Nga Adrian Thano
Robert Ndrenika kishte shkruar diku në Facebook: “Skamja e zvogëlon vlerën e fjalës së njeriut të zgjuar”.
Reflektim i hidhur, nga një artist i madh. I cili me siguri e ka jetuar edhe vetë varfërinë. I njeh kohët e djeshme të vështira dhe këto kohët e sotme, të pështira. E njeh dhe publikun. Ndaj fjalët që ka shkruar vijnë nga përvoja.
Është edhe ndër të paktët burra që nuk e ka shitur veten. Ndaj fjalët që ka shkruar vijnë edhe nga dinjiteti.
Por, edhe pse e respektueshme dhe e thellë, kjo thënie mbart vetëm një pjesë të të vërtetës. Që nga Sokrati pa sandale, por edhe më pas, historia është e mbushur me njerëz të mëdhenj që folën pikërisht nga skamja. Bota i dëgjoi. Fjala e tyre nuk u zvogëlua nga varfëria, përkundrazi, u rrit mbi të.
Sot paraja dikton ritmin e jetës. Të qënit i zgjuar pa mbështetje materiale apo politike është një sfidë më vete. Shpesh, edhe vetmi e rëndë. Ne veçanërisht, jemi një vend ku dëgjohet më shumë ai që ka, sesa ai që di. Fjala e këtij të fundit humbet. Jo sepse ka më pak vlerë, por sepse nuk ka fuqi ta mbrojë veten. Ai që zhurmon daullen e pushtetit dhe parasë dëgjohet edhe kur është tarallak që s’ka asgjë për të thënë.
Njerëzit janë të prirë t’u besojnë atyre që ofrojnë zgjidhje të menjëhershme, edhe nëse janë të rreme. Sidoqoftë, ata që kanë fjalë me peshë, duhet të flasin. Edhe kur nuk u kërkohet apo nuk i dëgjojnë. Vjen një ditë kur fjalët që u shpërfillën bëhen pasqyrë për të kuptuar.
Ndaj thënia e artistit është e rëndësishme, por jo përfundimtare. Vështirësia ekonomike e minimizon vërtetë ndikimin e njeriut të mençur, por vlera e një fjale të drejtë prapëseprapë nuk zhduket.
Zhduken ata që s’kanë durim ta dëgjojnë.
A është e vërteta është më e fortë se skamja? E thotë historia. Në fund ajo është e pamëshirshme, mban mend të urtët, rrallë të pasurit.

“E para ishte Fjala” – thuhet në Bibël. Merreni në cdo sens. Njeriu në fund të fundit mbahet mend nga Fjala.
E dyta mund të jesh i Zgjuar por kjo s’do të thotë të jesh i Mençur.
(E ka edhe në një batutë roli Ndrenika por mesa duket ose nuk ia di kuptimin ose i ka humbur rrugës.)
Të dallosh të Mirën nga e Keqja.
E Fjala e një njeriu të Mençur ka të njëjtën peshe si ne skamje e ashtu në pasuri. Bota mund te mos shkoje sipas fjales se tij, e me se shumti nuk shkon se “djalli” apo “djajte” janë pas porte, por kjo s’ka rendesi për Njeriun.
Për Ndrenikën Teatri 70 vjet ishte “Jeruzalemi” e në një ditë maji u bë “Pluhur e Hi” që të bëhej më i bukur.
As atë herë nuk ia qëlloi Ndrenika por as me këtë shprehjen. Pleqëri të qetë e të mbajtshim mend për kontributin në art!
Ka mbetur nje artist i Vertete,jo i shtirur.E kam intervistuar 20 vjet me pare Robert Ndreniken,gjigandin e Skenes dhe po ju desh Dites mund t`ja dergoj me dy kushte: 1-Falas pa leke,sepse arti i vertete i dhjet nje mut shtirraqeve harbute,hajdute, demo i neverit rreckamanet,katundaret,lloqmanet,hajdutet dhe hajduteshat me leke, Zengjine te rinj.2- vini ne fund te intervistes Copyright,se midis jush ka shume hajdute.
Dërgojeni te [email protected]
Shkrimi yt, Adrian, është i pjekur, i ndershëm me Ton njerëzor dhe autoritet moral. Ti nuk e përdor zërin e kryeredaktorit për të dhën mend, por për të ndarë me ne lexusit reflektime të sinqerta. Unë të ndjej një me ne, ndihem shumë mirë pasi lexoj shkrimet tuaja. Ky është një luks që pak media sot e kanë. Shumica jane fodulle ose të paafta.
Dita flet me përulësi, jo me mendjemadhësi. Dhe funksionon.
Ndrenika është zgjedhje e qëlluar, jo vetëm si figurë publike e respektuar, por si një zë që ka përvojë dhr karakter.
Shkurt, te gjithën këtë e lexon dhe të mbetet. Ju uroj natën e mirë të gjithëve
Një thënie e fortë e aktorit të madh qe na rikthen vëmendjen te fjala e njeriut të mençur në një kohë që dëgjon më shumë zhurmën e pasurise se paligjshne dhe pushtetit arrogant
Një shkrim brilant që mban emrin e autorit me dinjitet. Dhe mund të qëndrojë edhe vite pas botimit. Ai lloj shkrimi që lexohet një herë dhe pastaj rikujtohet kur vjen koha e duhur.
Ndrenika pikerisht se kishte mendime te tilla mbeti njeri i vogel mgjths artist i madh
Robert Ndrenika e tregoi veten ne kohen kur behej fjale per Teatrin Kombetar. Ne fillim ishte nje nga ata qe ishin per ruajtjen e kesaj trashegimi te shquar te kultures kombetare, pastaj… pastaj i beri naften; u be me ata qe donin ta shembnin Teatrin.
Ky kalim nga njeri ekstrem ne tjetrin, zhgenjeu shume admirues te tij, si aktor i njohur filmash te socrealizmit.
Argumenti qe japin mbeshtetesit e tij, eshte se u mashtrua nga Erion Veliaj.
Sidoqe ta kapesh kete, prape nuk ndreq gje ne dinjitetin e humbur te Ndrenikes. Erion Veliaj, ky supermashtrues, kete pune kishte: te blente ata qe e kundershtonin ne afera te ndryshme; keshtu ka bere me shume artiste; por kjo nuk mund te sherbeje si justifikim per Ndreniken.
Nese eshte mashtruar, ka patur boll kohe keto vite, te kthjellohej e te mbante qendrimin e duhur dinjitoz. Nuk e ka bere, edhe pse i vetedijshem, qe Teatri u shemb vetrem per te ngritur kulla prokurori qe i mbylli Veliajt rastin e vrasjes se Ardit Gjoklajt.
Nuk e ka bere, sepse eshte blere.
Nuk eshte mashtruar Robert Ndrenika nga Erjon Veliaj, por eshte blere nga ai.
Nuk ka gje me te trishte, se jeten, perndryshe te pasur ne aktivitet artistik dhe te vleresuar per kete, ta mbyllesh me turp.
Eshte zgjedhja e tij. Por kjo njolle turpi do ti mbetet perjete ne biografine e tij.
THËNIE NGA AUTORË TË NDRYSHËM
Mençuria dhe dituria e bëjnë një njeri të varfër mbret. (Leo Tolstoy)
Nuk është njeriu që ka shumë pak, por njeriu që dëshiron më shumë, ai që është i varfër. (LUCIUS SENECA)
Një person i suksesshëm është ai që di të buzëqeshë në hidhërim dhe të jetë i lumtur pa pasuri. (NELSON MANDELA)
Varfëria është një mësues i shkëlqyer në çdo fushë të jetës. (Henry W. Longfellow)
Ata që kanë parë të ngrohtin dhe të ftohtin vetëm përmes dritareve dhe kanë lexuar për urinë vetëm në libra nuk mund ta udhëheqin njeriun e zakonshëm. (Karl Marx).
Për të frymëzuar njerëzit, mos u tregoni atyre superfuqitë tuaja. Tregojuni atyre të tyret. (Mark Twain)
Mungesa e parave është rrënja e të gjitha të këqijave. (F. Nietzsche)
Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të varfër. (E.Mamaqi-“filozof komik”)
Nderime për Ndrenikën. Njeri me personalitet dhe aktor i paharrueshëm. Dikur Kuvendi kishte në përbërje të tij njerëz si Ndrenika, Ylli Vejsiu, Servet Pëllumbi etj. Sot ka veçse plehra. Si Bardhi, Salianji, Alimehmeti, Nul Noka, Balla dhe nja 100 të tjerë që nuk u dihet emri.
Lexova per kuriozitet komentet me lart! Gjyaem analfabete dhe medioker, pjese e sektit te Saliut! Por gjendja e servileve te Saliut te habit! Pyes veten: a eshte e vertete keto idiotlleqe qe lexoj! Vertet keta jane e Kombit te mi Shqiptar! Vertet jemi kaq te pa edukuar dhe me kujtohet Lazgush Poradeci kur thoshte se: te gjithe bota do te emancipohet vetem Goricaret dhe shqiptaret kurre
Mësova shumë kur lexova A.Thanon në zbërthim të R.NDRENIKËS,Por kur lexova komentin e Skypion..u trishtova.Mu duk sikur ishte SHPIFSI MADH SALEH.!
Pasi mohoi R.Ndrenikës punën si Artist i madh,duke e lidhur si SALIU,me prishjen e ISH TEATRIT TË VJETËS,DIKUR STALLË KAFSHËSH TË USHTRISË MUSOLINIT,Ku ndëretnika ishte dakort me prishjen e tij.Kjo është marrzi e të gjithë Atyre që shkojnë pas shpifsit,Të korruptuarit të madh familjarisht në PLANET.!
Ky është niveli i analistëve që shfrytëzojnë DITËN,për të shpifur në emër të fjalës së lirë.
Me siguri,Skyrpion nuk ka par asnjëherë shfaqe teatrale në ish bordellon e ushtrisë Italiane.
I urojmë shëndet R.Ndrenikës këtij artisti të madh.!
Propaganda socialiste ka krijuar nje si mit per aktoret e filmave te socrealizmit. Dhe sic ndodh perhere me ata qe perfundojne duke adhuruar perrallat qe kane sajur vete, adhurojne si te ishin intelektuale te dores se pare, aktoret e filmave te socrealizmit.
Por edhe sikur te mos te tille, aktoret, aktore jane; nuk jane intelektuale, qe mendimin e tyre ta marrim si nje produkt te nje pune te gjate e te thelle mendore.
Ne te vertete, ky nuk eshte vetem nje fenomen shqiptar; shume njerez, a me sakte populace ( ky term ne anglisht eshte me i sakte per argumentin) admirues te aktoreve, i perceptojne si shume te thella dhe filozofike deklaratat e tyre per ceshtje te ndryshme , kur ne fakt nuk jane gje tjeter vecse ca budallalleqe me oke.
Mirepo, nese ne Perendim, kjo eshte tipike vetem per populace, dmth per turmen, ne Shqiperi ky perceptim shrihet edhe tek ata qe presupozohet se jane intelektuale.
Prandaj me vjen te qesh kur lexoj analiste si zoti Thano qe flasin me superlativa per aktoret e socrealizmit, sikur te ishin duke folur per miq te sokratit…
Me vjen te qesh, por eshte edhe nje mjerim intelektual.
Thano ! E kuptoj shkrimin tuaj dhe vuajtjen e Ndrenikes.
Në sistemin socialist vuajtem per fjalen e lire, per ekonomine dhe per tu xhveshur lakuriq, por ndoshta dhe nga halli, ishim bashke ne dasma, ne lindje dhe vdekje, ndersa kapitalizmi na çfrenoi dhe nga deshira e madhe per liri na shpuri ne çthurje ku qeni nuk njeh me te zone -thoshte dikur kur kishte popull se sot ka njerez dhe para. Prandaj ju qe keni nje mision historik sot ne sherbim te njerzeve duhet te flisni per rruget e zgjidhjes dhe jo ato qe shikohen preken dhe vdesin perdite. Shpresa vdes e fundit-thone! Per mua nuk eshte e vertete. Njeriu ne agonine e jetes nuk ka me shprese, por shikon enderra me syte te mjergulluar hapet. Ne kemi kohe qe jemi mjegulluar, por nuk kemi kujt ti themi e ku te ankohemi fare as tek kryetari keshillit apo i frontit si dikur. Sot duket sikur jemi ne zhvillim, por njeriu po ha njeriun me perçmimin dhe shperberjen e tij, me mosperfilljen. Shoqeria shqiptare si e vdekur, sepse te kete shoqeri duhet te keshe shoke, por tek ne s’ka shok as midis atyre qe drejtojne shtetit e udheheqin ! Sot jemi comunitet njerezor pa koke. Deshperimi i aktorit Robert Ndrenika eshte shume i sakte ne fjalen e tij. Se mos jam vetem une qe po ankohem: shiko: pothuaj te gjithe ankohen, sa behet nje koment , del tjetri e te shan pse nuk mendon si ai (!), keshtu qe kjo bote ka marre rrukullimen qe kur liria u kuptua si çthurje, demokracia si liri dhe kur pushteti gjyqesor doli i pavarur nga vota e demokracise. Sa gjera mund te thuhen….Respekt per shkrimin, njerezimi qe do me shume jeten nga parate, do zgjidhje.
Dostojevkij bente dallim te varferise nga mizerja. Varferia mund te ruaje fisnikerine e shpirtit, kurse mizerja korrupton sentimentet. Dhe eshte e verteteqe mund te jesh I varfer por I njerezishem. Dmth shpirt fisnik. Mund te jesh mizerje njeri, qe s’ke dhembsuri dhe as ndjeshmeri e s’i do te miren askujt pervec vetes.
Skarypioni erdhi me diarrene e vet.Po intelektuhalja ku eshte?
Te forte e beri dhe Ethemi,trishtohet nga diarreja e nje koqethithesi te Doktor Gerdalles si Skarypioni ne vend qe te argetohet.
8 Dhjetori: Dita kur u fitua liria dhe u humb shpresa. Kur rinia rrëzoi frikën dhe kur zhgënjimi rrëzoi rininë.
8 Dhjetori 1990 ishte çasti kur Shqipëria mori frymë për herë të parë pas 45 vitesh. Ishte thirrja e studentëve në Qytetin Studenti që çau murin e frikës, ishte shpresa e parë e një populli që kishte mësuar të heshtte. Të rinj, të varfër, por të lirë në shpirt – ata ngritën një revolucion pa asnjë pushkë, duke kërkuar vetëm një gjë: të drejtën për të jetuar normalitetin që bota e kishte prej kohësh. Prej vitit 2009 kjo ditë është shpallur “Festa Kombëtare e Rinisë”. Një festë që çdo vit na ngacmon ndërgjegjen: A iku vërtet diktatura në 8 dhjetor, apo vetëm u zhvendos?
Me kalimin e dekadave është bërë gjithnjë e më e dukshme ajo që dikur thuhej me zë të ulët: rënia e regjimit nuk ishte një shpërthim revolucionar i pastër, por një skenar i menaxhuar për “rënie të butë”. Ramiz Alia deshi të shpëtonte çfarë mund të shpëtohej nga elita e vjetër. Dhe ironikisht, një pjesë e mirë e atyre që morën drejtimin e vendit, u kthyen shpejt në politikanë që e falënderuan publikisht atë që simbolizonte diktaturën.
Në vend të një elite të re demokratike, Shqipëria mori ish-komunistë të rilindur si demokratë, ish-spiunë që u prezantuan si reformatorë, karrieristë që hodhën tesërën e Partisë së Punës për të veshur kostumin e një partie të re. Emrat ndërruan ngjyrat, por sistemi mbeti i ngjashëm: hierarkik, klientelist, arrogant. Ky vend, që dikur e nisi rrugën drejt demokracisë me një entuziazëm të papërmbajtshëm, sot është lodhur. Janë 35 vjet: premtime boshe, reforma të dështuara, politikanë të ngjitur pas karriges, administratë që funksionon me militantë e jo me profesionistë, media të kapura që nuk informojnë, por manipulojnë, analistë me pagesë që shesin opinion si të ishte mall tregu.
Në 1990 nuk kishim liri. Sot kemi liri, por për çfarë? Për të ikur? Për të votuar dhe pastaj për të parë votën të blihet, të manipulohet, të përdhoset? Në komunizëm njerëzit s’ishin të lirë. Në demokraci, njerëzit janë të lirë të largohen masivisht, sepse këtu nuk gjejnë shpresë. Kjo është tragjedia morale e tranzicionit tonë. Shtet i kapur, shpresë e kapur. Ne flasim për shtet ligjor, por politikanët përdorin imunitetin për të shmangur drejtësinë. Ne flasim për meritokraci, por shembujt më të shquar të karrierave janë militantët, servilët, klientët politikë. Ne flasim për integrim, por shpesh kemi politika të shekullit të kaluar. Ne flasim për drejtësi sociale, por pabarazia është bërë institucion. Ne flasim për liri, por kemi një media të kapur. Dhe ndërkohë populli largohet. Nuk është vetëm varfëria që i përzë shqiptarët. Është ndjenja se djersa nuk shpërblehet. Se suksesi nuk fitohet, por blihet. Se shteti nuk të shërben, por të kundërvihet. 8 Dhjetori sot është një festë që na brren ndërgjegjen. 8 Dhjetori na kujton se ky vend ka ditur të ngrihet një herë kundër frikës. Por sot pyetja e vërtetë është: A kemi ende guxim të ngrihemi kundër zhgënjimit? A mund të kërkojmë jo thjesht lirinë, por dinjitetin? A mund të provojmë të ndërtojmë një Shqipëri ku rinia jeton, jo vetëm largohet? Sepse në fund të fundit, 8 dhjetori është dita kur rinia e bëri të mundur të pamundurën. Por sot ka ardhur momenti të pyesim me zë të lartë: Kush po e mbron sot ëndrrën e atyre studentëve? Kush po e mbron Shqipërinë nga zhgënjimi? Dhe kush do të ketë guximin të bëjë për vendin atë që ata bënë në 1990? Kjo është sfida e vërtetë e 8 dhjetorit. Dhe ajo mbetet ende e hapur.
Autori na shpjegoi se sot dëgjohen ata që duhet të dëgjonin dhe të mësonin. Citati që përdori është i vlefshëm, pavarësisht kush e ka thënë.
Të mos rendim pas Robert Ndrenikës edhe pse bëri një gabim në pleqëri me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kush nuk ka bërë gabime në rini apo pleqëri?
E rëndësishme, del nga shkrimi, është të dëgjojmë gjëra të mençura dhe me vlerë për punën dhe jetën e kombit.
Po na dhembin veshët nga zhurma e atzre që kanë mundësi ekonomike të na çajnë veshët dhe nuk po duan të dëgjojnë ata që në jetë me djersë dhe mundim kanë kontribuar për vendin.
Moderatori,Kam kaseten origjinale me intervisten.Demo nuk i di marifetet si dergohet kaseta ne adresen tuaj.Demo di te sjelle kaseten ne redaksi dorazi.N`dac hidhe ne disk,ndac hidhe ne cip,ne print,se une nuk kam haber nga elektronikat.
Kur te jem i ngeshem do ta sjell.
8 Dhjetori, dita kur u rrëzua një sistem, por jo mentaliteti i tij.
8 Dhjetori 1990 ishte dita kur të rinjtë shqiptarë shembën murin e frikës dhe i thanë një sistemi të tërë: Mjaft! Ishte dita e guximit, dita e rinisë që nuk pranonte më të jetonte në errësirë, dita kur Shqipëria pa për herë të parë një dritë shprese. Kjo ditë sot është festë kombëtare. Por është edhe një kujtesë e hidhur: Sistemi ra, por mentaliteti i tij mbijetoi.
Dhe 35 vite më vonë, ai mentalitet është bërë i rafinuar, i sofistikuar, i veshur me ngjyrat e demokracisë, por me shpirtin e vjetër të kontrollit të gjithçkaje. Demokracia në letër, kontroll total në praktikë. Shumë nga praktikat që rinia e asaj kohe u ngrit t’i rrëzonte, u rikthyen në forma të reja. Ndoshta jo më me diktaturë të egër, por me një mentalitet të pandryshuar, pra kush vjen në pushtet, do të kapë çdo gjë. Si dikur Partia e Punës, sot çdo forcë që fiton zgjedhjet synon të kontrollojë parlamentin, drejtësinë, administratën, ekonominë, median. Pushteti nuk qeveriset, por përvetësohet. Nuk menaxhohet, por monopolizohet. Në komunizëm ekonominë e kontrollonte shteti me firmën e Sekretarit të Parë të partisë. Sot e kontrollojnë oligarkët, me firmën e Kryeministrit. Tenderat, PPP-të, koncesionet, statusi “investitor strategjik”, janë shpërndarë si trofe për miq, klientë, militantë. Kompani të vogla mbyllen, ndërsa një grusht emrash shumëfishojnë pasurinë. Kjo nuk është ekonomi tregu. Është kapitalizëm i dirigjuar nga politika, një vazhdim i logjikës komuniste. Kontroll total nga qendra, thjesht me instrumente të reja. Media, nga censura e diktaturës atëherë, te autocensura e frikës sot. Në diktaturë media ishte mjet propagande. Sot, shumë prej tyre janë të kapura nga po të njëjtët mekanizma, por me mjete moderne, pra tendera publikë, favore, reklama shtetërore, gjoba selektive, frikë, presion, shantazh të heshtur. Disa media transmetojnë jo lajme, por versionin zyrtar të realitetit.Analistë që shiten si të pavarur janë shpesh në listë pagesash të politikës ose biznesit të lidhur me të. Teknologjia ka ndryshuar, por fryma është e njëjtë: kontrollo mendjen e publikut dhe kontrollove pushtetin. Pse? Sepse mentaliteti nuk u ndryshua kurrë. Nëse në 1990 u shemb sistemi, mentaliteti i tij nuk u shemb, pra mentaliteti i kapjes së pushtetit, mentaliteti i kontrollit total, mentaliteti “partia jam unë”, mentaliteti “institucionet janë pronë”, mentaliteti “kundërshtari është armik”, mentaliteti i mosdorëheqjes dhe qëndrimit “përjetësisht” në karrigen e pushtetit, mentaliteti që drejtësia mund të pezullojë, arrestojë e dënojë qytetarin e thjeshtë, por jo pushtetarët. Shqipëria mori demokracinë formale, por jo kulturën e saj. Morëm zgjedhje, por jo garë të ndershme. Morëm pluralizëm, por jo alternim real të elitave. Morëm liri, por jo drejtësi.
Morëm shtet, por jo shtet për qytetarin, vetëm për të fortët. 8 Dhjetori sot është festë për guximin, trishtim për zhgënjimin. Sot Shqipëria është më e lirë, sigurisht. Por është edhe më e zbrazur se kurrë. Rinia, ajo që dikur u ngrit kundër diktaturës, sot po ikën masivisht nga demokracia. Nuk ikin sepse nuk e duan Shqipërinë. Ikën sepse nuk po gjejnë dot një Shqipëri që i do. Dhe ndërsa politikanët pasurohen, populli varfërohet. Ndërsa qeveritë ndërrrohen, mentaliteti mbetet i njëjtë. Pyetja është kjo: Si ka mundësi që mentaliteti i komunizmit vazhdon të na qeverisë?
Dhe mbi të gjitha: kur do të gjejmë forcën ta rrëzojmë vërtet këtë herë? 8 Dhjetori nuk është vetëm kujtesë historike. Është një sfidë morale. Është një thirrje për të korrigjuar atë që nuk u bë dot në 1990, pra çlirimin e mendësisë nga grabitja, kapja, kontrolli dhe frika. Dita kur Shqipëria do ta bëjë këtë, atëherë do të festojë jo vetëm rënien e komunizmit, por lindjen e vërtetë të demokracisë.
Bravo “komentuesi” dhe “opinionisti” që besoj se janë një. Komente me arsye dhe llogjikë. Plotësisht dakord. Veçse do të shtonja se koha tregoi që shqiptarët nuk ishin të prirur dhe të përgatitur për demokracinë. Çdo popull ka qeverinë që meriton, – thotë një fjalë e urtë. Dhe ne e kemi merituar Enverin, Salehun, Nanon, Ramën etj. Idealistat te shqiptarët përbëjnë një pakicë e papërfillshme, që për më shumë tallen dhe përçmohen. Me një fjalë e keqja qëndron te populli. Që ka shumë cilësi negative, që i shpreh sidomos kur nuk ka frikë, kur nuk ka dikë mbi kokë. Kur shqiptarët do të fillojnë të mendojnë më shumë për Atdheun se për partitë?! Kjo është pyetja. Por ndofta tani është tejet vonë. Ti mund të mendosh dhe të sakrifikosh për Atdheun kur mendon se ai është i yti, i fëmijëve të tu. Se aty ti ke rrënjët e të parëve. Por kur vëren se ky Atdhe, konkretisht ky shtet, nuk mendon për ty, kur pasuritë që i takojnë të gjithëve janë privatizuar dhe kanë rënë në disa duar të pista, pse duhet të mendosh ti dhe të sakrifikosh për vatanin?! Le të sakrifikojnë ata që ia kanë parë hajrin, që e kanë mjelur dhe vjelur. Por këta të fundit i kanë marrë masat me kohë. Fëmijët jashtë shtetit me studime. Vetë me vila apo shtëpi në Itali apo Turqi. Me para të thata në bankat off-shore. etj etj. Shqipëria ka nevojë përsëri për një përmbysje të thellë, për një revolucion. Jo për të risjellë në krye një Enver tjetër, por për ta bërë popullin zot të pasurive të tij. Që shqiptarët ta ndjejnë Shqipërinë si shtëpinë e tyre, si një vatër të ngrohtë kur përjashta ka furtunë dhe suferinë. Veçse atëhere shqiptarët nuk do ta braktisin më vendin. Ëndrra në beze.
Natyrisht qe Berti ate thenie qe ka hedhur ne Facebook “Skamja e zvogelon vleren e fjales se njeriut te zgjuar” qe kush e di nga e ka kopjuar, nuk e ka per vehten. (Ai nuk ka qene shquar kurre per i zgjuar e kete e tregoi edhe kur e futen ne salle te Parlamentit si Deputet )
Sa per ate – ” Eshte nder te paktet burra qe nuk kane shitur vehten ” kjo eshte nje eklozhe krejt e pamerituar!
Berti e shiti vehten ne pleqeri (ndoshta lire nga Skemja) kur doli te tregoje entuziazem per prishjen e Teatrit Kombetar.
Nje Aktor qe entuziazmohet nga prishja e Teatrit eshte per tu meshiruar e jo per tu pergezuar.
dhe ja sot : Ku e ke Teatrin e ri Kombetar o Berti, e sheh gjekundi neper Tirane? Jo!
E kjo e verteton ate qe je i shitur edhe per te mos u ndiere me fare…
Femiu
Ky palo Skypion
Ky palo Skypion bredh hu me hu neper pjerrina gazetash, duke i qelbur ato me mendesite alla dhelpre. Por huri huri do ti mbetet.
Robert Ndrenika, nje aktor i rralle, por dhe njeri mbi te gjitha me zemer te madhe, ikone parexcellence cmohet dhe mbetet ne kujtesen e spektatorit dhe njerzve qe kane patur dhe kane fatin ta njohin.
Shendet dhe jete ta gjate I Miri, i mencuri Robert Ndrenika. Mirenjohje per te gjitha rolet qe na ke dhuruar.
” Kur hiqen maskat” , desha të dinja, sa vjet ke që nuk ke shkelur në Tiranë o rrotë hajvani ? Teatri i ri kombëtar po ngrihet madhështor në hapësirat e ish “dopolavoros” italiane , që u shëmb i gjithi sapo e preku ruspa dhe kishte rrezik t’i zinte brenda aktorët . Teatri i ri kombëtar po ndërtohet me një shpejtësi jashtë normales për t’ja mbyllur gojën idiotëve si ju të mësipërmit dhe do të jetë, sipas arkitektëve austriakë qe e kanë projektuar, teatri më madh, më i bukur e më i rëndësishëm në Ballkan . Tashmë ka përfunduar si muraturë dhe mund të shihet dhe himagjinohet se sa madhështor e i bukur do të bëhet së shpejti , kur të përfundojë . Nga urrejtja që ju zien në bark , edhe të bardhën e bëni të zezë . Njerëz katastrofistë e disfatistë .
8-dhjetori eshte nje dite qe shume vete me shpresen e lirise kerkuan rrezimin e diktatures.Diktatura kishte kohe qe nuk ishte e zonja te kryente detyrat e saj por,perseri ajo ishte e lige.Ramiz Alia i trembur nga cfar pa ne Rumani e vende te tjera pergatiti skenarin per te mos u ndeshkuar.Studentet shpejt u manipuluan nga”udheheqesit revolucionar”me ne krye Sali Berishen te cilet pervetesuan gjithe perpjekiet e rinise.Edhe sot vazhdojme te besojme ne demokraci e cila eshte uzurpuar nga nje klike 35-vjecare e nuk ie leshojne.Ndrenika,ky aktor i fuqishem ka thene nje te vertete ,se kur je i varfer pesha e fjales eshte e vogel.Mendoj qe kjo thenie nuk mund te jete per reputacionin e tij.Ai dhe i varfer e ka fjalen te fuqishme,sepse njerezit besonin tek Ai.Terheqia e tij mund te kete dicka tjeter.
Robert Ndrenika është më i madhi midis të mëdhenjve dhe si tillë do të mbetet dhe kujtohet përgjithnjë.
Ndrenika? Aktor ne skene e aktor ne jete.
Sa per ato qe paska kopjuar diku per Skamjen e vleren e fjales – Skamja nuk e pengonte fare Sokratin e lashtesise ti degjohej e peshohej fjala…sepse ishte i zgjuar e zgjuarsia nuk ka nevoje per Kamje per tu shpalosur!
Nuk u gjend qe nuk u gjend nje udheheqes ne Albanistan te bashkoje kete pooull me histori Greke per mijera vjet dhe te ktheje shpresen per kete popull te vuajture.
Aleksandri i Madh i Maqedonise i bashkoi Greket me dhune pasi Perandoria Perse kishte pushtuar Greqine.
Kjo ishte aresyeja perse Generali me i famshem i Historise Njerezore Alksandri i Madh arritu deti ne Indi me mendimin se Mbrojtja me e mire eshte Sulmi.
Krijoi Tempullin e Dijes se Botes ne ate kohe ne Egyptos Libraria e Aleksandrise.
Prania e Perandorise se Tij deri ne vdekjen e Kleopatres nga Maqedonia u quajt Periudha Helenistike.
Rreth 300 vjet periudha e Ptolemenjve si pasardhes te Aleksandrit te Madh ishte Ajo qe shperndau Politizmoin (Culture “shqip”) Greke Theatrot,Mozaiket e heronjve Mithollogjik dhe Historike zbulohen edhe sot ne te gjithe Lindjen e Mesme Jordani,Siri,Egypt,Turqi,Albani,Magna Grecia Italy etj.
Ky vend i quajture Albania do diktature per arwsyen e vetme se eshte i percare.
Perralla se Fete e ardhura nga pushtimet pervec Orthodhoksise jane ne “Bashkejetese” eshte per te semuret Psiqike.
Nje fact tregon qe ne 1918 ketu ne Albanistan sipas statistikave te Aquf Pashes ishin 2% Katolike dhe pjesa tjeter Orthodhokse dhe Islamike
pothuajse e barabarte 50%.
Kurse kryetari i Katolikeve me Kombesi te huaj
pretendoi se votimet qe u bene nuk tregojne “sakte” numurin e Katolikeve qe jane me shume se 25%!
Kush mendon se Fete nuk jane Influence dhe Identitet eshte thjesht Idiot.
Shikoni se si u katandisen Sllavet nga Fuqite e Medha te Jugosllavise ne emer te Feve.
Historia e ka te shkruar qe Sllavet zbriten ne Ilyrine e Perandorit Ilyre Megas Kostantinos ne shekullin e 6te A.D.
Po sot?
Pro Germanet e Kroacise ferkonin duart per bombardimin e Beogradit nga keta barbare “Te Krishtere” qe mbeshtesin Turqine Islamike dhe foshnjen e Saj Albanistanin.
Keto i ka bere Feja.
E njejta ka ndodhur ne Ukrahine me Ruset qe propaganda e Sh.b.a-se ndau kete Kishe Orthodhokse per shekuj.
Me pas lufte,vrasje,shkaterrim.
Aresyeja?
Pasurite e Ukrahines dhe shkaterrimi i Rusise.
Nje udheheqes i guximshem ne Albanistane me nje Vision te historise dhe Identitetit para Osman do ishte nje menyre per te shpetuar kete popull te vuajture.
Nje Federate me vellezerit Arvanitas do ishte nje grusht kunder mbetjeve te Islamit dhe te Katolikeve tradhetare te Papes.
Mos te harrojne se Pirrua i Epirit luftoi per te cliruar Magna Grecian nga Romaket.
Si mund te jesh pro Italiane dhe contra Greqise?
MJERIMI POLITIK OPOZITAR
DJALI: O ba, E.Shabani u zgjodh avokat i popullit. PD i dha firmat si kandidat, e më pas i mohoi ato. Ç’tregon kjo? Mos vallë politika është kthyer në parodi? A ishte E.Shabani kandidatura që i zbuloi të gjithë, pra nga tepsia tek karrieristët? A tregoi ky rast që politika harron firmat, por jo tepsinë? Dhe a janë të garshëm të shpërblejnë këdo që i rrezikon monopolin opozitar, mjafton ta “heqin qafe” nga politika duke i dhënë një post? A është kthyer gjoja budallallëku politik si strategji?
BABAI: Kjo është simptoma e një opozite të humbur”, një opozite të rraskapitur, të mbaruar, pa ide, pa shpresë, thjesht opozitë postesh, komforti, konformizmi dhe pazari. Një opozitë që nuk ka më ndërmend të vijë në pushtet e s’ka asnjë mundësi për të fituar zgjedhjet, duan thjesht ta shtyjnë sa më shumë të munden duke ruajtur status quonë dhe monopolin opozitar. Tashmë opozita (PD) është thjesht një figurante politike, një opozitë që jep firmat për avokat të popullit por që vetë ka humbur popullin, një opozitë që harron firmat por jo tepsinë.
DJALI: Sot PD festonte 35 vjetorin. Çfarë kanë arritur në këto 3 dekada?
BABAI: Ndërkohë që populli është shpopulluar e varfëruar, ata anë pasuruar. Ndoshta janë pasuruar më shumë kur në pushtet ka qënë Rama. S’kanë mbajtur asnjëherë përgjegjësi, s’kanë dhënë asnjëherë llogari. Kur Spaku e vuri përballë akuzave, Berisha i quajti organizatë kriminale. PD nisi si revolucioni i popullit, tani është skena ku luan budallain politik për të mbajtur tepsinë. Pra, nga zëri i qytetarëve ka kaluar te zëri i justifikimeve absurde për të ruajtur pushtetin opozitar, privilegjet që përfiton.