Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spiropali i drejtohet Ramës: Divorcohu nga Balluku!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Spiropali i drejtohet Ramës: Divorcohu nga Balluku!
AktualitetPolitike

Spiropali i drejtohet Ramës: Divorcohu nga Balluku!

Published: November 20, 2026
Shpërndaje

E ftuar në “Top Story” Elisa Spiropali i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndahet nga praktikat dhe modeli aktual i qeverisjes, duke iu referuar çështjes së Belinda Ballukut.

Në deklaratën e saj, Spiropali vlerësoi kontributin e Ramës për Shqipërinë, veçanërisht në marrëdhëniet me liderët ndërkombëtarë, por theksoi se ai nuk duhet të lejojë që trashëgimia e tij politike të vihet në pikëpyetje për shkak të disa individëve.

Ajo u shpreh se, nëse Rama dëshiron të qëndrojë në krye të Partisë Socialiste dhe të qeverisë, si dhe të largohet me nder nga këto pozicione, duhet të bëjë një shkëputje nga praktikat që, sipas saj, dëmtojnë partinë dhe vendin.

- Publicitet -

Spiropali theksoi gjithashtu nevojën për më shumë garë brenda PS-së dhe për zbatimin e meritokracisë në përzgjedhjen e ministrave, drejtuesve dhe administratës publike.

Deklarata e plotë:

“Nëse Edi Rama do të qëndrojë në krye të Partisë Socialiste, do të jetë kryeministër i vendit dhe do të largohet me nder nga ajo detyrë, ashtu siç të gjithë ne urojmë, për të lënë një trashëgimi në Partinë Socialiste që i bën nder dhe asaj që ai ka bërë, sepse ka bërë jo pak për Shqipërinë.

Unë jam dëshmitare vetë se si Edi Rama, në marrëdhëniet me jashtë dhe me udhëheqësit botërorë, ka luftuar për Shqipërinë si askush tjetër, sa i takon reputacionit të këtij vendi dhe transformimit, nuk mund ta hedhim poshtë këtë trashëgimi, gjithë kontributin që kemi dhënë, punën dhe fytyrat që kemi vendosur në parti dhe në këtë qeveri.

Partia është instrument për të ndryshuar vendin. Nuk mundet që një parti e tërë të shkojë pas dhe të bëhet mburojë për disa njerëz që nuk e meritojnë as besimin e kësaj partie, as të Shqipërisë.

Edi Rama, nëse do të qëndrojë në krye të kësaj force politike dhe të qeverisë me nder, duhet të bëjë divorcin nga këto praktika, duhet të ndahet nga ky model qeverisës dhe i partisë. Duhet të ketë garë brenda PS-së, por edhe në zgjedhjen e ministrave, drejtuesve dhe administratës. Duhet të shkojmë urgjentisht drejt meritokracisë dhe drejtësisë…”

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve
  • Spiropali i drejtohet Ramës: Divorcohu nga Balluku!
  • 16 milionë euro pasuri me një vendim gjyqësor të falsifikuar
  • Rekord në shtrenjtimin e ushqimeve
  • Si do të doja të ishte kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Komentet e Fundit

  1. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  2. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  3. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  4. Aurora Vpn on Dy botë në një shesh
  5. Jazmine Marquez on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?