmë të ndarë biem”.

Ta gëzojmë këtë ditë dhe ju falënderojmë të gjithëve për mikpritjen, dashurinë dhe vëllazërinë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iku nga Grupi i PS, Koçeku i bashkohet zyrtarisht protestës qytetare në Tiranë
  • CIRK DHE RESORTE – Si Richard Grenell dhe Edi Rama e përfshinë familjet Trump dhe Rothschild në një aferë shqiptare
  • 18 gëzhoja në vendin e ngjarjes, zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë
  • SPAK: Orest Sota në qendër të dosjes Sky ECC, dalin komunikimet për “20 bukë mall”
  • U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në qeli Eralbi Breçanin

Komentet e Fundit

  1. Qerratai on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  2. Fjalë me vend on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  3. % on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. % on Pesha e jashtëzakonshme e asaj që po ndodh në Tiranë!
  5. ¿? on Po ja iku ky, kush do vijë?! Makthi i një pushteti në rrokullisje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?