Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Analiza e qeverisë, Rama mbledh kabinetin dhe kryebashkiakët në fundjavë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Analiza e qeverisë, Rama mbledh kabinetin dhe kryebashkiakët në fundjavë
Lajmi i funditPolitike

Analiza e qeverisë, Rama mbledh kabinetin dhe kryebashkiakët në fundjavë

Published: March 6, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë në fundjavë për një analizë të thelluar kabinetin qeveritar, por edhe drejtuesit politikë dhe krerët socialistë të bashkive. Parashikohet që kjo analizë, e cila me gjasë do të jetë periodike deri në zgjedhje, do të shërbejë për të verifikuar të gjitha problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe një raportim të plotë e të detajuar të punës organizative në Partinë Socialiste.

Kabineti qeveritar, zëvendësministra, drejtues institucionesh, por edhe të deleguarit e qarqeve do të mblidhen në Shkodër, ndërsa pritet që ata të diskutojnë me kryeministrin Rama përmbushjen e detyrave të caktuara nga analiza e shkuar, që u mbajt në Shëngjin në janar.

Në këtë analizë, që ndahet në disa panele, diskutohet edhe për angazhimin direkt në terren të strukturave socialiste për rigjallërimin e bazës së partisë deri në zgjedhjet e përgjithshme dhe kongresit të jashtëzakonshëm zgjedhor. Prej disa javësh socialistët kanë zbritur në bazë, në takime me strukturat dhe kanë nisur procesin e zgjerimit në parti dhe fushatën reale të anëtarësimeve të reja.

- Publicitet -

Duke u ndalur te procesi i rienergjizimit të PS-së, Edi Rama nënvizoi tri ditë më parë se vetëpërmirësimi i forcës që ai drejton mbetet një detyrim në kushtet kur nuk ka konkurrencë politike nga ana e opozitës.

Rama shpërndau në mënyre simbolike dhe disa karta anëtarësimi dhe kërkoi nga forumet e kësaj dege që të provojnë çdo ditë që Partia Socialiste është e hapur për të gjithë. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve të PS-së, kryesocialisti e vuri theksin te hapja e partisë.

“Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë. Përgjegjësia e PS – nënvizoi Rama – është që ta bëjë të pakthyeshëm progresin e bërë në drejtësi, në rang ndërkombëtar apo në ekonomi. PS ka një përgjegjësi të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Për çfarë e bëjmë ne këtë proces?”, – deklaroi Rama.

Ai përmendi se duhet bërë vetëkritikë dhe vetëpërmirësim në kushtet kur “sipas tij nuk janë të sfiduar nga një kundërshtar”.

“Ne e bëjmë këtë proces, sepse për mua, duhet ta bëjmë me shumë vetëdije vetëkritikën dhe vetëpërmirësimin tonë në kushtet kur nuk jemi të sfiduar nga një kundërshtar përballë”, tha Rama.

Kreu i socialistëve para pak ditësh zbriti vetë në terren dhe nisi turin e takimeve me organizatat e PS në të gjithë Shqipërinë për t’u përgatitur për zgjedhjet e 2025. Në fokus të këtyre takimeve është procesi i rienergjizimit të PS-së, porosi të cilën Rama e la me prioritet për drejtuesit e qarqeve në mbledhjen e Asamblesë së 21 shkurtit, duke kërkuar anëtarësime të reja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • EdiRamaTallaVa (ERTV) says:
    March 6, 2024 at 7:58 am

    I eshte keputur rrondelja Timonierit e po thyhet me dysh nga qeverisja bloze e ekonomia troke.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 6, 2024 at 8:15 am

    Po pra, po!!! Jo pra, jo!!! 🤣

    Se përcmon Ethem Lalaj anonimsat këtu se thonë të vërtetat e mendimeve të tyre ashtu si i kanë. Në fakt anonimsat e vërtetë janë ata që kanë emër e mbiemër, edhe fytyrë e surrat, por nuk thonë atë që mendojnë por shtiren, lajkatojnë, lëpijnë…dhe mezi presin rastin sa të të shqyejnë megjithë kocka!!!

    Pa shih rrjetet sociale, hipokrizinë e “friends”-ave(gjoja miqve) që janë me emër e mbiemër e surrat gjithfarëlloj “selfie”-sh, se si lëpijnë me e-moi zemrash, lulesh, e vulash “Respect”një dallkauk e harbut, vetëm se duan ta kenë mirë me të, “..se s’dihet si vjen puna..”
    Po shihja fejsbukun e një gazetari investigativ të njohur (miku dhe i Thanos🤣), që e lëshon llafin e këpuste fjalë që s’i mbante asnjë “kandar” moral nga ata dhe ato “friend”-set që të shesin moral gjithë ditën e gjithë natën nëpër ekrane. Po do ti, mbushur postimeve të tij me fjalë banale, likuar e lajkatuar, e komentuar me vlerësime postimet nga lloj-lloj njerëzish në dukje seriozë, deputetë e ish-deputete, profesoresha e politikane, të vjetra e të reja, nga ato që po t’i kishte bërë dikush tjetër pa rëndësi e peshë sociale, të bënin bllok direkt e të bënin për “një lek” me ato “e-moi”-it e zemërimit !!!

    Po shih në “forumin e nerum të DITA-s” ti, rrallëkush nga komentuesit thotë një pohim a vlerësim për komentuesit e tjerë, qoftë edhe pjesërisht, lere pastaj për artikujt dhe shkrimet e gazetës! Edhe kur iu pëlqen një koment a batutë e dikujt, edhe janë dakort, meazallah se e thonë një fjalë të mirë, rrinë të heshtur, “si muta” – do thoshte Edison Ypi, se iu vjen inat dhe kanë haset që e ka thënë Demua ose Intelektuali ose Ethemi ose Phoenix-i(bie llafi), dhe jo ata/ato!!!

    Ja, këta “muta” jemi ne !!! (përfshirë edhe mua)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  • “Nata e tmerrit” në Krujë”, flakët iu afruan banesave dhe spitalit, ja çfarë la pas zjarri
  • Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave
  • Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, zbardhet dëshmia e autori: Më ngacmoi të dashurën
  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm

Komentet e Fundit

  1. demo on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  2. VK on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Replikusi kosov on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  4. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb
  5. Janessa Murray on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?