Nga Bojken Sinaj
Ndoshta nuk është rastësi që muralet e sindikalistit dhe ambientalistit brazilian Chico Mendes (i ekzekutuar në fund të viteve ’80 nga interesat e mëdha të korporatave shumëkombëshe të blegtorisë që po shpyllëzonin Amazonën për më shumë tokë e fitim) gjenden në fasadat e ish fabrikës së Sodës, në rrugën mes Vlorës dhe Zvërnecit.
Chico Mendes ishte i bindur se ambientalizmi, pa luftë klasore, është kopshtari.
Po aty ndodhet edhe murali i Prof.Lekë Gjiknurit, autorit të artikullit të parë mbi mbrojtjen e mjedisit në Kushtetutën e Shqipërisë. Edhe kjo ndoshta nuk është rastësi.
Ajo që po ndodh sot në Nartë e Zvërnec nuk është vetëm çështje mjedisi, por pushteti, klase, territori dhe dinjiteti.
Vlora nuk e ka pranuar kurrë lehtë nënshtrimin. Është qytet kryengritës, me kujtesë historike, me lidhje të fortë me detin, punën dhe idenë e lirisë. Prandaj ajo që po ndodh sot aty ka një domethënie edhe më të rëndë.
Dhe përgjigjja cinike e pushtetit se “është pronë private”, tregon pikërisht thelbin e problemit. Nuk ka rëndësi vetëm kujt i përket formalisht toka, sidomos kur shpesh bëhet fjalë për figura të lidhura me oligarkinë, klientelizmin dhe tranzicionin grabitqar shqiptar.
Problemi është vetë ideologjia që e trajton territorin, natyrën, qytetin dhe historinë si mall tregu.
Kjo është logjika neoliberale që ka dominuar tranzicionin shqiptar ku çdo gjë privatizohet, çdo gjë shitet, çdo gjë kthehet në resort, kullë, koncesion apo instrument fitimi. Publikja shihet si pengesë, komuniteti si bezdi, historia si diçka pa vlerë ekonomike.
Në Shqipëri kjo ideologji ka marrë formën e saj më agresive me turistifikim e neveritshëm, betonizim, shpopullim, dekombëtarizim estetik e kulturor dhe glorifikim të luksit bosh si model shoqëror.
Nga ana tjetër, oligarkia dhe interesat e errëta riciklohen e legjitimohen vazhdimisht brenda sistemit, ndërsa varfëria trajtohet gjithnjë e më shumë si problem i vetë të varfërve. Të fortët bëhen partnerë strategjikë; njerëzit e zakonshëm trajtohen si pengesë.
Ndërkohë, qeveria mbështet politikisht Izraelin edhe gjenocidin në Gaza, financon kompani izraeliane të sigurisë dhe survejimit, dhe pranon projektin racist të Melonit për emigrantët (duke harruar vuajtjet e diasporës sonë në emigrim), duke e kthyer Shqipërinë në periferi të bindur të Europës më reaksionare.
Besoj se ka ardhur koha të ndalet kjo doktrinë e kapitalizmit-kitsch, e bazuar mbi një përzierje betoni, propagande, autoritarizmi, privatizimi total dhe shkatërrimi social, ku gjithçka ka çmim dhe shumë pak gjëra kanë më vlerë.
Kjo nuk ka të bëjë me demokracinë. Ky është menaxhim neoliberal i rrënimit dhe receta është e njohur tashmë: servilë me të fortët, të egër me të dobëtit.
Botuar në DITA




Zani Caushi 26 vjet ne burg dhe mbahet akoma.Kane vrare e kane prere vecse kur i sheh si heronj neper lokale.
Kush do luftoje per Zvernecin o Zace Islami?Lepujt e Bashkise Vlore,qe ja mbathen sa shtremberoi turinjte Edi Rama?
Berisha kafshe shpelle ishte,po Zani Caushi ishte qen Kaon,i maleve te Laberise.
Me Babale nuk luftohet Edi Rama.
o po sa shume filozofe paskan mbire ketu
Nje shkrim brilant! Urime!
Bëji thirrje pensionistëve të luftojnë o demo , të rrëmbejnë “dyfekët e lidhur me gjalmë” e “fishekët në xhep t’i mbajnë” .
Një minutë ju lutem! Një minutë! Ndaloni Pak!!!!
Mos vallë është ngritur me art nga dikush jashtë Shqipërsisë një kurth që qytetarët të rrebelohen !?!?…
…Këtë teze mos vallë e vërteton si një provë reagimi i pavend i Athinës zyrtare ??!?! …??!???
Unë mendoj se para se të na marrë me vete pakthim lumi i rrëmbyeshëm i teorive komplotiste e “misteriose”, mendoj se gjërat ndoshta do të jenë realisht më të pastra nga sa do të mendonin edhe më pesimistët ! …..
Shkurt: dikujt jashtë Shqipërisë për lloj interesash të veta i intereson bllokimi i investimit! Mos harroni se askush nuk del përpara e të të thotë: “po jemi né ose jam unë ai që organizoj e u fryj protestuesit”… Askush!
Historia e Shqipërisë por edhe vendeve të tjera të mëdha ose të voglia dëshmon për manipulimin e qytetarëve nga jashtë Shqipërisë! Harruat ?
Përse harroni ?