Bedri Islami
Edhe pak javë do të bëhen dy vite që kur Hashim Thaçi, ish kryeministri dhe ish presidenti i Kosovës është në Hagë. Shumë ujëra kanë rrjedhur që atëherë, ndryshime të ndjeshme kanë ndodhur në konfiguracionin politik të saj, liderë të vjetër , disa të ardhura që nga koha e Millosheviqit janë të larguar nga drejtimi i partive tradicionale, një skile e vjetër e saj është pas kulisave, të tjerë nuk kanë më as fuqinë dhe as rëndësinë e mëparshme. Lideri i Vetëvendosjes është kryeministër dhe , nga klizma e LDK-së, një grua u gjend në zyrën presidenciale. Figura të ndryshme, që , në një mënyrë ose në një tjetër përfaqësonin në politikën e përditshme, si pjesë e mendimit të dikurshëm titist, ose edhe më tej, përkrahës të linjës serbe në Kosovë, si Rexhep Gjergji, Anton Kola, Edita Tahiri, Sabri Hamiti , Ekrem Kryeziu i Prizrenit, rrymën e fortë kundër bashkëpunimit me shtetin shqiptar, njëkohësisht edhe kundër lëvizjes çlirimtare dhe ideve të saj progresive, në një mënyrë ose në një tjetër janë zëra të heshtur. Çuditërisht, edhe pas largimit të tyre, ndërlidhja mes dy shteteve shqiptare është më e ftohtë se kurrë dhe , megjithëse thellësia e tyre nuk është aq e ftohtë, maja e kësaj politike është pothuajse e ngrirë.
- Publicitet -
Hashim Thaçi vazhdon të jetë në HAGË, në pritje të gjykimit të tij dhe të një elite bashkëpunëtorësh, të cilët, duam apo nuk duam, ishin në drejtuesit kryesorë të Lëvizjes çlirimtare.
Shumë kohë para arrestimit , si të ishte një paralajmërim për atë që do të ndodhte, analistë që kurrë nuk e kishin dashur Kosovën dhe as jetësimin e pavarësisë së saj, që pas çdo akti çlirimtar shihnin dhe gjurmonin të gjenin gjurmë krimi; njerëz të politikës që nguteshin të vinin në pushtet apo që e kishin humbur pushtetin, si duket përfundimisht, arrivistë të thekur që më pas do të përfundonin në zyra presidenciale, “ të pavarur “ që ende sot kullotin në disa hane parash, ngritën alarmin se zoti Thaçi kishte bërë marrëveshje të fshehta, jo vetëm me botën perëndimore, por edhe me shtetin serb, për të shitur Kosovën dhe për të siguruar lirinë e tij. Faktin që hetuesit e Strukturave të Specializuara, ndërsa kishin thirrur dhe hetuar bashkëpunëtorë të tij, ende nuk e kishin pyetur atë krijonte për to, njëherësh, alibinë se ai ishte i gatshëm të shesë gjysmën e Kosovës për lirinë e tij private. Ndonjëri shkoi edhe më tej, duke i bërë thirrje hapur, “ Shko, shko, bre Hashim në Hagë”, sikur të kishte pritur dëbimin e burgimin e tij për të qenë në zyrat e sapo lëshuara nga vetë ai.
Pas thuajse dy viteve, kohë e mjaftueshme për të rrëzuar çdo lloj alibie, është momenti për të pyetur seriozisht : A e shiti Hashim Thaçi Kosovën për lirinë e tij, a i shiti ai shokët e miqtë e tij për të qenë vetë i lirë?
Si ndodhi e përse ndodhi e gjithë kjo?
Ndoshta , si pak kush tjetër, kam qenë në rrjedhën e ngjarjeve. Jam takuar disa herë me Thaçin dhe kemi folur gjatë për atë që mund të ndodhte në të ardhmen, që me krijimin e Gjykatës Speciale, deri te mundësia e goditjes në strukturat drejtuese të luftës, si shenjë për të rënduar gjithë UÇK-në; në perspektivën e të ardhmen e shtetit të Kosovës, sidomos në momentet vendimtare të saj.
Ka qenë i vetëdijshëm se , si gjithë shokët e tij, edhe ai mund të goditej, kjo që përpara se me nismën e tij të miratohej ngritja e këtij organi të specializuar, ashtu si e dinte krejt mirë se ajo që po ndodhte mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë do të ishte një ndeshje e gjatë, e lodhshme, ku përballët do të ishin të vazhdueshme dhe, mbi të gjitha, detyrimet do të ishin më të mëdha se sa mund të mendohej.
Në asnjë moment, asnjëherë, kurrë, nuk më ka folur për ndarjen e Kosovës, për shkëmbim territoresh, ndërrim kufijsh, por ka qenë i vetëdijshëm se do të vinte koha për definimin e tyre. Kjo ka ndodhur me çdo shtet pas luftës, do të ndodhte edhe aty.
Pikërisht në këtë kohë profesor Rexhep Qosja do të dilte me idenë e shkëmbimit të territoreve, me arsyen e thjeshtë se, ndërsa disa komuna kufitare, ku shumica serbe ishte dërmuese tani, nëse jo de jure, de fakto ishin pjesë serbe, ndërsa mund të kishim shansin të rifitohej Kosova Lindore. Ide, të cilën, Thaçi nuk e zhvilloi më tej dhe as nuk e bëri pjesë të politikës së tij. Megjithatë, sapo ai përmendi se do të vijë dita e vendosjes përfundimtare të kufirit, të gjithë ata që i ishin sulur edhe më parë, gjetën alibinë për të iu sulur edhe një herë.
Pas një deklarimi të Presidentit të Kosovës për korigjimin e kufijve është ndezur, ndoshta me të drejtë, një debat i pafund rreth kësaj teze, e cila, si jam i bindur, kurrësesi nuk mund të ishte ide e Hashim Thaçit. Diplomatë perëndimorë , duke menduar se do të gjenin një zgjidhje kompromisi, pa qenë në vijën e shteteve të tyre, ia sugjeruan. Mohimi i tij , si ishte menduar se do të ndodhte, hapi një hapësirë ftohje në qarqe të Bashkimit Evropian dhe ai delegoi gjithçka të tijën përtej Atllantikut. Po ashtu, dua të besoj se, si ndodh zakonisht në nënzërat e politikës, ai duhet të ketë marrë një mendim nga strukturat që e mbështesin në botën e politikës. Dhe këto struktura janë të njohura.
Por, edhe sikur të ishte mendim vetjak i tij, ai , si u alarmuan analistët dhe njerëzit e politikës opozitare në Shqipëri, por edhe në Kosovë, as nuk e vendosi këtë, as nuk i vuri zjarrin kontinentit të vjetër, dhe as nuk ka fuqi të hapë atë që quhet Kutia e Pandorës.
Sidoqoftë unë e them haptas: nëse Ai do të arrinte atë çfarë kishte në mendje, kthimin e Kosovës Lindore si pjesë integrale të Kosovës, le të hapen 100 kuti pandorash, të cilat janë mbyllur një mijë herë për vendin tonë dhe gjithnjë në dëm të tij. Mendimi i një politikani lësëist se “ kufijtë janë mirë” është naiv, pasi , pas këtyre kufijve shumë nga shqiptarët që bëjnë pjesë në shtetet rrethuese, sidomos në Kosovën Lindore, janë në prag të asgjësimit si pjesë formuese; ata po shpërngulen me dhunë, po mohohen të drejta dhe vetë jeta e tyre është në rrezik.
Por të kthehem tek idea e këtij shkrimi, “A e shiti Kosovën Hashim Thaçi”? “ A bëri Pazar ai me të ardhmen e saj”?
As Hashim Thaçi dhe askush tjetër nuk ishte dhe nuk është sot zot i Kosovës dhe mbinjeriu që vendos për fatin e saj. Edhe nëse, në rastin më të hidhur, ai apo ajo provon të bëjë lëshime mbi hartën e Kosovës, sado të vogla të jenë ato, përgjegjësinë historike por edhe ndëshkimin kohor do e marrë vetëm ai, por sigurisht se asgjë e tillë nuk do të mund të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të saj.
Ka patur shumë zëra se e gjithë kjo që po ndodhte asaj kohe në Kosovë, pra përplasjet dhe përdallimet e mëdha mes klasës politike dhe rolit të Thaçit kanë të bëjnë me lëshimet e këtij të fundit ndaj strukturave euroatllantike për të qenë i sigurtë se ndaj tij nuk do të veprojë Gjykata Ndrkombëtare, e njohur si Gjykata Speciale, e cila tani ka mbyllur disa nga dosjet e saj dhe mund të jetë duke përgatitur të tjerat. Më shumë se gjithçka tjetër ajo i ngjan një gjykate politike.
Të bësh politikë përmes një teze të tillë dhe të synosh të bësh të kapshëm mendimin se lëshimet e Thaçit kishin të bënin me “ ruajtjen e kokës së tij” do të thotë që nuk ke kuptuar dy gjëra themelore: që bashkësia ndërkombëtare po vepron kundër Kosovës, për deri sa kërkon lëshime politike e teritoriale dhe, e dyta, të mos e njohësh mekanizmin që është vënë në lëvizje nga drejtësia ndërkombëtare, e cila, jo si në Kosovë e kurrë si në Shqipëri, është besuar se nuk është institucion politik, nuk varet nga shefat e shteteve dhe as nuk do të ia dijë se çfarë lëshimesh është i gatshëm të bëjë Hashim Thaçi. Fakt është se gjatë qeverisjes apo presidencës së Thaçit asnjë vendim nuk ka qenë në rëndim të Kosovës dhe në dobi të shtetit serb, dhe se stofi politik i tij, që u rrit habitshëm me kalimin e viteve, i kërkonte gjërat hap pas hapi, pa rënduar mbi shtetin e Kosovës, ku ai ishte pjesë e rëndësishme e Lirisë dhe pavarësisë së tij.
Nëse ndaj tij, si ndaj kujtdo tjetër në Kosovë, ka fakte dhe saktësi se me emërin dhe luftën e tij, janë të lidhur edhe krimet të ndryshme, kjo nuk ka të bëjë aspak, në asnjë çast, me lëshimet ose idetë që kishte ndër mend Presidenti i Kosovës.
Vetëm ata që në rrethana të ndryshme kanë bërë lëshime të tilla, qoftë politike, qoftë kombëtare, për më shumë hapësirë politike e jetësore, e përceptojnë Gjykatën Ndërkombëtare si një han ku futet e del secili që mbron apo dënon politika jashtë Kosovës. Arrestimi i tij vazhdon të mbetet si një mbyllje dyersh për një klasë politike të luftës, dhe, në të njëjtën kohë për të hapur dyer të tjera për një tjetër klasë politike.
Presidenti Hashim Thaçi nuk kishte tagër të shesë asnjë metër katror të Kosovës. As të ndërrojë kufijtë e saj në rrudhjen e tyre. Dhe as nuk ka synuar të bëjë këtë. Në mos tjetër, ai e di fare mirë që mbi fatin e tij, jo vetëm politik, por edhe mbi investimin e shkuar, varet një darë e fuqishme, përmes së cilës nuk mund të luash me asgjë tjetër, veç dobisë për shtetin tënd. Burgosja e tij dëshmoi se nuk kishte pasur pazare, qëndrimi ndaj tij në kushtet e arrestit të vazhdueshëm është shenjë se ka ende qarqe që kanë drojë nga kthimi i tij në politikë, e cila, në Kosovë do të ishte krejt ndryshe. Të paktën do të kishte proporcione të tjera hapësinore.
Kosova nuk është çiflig as i Thaçit, as i Mustafës, as i Kurtit dhe as i Veselit. Aq më pak i Osmanit. Ata e kanë rradhën të qeverisin njëri pas tjetrit, dikush më i suksesshëm dhe dikush tjetër më pak, por gjithsesi të përkohshëm, dhe kjo nuk do të thotë se janë të përjetshëm në qeverisjen e tyre. Më mirë se gjithë të tjerët, këtë e dinë ata vetë.
Ata, secili prej tyre, është e mundur që të luajnë me prona dhe tenderë, të vënë pasuri dhe të shpërrallisin për patriotizëm, por, shumë herë më tepër se një klan opozitar përreth tyre, ata, të cilët drejtuan jo shumë kohë larg kësaj që po ndodh tre institucionet më të rëndësishëm të Kosovës,në të shkuarën , kanë dëshmuar më tepër përkushtim se sa disa “trima lëdëkëistë” , të cilët në kohën e pushtetit të tyre e kishin për nder të ishin pjesë e bashkim-vëllazërimit serbo jugosllav. Apo edhe se nga rendësit e frymës së re historike.
Kosova ësht mbi të gjitha krijesë e shteteve perëndimore dhe e politikës së tyre për Ballkanin. Duke u nisur nga lufta që ndodhi në Kosovë, dhe, pa këtë luftë nuk do të kishte ndërhyrje euroatllantike, ata synuan dhe arritën disa gjëra njëherësh, njëri nga të cilët do të ishte vendosja e kufirit të influencës ruse në kufirin verior të Kosovës.
Në rreth 23 vite shtetet perëndimore kanë investuar më tepër nga sa është pritur dhe kanë ngritur një shtet, ndonëse çalaman, jo fajin e tyre deri në fund, i cili nuk ka as luksin, as dobësinë për të falur në paqe atë që është fituar me luftën e përbashkët.
Çështja e Kosovës, megjithëse është shtruar në një tryezë dypalëshe , nuk është vetëm e tillë. Ajo, në paskenat e saj, ka aktorë të tjerë, të cilët nuk kanë menduar vetëm sot për tezën e ish Presidentit të Kosovës dhe jo nga dita e sotme po synojnë për të realizuar një sovranitet gjithnjë e më të fuqishëm.
Ka të dhëna të plota se, ajo që është diskutuar mes dy përfaqësuesve shtetërorë, është rrahur shumë herë në kancelaritë euroatllantike, është hapur jo vetëm si temë e nxehtë, por edhe si opsion për zgjidhje mes shteteve me qëndrime jo të njëjta, për të ardhur në këto ditë, kur gjërat po nxehen gjithnjë e më shumë dhe kur pritja bëhet e padurueshme.
Tagri i Hashim Thaçit ka qenë të përfaqësojë Kosovën në këto bisedime. Ky tagër sot i takon Albin Kurtit, si njeriu që, në mënyrë plebishitare, ndoshta edhe nga ngjarjet para rendëse, fitoi besimin për të qeverisur, dhe, kur themi “ për të qeverisur”, kemi në mendim edhe dialogun e vështirë, të lodhshëm dhe të gjatë për të ardhmen e shtetit të Kosovës, e ardhme, e cila nuk varet as nga shteti serb e as nga lëshimet apo kryeneçësitë tipike shqiptare. Qëndrimi i opozitës së dikurshme, që, ish Presidenti i Kosovës të mos jetë drejtuesi i tyre, sado gabime mund të kishte bërë Thaçi në të shkuarën dhe ai ka bërë, është si të kërkosh të lash duart dhe nesër të dalësh me teza nacionaliste, sikur vetëm qënia e tyre do të sillte një Kosovë dy herë më të madhe.
Të mos bëhemi të paditur: rolin e prijëtarit, duam apo nuk duam, Hashim Thaçi e kishte marrë edhe kur ka qenë ndoshta i panjohur, si në Rambuje, e jo më kur ishte në postin më të lartë të institucioneve të Kosovës. Rolet ndërrojnë shpesh herë në politikë. Tani, të tjerë kanë postet më të larta të shtetit të Kosovës dhe këtë shtet ata e morën të pacenuar. Dhjetra vetë rrahën gjoksin se ishin pikërisht ata që e shpëtuan Kosovën nga copëtimi i dyshes Rama – Thaçi; zëra shumë të afërt me shefin e qeverisë së Kosovës kanë shpallur tradhtarë dy figurat e njohura të politikës, zërat kundër bashkëpunimit me Shqipërinë janë rritur aq shumë, sa që të kujtojnë kohëra të tjera; mendimi i përbashkët politik ka heshtur dhe, çuditërisht, roli i atyre që u bënë prijës në kohë të vështira synohet të njësohet me akuzën e padrejtë dehe të padenjë që kanë bërë organet e specializuara.
Nëse opozita kishte drojën se Thaçi mund të bënte lëshime në dëm të Kosovës, ishte më e frytshme të jenë aty, ta ndalojnë në kohën e duhur dhe, nëse ai nuk do të kishte zgjidhje tjetër, ata të bëjnë të mundur përballjen e tij masive me opinionin publik. Por, të kërkosh njohje dhe të mos ballafaqohesh me të vërtetën , dhe kjo është një: asnjëherë, në asnjë diskurs publik apo në takime të nivelit të lartë Thaçi, në rolet që ka pasur, nuk ka kërkuar , as elaboruar ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve, e aq më pak lirinë e tij në dëm të saj.
Politika për Kosovën bëhet më shumë jashtë Prishtinës, se sa në Prishtinë. Ajo i ka rrënjt nganjëherë shumë larg saj dhe nuk janë nga ato rrënjë që mund t lëvizin nga dëshira e një njeriu të vetëm, qoftë ky edhe Presidenti i Kosovës. E as shefi i qeverisë. Ka ardhur koha që ata vetë ta provojnë këtë maksimë politike.
Kosova e ka shpallur pavarësinë me propozimin e Kuvendit të saj dhe jo pa mbështetjen e atyre shteteve që qëndrojnë sot mbësjhtetës të qëndrimit të shtetit të pavarur të Kosovës, pa i hequr asaj asnjë pjesë tokësore.
Si duket, mesazhi i ardhur nga Thaçi mund të jetë i nisur nga shumë larg, aq më tepër kur ai shoqërohet edhe dy mesazhe të tjerë, të cilët, analistët dhe opozita në Shqipëri, as nuk ka dashur dhe as nuk do t’i lexojë: nuk do të ketë ndryshime kufijsh, nuk do të jetë në diskutim asnjë metër katror tokë e Kosovës, pra, nuk do të ketë ndarje.
Do të ketë përpjekje për një rishikim të kufirit. Nëse Thaçi do e synimin e tij, atëherë do e kishte hak kujtesën e vendit të tij. Dëshira dhe synimi i tij për të bashkuar Kosovën Lindore me trungun nga ishte shkëputur ishte fisnike dhe e denjë..
Ajo për të cilën bëhen merak analistët duke i qarë hallin gjithë botës, Kutinë e Pandorës së kufijve, nuk është në dorën e Hashim Thaçit, as të hapet, as të mbyllet e, as të hapet paksa, veç për Kosovën.
Në fund më lejohet të sjell fjalët e një miku tim , jashtëzakonisht të vyer, të cilit i kam besuar dhe do i besoj gjithnjë, pjesë e herëshme e lëvizjes çlirimtare, i cili vjen pikërisht nga trevat e Kosovës Lindore, Halil Selimi.
Ai shkruan se:
Presheva kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje politike të mirëfilltë!
Vetëm rikthimi në Kosovës është zgjidhje!
Mos të guxojë askush të tallet publikisht,e as fshehtas me të drejtën historike, kombëtare dhe politike të një krahine dhe të një popullate të tërë, etnikisht e territorialit pjesë integrale e Kosovës, padrejtësisht e shkëputur nga tërësia territoriale gjithë shqiptare!
Nuk i lejohet askuj që të vazhdojë ta përdorë Luginën e Preshevës si strehim apo mashtrim politik, e cila, pikërisht si pasojë e mashtrimeve të vazhdueshme historike për kusuritje edhe ka mbetur deri sot nën Serbi!
Lugina e Preshevës (Kosova Lindore) ka mbajtur një referendum gjithë popullor më 1-2 mars 1992, ku shprehet qartë vullneti politik për Autonomi politiko-territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Kush është ri zgjuar kombëtarisht dhe politikisht, le të mbështesin vetëm këtë vendim plebishitar të kësaj popullate liridashëse, pa spekulime politike apo interesa individuale, kushdo dhe kudo qofshin ata.
Me mendimin e tij bashkohem plotësisht.
Tradhtar dhe hajdut,plehre me te madhe nuk ka patur shqiptaria se ket plehren thaci
Me sa kuptoj, ka individe qe duke “share, mallkuar, …. “, i shkarkojne stresset, qetesohen e ndjehen me mire. Pastaj harrojne se çfare kane thene.
Besoj se Gazeta Dita duhet te kete nje filter qe i ndan “Sharjet” nga “Komentet”.
Ne se G.Dita desheron ti dihmoje njerezit e “karikuar me stres” te qetesohen duhet te kete nje seksjon per “komentet” dhe nje seksjon tjeter, “terapi per shkarkimin e stresit”
Henri shkau,per ty po,por per shqiptaret H.Thaqi eshte hero i gjalle.Eshte Skenderbeu i Kosoves!
BRAVO Z. BACI, NUK KA ME TE KEQIJ SE MOSMIRENJOHESI
O bedri se pastron dot thacin mos u lodh kot na intrigat qe donte te bente e pesoj boll shsve kurtin e shpresove qe do kthehen prap hajdutet e tradhetaret ne pushtet se ska per te ndodhur me
Me habitin komentuesite Henri dhe Vora.
Po si mendojen keta kaqe naiiv .Vertet Hashim Thaci paska shkuar ne Hage se paska vjedhur ne Kosove dhe pasken shitur Kosoven. ?
Kush ka vetem dy para mende, duhet ta dije se po ti kishte bere Hashim Thaci keto qe thojne keta dy komentues, Hashim Thaci kurre nuk gjykohej ne Hage,. Serbis i behej qefi ne se Hashim Thaci vidhte Kosoven dhe shiste kosoven ne favor te serbise. Kaqe gje nuk e mendojne keta qe shkruajn pallavra.?
O Henri dhe ti Vlora ! Hashim Thaci shkoi ne Hage se Serbia bashke me keta shqiptar te shitur te Kosoves te cilet qajne akome per Bashkim Vllazrimin sic e thote edhe Gazetari i mirnjohure Bedri Islami se ai me trimat e tije e largoi serbin nga pushtimi shekullore ne Kosove e jo se vodhi more te paditur. Po kete e dine edhe Bufi.
Pore mos u beni fare merak se Hashim Thaci me shoket e tyre do ta fitojn kete betej me shume suksese dhe do te rikthehen ne Kosove si heroi dhe keta do ta ulin koken , koke te cilen nuk do ta ngrej kurre me para popullin Shqiptar te Kosoves.
FIKS FARE
Nje date e rendesishme,
Prof. Qosja eshte njohes i shkelqyeshem i historise kombetare. Idene e Prof. Qosjes per shkembim te territoreve dhe te Thaçit une do ta zevendesoja me shprehjen “KETHIM TE TERRITOREVE”. Arsyetimi eshte ky: ne daten 12.09.1959. me propozim te politikanit Serb Slobodan Peneziq Kercun dhe politikanit te njohur serb Petar Stambolliqit, babait te Ivan Stambolliqit (te vrare nga Millisheviqi) ne Komitetin qendror te R. se Serbis dhe u aprovua qe Kosoves ti bashkangjiten tri komuna ne veri te banuara kryesisht me serb: Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Leshaku me 190 km2, kurse Kosoves ti shkeputen dhe t’i bashkangjiten Serbise tri komuna : Presheva, Bujanoci dhe Medvegja me nje siperfaqe prej 1294 km2. Z. Thaçi e ka permendur dhe shpjeguar kete vendim para
5 viteve si vijon: qeveria serbe e mori kete vendim per ta ndryshuar strukturen demografike te Kosoves. Kurse drejtori i institutit te historise ne Beograd Dr. Miomir Gataloviq e ja shpjeguar si nevoje per ta punesuar popullaten ne minieren e Trepçes. Ne te vertete politikanet serb kane qene largpames ne vendimet e tyre. Qellimi i tyre ka qene i dyfisht: eksploatimi i pasurive nentokesore te Kosoves dhe ndryshimi i struktures demografike te Kosves ne dobi serbeve. Gjate periudhes se pasluftes serbia e realizoi ndarjen e Mitrovices, vetem e vetem qe serbet te jene me afer Trepçes. Prandaj nga Serbia po insistohet ne themelimin e asociacionit te komunave me shumice serbe. Ne Serbi jetojne 16 pakica jo serbe. Serbia nuk e ka provuar ne territorin e saj nje asociacion qe po e kerkon ne Kosove.
Ne zgjedhjet e vitit 2017 ne Kosove, Albin Kurti ua kishte ndaluar rreptesisht Partisanen te tij qe gjate fushates te permendin Kosoven Lindore apo Luginen e Presheves. Presheva me fshatra eshte e banuar me 95% nga popullata shqiptare, 4% jane serb dhe 1 % Rom. Shume respekt z. Islami per temen e trajtuar…
Pa tjeter qe do lirohet o Aliu nga Selenica perderisa shkoi Rama dhe e takoi ne burg. Ti dhe Rama jeni largpames, megjithse per Ramen flitet se eshte pjese e organizates me Vuçiç e Hashim.
Max
Plotesisht dakort me cfare shkruan.
Ketyre qe bertasin kunder shkembimit te territoreve duhet gjthmone tu behen dy pyetje:
1. Te supozojme qe Thaci do te binte dakort per kete, a nuk do te duhej qe kjo marreveshje te shkonte ne Kuvendin e Kosoves per tu miratuar???
2. Cfare mendimi kane keta per zgjidhjen e ceshtjes se Presheves etj, a duhen keto territore te ngelen mot e jete nen Serbi???
Po si mendon ti se ne Hage Hashimi shkoi se eshte mik i Vucicit ? Me duket qe realiteti i hjedh poshte keto mendime te tilla.!
JETE TE GJATE LUFTETAREVE TRIMA QE RREZIKUAN JETEN E TYRE PER TE CLIRUAR KOSOVEN,MOSMIRENJOHESIT BUKESHKALE JANE NJERZIT TRADHETARE ME TE POSHTER
Thaqi dhe krahu i luftës gabuan randë se gjatë qeverisjes e lakmuan qeverisjen e LDK apo e vazhduan atë politikë korruptive dhe nepotiste që rezultoi në shkatrrimin teritorial të Kosoves dhe këto ishin ndërtimet pa leje uzurpimet e pronave kolektive mjafton vetëm të shifen komunat ku u qeverisën dhe qeverisen nga LDK Podujeva Prishtina Fushë Kosova si ishte urbanistika dhe teritori i tyre nën qeverisjes Serbe dhe si është sot në qeverisjen shqiptare pra Thaqi detyren ma të madhe e kishte që ta mbronte teritorin nga mbrebda nga mafia fshatareske e drogës dhe të ndalonte shkatrrimin e tokës të bukës dhe jo të kopjonte anarkinë Berishiste në Kosovë dhe nga këtu doli një fshatar që nuk i intereson rendi u rregulli
Se plani për ndarjen e Kosovës ka ekzistuar e kanë thënë njerëz që i dinë këto gjëra. E ka pohuar John Bolton, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit Turmp.
Plani është shpjeguar edhe në program televiziv nga këshilltari i Edi Ramës, po edhe i Hashim Thaçit, Baton Haxhiu, pra është diçka publike.
Arsyeja që ty nuk të kanë njoftuar tregon se nuk ke qenë nga njerëzit e besueshëm apo se je konsideruar si një kundërshtar i kësaj ndarje dhe prandaj nuk të kanë njoftuar fare.
Se ndarja e Kosovës ka qenë hapi i parë testues i nxitur nga politika serbe dhe ruse sot është krejtësisht e qartë nga lufta në Ukrainë.
Tani disa shqiptar do thonë se çka na intereson ne lufta në Ukrainë apo Bosnjë, apo në ndonjë vend tjetër?
Puna është se na intereson sepse Kosova është çliruar dhe ka fituar pavarësinë falë politikës së Rendit të Ri Botëror të udhëhequr nga SHBA dhe edhe sot kufijtë e Kosovës sigurohen nga ky rend i ri (nga SHBA).
Sa shihet nuk ka qenë ide e Thaçit të futet në këtë politikë sepse ai duhet ta ketë parë se është politikë me shumë rreziqe.
Sipas të dhënave publike projekti i ndarjes së Kosovës është propozuar disa herë nga qarqet serbe në Beograd dhe ju është dërguar të gjitha qeverive të Shqipërisë, dhe përmes tyre edhe qeverive të Kosovës.
Përse e refuzoj Thaçi këtë plan kur plani ju paraqit atij nga qeveritë e mëparshme (Ilir Meta, Sali Berisha etj) dhe përse pranoj Thaçi të futet në këtë plan pasi ky plan u mbështet nga Edi Rama.
Se këshilltari Baton Haxhiu ishte i kyçur në këtë plan është e qartë nga deklarimet e tija në televizor por a kanë gishte edhe disa këshilltarë të tjerë nga Tirana.
Përse janë aq të zellshëm disa ta mohojnë planin e ndarjes së Kosovës tani kur plani doli i pasuksesshëm.
Duhet të ketë arsyet përse Thaçi u dërgua në Hagë dy vjet para se të përgatitet akuza. Aq sa shihet nga sot arsyeja kryesore për këtë nguti ka qenë që të pengohet Thaçi për të mos e realizuar planin e ndarjes. Ata që kanë qenë të përzier në planin e ndarjes së Kosovës kanë përgjegjësinë që kanë dërguar në burgun e Hagës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin sepse sot po shihet se aktakuza nuk ka qenë e përgatitur. Mua më ngjan se përgjegjësia duhet kërkuar te ai shqiptar që e futi Thaçin në këtë rrugë dhe shenjat janë që ky shqiptar të jetë kryeministri i sotëm i Republikës së Shqipërisë.
Ndarja e Kosovës ishte politikë që shkonte kundër interesave të rendit të ri ndërkombëtar: SHBA dhe shtetet e mëdha perëndimore. Kjo sepse paraqiste një hap të parë për ato gjëra që priteshin të ndodhin në Ukrainë (të cilat po ndodhin sot).
Ndarja e Kosovës nuk është punë opinionesh të një studiuesi si Rexhep Qosja, që edhe ashtu është kritik letrar dhe nuk është se njihet si njohës i mirë i politikës ndërkombëtare. Prandaj këtu nuk shkon fare opinioni i Rexhep Qosjes apo Adem Demaçit apo i Sami Frashërit, apo ndonjë ëndërrimtari tjetër shqiptar. Kjo është politikë e gabuar konkrete e bërë nga disa politikan shqiptar të Tiranës dhe Prishtinës. Më e keqja është se disa politikan të Tiranës as sot nuk e kuptojnë sa kanë bërë gabime në këtë rast por po insistojnë që ti thellojnë këto gabime.
Ashtu sic i largohet se vertetes autori Bedri I. keshtu i shmangen dhe komentuesit problemit se perse eshte ne Hage Thaci me shoke .As per ndarjen e Kosoves apo per zhvatjen e ndihmave te 3 % si dhe ndihma nga diaspora nga krejt bota ( shuma kalon gjysem miljard dollare ) por per vrasjen ,zhdukjen e mbi 200 shqiptareve ( e jo serbeve ) vetem se ata ishin pjestare te partise nacionaliste , te kretarit I Rugova .Deshmimtare jane te shumte ashtu sikurse dhe shume deshmimtare jane vrare qe te mos jene sot ne sallen e gjygjit . Gjygji nuk eshte aspak politik por ne nderim e kujtim te mbi 200 viktimave te vrare nga 1997 e deri me 2002 e tutje , kur kembe serbi nuk kishte pas veres se vitit 1999 .Mesimet e kesaj lufte ilegale e te padrejte Thaci me shoke i moren ne hotelin e Rognerit ,ne Tirane me mesues kete autorin e mesiperm , Klosin ,F.Klosin me shoke .Kjo eshte e verteta e hidhur e leni mashtrimet me ndarjen e Kosoves ku me kete rast kujtoj se luftrat dhjetra vjecare te europes qendrore p.sh. midis Gjermanise dhe Frances u shuan kur te dy shtetet rane dakort te ndanin kufiririn ne perpocjon me gjuhen e banoreve . Por kjo eshte nje teme qe i perket vetem Kosoves e popullit kosovar .
Qenke trap. Kerkon me cdo kusht t’ja lesh kete ne dere Rames, por sic e ke vene re Rama nuk ben gje pa provimin, sidomos te SHBA dhe pa u konsultuar me ta. Rama nuk eshte Saliu qe shiti detin. Ke shkruar shume, vetem qe te mbushesh mendjen njerzve.
Ti Rita po shkruan kote. Ketu nuk behet fjal per çeshtjen e vrasjeve te shqiptarve, ase per vjedhjet pore ata jen ne gjyqin e Hages vetem e vetem se ata larguan serbin nga Kosova. Serbia shekullore u largua nga UÇK-ja pa mohuar ndihmen e SHBA-se. Sa u perket vrasjeve ato nuk jan vrasje perse jane te Rugoves qe ne fakte nuk dihen realishte se i varau UÇK-ja apo i vrau UDB-ja dhe ja faturoi UÇK-se per ti fajsuar Clirimtaret. Kjo eshte me se e sigurta. Pore e zejem se i vrau UCK-ja a e din ti Rita se koloboracionistet ne lufte vriten edhe pa gjyqe.? Shko pak tek Franceset se sa koloboracioniste ka vrere gjet luftes se dyte Botrore Franca e bile vet Sharle Degol.
Nje gje dije mire ti dhe ndonje tjeter. Ne Hage serbis dhe dik Maty nuk u behet vone pse u vran shqiptaret. Jo pore ata jen mllefur per largimin e pushtuesve nga Kosova.
Mos beni deformim keto jane problem te thella qe ne vazhdimsi te lejn probleme ne mes forcave politike gjat rrjedhjes se metjeshme.!
Gabimet e Thaçit janë të shumta! Mund të shkruhen libra për to. Autori paska shkruar nje elozhe, shkrim siç shkruheshin dje për diktatorët. Sipas tij Thaçi nuk gabon, siç nuk gabonte Enveri e Tito. Qendrimet si ky, në shoqeri fisnore, ndihmojnë në krijimin e diktatoreve. Vetëm një pyetje autorit: si nuk i shkoi mendja idiotit Thaçi se Gjykata ePosaçme e Kosoves nuk ndertohet me dosje serbe? Si kusht per formimin e saj duhej të ishte perjashtimi i dosjeve serbe dhe prokuroria të mblidhte vetë fakte. Nuk do t’ishte normale hebrenjtë te gjykoheshin me dosjet e Hitlerit!
Thaçi u burgos për ta ndaluar ndryshimin e kufijve. Trump do ta bente, por Europa nuk e lejonte, sepse nuk dihet ku do të perfundonte ndryshimi i kufijve dhe si! Sigurisht do të pasonte Bosnja..,Një paqe e padrejtë është me e mirë se një luftë totale! Europa ka shumë kufij te padrejtë!
E Thaçi? Ishte pjese e klanit pronto dhe e demtoi Kosoven pas lufte: shkaterroi arsimin, punesoi njerez pa dije, lejoi kultivimin e islamit radikal, zbrazi vendin dhe rehabilitoi Serbine. Keshilltar e pati serbin nga sherbimi sekret serb!
Për politikan nuk shkruhet në atë menyre nëse ua duam te miren. Edhe femijeve tane nuk u themi e keni mirë kur veprojnë keq! Ketij shkrimi i mungon në teresi objektiviteti dhe sinqeriteti! Thaçi ka vepra të mira, por edhe shumë të liga!
Sic duket nuk keni degjuar asnje seance te gjygjit te nr. 1 nga katersha qe eshte aktualisht brenda ku deshmimtare jane mbi 10 – te persona qe deklarojne se jane rrahur e mbajtur ne izolim pa asnje vendim gjygji .Dhe keto ju e quani bashkpunim ( koloboracioniste ) me serbin ? Mos permend emra akademikesh ,ushtarake etj. qe kane studjuar ne ish Yugosllavine e atehereshme qe per cudi nuk paten fatin e viktimave qe ishin thjesht antare apo simpatizante te partise se Rugoves se LD Dhe vetem per 1% te marrim te besuar teorine tuaj per bashkpuntore ,trathtare etj. kjo lufte (ilegale ,pa vendim gjykate) skadon ne qershor te vitit 1999 kur Serbia u detyrua te zbythet pas sulmeve te NATO – os . Por mjerisht ky spastrim i kundershtareve politike vazhdon dhe ne vite 2000 , 2001 , 2002 , 20003 , 2004 e me tej . Kjo qe ka ndodhur eshte nje njolle e zeze qe dhe me denimin e te akuzuarve s”do te hiqet kurre . Dhe serbe kriminele jane denuar per krimet qe kane bere ne Kroaci , Bosnje e Kosove por s”kemi degjuar qe jane degjuar se kane vrare bashkkombesit e vet , pra serbe .Une e them dhe me siper se keta te “gjore ” u mesuan nga pushtetare e viti 1997 e tutje te Tiranes .A e dini se si eshte pergjigjur i ndjeri Rugova se c”mendim ka per Ballistet e luftes se dyte boterore ? Mesoje : – Se kane qene atdhetare e tje. etj. Kjo mjaftoi ne piketimin dhe orjentimin e kosovareve qe kishin ardhur tashme ne Shqiperi ( Tirane ) me shumice nga diaspora e Kosova .U krijuan dy grupe e njeri grup duhej te eliminonte tjetrin ne vend qe te ishin te bashkuar e pas clirimit ne zgjedhje per te caktuar fituesin . E dini sa here i kane bere antetat Rugoves . Ndjej dhimbje e turp per te burgosurit ne Hage .Perse duhej te perseritej historia e luftes civile te 1943 – 44 e Shqiperise ne Kosove pas gjysem shekulli ?? Thjesht sepse partia ne pushtet PS me 1997 , ishte vazhduese e para ardheses se saj PPSH , baballaret e gjysherit kishin dale ne pensjon ( me sakte dolen si kacaket nga burgjet me 1997 ) por bijte e tyre vazhduan te njejten politike e rruge . Dhe ajo qe e ndihmoi kete lufte ishin dhe leket , miljonat e miljonat qe vinin nga diaspora per mbajtjen e grupeve , organizimin si dhe blerjen e armeve .Ku per cudi ata te Hages jane miljonere si dhe shume te tjere si Haradinaj ,Limaj , Xhaviti e shume te tjere .Nesje ana ekonomike eshte ceshtje tjeter qe duhet te behet gjygj tjeter ne Kosove .
Te lumte pena e mendja jote o Bedri ISLAMI. Shkruan me fakte e me bindje, e njeh mire historine e Kosoves dhe drejtuesit e saj. I besoj te gjitha dhe e vleresoj shume lart Hashim THACIN e Kosoves Heroike.
Afat SERJANI, Tirane. e-mail: [email protected]
Rita ! Ke ber nje paralelizem ne mes luftes se Kosoves dhe asaj luftes nacional çlirimtar. Ne te vertet ke te drejte se lufta e Kosoves ndoqi ate trende te luftes nacional çlirimtare.Po perse. Se ishin vertet pinjollet e atyure qe ben luften nacional çlirimtar ata e ben edhe ate te Kosoves. Ishin po te njejtit partner si gjate luftes nacional clirimtare Amerikanet dhe Anglezet bile Amerikanet ishin ne Shtabin e Ushtris Nacional Clirimtar.
Po ashtu edhe ne luften me te re te Kosoves ishin po te njejtit partner SHBA dhe Anglia. Pra po thuajse e njeja situat lufte. Pra trendi eshte i dukshem.
Pore edhe ky trende njelloi si gjat luftes nacional çlirimtar ku te djethtet nuk moren pjes ne lufte sidomos ne shqiperi me gjith nderhyrjen e madhe nga Anglo Amerikanet ata nuk e shkrepen asnjeher. Edhe ne Kosove gjate luftes nacional Çlirimtare Ballistet e Kosoves u terhoqen dhe ju Bashkuan luften nacional çlirimtare ndersa ne luften e re te Kosoves te dajthtet nuk u angazhuan fare ne kete lufte. Per me gjat lexo librin e gjeneralit Anglez Renigart Hiberte “FITORJA E HIDHUR” Aty do ti gjerjsh te gjitha ne detaje keto qe une te shkrova.
Po te them edhe njeher se ne Hage nuk shkuan se pasken vrare shqiptaret dhe pasken vjedhur pore shkuan se ata perzune Serbin nga Kosova.
Kete liri e kemi sote prej atyre qe sote po gjykohen pa drejtesishte ne Hage.
Me siguri se kerkesa per Gjykata Speciale u frymzia nga Serbia, jo pse I dhimsen shqiptaret e zhdukur, por per te discredituar UCK-en dhe luften qe udhheqi ajo.
Fakti qe UCK’ja ka qene nje levizje e majte nuk I pelqen te djathve, por ky nuk eshte problem i Thaqit, por I shoqrise primitive shqiptare qe ka problem per te cmuar luftrat me interest kombtare.
Problemi eshte: Te jemi te bashkuar.
Nga ju degjoj arsyetimin lajthites se Thaci me shoke jane ne qeli se ,,,,,paskan zbuar serbet nga Kosova .M.q.se. s”du te zgjatem shume se temat qe hapim sqarohen me shkrime te shumta por per kete akuze duhet te shigjetohet dhe Amerika e NATO bashke . Shkurt viktimat me emer e mbiemer nuk ju trazojne e as qe doni te zbulohen urdheruesit vetem pse ata figuronin si te djathte ? E pra pak durim 1 vit apo dhe dy sa te nbaroje gjygji i tyre qe degjoni dhe seancat . Ironizoni paksa kur pranoni paralelen e luftes civile te dikurshme me te sotmen. Jeni ne ndikimin e historigrafise se gjymtuar e te sajuar te partizaneve te genjyer nen komanden e diktatorit gjirokastrit .Prandaj dhe mohoni se nacionalistet e vertete ,ku mjerisht u vrane e u burgosen nga diktatori do te drejtonin Shqiperine ne rrugen e europes e jo ne ate te sllaveve . Por patem fatin e keq te na udhehiqte nje kriminel e sadist e bijte e tyre vazhduan ne luften e Kosoves me te njejten teori e taktike lufte . Eshte nje e vertete e hidhur ,duam s”duam ka ndodhur .
Te djethtet Shqiptar edhe 200 vjet nuk do te jen ne gjendje te kuptojne .
gabimet e medha historike qe ben. Ju jeni nje nder mbashtetesit e atyre gabimeve qe kurre nuk do te jesh ne gjendje te kuptosh realitetin. Une nuk te shkrova me shkrimet e diktatorit, pore te shkrova duke ju permbajtur dekleratave te Gjeneralit Anglez ku me sa duket edhe ate po e beni komuniste.
E moret pushtetin ne vitin 1990 e bet Shqiperin Cop e Çika qe per 100 vjet nuk e merre me veten.
Ju kerkoni te mbuloni gabimet e juaj historike pore Historia u ka damkosour si tradhetar te Atedheut dhe per 200 vjet kjo tradheti do t`ju shoqeroj ! Me kote e keni.Te majtet Shqiptar ju nuk do ti arrini kurre !
Thashe me lart se s”do te vazhdoja por dicka per pergjigjen t”uaj te fundit . Diktatorin e permenda une dhe jo ju . Lereni anglezin menjeane se ato qe hoqi populli shqiptar ne te dy anet e kufirit ( sidomos ne Shqiperi pas luftes se dyte boterore ) ai as ne nje fjali te vetme nuk mund te pasqyroje te verteten . Ne se ju quani te djathta partite e viteve 90 -te , e tutje, gaboni rende ose doni te besojne te tjeret me cfare shkruani . Rezultatet ekonomike , shoqerore , njerezore liria e fjales , liria e udhetimeve si dhe vleresimi i lekut ne arene nderkombetare ne sistemin e qeverise se djathte te Mbretit Zog ne krahasim me jetesen nen diktaturen komuniste per kater dekada e gjysem jane te ditura . Ne se ju quani “lumturi” dhe “suksese ” diktaturen cnjerezore qe perjetuam si popull atehere bisedoj me nje ish Sigurims , ish Hetues apo nje post tjeter drejtues te atij sitemi shtypers dhe cdo fjale e imja nga ju kuptohet e kunderta .Nje fakt shtoj qe te mbyllim dhe dialogun pa fund se me luften e Kosoves persekutoret perfituan mbrotje nje si lloj alibije mbrojtese se pikerisht atehere kur gjendeshin ne burgje duhej dhe te “hapeshin ” depot e armeve per te krijuar amulline , tregtine me armet , qe vemendja nr. 1 te ishte tek vellezerit kosovare dhe jo tek diktatoret qe shkatarruan nje popull me absurditetin e ligjeve te luftes se klasave ,te ekonomise private etj. etj.E djathta e vertete do te vij dhe jo me partite aktuale , por do te vije e sigurte ne Shqiperi !!!
E djathta shqiptyare kurre nuk ka ber ferk. Ai sistem e la shqiperin me 3.5 milon banore une habitem kure ti kerkon te bejsh krahasime me ate te mberetit qe ai nuk i shkon shqipers pesdhjevjecare ase ke thembra e kembes. Asnje deri me sote nuk guxon te matet me rezultate qe kishte ai sistem.
Ti ose je fare e pa ditur ose nuk ke guxim tu fererohes atyre arritjeve qe kishte ai sistem.
Mos shkruaj kote se je tersishte jashte realiteti. Shko e futu ne instat po deshe dhe aty kure ti lexosh do lajthitesh ti se ku jemi sot.
Shkembimi i teritorit ,meter per meter, e vetmja zgjidhje e drejte dhe e shendetshme per neve.
Nuk i duhet Kosoves kanceri ne trup per te frymuar me te.
Po ndodhi,qe Serbia ta njeh Kosoven me kufijte e vitit 1974( kufijte e autonomise),atehere Serbia do te dredhe konopin mbi shqiptaret e Presheves,Bujanocit dhe brenda gjasht muajsh do t’i ndjek deri ne nje e askush nuk do t’u dali ne mbrojtje,derisa serbet ne veriun e Kosoves do te jetojne ne vazhdimsi sikur sot.
Ju paqavuret te cilet perpiqeni te perbalt’ni Hashim Thaçin,Kadri Veselin dhe shoket e tyre,vazhdoni misionin serb,te cilin e keni bere vazhdimisht,ne nuk quditemi me sjelljet tuaja,sepse u njohim tash e 200 vite,gjithe njejt;poverenik te kralit.Vazhdoni se ky petk u rri bukur.
Zotëri Bedri Islami ke bere një shkrim brilant. Ju njoh vetë nga shkrimet dhe veprimtaria juaj patriotike. Ndarje trojeve shqiptare ka histori të gjatë dhe tragjike. miliona të vrarë e të shpërngulur por dy janë pas Luftës së Dytë Botërore kur politikani serb Slobodan P. Kercun /antishqiptarë i përbetuar/ më 1959 ia bashkëngjiti Kosovës 192 km. – disa fshatra dhe komunën Gumnishtës /Leposaviqin/ për ti mundësuar Petar Stambolliqit, për tu zgjedh deputet kurse okupoji 1984 km katror – tri komuna: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja për të arrit qëllimin ndërrimit strukturës kombëtare në Kosovë etj. “Kjo ishte merr tonën dhe jep tonën”.
Rasti dytë është sipas rrëfimit të shefi i kabinetit të Presidentit të Serbisë Dobrica Qosiq, Ivan Mërkiqi, i cili e shpalosi idenë e ndarjes së Kosovës ishte nga viti 1992 midis I. Rugovës dhe D. Qosiqit. Projekti ishte botuar në gazetën italiane “Limës”, ku sipas këtij artikulli “…rreth 1/3 e territorit të Kosovës kryesisht pjesa qendrore dhe lindore do mbetej në Serbi, e pjesa tjetër shqiptarëve dhe zonat e manastireve dhe kishave ortodokse dhe zonat ku nuk minerale do ti mbeteshin Kosovës”!. Millosheviq e grisi projektin sepse e donte Kosovën pa shqiptarë dhe të tërën. Nuk ka më projekt tjetër as iniciativë të tjera por ka thash e thëna dhe dhe shkrime bulevardeske. Sa përket gjykatës së Hagës kjo është njohur në tere botën se po zhvillohet një duel politik midis kryqëzatave të bllokut ruse serb ortodoks dhe disa të krishterëve ekstrem kundër shqiptarëve dhe nuk ka asnjë të vërtetë. Zaten vetë shkeljet shumta po vërtetojnë nga kjo “Gjykatë” e cila do të mbetet në plehun e historisë së drejtësisë ndërkombëtare po e vërtetojnë ketë.
Vrasjet janë bërë nga shumëkush shumica nga UDB-ësht por një gjë është e saktë se tradhtarët dhe kolaboracionistet dënohen me vdekje. Ata që japin ngjyrime partiake nuk kanë të drejtë sepse gjykata duhet ta thotë fjalën e vetë jo rrugaçët dhe shpirtshiturit alla Nazim Bllaca / që pranon 17 vepra penale dhe vrasje/ dhe është lirë dhe dëshmitar i rrem e i njohur si bashkëpunëtorë dhe vrasës i UDB dhe disa anal-ista që shpifin , shajnë e armiqësojnë shqiptaret për interesa serbo ruse dhe shumica e tyre të ikur nga nga vendi krimit – Kosova për shkak të veprimtarisë së dyshimta të tyre dhe tash shkruajnë poshtërsia disa edhe për të fituar statusin e të përndjekurit politik shpifin dhe denoncojnë në mënyrën më idiotike.
Çlirimtarët janë gjaku i ynë që rrjedh përsëri në arteriet e trupit dhe trojeve lira dhe pavarësisë tonë sepse po të realizohej plani gjenocid serb s’do të kishte shqiptarë në Kosovë.