Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aflatoksina tek qumështi, alarmi i mjekut: Dëme të parikuperueshme në mëlçi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Aflatoksina tek qumështi, alarmi i mjekut: Dëme të parikuperueshme në mëlçi
Lajmi i funditShendetesi

Aflatoksina tek qumështi, alarmi i mjekut: Dëme të parikuperueshme në mëlçi

Published: April 29, 2025
Shpërndaje

Produktet e bulmetit, veçanërisht qumështi, po konsideron gjithnjë e më shumë si burim rreziku për shëndetin nëse nuk respektohet norma e lejuar e aflatoksinës sipas standardeve të Bashkimit Europian, normë që nuk është respektuar sipas të dhënave të fundit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pranoi në fundjavë prezencën e toksinave kancerogjene në produktet shqiptare të qumështit.

Sipas një njoftimi, AKU gjeti qumësht me aflatoksinë në qytetin e Vlorës. Aflatoksina M1 është një toksinë që kalon në qumështin e kafshëve kur ato ushqehen me foragjere të kontaminuara dhe njihet për potencialin e saj kancerogjen.

- Publicitet -

Gjatë një fushate monitorimi të zhvilluar nga janari deri në prill 2025, AKU analizoi 26 mostra të ndryshme qumështi dhe nënproduktesh të tij në këtë qytet. Rezultatet treguan se 10 nga këto mostra, pra afro 40%, përmbanin nivele të aflatoksinës M1 mbi kufijtë e lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore, ku norma e lejuar e është vetëm 0.050 µg/kg (ose 50 ng/kg).

Mjekët shqiptarë kanë ngritur alarmin mbi dëmet serioze që kjo substancë toksike mund të shkaktojë në organizëm, me pasoja të parikuperueshme, veçanërisht për mëlçinë.

“Aflatoksina është një nga toksinat më të fuqishme të prodhuara nga disa lloje mykesh, dhe nëse merret në mënyrë të vazhdueshme, shkakton dëmtime të mëdha në mëlçi, përfshirë hepatotoksicitet dhe hepatokarcinomë (tumor në mëlçi),” deklaron mjeku patolog Gerald Kola për Gazetasi.al.

Mjeku patolog Gerald Kola

Shifra shqetësuese: 120 raste me tumor në mëlçi në vitin 2023

Vetëm gjatë vitit 2023 janë regjistruar 120 raste me tumor në mëlçi, një shifër në rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Aflatoksina B1 konsiderohet si një kancerogjen shumë i fuqishëm, sidomos te individët që vuajnë edhe nga Bepatiti B (HBV).

Sipas doktor Kolës, kjo toksinë shkakton gjithashtu dobësim të sistemit imunitar (imunosupresion) dhe dëmtime në sistemin tretës, ndërsa tek fëmijët efekti është edhe më i thellë.

Rreziqet për fëmijët dhe zhvillimin e tyre

Nisur nga tradita e përdorimit të qumështit në familjet shqiptare, shumë fëmijë konsumojnë produkte bulmeti në baza ditore. Por sipas ekspertëve, aflatoksina mbi normën e lejuar mund të shkaktojë probleme serioze në zhvillim, si: Rritje e vonuar, ulje e peshës trupore, çrregullime zhvillimore dhe toksicitet akut në raste të ekspozimit të lartë.

Bulmeti nën lupën e kritikës: Toksina, hormone dhe antibiotikë

Përveç aflatoksinës, mjekët paralajmërojnë edhe për rreziqe të tjera të lidhura me produktet e bulmetit, si: Intoleranca ndaj laktozës, rritje e inflamacionit, shtim i mukozës në trup, rrezik i shtuar për sëmundje kardiovaskulare dhe ndikim në balancën hormonale për shkak të përdorimit të hormoneve dhe antibiotikëve tek kafshët.

Pse shqiptarët nuk heqin dorë nga bulmeti?

Sipas mjekëve të shëndetit publik, shmangia e bulmetit mbetet sfiduese për disa arsye, siç janë traditat e forta ushqimore, mungesa e edukimit ushqimor, aksesi dhe çmimi i ulët dhe perceptimi i rrënjosur se bulmeti është i shëndetshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Phoenix says:
    April 29, 2025 at 8:31 pm

    DMTH per mijera vite qe eshte konsumuar bulmeti, ka qene i shendetshem por tani qenka sfide e madhe qe te sqarojne arsyen se perse hane ende bulmet njerezit. Keta jane ata, qe ju shisnin dhe vaksinat e Kovid-it, si te sigurta dhe efektive. Helbete, duhet te hane ushqimet sintetike, patatinat dhe krimba e insektet e stazhionuara ne qeska shumengjyreshe, te atyre qe paguajne keta ” Shkencetaret ” , ” Mjeket ” dhe media qesharake, per te na ndricuar me xhevahire shkemcore.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 29, 2025 at 8:59 pm

    Jane aq qesharake, sa te argetojne pa mase me brockullat qe shkruajne ne gazeta dhe i kuvendojne ne hale kanalet e Televizorit. Me ” Shkencen ” e tyre, i kane kthyer te gjitha ushqimet bio dhe me vlera, ne lende radioaktive.

    Reply
  • Phoenix says:
    April 29, 2025 at 9:19 pm

    E mbani mend kur dilte Silva Bino ne Top Channel, dhe “vaksinonte” live prezantuesen duke e shpallur kosher Gjilperen. Po Skender Bratajn, qe shkruante carcafe ketu te Dita e kudo, per perberjen shkencore te vaksines e cila kishte vetem sukroze dhe serum sipas zbulimeve te famshme te tij? Po Tritan Kalon qe ngeli si papagall neper media dhe televizione duke perseritur Lani Duart, Maske, Vaksine, Distance, Apo i harruat? Ende e besoni shkencen e ketyre karagjozeve?

    Reply
  • Phoenix says:
    April 29, 2025 at 10:03 pm

    Keta e kane kthyer shkencen ne politike dhe politiken ne shkence.

    Reply
  • Lexuesi says:
    April 30, 2025 at 8:31 am

    Aflatoksina M1u gjendka ne “foragjere te kontaminuara”.Po kush jane keto foragjere te kontaminuara,si kontaminohen?.Dihet se bagetite me foragjere ushqehen te cilat rriten ne fushe si jonxha trifili, dhe barera te egra,qe duhet thene se jane bio.Mos valle duhet te ushqehen me ushqime te blera ne keto tregtaret e famshem qe shesin ushqime te dyshimta dhe tani ne pranvere ato nuk po u shiten e kane mbetur stok,prandaj te ndalohen foragjeret.Kafshet qe prodhojne qumesht jane barengrenes dhe jo mishngrenes. I lutem artikullshkruesit te sqaroje se me cfare duhet te ushqehen bagetia qe te mos kontaminohen dhe cfare nuk duhet te konsumohen se na oroditet.

    Reply
  • Tartari says:
    April 30, 2025 at 12:11 pm

    Foragjeret rriten me uje me pleh organik dhe plehra indistriale, notrat amoni, ure. Tek cili element dyshohet nga keta?…
    Ky lajm eshte i dyshimte: Eshte qumesht vendi apo importi? Te diagnostikuarit me kanser ne melçi jane te gjithe nga Vlora?
    T’i vendoset emri njesise tregtare ne Vlore dhe furnitorit te saj, ndryshe ky eshte.panik me qellime
    te caktuara.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)
  • Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  • Iku nga Grupi i PS, Koçeku i bashkohet zyrtarisht protestës qytetare në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. % on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit
  2. ¿? on Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  3. Vl on U arrestua në Greqi, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë
  4. Vizitohu! on CIRK DHE RESORTE – Si Richard Grenell dhe Edi Rama e përfshinë familjet Trump dhe Rothschild në një aferë shqiptare
  5. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 on U arrestua në Greqi, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?