Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ajo tmerroi dynjanë…”, Ilir Meta sqaron raportin me Kryemadhin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Ajo tmerroi dynjanë…”, Ilir Meta sqaron raportin me Kryemadhin
Politike

“Ajo tmerroi dynjanë…”, Ilir Meta sqaron raportin me Kryemadhin

Published: April 25, 2024
Shpërndaje

Tre ditë para konventës kombëtare, Ilir Meta, i ftuar në studion e “Quo Vadis”, ka sqaruar një herë e mirë deklaratat për krisje në raportin e tij me bashkëshorten, Monika Kryemadhi.

Përballë analistit Mentor Kikia dhe kryeredaktorit të “Vizion Plus”, Roland Zili, kreu i PL tha se po përpiqet që në parti të zhdukë nepotizmin dhe të instalojë meritokracia.

Sipas tij, nuk ka asnjë krisje në marrëdhënien e tij me Kryemadhin, për të cilën tha se ka një kontribut të jashtëzakonshëm në parti.

- Publicitet -

Zili: Ju po riktheheni dhe keni gjetur një formë interesante rikthimi. Por përtej mënyrës së komunikimit që keni zgjedhur, në këtë rikthim, në këtë lloj rilindje që doni t’i jepni partisë, keni dhe një marrëdhënie që shumë njerëz e shikojnë me habi. Një krisje të fortë me Monika Kryemadhin. A po e sakrifikoni Kryemadhin?

Ilir Meta: Kjo më kujton një histori me disa kolegët tuaj, të cilët gjithmonë më thoshin mua për nja dy tre kolegë ministra që kisha, “hiqi këta mo burrë”. Një ditë unë e hoqa një mikun tim, sepse duhej bërë një reformë, ai po e vononte. Këta kolgët që më thoshin vazhdimisht “hiqe”, kur e hoqa më thanë “atë e gjete ta heqësh”. Në këtë rast nuk është e njëjta gjë.

Shumë prej jush gjithmonë keni thënë LSI parti familje, parti burrë e grua, etj. Kontributet e Monikës janë të jashtëzakonshme, që në kohën e PS-së, ajo tmerroi dynjanë, mbushi gjithë sallën e Pallatit të Kongreseve, e në vazhdimësi, është një figurë publike. Por a nuk keni thënë ju vazhdimisht këtë gjë? Në rastin aktual nuk ka asgjë kundër Monikës. Ka një problem të rëndësishëm që ka të bëjë me instalimin e meritokracinë në Partinë e Lirisë.

Zili: Monikës nuk ia vë asnjeri në diskutim meritokracinë…

Ilir Meta: Nuk ka asnjë padrejtësi ndaj askujt. Statuti që do të miratohet përpiqet të eliminojë nepotizmin, sepse nuk  është vetëm një rast i tillë. Monika është në komitetin drejtues kombëtar të PL. Nëse dëshiron të qëndrojë në kryesi apo të paraqesë një alternativë tjetër, të votohet. Votohet bashkë me mua. Problemi më i madh nuk është Iliri dhe Monika. Problemi më i madh është që nepotizmi na ka goditur rininë. Ne duhet të bëjmë një revolucion në administratën publike, nepotizmi po vret demokracinë. Vetëm në dogana janë 500 raste nepotike, burrë e grua, vëlla e kunatë, etj. Nuk po përmend gjithë admnistratën. Ne duam të bëjmë të qartë se çdo gjë do të bazohet në meritokraci. Partia jonë nuk do të ketë një kakofoni. Partia jonë do të jetë më demokratikja.

 

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ku flë lepuri! says:
    April 25, 2024 at 10:24 am

    “Lepuri nuk flë” aty ku thua ti, Ilir Meta, por tek pasuria e juaj që e keni grabitur me rroga publike dhe jo me biznes. Këmbet ju dalin zbuluar tek pasuria dhe perdorni politikën si mburojë që t’ju shpëtojë nga ligjet, të cilat po të zbatohen drejt, përfundoni pas hekurave. Drejtësia duhet të veprojë shpejt, njësoj si për të tjerët dhe të përfundojë këtë çfaqje 34 vjeçare gënjeshtrash.

    Reply
  • Jimi says:
    April 25, 2024 at 11:11 am

    Like ! E di kur zhduket nepotizmi ne partine e skrapallinjeve te inatosur? Kur ju te dy, burre, e grua te terhiqeni plotesisht nga forumet e partise nepotike. Dhe atehere kur ju te beni kete, kjo parti do te fshihet fare nga defteri.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    April 25, 2024 at 12:10 pm

    O Dita, ç’behet keshtu? Edhe ju ngelet peng e “Big Brother-it” banal Meta-Kryemadhi? Mire ajo shtresa e djathte e fisme qe s’ka nje gazete te djathte ku te perplas koken, por edhe ju, si gazete e majte, po harroni te merreni me hallet e shtresave ne hall dhe merreni me halle “Big Brother-ash” politike, te cilet “nuk kane” cfarë te hane neser….

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    April 25, 2024 at 5:45 pm

    Keta jane fatkeqesia kombetare,ky eshte ala tek Enveri,fshatar po,hajdut po,skraparlli po,ma zi nuk i bohet.Bene edhe dokumentar per vilen ne Lalez se mendonin se do ishin pergjithmone,po nuk u futen ne burg ky e Monika vari lesht Shqiperise.

    Reply
  • Selami says:
    April 25, 2024 at 6:25 pm

    S’ka ma zi per kta shqiptar qe hajdutët skan te ndalëqa nuk bëjnë për të pas parti me vjedh lekë e pasuri ndajnë gruan e shajnë këdo si e si te fitoj po tani të gjithë e dinë kush e ka lsinë prl ka dalë e re po me breket qe ka pre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. prehistoriku on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. Vlora 97 on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Zvicra on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE
  5. Detari on Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?