Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
KosovëLajmi i fundit

INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”

Published: September 21, 2026
Shpërndaje

Profesori dhe analisti britanik Aidan Hehir ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hehir ka komentuar ndikimin që ky vendim mund të ketë në Kosovë, në një periudhë kur vendi po përballet edhe me zhvillime të ndërlikuara në planin politik dhe institucional. Ai ka folur për situatën politike, për përplasjet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet subjekteve politike, si dhe për nevojën e funksionimit të institucioneve në këtë periudhë.

Në këtë intervistë, Hehir ndalet edhe te pozita gjeopolitike e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me aleatët perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

- Publicitet -

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, më 16 shtator, cilat mendoni se janë pasojat më të rëndësishme politike dhe shoqërore që ky vendim mund të ketë për Kosovën?

Aidan Hehir: Aktgjykimi ka shkaktuar qartë tronditje te shumica e shqiptarëve të Kosovës. Sikurse shumë të tjerë që e kanë ndjekur këtë gjykatë që nga krijimi i saj, edhe unë gjithmonë kam besuar se të akuzuarit do të shpalleshin fajtorë. Megjithatë, kjo mundësi nuk iu është komunikuar qartë publikut, prandaj edhe tronditja ka qenë kaq e madhe.

Mendoj se njerëzit do të ndihen, me të drejtë, të zemëruar dhe të lënduar. Sipas mendimit tim, Gjykata Speciale nuk është dashur të krijohej dhe aktgjykimet e nxjerra nga kjo gjykatë kanë legjitimitet të kufizuar në sytë e publikut.

Zemërimi, shpresoj, do të drejtohet ndaj atyre që janë përgjegjës për krijimin e kësaj gjykate. Përkatësisht, ndaj aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, veçanërisht SHBA-së, që kërkuan krijimin e saj, si dhe ndaj partive politike, veçanërisht LDK-së dhe PDK-së, që votuan për themelimin e saj.

Prandaj, në planin afatgjatë, shpresoj që këto gjykime t’u shërbejnë qytetarëve të Kosovës si një moment kthjelltësie, i cili do të ndryshojë natyrën e marrëdhënieve të Kosovës me Perëndimin dhe do të nxjerrë në pah dëmin e shkaktuar nga ata aktorë politikë që thjesht bënë gjithçka që kërkonte Perëndimi, në këmbim të mbylljes së syve ndaj korrupsionit të tyre të brendshëm.

Si e vlerësoni situatën aktuale politike në Kosovë, veçanërisht tensionet e fundit institucionale dhe mosmarrëveshjet mes partive kryesore politike? A shihni një rrugë reale drejt një stabiliteti më të madh politik?

Aidan Hehir: Kjo është qartësisht një kohë shumë e keqe për paqëndrueshmëri të brendshme politike. Qytetarët e Kosovës kanë treguar vazhdimisht se duan që Vetëvendosje të udhëheqë qeverinë, ndërsa partitë e tjera duhet t’i lënë mënjanë agjendat e tyre të ngushta politike, në mënyrë që vendi të mund ta mbrojë veten në këtë periudhë të cenueshme.

Dështimi i përsëritur për të zgjedhur qeverinë dhe presidentin dërgon një mesazh shumë të keq në arenën ndërkombëtare dhe, sipas meje, është shumë i mirëpritur në Beograd.

Nga perspektiva gjeopolitike, si e shihni pozicionin e Kosovës sot? Si shihet Kosova nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Serbia, Rusia dhe Kina, dhe a ka ndryshuar pozicioni gjeopolitik i Kosovës vitet e fundit?

Aidan Hehir: Kosova nuk është më prioritet për Perëndimin. Ajo ka kaluar në periferi të vëmendjes. Fatkeqësisht, Perëndimi tani është i fokusuar në afrimin me Serbinë, në mënyrë që të ketë qasje në ekonominë dhe burimet natyrore të saj, si dhe ta largojë atë nga Rusia.

Kjo politikë është katastrofike për Kosovën, por për një kohë shumë të gjatë qeveritë e udhëhequra nga LDK-ja dhe PDK-ja nuk kanë arritur ta kuptojnë këtë ose të bëjnë diçka për ta ndryshuar situatën.

Fakti që Kosova ende nuk është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se është prapa Serbisë në procesin e anëtarësimit në NATO, tregon se rëndësia e Kosovës është zbehur.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë. Kosova duhet të bëjë më shumë në politikën e jashtme për të dëshmuar se një Kosovë e pavarur është një mënyrë përmes së cilës mund të frenohet nacionalizmi agresiv serb.

Pavarësia e Kosovës është thelbësore për sigurinë evropiane, por ky mesazh duhet t’u përcillet vazhdimisht liderëve evropianë.

Si e shihni të ardhmen e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian? Çfarë duhet të bëjë Kosova për t’i forcuar këto marrëdhënie dhe për të ruajtur mbështetjen e aleatëve të saj perëndimorë?

Aidan Hehir: Siç e theksova më lart.

Tani që është dhënë aktgjykimi i shkallës së parë, sa i rëndësishëm do të jetë procesi i Apelit? A mund të ndryshojë Dhoma e Apelit në mënyrë të konsiderueshme jo vetëm rezultatin juridik, por edhe mënyrën se si ky proces perceptohet në Kosovë dhe ndërkombëtarisht?

Aidan Hehir: Mendoj se ekziston zero mundësi që aktgjykimet të rrëzohen, përveç nëse zbulohen parregullsi procedurale. Në rastin më të mirë, besoj se dënimet mund të reduktohen për një të tretën.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimet e Hagës?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. K R on Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  2. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  3. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?