Një rrëshqitje dherash është regjistruar të mërkurën në mesditë në fillim të aksit të ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në një prej skarpateve të saj.
Edhe pse fatmirësisht nuk pati dëme, ngjarja ka shtuar shqetësimet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj rruge, e cila u përurua pas 14 vitesh punime dhe me një kosto marramendëse prej 250-260 milionë eurosh.
Kompania kontraktore ndërhyri për pastrimin e rrugës dhe punimet për stabilizimin e terrenit vijojnë edhe gjatë së enjtes.
Por përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt tregon për probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.
Vetëm pak javë më parë, një rrëshqitje shkëmbore në të njëjtin aks bllokoi për orë të tëra njërën korsi të qarkullimit.
Rruga që pritej të ishte një investim strategjik për lidhjen Lindje-Perëndim po kthehet në shembull të mungesës së përgjegjësisë dhe keqmenaxhimit të fondeve publike.
Në vend që të lehtësojë lëvizjen dhe zhvillimin e zonës, aksi Qukës-Qafë Plloçë ndërtimi i të cilit zgjati plot 14 vite, po dëshmon se mbi 250 milionë eurot nuk garantojnë një vepër të qëndrueshme, sidomos kur mungon transparenca dhe cilësia në çdo fazë të ndërtimit.
Rruga e re kombëtare Qukës–Qafë Plloçë, u inaugurua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të këtij viti.
j.l./ dita

Ky anti Investimento ne 35 Vjet Mjerimin eshte alti me KRRIMINAL ndaj ish popullit’ drejt zhdukjes i quajturi sKiptar!
O Buci buci! E di c`ke ti daje?Bjeri dajes 10 mije Euro(as 10 miljon,as 260 miljon) ta Arnoj une rrugen.Do marr Daje Liken me eskavator qe punonte te rruga Ura,do blej nje rrjete,Tapastroj rrugen ta bej xixe,2 mije euro do teprojne per mua si supervizor.Me kaq shtyj vitin.Mos u harxho hic me tendera nga e para.
Edi Rama ka nje shprehje: Saliu i la rruget rrugeve! Kjo ishte nje “gjetje”, per te relativizuar arritjet infrastrukturore ne kohen e Doktorit, qe ishin me te medhate dhe te vetmet, qe pas renies se diktatures.
Ja ku jemi tani: nje rruge e florinjte, ashtu si gjithe rruget qe jane ndertuar ne regjimin socialist, qe rreshqiti ashtu si eshte ne te vertete, nje rruge balte; sepse e florinjte per hajdutet socialiste. Nje rruge qe u be plloca-plloca qe pa u shkelur mire.
Ja ku jemi perseri: tyneli i lavires se (pa)denje per respekt… tamam tynel k.urve sikunder po i thone ne popull; krejt jashte standardeve minimale; si e paskesh quajtur ai supervizori grek?- nje vrime…!
Eshte kjo nje nder arsyet, se pse them qe Rama akuzon Doktorin, per gjithe mbrapeshtite qe ka bere, ben dhe do te beje vete.
Skypion , vetëm atë doktorin tënd (alias shpellarin e Viçidollit) mos na i përmënd , se na vjen për të vjellë kur i lexojmë emrin . Ja , unë sapo hëngra drekë , të lexova ty dhe gati i nxorra të gjitha sa hëngra .
Ore replikues. Më mirë kërkoi Skypionit të vrasë veten sesa të mos përmendê “Doktorin”! Ai nuk i harron kohët e arta që ka kaluar nën sundimin e tij. Dhe ëndërron i shkreti se mos vjen prapë ajo kohë! Ndryshe për sa i takon rrëshqitjes së dheut në skarpatë kjo ndodh kudo. veçse në Holandê jo, se aty gjithçka është shesh- besh. 14 vjet dhe 260 milionë megjithatë më duken shumë.. Pra rruga ka filluar më 2011! Apo e kam gabim. Dhe atëhere duhet të jetë nënshkruar edhe kontrata!
Shkruhet ne artikull: a
ksi Qukës-Qafë Plloçë ndërtimi i të cilit zgjati plot 14 vite, po dëshmon se mbi 250 milionë eurot nuk garantojnë një vepër të qëndrueshme
Ca bohet kshu mer jahu…
Prej kur preu shiritin Berishoviçi me 2007 ne Qukes u bene 500m rruge , kaneckaluar 18 vjet. Pashe projektin dhe shtanga. Rruga kalonte ne zina uje mbajtese dhecrrjedhese. Nuk pati asnje studim te tokes, prohekti ishte zero siguri infrastukturore per ndertimin, mjetet dhe jetes njerezore. Me 270milon euro te hedhura dem ne nje rruge me qindra kthesa, qe nuk permbushin standartet e jetegjatedise se saj dhe sigurise ne qarkulkim. Asfaliti i dobet, pjerresia e kthesave eshte bere ne ane te kundert , gje qe ve ne rrezik mjetet dhe njerzit. Barierat jane te dobeta dhe nuk mbajne peshe ne rast akisidentesh. E gjithe rruga eshte projektuar dhe ndertuar ne toka argjilore-ranore me uje, qe krijon gerryerje, rreshqitje te dheut. Eshte shume rruge e frikshme sidomos ne dimer. Nuk shkurton shume ne kohe ne krahasim me aktualen rruge, vetem 10 min.
Sapo eshte inaguruar eshre shembur ne 7 vende dhe do vazhdoje te shembet. Mos e dhente zoti qe dheu te mbulloje ndonje autobuz. Ne mars ose prill ka per tu bllokuar ne Qukes, sepse atehere shkrin bora dhe toka ngrohet dhe rreshqitjet do jene te medha. Perfshi ne disa vende ku duhet te ishin bere ura, nderkohe aty jane bere mbushje te çrregullta , edhe kjo do krijoje anomali ne rreshqitje te vendit. Do e shikoni . Koha do ta tregoje se kjo nuk eshte rruge me standarte dhe as nuk e justifikon kohen dhe parate qe jane shpenzuar. Mos flasim per ato miliona euro te vjedhura ,qe SPAKU , hesht dhe nuk vepron.