Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar:
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza >
Analiza

Published: October 20, 2026
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka

“Përdorimi i dhunës e ka zhdukur dialogun!”. Pedagogët refuzojnë lutjen e kryeministrit Rama për bisedime, por i bëjnë thirrje për dorëheqje dhe ndalimin e dhunës policore ndaj studentëve të tyre.

Qindra pedagogë nga universitete të ndryshme të vendit iu bashkuan të martën studentëve në protestën e tyre duke kërkuar ndalimin e dhunës policore ndaj të rinjve që ka shënuar nivele shqetësuese proporcionale në ditët e fundit.

- Publicitet -

Njëzëri ata i bën thirrje qeverisë të ndalojë dhunën jopropocionale të ushtruar nga policia e shtetit ndaj të rinjve në ditët e fundit gjatë demonstratave të studentëve, nxënësve dhe të rinjve në qytet.

Me thirrjet “dorëheqje” pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme, prindër e studentë nisën marshimin nga shkallët e universitetit Politeknik drejt kryeministrisë, në hapësirë që prej 7 ditësh mbrohet me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba manovër nga policia që nuk lejon protestuesit të afrohen.

Në një peticion të shpërndarë online, i inciuar nga Forumi Dialogut Politik, 1350 pedagogë firmosën një deklaratë të përbashkët ku i bënin thirrje kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit.

“Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila të sigurojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve”- është një nga kërkesat e pedagogëve.

Ata u përballën në shkallët e kryeministrisë me disa karrige me shënimet ‘dialog’ të vendosura nga kryeministri Rama.

Rama kishte nxjerrë drejtoreshën e Agjencisë për Media e Informim, Manjola Hasa, e cila në formë lutëse u kërkonte pedagogëve të pranonin të uleshin me kryeministrin, por akti i saj u cilësua si provokim nga pedagogët.

“Largohu që këtu, se provokon protestën”, iu përgjigj pedagogu Aleksandër Kovaçi I cili është dhe drejtues i Sindikatës së Pedagogëve.

Ai tha për mediat se “përdorimi i dhunës e ka zhdukur dialogun”.

“Njerëzit kanë 5 muaj që po protestojnë, dhe nuk ka asnjë lloj dialogu. Sot nuk është kohë për dialog, është koha për dorëheqje dhe ato karrige janë për t’u thyer”- shtoi Kovaçi.

Pedagogët kërkuan distancim nga përdorimi i dhunës nga protestuesit, por dënuan dhunën policore si jopropocionale dhe bënë apel që të ndalohej përdorimi i saj ndaj të rinjve.

Poetja dhe botuesja Rita Petro tha për mediat se i ishte bashkuar këtij tubimi për të shprehur qëndrimin e saj kundër dhunës. Por, shtoi ajo, “të rinjtë janë më të pambrojturit, kështu që më tepër do të jemi në anën e të rinjve” .

Artisti Ardian Isufi, pedagog i Akademisë së Arteve, shprehu distancimin nga çdo akt dhune, por shtoi se dhuna e ushtruar ndaj të rinjve ishte e paimagjinueshme për një vend të Europës.

“Shteti duhet të jetë i kujdesshëm para rinisë tonë që janë ngritur për të drejtat e tyre “- tha Isufi, duke apeluar për strategji të re kombëtare për arsimin.

Një tjetër pedagog bëri thirrje që të të gjithë akademikët duhet të jenë në mbështetje të studentëve dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet sot më shumë se kurrë

“Çdo akt i dhunshëm është i dënueshëm, por në revolta popullore do të ketë përshkallëzim nga ana e protestuesve”- tha ai duke shtuar se “përdorimi joproporcional i forcës nga policia është vepër penale shumë e rëndë”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • (no title)
  • VIDEO: “2500 euro me uniformë”, efektivët dhunojnë dy vajza të reja, iu hedhin spraj me piper në sy
  • Po protestonin paqësisht, policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
  • AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve
  • “Të rinjtë ndihen të tradhtuar”, filozofi italian jep alarmin për krizën e thellë të Europës

Komentet e Fundit

  1. Saliu. on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Anonymous on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  3. RnB & BnB on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Dino on SPAK i komunikon Belinda Ballukut akuzat përfundimtare: Pesë vepra penale, por nuk do të ketë kërkesë të re për arrestim
  5. ¿? on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?