Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Andrej Babis fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Andrej Babis fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë
AktualitetBote

Andrej Babis fiton zgjedhjet në Çeki, por jo mjaftueshëm për të qeverisur vetë

Published: October 5, 2025
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babis ka shënuar rikthim dramatik, duke i fituar zgjedhjet parlamentare katër vjet pasi ishte larguar nga pushteti.

Por, ai tani përballet me negociata të vështira për të formuar shumicën qeverisëse.

Këto zgjedhje janë vëzhguar nga afër nga aleatë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për shkak të ndikimit që mund të kenë në politikat për Ukrainën.

- Publicitet -

Pas 95 për qind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Babishi, miliarderi në krye të partisë ANO (PO) është fitues i qartë. Megjithatë, ai nuk e ka shumicën e ulëseve në Parlament, çka nënkupton se do t’i duhet të gjejë partnerë koalicioni.

Shumë analistë sugjerojnë se në qeverisje mund të përfshihet e djathta ekstreme, SPD, e cila ka bërë thirrje për largimin e Çekisë nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

“Nëse qeveria do të varet nga pozicioni apo mbështetja e SPD-së, atëherë situata do të jetë e komplikuar”, ka thënë Jan Machacek, këshilltar për çështje të jashtme i presidentit çek, Peter Pavel, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Machacek ka thënë se kjo do të ishte “situatë shumë e rrezikshme për politikën e jashtme, sepse SPD-ja është ekstremiste, shumë kundër Ukrainës dhe BE-së, dhe parti proruse”.

Babis ka përdorur retorikë euroskeptike dhe ka sugjeruar se do t’i japë fund iniciativës çeke për të blerë municione për Ukrainën.

Megjithatë, 71-vjeçari e ka hedhur poshtë idenë e largimit nga BE-ja dhe NATO-ja.

Komentatori politik çek, Jiri Pehe, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “do të jetë shumë e vështirë për Andrej Babisn që të krijojë koalicion të qëndrueshëm”, të bazuar në SPD-në apo Motoristët, grup i vogël opozitar, që ka hyrë në Parlament për herë të parë.

Partitë tjera, përfshirë pjesëtarë të qeverisjes aktuale, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Babis.

Babis ka shprehur shpesh mbështetje për kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili i ka bllokuar disa vendime të BE-së për të sanksionuar Rusinë apo për të mbështetur Ukrainën.

Por, Pehe thotë se Babis, me interesa të mëdha biznesi në Evropën Perëndimore, ka treguar gjatë mandatit të parë si kryeministër se ka qenë pragmatik.

“Nuk besoj se Babis do të shkojë aq larg sa Orbani apo kryeministri sllovak, Robert Fico, sepse Republika Çeke nuk varet më nga nafta dhe gazi rus”, thotë ai.

Prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, më 2022, Praga e ka ndalur importin e naftës prej Moskës dhe e ka zvogëluar sasinë e gazit që pranon.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?