Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do ketë pasoja kriza qeveritare e Francës për BE-në?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A do ketë pasoja kriza qeveritare e Francës për BE-në?
AnalizaBoteLajmi i fundit

A do ketë pasoja kriza qeveritare e Francës për BE-në?

Published: September 9, 2025
Shpërndaje

Nga Lucia Schulten

Pasojat e rënies së qeverisë së tretë franceze brenda 12 muajsh mund të ndikojnë edhe në BE dhe Ukrainë.

Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian pas Gjermanisë. Këto vende quhen shpesh “motori i integrimit evropian”, prandaj Brukseli po i ndjek me interes zhvillimet në Paris.

- Publicitet -

Eric Maurice, analist politikash pranë Qendrës së Politikave Evropiane, nuk pret që ndikimi të jetë aq i rëndë sa gjatë krizës së euros që filloi në vitin 2008. Megjithatë paqëndrueshmëria në Francë mund të ketë pasoja ekonomike për pjesën tjetër të BE-së – për shembull, për shkak të mungesës së investimeve ose të uljes së produktivitetit.

Tani presidenti Macron do të detyrohet të gjejë sërish një pasues, të cilit do t’i duhet të punojë në të njëjtin mjedis të brishtë dhe të përballet me të njëjtat probleme buxhetore si edhe François Bayrou, që humbi votëbesimin në parlament, apo paraardhësit e tij.

Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 deputetë. Deputetët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, të cilët para seancës së votëbesimit për kryeministrin Bayrou kishin thënë se do të votonin kundër qeverisë së ttij, kanë mbi 320 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa centristët dhe aleatët konservatorë kanë 210 vende.

Pasoja politike për BE-në

Pra në rast se Franca do të përballet me bllokada politike, kjo do të kishte pasoja politike edhe për BE-në. Për shembull, pa një qeveri të re ka mundësi që Franca të mos pozicionohet qartë dhe të mos mbajë qëndrim brenda BE-së lidhur me çështje të tilla si migracionin, politikën bujqësore, tregtare apo industriale. Po ashtu nën një qeveri të re mund të ndryshojë edhe roli i Francës në BE.

Në frontin e politikës së jashtme nuk pritet të ndryshojë asgjë, për shembull në lidhje me Ukrainën, për sa kohë që presidenti Macron mbetet në detyrë. Megjithatë politologu Maurice thotë se për Macronin do të jetë e vështirë që t’i përmbushë planet tij. Për shembull rritja e planifikuar e buxhetit të mbrojtjes do të jetë e vështirë, nëse nuk ka buxhet ose nëse miratimi i tij shtyhet.

Lucia Schulten – korrespondente nga Europa me fokus të veçantë te gjykatat ndërkombëtare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Agim Anastasi says:
    September 9, 2025 at 6:33 pm

    A do shperthej kriza fuqishem ne Europe ??? MOS haroni se kriza ka filluar ne 2008. Do te kemi nje revolucion Fracez apo lufte. Globalizmi rrezoi Socializmin,me sa duket Globalizmi po rrezon edhe Kapitalizmin. Kjo metodologji e njeanshme nuk ka lidhje me Marksistet zoti Trump .

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 9, 2025 at 7:56 pm

    Qerren e BE e terheqin Gjermania dhe Franca,.Hostenin ne dore e mbajne Belgjika dhe hollanda.Punojne qorrat,hajne horrat.

    Reply
  • Replikuesi says:
    September 9, 2025 at 8:15 pm

    Që të dyja edhe Gjermania është në recesion, ndërsa Francën nuk ka ku e zë qeni si ekonomikisht edhe politikisht . Nesër fillojnë protestat masive në Francë kundër Makronit . Belgjika dhe Hollanda nuk kanë asnjë influencë sepse janë shtete të vegjël janë mirë për veten e tyre. Aktualisht më mirë është Italia dhe Spanja .

    Reply
  • Vlonjati says:
    September 9, 2025 at 8:20 pm

    Xhaxhi e tërhiqnin qeren dikur Gjermania e Franca tani i kanë të dy qetë të sëmurë e të mplakur . Makronit i kërkohet dorëheqja Franca në recesion të thellë ekonomik është e treta qeveri që bije brënda një viti . Gjermania pa rritje ekonomike.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    September 10, 2025 at 11:15 am

    Mbas ksaj jan usa e çifutët, çdo shtet që ju del kunder kanë lëkundje në qeveri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?