Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A është e vërtetë që shteti “nuk po fal asgjë sepse ajo është pronë private dembabadem”?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A është e vërtetë që shteti “nuk po fal asgjë sepse ajo është pronë private dembabadem”?
AnalizaLajmi i fundit

A është e vërtetë që shteti “nuk po fal asgjë sepse ajo është pronë private dembabadem”?

Published: May 31, 2026
Shpërndaje

Nga Vladimir Karaj

Përkundër asaj që pretendon kryeministri, brenda rrethimit me tela me gjemba, përveç bregdetit dhe plazhit, që nuk janë prona private, ndodhen edhe dy monumente natyrore, të cilat sipas ligjit janë prona publike të patjetërsueshme

Një gardh kilometrik prej hekuri dhe telash me gjemba ka copëtuar peizazhin e zonës së mbrojtur Pishë-Poro-Nartë. Makineritë e rënda kanë nisur hapjen e rrugëve dhe ngritjen e kantierit. Ndërkohë, aktivistët e mjedisit kanë filmuar me dron se si kanalet që lidhin lagunën me detin dhe që janë jetike për ekosistemin janë bllokuar për të ngritur ura betoni, duke përdorur rërë nga dunat shekullore të zonës.

- Publicitet -

E gjithë kjo po bëhet pa pasur një leje të zbardhur, qoftë për zhvillimin e zonës, qoftë për ndërtimin e kantierit. Ndërkohë, siç i tha Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) BIRN-it, në përgjigje të një kërkese për informacion mbi punimet, nuk ka ende as Vlerësim të Ndikimit në Mjedis (VNM), pavarësisht rëndësisë mjedisore të zonës.

Megjithatë, institucionet shtetërore dhe kryeministri Edi Rama po e mbrojnë ndërhyrjen, duke i cilësuar ato thjesht si “punime përgatitore” në një pronë private.

“Shteti nuk po fal asgjë, sepse shteti aty nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private dembabadem,” deklaroi Rama të premten.

Por, sipas ekspertëve të mjedisit dhe urbanistëve, kemi të bëjmë me një ndërhyrje agresive dhe të paligjshme, që po shkatërron në mënyrë të pakthyeshme një nga zonat me biodiversitetin më të lartë në vend.

Taulant Bino, drejtues i organizatës mjedisore AOS, i tha BIRN-it se punimet pa VNM janë të paligjshme.

“Pretendimet se Leja e Zhvillimit nuk kërkon VNM janë një interpretim mashtrues i ligjit për planifikimin e territorit,” tha Bino.

Ndërkohë, përkundër asaj që pretendon kryeministri, brenda rrethimit me tela me gjemba, përveç bregdetit dhe plazhit, që nuk janë prona private, ndodhen edhe dy monumente natyrore, të cilat sipas ligjit janë prona publike të patjetërsueshme.

“Sipas ligjit për Zonat e Mbrojtura, monumentet e natyrës janë pronë publike e patjetërsueshme dhe janë shpallur si të tilla për t’u vizituar nga qytetarët,” i tha BIRN-it Militjan Nezaj, biolog mjedisi pranë PPNEA, duke iu referuar nenit 52 të ligjit për zonat e mbrojtura.

Punimet pa vlerësim të ndikimit në mjedis

Projekti “Zvërnec Peninsula” parashikon ndërtimin e një kompleksi masiv multifunksional banimi, shërbimesh, hotelerie, rekreacioni dhe një marine. Ai zhvillohet nga shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k., e cila është regjistruar offshore dhe ka aksionerë anonimë.

Një investigim i BIRN gjeti se pas projektit, i cili është prezantuar publikisht si një ide e dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, fshihet një rrjet vendor individësh dhe kompanish, ku përfshihet një biznesmen i akuzuar për lidhje me mafian italiane, një ish-gjyqtar i dorëhequr për shkak të procesit të vetingut, vajza e një avokati të akuzuar për falsifikim, kompania e një biznesmeni të vrarë dhe individë të lidhur me një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri, Shefqet Kastrati. Ndërkohë, toka ku pritet të zhvillohet projekti është prej vitesh objekt konfliktesh gjyqësore të pazgjidhura.

Përpos kësaj, ajo konsiderohet nga ekspertë të mjedisit si një nga zonat me më shumë biodiversitet në vend dhe ruan një sërë pasurish natyrore jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Europës. Pavarësisht kësaj, investitorët vijuan me rrethimin e zonës dhe shtrimin e rrugëve brenda saj, duke tjetërsuar peizazhin dhe me ndërhyrje që, sipas ekspertëve të mjedisit, cenojnë rëndë lagunën.

“Materiali i dunave shekullore të rërës, pas shkatërrimit, është hedhur për të bllokuar këtë kanal, në të cilin më pas është ndërtuar një urë betoni! Kjo ndërhyrje rrezikon të dëmtojë seriozisht gjithë lagunën e Nartës”, raportoi PPNEA të premten, duke paraqitur edhe foto të shkatërrimit.

Të gjitha këto punime po bëhen kur, ndërkohë, sipas AZHT-së, për zonën nuk ka ende një studim të ndikimit në mjedis dhe as leje të zbardhura.

“Nuk përbën dokumentacion të detyrueshëm në fazën e miratimit të lejes së zhvillimit, pasi kjo leje ka karakter përcaktues të kushteve zhvillimore të pronës dhe nuk autorizon kryerjen e punimeve ndërtimore”, i tha AZHT BIRN-it në një përgjigje, ku i kërkohej, ndër të tjera, VNM-ja që shoqëronte lejen e miratuar nga KKTU për punimet në këtë zonë.

Në një reagim publik të premten, AZHT tha se leja e zhvillimit përcakton vetëm parametrat urbanistikë dhe “nuk përbën automatikisht fillim të punimeve”, ndërsa punimet e rrethimit kanë “karakter ekskluzivisht përgatitor”.

Për sa i përket Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, institucioni tha se ai nuk ka përfunduar, por shton se “studimi mjedisor po kryhet nga një studio ndërkombëtare me eksperiencë”.

Por, për ekspertë të mjedisit, kjo shkon përkundër frymës së ligjit dhe e bën mbrojtjen e mjedisit të pamundur.

“Interpretimi që e zhvendos VNM-në në një fazë të mëvonshme procedurale cenon vetë qëllimin e ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe parimin e parandalimit”, thotë Olsi Nika, drejtues i EcoAlbania.

Sipas tij, VNM-ja nuk mund të konsiderohet një dokument dytësor apo i shtyrë vetëm për fazën e lejes së ndërtimit.

Për ekspertin e mjedisit Taulant Bino, ndarja e lejeve në faza për të lejuar hyrjen e makinerive përpara se të bëhet Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis është një truk i rrezikshëm dhe thellësisht i paligjshëm. Ai i referohet Ligjit nr. 10440/2011, i cili përcakton se ndërtimi i rrugëve, qofshin ato të përkohshme apo të përhershme, kërkon të paktën VNM paraprake dhe, sipas tij, punimet tani janë në ilegalitet.

“Në këto kushte, ndërhyrja e sotme është e paligjshme. Gardhi fragmenton habitatin. Rruga e aksesit dhe kampi kanë mbuluar habitate dhe bimësi natyrore dhe kanë shkelur e shtypur specie të mbrojtura”, i tha Bino BIRN-it.

Për ambientalistët, gardhi apo rrethimi i kantierit nuk mund të bëhej pa VNM, sepse, përndryshe nga sa po pretendojnë autoritetet, ai ka ndikim në mjedis dhe e ka cenuar tashmë atë.

“Rrethimi i zonës me tel me gjemba praktikisht e bën të pamundur lëvizjen e disa llojeve të faunës për të aksesuar zonat e riprodhimit, ushqimit etj.”, thotë Militjan Nezaj.

Rrethimi privat i monumenteve të natyrës

Në një reagim të premten, teksa prezantoi krijimin e kompanisë publike Albanian Digital Solution, kryeministri pretendoi se kritikat ndaj projektit ishin të bazuara në një lajm të rremë.

“Më vjen tani natyrshëm të them për këtë zhurmën e madhe që është ngritur mbi një lajm të rremë sa s’thuhet, që medemek shteti po fal Zvërnecin”, tha Rama, duke shtuar se territori në fjalë ishte pronë private.

Të njëjtën alibi përsëriti edhe AZHT në reagimin e saj publik, teksa i doli në mbrojtje projektit duke përmendur garancitë kushtetuese për pronën private. Sipas AZHT-së, të gjitha pasuritë ku parashikohet zhvillimi janë të regjistruara në Kadastër dhe “nuk përbëjnë prona shtetërore apo territore të vendosura në administrim publik”.

Institucioni theksoi se projekti i Zvërnecit është tërësisht i ndryshëm nga ai i Sazanit, pasi në Zvërnec kemi të bëjmë me “një zhvillim tërësisht privat, të realizuar mbi prona private dhe me financim privat, ku institucionet shtetërore nuk paraqiten në cilësinë e zhvilluesit”.

Por këto pretendime janë, sipas aktivistëve të mjedisit, të pavërteta.

Fillimisht, ligji “Për pronat e paluajtshme të shtetit” përcakton si prona publike, në nenin 3, “vijën bregdetare për të hyrë në tokë, ujërat territoriale, shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve a rrjedhave të tjera ujore, liqeneve, lagunave dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, ishujt dhe grumbullimet e rërës, të gurëve dhe dherave në shtretërit e lumenjve, të liqeneve e rezervuarëve”.

Brenda rrethimit ka sipërfaqe të tëra plazhi, pjesë shkëmbore të bregdetit, duna rëre, kanale që lidhin detin me lagunën e Nartës dhe një lagunë të vogël. Ndër këto, laguna e Limopuos dhe dunat e rërës, përveçse bien në kategoritë e përcaktuara me ligj si prona publike, janë shpallur edhe monumente natyre.

Ekspertët thonë se ligji për zonat e mbrojtura, edhe pas ndryshimeve të shkurtit 2024 që i hapën rrugë ndërtimit të hoteleve me pesë yje brenda tyre, i cilëson këto pasuri si prona publike të patjetërsueshme.

Pika 3 e nenit 52 të ligjit përcakton se: “Monumentet natyrore janë pasuri të paluajtshme, pronë publike dhe janë të patjetërsueshme”.

“Ka dy mundësi: ose janë privatizuar në mënyrë të jashtëligjshme, ose janë rrethuar, po ashtu, në mënyrë të jashtëligjshme”, ironizon Militjan Nezaj.

Veç monumenteve të natyrës, Nezaj paralajmëron se hapja e rrugëve po shkatërron “të paktën tre tipe habitatesh prioritare për Bashkimin Europian” në brendësi të zonës së rrethuar.

Lojë fjalësh dhe dëm i kryer

Problemi me Zvërnecin nuk është thjesht mjedisor. Urbanistja Doriana Musai paralajmëron se justifikimi i shtetit se kemi të bëjmë vetëm me një organizim paraprak dhe një gardh të thjeshtë është një minimizim i qëllimshëm i situatës.

Musai shpjegon se, ndërsa rrethimet e lehta për toka bujqësore lejohen pa shumë burokraci, ligji kërkon konfirmime shumë më të rrepta për territoret sensitive bregdetare apo zonat e mbrojtura.

“Nga pikëpamja urbanistike, VKM-ja flet për ‘rrethime me struktura të lehta, pa themele’, ndërsa në terren shfaqet një gardh linear kilometrik, me strukturë metalike permanente, i përforcuar me tela me gjemba, duke kufizuar dhe kontrolluar fizikisht aksesin në territor”, argumenton Musai.

Për urbanisten, nuk jemi përpara një gardhi të izoluar rural, por përpara punimeve për një resort, marinë dhe infrastrukturë masive.

“Kjo nuk është një masë minimale kantieri, por një proces real territorializimi të peizazhit të mbrojtur”, thotë ajo.

Sipas Musait, dëmi urbanistik dhe mjedisor nuk pret miratimin e lejeve përfundimtare për të filluar.

“Dëmi në një zonë të mbrojtur nuk fillon vetëm kur ndërtohen godinat, por që në momentin kur territori fragmentohet, rrethohet, kontrollohet fizikisht dhe ndryshon gradualisht funksionin e tij ekologjik dhe publik”, tha ajo.

Musai ironizon lojën e fjalëve mes institucioneve të ndryshme në lidhje me pretendimin për një leje të miratuar, por të pazbardhur. Ajo thotë se, praktikisht, një “leje e pazbardhur nuk është leje”, por një truk i gjetur për t’u dhënë mundësi zhvilluesve të ndërhyjnë pa pasur leje, pa pasur dokumentacionin e duhur dhe pa plotësuar kushtet ligjore.

—

Botuar nga BIRN me titullin: Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës shkelin ligjin në Nartë. Foto kryesore, nga PPNEA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • arqileus says:
    June 1, 2026 at 1:47 am

    aman se mos na ngordhin zhapiket e dunave se nuk ka tjeter ne gjithe boten…

    Reply
    • Sokol, NY says:
      June 1, 2026 at 3:48 pm

      Zhapiket edhe mbijetojne, po ti fillo ferko mire dylbinjte se do te te duhen per te pare nga larg bregdetin shqiptar edhe per pak vite.

      Reply
  • LALUCI says:
    June 1, 2026 at 2:16 am

    Ky nuk eshte rasti i pare dhe as prova e vetme qe kjo qeveri dhe, vecanerisht, drejtuesi i saj mjekercjap jane te kapur nga oligarkia dhe krimi. Duke qene te tille, ata po shesin e falin pjeset me te rendesishme te atdheut tek hajnat dhe oligarket kombetare dhe nderkombetare, duke u hequr sikur po vdesin per zhvillimin e vendit dhe per te miren e popullit. Ne fakt, ndajne parate me boten e krimit, kombetare dhe nderkombetare.

    Reply
    • Beni says:
      June 1, 2026 at 2:47 pm

      Bruna Bruna mendjehollë. Hahahaha. Mos je kryetarja e Bashkisë ti? Hahahha
      Po nga je ti moj Bruna që qenke kaq mendjehollë e na i bëke vlonjatët mendjetrashë ????!!!!

      Reply
    • Anonymous says:
      June 1, 2026 at 7:08 pm

      Se ti u çave duke shku pikerisht aty. Ka rrezik ti se di ku bie

      Reply
  • Gjo gjini says:
    June 1, 2026 at 5:23 am

    KRIMI BEN KERDINE
    SHQIPTARI PRALLIS
    SE NUK JA MBAN BYTHA
    TI THOTE NDAL QEVERISE

    Reply
    • brunilda says:
      June 1, 2026 at 9:18 am

      aman o vlonjat su gjet dermani ,uuu enveri na la te pa zhvilluar krimineli ,uuu duhet turizem elitar se keta me buk me vete nuk i duam , po si behet turizmi elitar o vlonjat kok trash qe vetem me koken e trash doni te beni perpara ,si jan zhvilluar vendet e tjera apo ne jem te dhjer ,me buk me djath ,por krenar nuk ka ndryshuar aspak mendesia e komunizmit ,ndaj ai regjim ju vjen hakut ,nuk ndiheshit fare ne ate kohe tani u duket vetja trima dhe e dini se cdo gje zgjighet me forc

      Reply
    • Ekologjisti says:
      June 1, 2026 at 2:45 pm

      Se pari Rama gënjen lidhur me pronësinë dembabadem, sepse e di shumë mirë nga spiunët që ka në gjykata që familja Shehu ska qenë kurrë pronare e asaj toke, por e ka përfituar me makinacionet e perfaqesuesit ligjor, fallsifikatorit Pëllumb Petriti, ashtu sic ka “shpikur ” toka edhe në Karaburun, veprim për te cilin është dënuar me vendim penal, apo ne vende te tjera. Sot ky figuron bashkepronar aty nepërmjet emrit te gocës së tij. Në këto makinacione fallsifikatori Pellumb Petriti është ndihmuar edhe nga gjyqtarët e apelit tiranë të cilët sot dalin bashkëpronar te tokes që e kanë kthyer vetë me vendim gjykate !!!!
      Së dyt nga fotot duket qartë që firma ndërtuese ka nderprere qarkullimin e ujit ndermjet detit dhe lagunës qe sigurohet nëpërmjet kanalit natyror. Mbyllja e këtij kanali e kthen lagunën në një pellg, dhe si pasojë uji qe nuk qarkullon do qelbet dhe gjallesat do ngordhin.

      Reply
  • demo says:
    June 1, 2026 at 8:48 am

    Me siguri kryeministri i prekur thelle ne NDERSHMERINE E TIJ,do ta padise Birn ne gjykaten e Hages.
    Popull i Vlores! Derri do plumb,.13 vjet cvatje,grabitje,shkatrrim kane treguar se Edi Rama nuk terhiqet pa i nxjerre ujt e zi ketij vendi. O burra mbi telat me gjemba si ne 1920,kunder pushtuesit Edi Rama!Ta hedhim ne det qelbesiren,se na shoi te tere!

    Reply
    • Dashi says:
      June 1, 2026 at 9:21 am

      Demua ka kaluar nga faza , lidheni , ose të paktën të deklarohet psikopat . Zhvillimi vëndit , ndërtimet e investimet , nuk bëhen për pleq pensionistë , por për të ardhmen e vëndit .

      Reply
    • Adili says:
      June 2, 2026 at 8:26 am

      Ore përveç ç’ndodh me ne, njerzit shqiptarë, se të gjithë mutër jemi ca më shumë e ca më pak, po si o sa fillon të bëhet një gjë dalin të gjithë dhe thonë :u vra karkaleci, u vra bleta, u shkul ferra u ngul gjëmbi. Po Letoni njerzit të ndërtojnë o kokëdrurë o të trashë. Po si do zhvillohet vëndi? Po të gjithë kërkuar si gjithë Evropa në 91. Po pse si është bërë Evropa që vini dhe ktheheni të mahnitur dhe pirdhni gjith ditën :s’bëhemi ne?! Po ja pra kshu është bërë Evropa dhe gjith bota, nderto aty, prish aty se ndryshe mirë ishim në ferra të virgjëra gjith jetën. Letoni njerzit të ndërtojnë. Larg grekëve bythqira nga e ardhmja jonë. Nëse ata çonëbenjtë aty e ndjejnë veten grekë, ky shtet duhet t’ua heqë nshtetesinë shqiptare dhe çdo te drejtë që rrjedh prej saj dhe le të shkojnë aty te p.. I nënë graqi se boll më. Të zgjohet shteti nëse ka se me frikë nukrrojmë dot.

      Reply
  • Ujku, ujku, por çakejtë bëjnë kërdinë... says:
    June 1, 2026 at 11:34 am

    Zvërneci është si puna e vendit në thellësi të lumit, ku prifti hodhi gurin dhe qindra budallenj u zhytën për ta gjetur.

    Tjetërkund ref çekiçi. Zvërneci është ujku, çakejtë po bëjnë kërdinë në ish zonën e mbrojtur në Golem. Pishave të dikurshme s’u ka mbetur asnjë nam as nishan. Çdo ditë sheh rrethime të reja me teneqera.

    Grabitja e trojeve dhe sidomos plazheve po ndodh kudo, në mes të ditës me diell, dhe para syve të pushuesit. Pa pritur e pa kujtuar vjen “i forti” mjekërcjap dhe urdhëron jevgjitërinë të ngulë në tokë trarët, shtron çëfësht dyshemenë prej dërrase, e mbulon me mushama përsipër dhe brenda dy-tre orëve plazhi u zaptua. Të nesërmen vihet banaku, tavolinat, karriget dhe fillon shitja e kafes dhe pijeve. Këmbë polici për javë të tëra nuk të sheh syri.

    Shtet i mbaruar, komplet korrupt. Doni më për kthetrrat e pastra të ramazonit dhe bedelave të tij mafiozë?

    Reply
  • Ujku, ujku, por çakejtë bëjnë kërdinë (*) says:
    June 1, 2026 at 11:35 am

    Zvërneci është si puna e vendit në thellësi të lumit, ku prifti hodhi gurin dhe qindra budallenj u zhytën për ta gjetur.

    Tjetërkund ref çekiçi. Zvërneci është ujku, çakejtë po bëjnë kërdinë në ish zonën e mbrojtur në Golem. Pishave të dikurshme s’u ka mbetur as nam, e as nishan. Çdo ditë sheh rrethime të reja me teneqera.

    Grabitja e trojeve dhe sidomos plazheve po ndodh kudo, në mes të ditës me diell, dhe para syve të pushuesit. Pa pritur e pa kujtuar vjen “i forti” mjekërcjap dhe urdhëron jevgjitërinë të ngulë në tokë trarët, shtron çëfësht dyshemenë prej dërrase, e mbulon me mushama përsipër dhe brenda dy-tre orëve plazhi u zaptua. Të nesërmen vihet banaku, tavolinat, karriget dhe fillon shitja e kafes dhe pijeve. Këmbë polici për javë të tëra nuk të sheh syri.

    Shtet i mbaruar, komplet korrupt. Doni më për kthetrrat e pastra të ramazonit dhe bedelave të tij mafiozë?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?