Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mund të ndikojë Giorgia Meloni tek Trump në interes të BE?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > A mund të ndikojë Giorgia Meloni tek Trump në interes të BE?
BoteLajmi i fundit

A mund të ndikojë Giorgia Meloni tek Trump në interes të BE?

Published: April 17, 2025
Shpërndaje

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të BE. Por edhe para kësaj, ajo vizitoi Donald Trump në Florida. Dhe tani kryeministrja italiane dhe lidere e partisë postfashiste Fratelli d’Italia e viziton përsëri presidentin e SHBA në Uashington. Një temë për të cilën ajo dëshiron të flasë me të është e njohur: tarifat për produktet e BE-së që Trump dëshiron të vendosë, por që tani i ka pezulluar për momentin. “Është e qartë se vendosja e tarifave të reja do të kishte pasoja të rënda për prodhuesit italianë. Dhe unë jam e bindur se ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë tregtare që nuk do të përfitonte as SHBA dhe as Evropa.” Kështu është shprehur më parë Meloni.

A mund të shmangë Meloni një luftë tregtare me BE-në?

Marrëdhënia e Melonit me Trump konsiderohet shumë e mirë, prandaj, mbështetësit e saj shohin atë si lideren e re të fortë në BE. Por plitikani i opozitës dhe ish-kryeministri Matteo Renzi i sheh gjërat ndryshe.

- Publicitet -

“Propaganda e qeverisë italiane në muajt e fundit ka qenë: Do ta shihni, do të vendosin tarifa për të gjithë, përveç Italisë”. Pikërisht për shkak të ‘marrëdhënies speciale’, për shkak të marrëdhënies speciale mes Melonit dhe Trump-it. Por e kemi parë që nuk është kështu. Ne evropianët jemi të gjithë në të njëjtën varkë”, thotë Renzi.

A mundet Meloni, që kuptohet kaq mirë me Trump, të parandalojë edhe një luftë tregtare midis BE-së dhe SHBA-së?

Piero Ignazi, një studiues politik në Universitetin e Bolonjës, dyshon për këtë. Ai thekson se vizita e Melonit në Trump, fillimisht nuk është gjë tjetër veçse një vizitë kortezie. Në fund të fundit, ajo nuk është negociatore zyrtare për të gjithë BE-në. Edhe pse Meloni është në koordinim të ngushtë me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, siç raportohet edhe nga Brukseli.

Ignazi beson se Meloni do të përfaqësojë kryesisht interesat italiane gjatë kësaj vizite dhe shpreson ndoshta të përdorë marrëdhëniet e saj të mira me Trump për të siguruar që Italia të marrë trajtim preferencial. Kjo mund të kthehet në problem, thekson eksperti.

Meloni mund të tundohet të veprojë e vetme në vend që të negociojë me partnerët evropianë. Kjo do të ishte shumë e vështirë për Italinë, sepse do të shkaktonte shumë reagime, jo vetëm nga BE-ja në tërësi, por edhe nga shtetet evropiane më vete”.

Në BE, Meloni paraqitet si një partnere e besueshme dhe një evropiane e bindur. Në fund të fundit, ajo ka nevojë për para nga BE, pasi borxhi kombëtar i Italisë është i madh. E kjo nuk e lehtëson veprimin e saj balancues midis Trump dhe BE-së.  Por pavarësisht se si do të përfundojë biseda mes Trump dhe Melonit, kryeministrja mund të rifillojë negociatat menjëherë pas vizitës. Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance vjen në Romë për një vizitë gjatë Pashkëve./DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Asd says:
    April 17, 2025 at 2:23 pm

    E dime se si i shikon dhe cfare mendon Trump per grate. Me Melonin eshte thjeshte duke buzeqeshur si macja qe luan me miun. I pelqen te shikoje dike qe i perulet por ai e di qe nuk do ti ofroje asgje. Edhe sikur te ofroje tarifa me te ulta per Italine, qellimi do te ishte vetem percarja e BE. Kjo do te ishte akoma me cinike.
    Meloni, stay home!

    Reply
    • pilo Lala says:
      April 17, 2025 at 2:55 pm

      llogjike e sakte, cdo kercim i Melonit drejt Amerikes, do te zemeronte Gjermanine dheFrancen, kjo do ishte shume e rrezikshme per ekonomine Italiane, e cila varet shume nga keto dy shtete drejtuese te BE.
      Meloni nuk besoj te bjere ne prehrin e Trump, pastaj ai kur ta shikoje qe nuk ka aleat tjeter, do e masakroje Italine me kerkesa absurde te pasurive, dhe Turizmit ne disa ishujve te Jugut Italise..

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I shoqëruar nga senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK
  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?