Në aksidentin tragjik të mbrëmjes së sotme janë identifikuar edhe emrat e katër të plagosurve dhe dy viktimave, ku njëri prej është punonjës i FNSH-së bashkë me vjehrrën e tij, Bylyrie Salaj.
Ndërsa gruaja, Fatbardha Lelaj ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital.
Sipas informacioneve, të plagosurit janë Fatbardha Lelaj Gerti Skënderaj, Gladiola Meraj dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë. Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe. Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.
Sokrat Lelaj – viktimë
Bylyrie Salaj – viktimë, vjehrra e Sokrat Lelajt
Te plagosur:
Fatbardha Lelaj
Gerti Skënderaj
Gladiola Meraj
Vajza 6 vjeçe
j.l./ dita