Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Analiza/ Euro drejt pikiatës: Java e së vërtetës për BQE. Çfarë ndodh nëse Rusia nuk e hap rubinetin e gazit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Analiza/ Euro drejt pikiatës: Java e së vërtetës për BQE. Çfarë ndodh nëse Rusia nuk e hap rubinetin e gazit
EkonomiKryesore

Analiza/ Euro drejt pikiatës: Java e së vërtetës për BQE. Çfarë ndodh nëse Rusia nuk e hap rubinetin e gazit

Published: July 19, 2022
Shpërndaje

Inflacioni në eurozonë në më shumë se tetë për qind, kursi i euros në nivelin e dollarit dhe një krizë qeveritare në Itali: Në këtë kontekst Këshilli i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) do të mblidhet këtë të enjte (21.07) për të vendosur për drejtimin e mëtejshëm të politikës monetare. Në mbledhjen e fundit të Këshillit në qershor presidentja e BQE Christine Lagarde njoftoi kthesën në normat e interesit, e cila do të ishte e para pas njëmbëdhjetë vjetësh.

Normat bazë të interesit fillimisht pritet të rriten me 25 pikë bazë dhe më pas ndoshta me 50 pikë bazë në shtator. Në këtë mënyrë koha e normave negative të interesit do të përfundonte. Por shumë banka po reagojnë që tani.

Vetëm në Gjermani gati 50 institucione financiare i kanë hequr plotësisht normat negative të interesit për depozitat e klientëve të tyre dhe ka të ngjarë që të tjera të pasojnë në javët në vazhdim.

- Publicitet -

BQE vjen e vonuar

Por sa shpejt do t`i ngrejë BQE normat e interesit, është pyetja interesante. “BQE është shumë vonë”, thotë Gertrud Traud, kryeekonomiste e Landesbank Hessen-Thüringen, Helaba. Duke pasur parasysh normën historikisht të lartë të inflacionit prej 8.6 për qind në eurozonë, ajo e quan situatën “të pasigurt”: “Bankat qendrore në të gjithë botën i kanë rritur normat e interesit, tani BQE duhet të tregojë se e merr seriozisht punën dhe lufton inflacionin e saj.”

Por ritmi dhe përmasa e normalizimit të politikës monetare janë të diskutueshme – edhe në Këshillin Drejtues të BQE. Madje presidenti i Bundesbank Joachim Nagel mund ta imagjinojë rritjen e normave bazë të interesit në gamën restriktive, gjë që do të frenonte në mënyrë aktive ekonominë. Nagel bën pjesë te përfaqësuesit e linjës së rreptë të politikës monetare (skifterët), ndërsa mbështetësit e një linje më të relaksuar (pëllumbat) paralajmërojnë nga rreziqet e një recesioni, sidomos si rezultat i luftës në Ukrainë. Edhe mes vëzhguesve kursi është i diskutueshëm.

Më shumë se 25 pikë bazë?

Kështu Karsten Junius, kryeekonomist në bankën zvicerane Safra Sarasin, është për një rritje të normës së interesit prej 50 pikësh bazë. Në këtë situatë BQE nuk do të duhet të përqendrohet më aq fort në njoftimet e saj, të ashtuquajturat forward guidance. Edhe nëse Banka Qendrore fillimisht ndërmerr vetëm një hap të vogël të normës së interesit. Është e rëndësishme, thotë Getrud Traud, që mbikëqyrësit monetarë të bëjnë të qartë se janë të gatshëm të vazhdojnë të rrisin normat e interesit pas shtatorit, në mënyrë që të përmbushin mandatin e tyre. Që të mbajnë inflacionin në nivelin dy për qind, në mënyrë që vlera e euros të mbetet e qendrueshme.

Megjithatë situata aktuale nuk është e lehtë për mbikqyrësit e euros. Nga njëra anë ata duhet të normalizojnë politikën monetare. Por nëse frenojnë shumë fort, mbysin ekonominë. “Në lidhje me çmimet e energjisë ata nuk mund të ndryshojnë gjithsesi asgjë”, shpjegon Martin Lück, kryeekonomist për Gjermaninë në menaxhuesin më të madh të aseteve në botë, Blackrock, “kështu që atëherë do të duhet të ulin çmimet për gjëra të tjera, mallra dhe shërbime.”

Sikur të mos ketë gaz

Edhe pa ndërhyrjen e BQE rreziku i recesionit do të rritet në radhë të parë, nëse Rusia ditën kur mblidhet Këshilli i BQE, nuk e hap sërish rubinetin e gazit pas kontrollit të mirëmbajtjes së gazsjellësit Nord Stream 1. „Normalizimi” i politikës monetare do të thotë sipas Lück, afrimi me “normën neutrale të interesit”, pra normën e interesit me të cilën ekonomia as nuk përshpejtohet dhe as ngadalësohet.” Megjithatë se ku ndodhet aktualisht ajo në zonën e euros, është e vështirë të përcaktohet.

BQE mund të ndodhet nën presion, edhe sepse diferenca e normave të interesit ndaj SHBA po zgjerohet. Pasi inflacioni atje arriti në 9.1 përqind në qershor, Rezerva Federale e SHBA ka të ngjarë të rrisë normat e interesit me 75 pikë bazë nga 1.5 aktuale në 1.75 përqind. Kjo vazhdon të ushtrojë presion mbi euron, që para disa ditësh kishte rënë në nivelin e dollarit amerikan.

Dhe së fundi tregjet financiare vështrojnë edhe nga Italia. Kriza qeveritare atje nuk e lehtëson situatën për BQE. Kryeministri Mario Draghi është ende në detyrë, por nuk dihet se sa do të vazhdojë kështu. Në tetor mund të ketë madje edhe zgjedhje të reja. Ata mund të çojnë në “turbulenca të konsiderueshme” në tregjet e obligacioneve qeveritare në eurozonë, nëse qeverinë e re do ta udhëheqin eurokritikët, dyshon Edgar Walk, kryeekonomist në Bankhaus Metzler. BQE ka shpallur një të ashtuquajtur instrument kundër fragmentimit. Përmes kësaj ajo dëshiron të zbusë paraprakisht turbulencat e mundshme në tregjet e obligacioneve qeveritare evropiane.DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • create zombie video says:
    October 16, 2026 at 8:16 am

    This insightful analysis on Gazeta Dita perfectly captures the high-stakes tension facing the ECB amid soaring inflation, energy uncertainty, and geopolitical risk. While macroeconomic debates continue, creative professionals need tools that work *now*—not just in theory. If you’re looking for something unexpectedly fun and instantly engaging, check out AI Zombie: a one-click AI video generator that transforms photos into cinematic zombie videos with sound. It’s surprisingly addictive—and a great mental break from heavy economic headlines. Try it free:
    AI Zombie Generator

    Reply
  • BbY WOW Guy AI on bbywowguyai.pro says:
    October 24, 2026 at 11:45 am

    This analysis highlights how tightly energy markets and central bank policy are intertwined—especially when geopolitical risks like gas supply cuts threaten economic stability. If you’re creating content around such high-impact topics (e.g., TikTok explainers on inflation, ECB decisions, or energy crises), you’ll need videos that grab attention *and* simplify complexity fast. That’s exactly why I use https://bbywowguyai.pro/ to generate viral-ready TikTok clips in seconds—no editing, no scriptwriting, just clear, engaging takes on breaking economic news.

    Reply
  • https://latormentadearenaai.com/ says:
    October 29, 2026 at 5:57 am

    Kjo analizë ekonomike shumë e mirëfilltë tregon se si kriza energjetike dhe politika monetare ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e eurozonës. Kur normat rriten dhe inflacioni ngrihet, kohët e vështira kërkojnë zgjidhje inovative — jo vetëm për ekonomi, por edhe për komunikim dhe marketing. Për atë që dëshiron të dallohet në TikTok me videoklipa që bëjnë shumë klikime dhe shpërndarje, rekomandoj të provoni një mjet të fuqishëm: https://latormentadearenaai.com/

    Reply
  • Othello against the computer says:
    November 15, 2026 at 8:38 pm

    This insightful analysis of the ECB’s pivotal July 2022 meeting—amid soaring eurozone inflation, energy uncertainty, and political turbulence—highlights how macroeconomic pressures shape everyday financial realities. For readers seeking clarity amid complexity, a thoughtful break from high-stakes economics can be just as valuable. If you’re looking for a reliable, distraction-free way to unwind while sharpening strategic thinking, the Othello Game offers a polished, browser-based experience with adjustable AI difficulty, move hints, undo functionality, and a comprehensive rules guide—including FAQs and opening diagrams. No signup, no ads, no multiplayer pressure—just clean, accessible logic play. https://othellogame.org

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  • “Gjithmonë kemi menduar për të varfërit”. Çfarë thonë shifrat e raporteve të pavarura
  • Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  • Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
  • Kush e krijoi problemin e strehimit dhe a do të zgjidhet ai duke vijuar privilegjimi i kullave dhe “strategjikëve”?

Komentet e Fundit

  1. Vaku on Shqipëria blen 210 milionë dollarë raketat e avancuara HIMARS nga Shtetet e Bashkuara
  2. Shkodrani on Shqipëria blen 210 milionë dollarë raketat e avancuara HIMARS nga Shtetet e Bashkuara
  3. Ethem Lalaj on “Po të bien pantallonat”. Batuta me Saliun, Rama prezanton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, PD largohet nga salla
  4. Ashburn USA on “Po të bien pantallonat”. Batuta me Saliun, Rama prezanton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, PD largohet nga salla
  5. Sarkazma on VIDEO: Xi thyen protokollin 50-vjeçar për Donald Trump. Tregtia, çipat dhe Kongresi i ri, pas buzëqeshjeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?