Kreu i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Tedi Malaveci ka reaguar pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke provuar se ka vënë në dijeni Prokurorinë e Posaçme, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Ulsi Manja për skandalin e mikrokredive.
Mirëpo, kjo betejë e Malavecit kundër “Micro Credit Albania” dhe “Final”, dy kompani mashtruese që kanë mashtruar e u kanë marrë pronat mijëra qytetarëve shqiptarë, nuk ju ka pëlqyer të gjithëve. Mes tyre, dhe Sali Berisha.
“Doktor Berisha, Ta kuptoj “hallin”! I njëjtë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, që ndërkohë po djersin para Komisionit të Ekonomisë duke sqaruar mbi masakrën e mikrokredive.
Të ftoj të takosh qytetarin Fiqiri Bruçi dhe të lexosh “Dhomën” që ka zgjedhur të jetë aleat me Popullin dhe jo me Politikën! Me respekt vetëm për moshën, Tedi Pirro Malaveci”, thuhet në reagimin publik të kreut të Dhomës së Përmbaruesve Privatë.
Siç shihet dhe në shkresën e mëposhtme që mban emrin dhe firmën e Tedi Malavecit, ai vë në dijeni SPAK, Kryeministrinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, se “MCA” dhe Final” kanë mashtruar e traumatizuar mijëra qytetarë e familje shqiptare duke u bllokuar çdo mjet jetese.
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë e ka adresuar dhe denoncuar pareshtur, për vite me radhë skemën kriminale të mashtrimit masiv financiar të qytetarëve shqiptarë, duke e ekspozuar atë publikisht në media dhe duke e adresuar institucionalisht, përfshirë ndër të tjera dhe Bankën e Shqipërisë.
Më poshtë, shkresa e Tedi Malavecit drejtuar SPAK për masakrën financiare:


j.l./ dita

Po fajin per masakren financiare te mikrokredive e ka Saliu, apo KM me Ulsiun?! Dhe letra e ketij permbaruesi para 4 ditesh??
Bravo ketij djali qe merr ne mbrojtje njerezit e mashtruar.
Keto skema jane perdorur kudo, por Drejtesia duhet te pezulloj cdo lloj akti qe bie ndesh me te drejtat e njeriut, sepse kur vjen puna tek prona, nuk eshte vetem e atij qe ka firmosur, por e familjes.
Keto skema mashtrimi, duhet te quhen te pavlefshme nga gjykata..
Kush ka eksperience te keqe nga keto, te shprehet ketu, sepse jane anonim.
Bravo ketije djali.Bravo ketij djali qe zbaton me korektesi ligjin.Bravo ketij djali qe do Drejtesi.
Respekte.
Kush ka paguar 2 herë kredinë,shteti duhet t’i kthejë çdo huamarrësi paratë e tjera mbrapsht,por në Shqipëri shteti nuk ekziston.sepse kreditë e këqija mund t’i shiten vetëm një institucioni shumë të fuqishëm financiar e bankar, që ka vlera monetare të mjaftueshme për zhvillimin e shtetit.. Kreditë e këqija nuk mund t’i shiten çdo teckamani e brekëgrisuri që ndërton firma fantazma në mes të natës, me lejen e kryeministrit pleh dhe qeverisë së tij të fëlliqur,për të shkatërruarfamiljet shqiptare duke ju marrë pronat dhe bukën e gojës e të fëmijëve… Shteti i krimit dhe kriminelëve…Votojini përsëri nëse nuk jua kanë prerë duart deri atëherë….
Përgjegjësimë për këtë e ka Edi Rama,i cili ka rizgjedhur si Guvernator Banke,njeriun e Sali Berishës.I cili ka si qëllim në jetë,të shkatërrojë Shqipërinë dhe ti nxijë jetën popullit shqiptar,deri në vdekje.Kështu ka bërë Edi në caktimin e Kryetarit Visho dhe të shumë drejtuesve kryesorë të policisë,që u ka parë e po u shef hajrin.E të mos thotë që çfaj kam unë se hanë fiq,mvas shpinës time.
Respekt, nje drite ne fund te tunelit…shpresoj te jete nje revansh i cilesive tona me te mira (ne se i kemi akoma) , kundrejt batakut dhe moralit te humbur me ardhjen e dhjerokracise.
Bravo Edi Rames qe ( si dhe Berisha ) nuk ka lene pjelle te bijve te diktatures pa i dhene post drejtues. Edhe ky si i ati e Xhaxhai ( Koço Malaveci) qe ne emer te partise internonine denonin njerez te pafajshem,.
Ky eshte lajm i rreme sepse denoncimi eshte bere nga Raiffeisen Bank.
O pallat e Rilindjes nuk e shikoni qe shkresa e ketij mban daten 17 maj pra vetem para 5 ditesh na qenka kujtuar ky zotnia? Apo vari leshte fajin e ja gjithmone Saliu.
Del e vërteta nga sulmi që i bëhet nga Saliu për kreun e dhomës së përmbaruesve.
Kujtohet ky më dt 17/5/2024 të vëri në dijeni SPAK ..etj në një kohë që denoncimi është bërë vite nga Raiffeisen Bank.
Vari leshit Gazet e qelbur….