Nga Elsa Demo
Letër Drejtorisë së Përgjithshme dhe Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar
Zakonin e letrave të hapura me “i/e nderuar” apo “të nderuar” nuk po e ndjek, sepse nuk e di në është dikush në krahun e marrësit. Nuk ka kod komunikimi mes nesh, mes meje si bashkëpunëtore e jashtme dhe drejtorisë së Radio Televizionit Shqiptar.
Që prej viti 2019, kur nisa programin “Artes” në ekranin shtetëror, janë ndërruar gjashtë drejtorë të përgjithshëm me gjithë stafin përkatës në nivel të ngushtë. Çdo sezon, një epror i ri, një kokëçarje e përsëritur, një mur shurdhac, që është më poshtërues sesa kërcënimi ekonomik.
Nuk di çfarë rezervon fati, as kërkoj parashikime, por kam të drejtë të di çfarë gatit për mua burokrati i RTSh-së. Rasti im nuk ka si të jetë i veçuar nga një sistem mediatik ku vendimmarrja arbitrare, si Mërkuri në retrograd, thyen edhe copat e fundit të një konfiguracioni të ndërtuar në vite.
Borxhi dhe heshtja
“Paratë janë bërë hi, prandaj honoraret nuk janë derdhur”, më thanë në ditët e para të qershorit. “Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.” Aty për aty, m’u dhimbs e shkuara e këtij vendi, teatri në ekran që kam ndjekur si fëmijë, arkiva zanore dhe vizuale që nuk ka princ ta zgjojë, përdorimi nga skuadronet politike të majta e të djathta; më erdhi keq për dritaret gjithë dritë që nuk puthiten, me persianet prej druri, të vjetra sa vetë objekti i Radio Televizionit, që është nga gjurmët e fundit të një arkitekture njerëzore në Tiranë; më erdhi keq për ata që kanë ngjyer bukën në djersë dhe kanë lënë një emër të mirë, për të tjerë që lënë një emër të mirë në këtë fabrikë të vjedhur, të tallur, po edhe dembelët e hileqarët e RTSh-së m’u dhimbsën.
Keqardhja nuk bën dallim, kur punët janë zhytur në mjerim. Më erdhi keq për sinqeritetin, mirësjelljen dhe delikatesën që stafi i ri po më tregonte në takimin e parë. Dhe qafa e zgjatur nuk pritet. I mirëkuptoja për honoraret të papaguara prej muajit prill (rroga ime mujore) dhe përjetoja një kthim prapa tek skenarët e kompanive mediatike të Kokëdhimës, Frangajt e së fundi, edhe të Hysenbelliut.
Kështu ka ndodhur gjithmonë tek ne: e shkuara bëhet e ardhme në regres. Prandaj, në kushtet kur i ke duart të lidhura, të paktën të kesh gjuhën të lirë.
Në fund të qershorit, Radio Televizioni Shqiptar hapi thirrjen për projekte. Futa letrat, si çdo vit, CV-në dhe projekt-idenë, duke përshtatur kërkesat për sezonin e ri. Aplikimi u mbyll më 5 korrik. Sot duhet të isha në transmetim, dhe, me sa di, nuk është asnjë nga programet që realizohen nga bashkëpunëtorët e jashtëm. Kërkova dy herë takim me drejtoreshën e përgjithshme, edhe pse “nuk pret” më kishin thënë. Nuk ka përgjigje as stafi i saj.
Ç’të bëj tani? Të shpik një plan punësimi në bisht të shtatorit, kur njerëzit kthehen të përtërirë për të kapur ku e kanë lënë rutinën profesionale dhe mediat private e kanë mbyllur programimin e sezonit 2025-‘26? Në muajt në vazhdim, ç’të bëj? Ajo qafa e drejtuesve të rinj, që më ishte dukur prekëse e delikate, tani më shfaqet në formë zvarraniku përvjedhës. Di që në këtë pikë ka filluar abuzimi dhe RTSh-së mund t’i fal arkën e zbrazur, por jo mungesën e informacionit, arrogancën e heshtjes dhe kërcënimin me pasoja financiare që vjen prej kësaj, për të të hequr, qoftë për disa muaj, të drejtën e ushtrimit të profesionit dhe për të të këputur lidhjet e komunikimit me publikun.
Kontrata
Sado në një raport të rregulluar me ligj, për sa kohë nënshkruajnë një marrëveshje, bashkëpunëtori i jashtëm si punëmarrës është në pozita të brishta. Ai bën pjesë në hapësirën e jorrogëtarëve, i nënshtrohet kontraktimit të përkohshëm, 8-9 muaj. Kontrata rifreskohet me fillimin e vitit të ri financiar, por pikërisht atëherë, në mes të rrugëtimit, mund edhe të të ndërpritet.
Marrëdhënie e palogjikshme kjo për një program gazetaresk që, për të funksionuar, i duhet vazhdimësia, qëndrueshmëria dhe pavarësia. Më ka shqetësuar prej fillimit kjo, sepse sapo kisha ardhur nga një përvojë e hidhur në një televizion privat, ku vendimi për të më larguar nga puna, sikur po donin të hiqnin një lebroz, u zbatua brenda dy ditësh.
Kontrata e bashkëpunëtorit të jashtëm me televizionin shtetëror është e një tipi që ushqen barazitizmin. Nuk njihet gazetari si profesionist i një kategorie të caktuar, njihet prezantuesi, i cili rëndom thirret “moderator”. Gjatë këtyre viteve kam nënshkruar një kontratë si moderatore dhe skenariste, kur në thelb puna ime është gazetareske: nis në terren dhe mbyllet në ekran. Me ish-drejtues që kanë pasur përvojë gazetari, e kam ngritur shqetësimin, me praninë e juristit të RTSh-së, për mosnjohjen e nocionit “gazetar”. Eprorëve, ky fakt, përveçse u kujtonte diçka nga e shkuara e vet profesionale, i linte indiferentë.
Bashkëpunëtori i jashtëm nuk mbrohet dhe as dëmshpërblehet nga pasojat e forcave madhore, megjithëse i mbahet vlera 15% e tatimit mbi të ardhurat, pa i llogaritur dhe pa i mbajtur kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Në periudhën e pandemisë Covid-19, me pezullimin e programit, natyrisht që u ndërpre pagesa, ndërsa drejtoria nguli gozhdën e fundit: në mes të sezonit, pa më vënë në dijeni, shkurtoi honorarin.
Edhe përdorimi i të drejtave të autorit është i kufizuar. E kam pasur të vështirë të tërheq kopje të emisioneve të mia nga Arkivi, kur më janë dashur apo kërkuar për qëllime dokumentimi, reference apo shfaqje në auditor. E kam fjalën për emisionet e viteve 2019-2021, të cilat janë hequr nga publikimi në platformën youtube, pas bllokimit të kanalit për shkak të konfliktit të RTSh-së me Agjencinë e Administrimit Kolektiv e të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues.
Në letrat dhe raportet e vazhdueshme për stafet drejtuese, një rrugë që e kam ndjekur gjithmonë, kam shprehur kërkesën për rikthimin në qarkullim të kësaj pune dyvjeçare. Për ta ishte si t’u kërkoje kallëza në dëborë.
Me mbylljen e sezonit televiziv për çdo qershor, vjen faza e pritjes deri në shtator a tetor, për të marrë vesh në do të lidhet kontrata me institucionin apo jo. Zakonisht, sezoni nis kur e gjykon të arsyeshme drejtoria, e cila mund ta zhvendosë programin tënd në një kanal tjetër, në ditë dhe orar tjetër, duke copëtuar lidhjen e mezikrijuar me audiencën. Kujtoj drejtorin e komanduar në korridor, me pamjen e kambistit në tregun e zi të valutës që sfidonte nga trotuari përballë Bankën e Shqipërisë, në mes të viteve ‘90. Duke dredhur një zinxhir në dorë, do më thoshte se kot e kundërshtoja kalimin në kanalin 2, “se në të parin, kam qejf më shumë spektakël”.
Çdo fillim sezoni, bashkë me kaosin dhe trajtimin e pabarabartë, programit i diktohen video wall-et, teknologjia e vjetëruar – nëse ditën e xhirimit, mikrofonët kanë qenë pa zhurmë, ke pasur ditë pune më fat – imponohen kamerat robotike me formulën vizuale “dy karrige, një ekran për sfond, plan-kundërplan, plan dysh”, pa përpunuar kurrëfarë kërkese estetike për secilin program.
Edhe po t’i kesh punuar disa koncepte për dizajnin grafik të backgroundit me artistë shumë të mirë të artit bashkëkohor shqiptar pjesë e RTSh-së, drejtoria i shkatërron dhe fut në mes të sezonit ekranet e rrjepur të Agon Channel të dhjetë viteve më parë, që s’ka Grabockë t’i kamuflojë. Në studion grafike kanë punuar dy artistë shumë të talentuar, njërin e detyruan të largohet, tjetri është në ikje. Thuhet se drejtuesja e re planifikon kontraktimin e një studioje të jashtme grafike për krijimin e imazhit të ri të televizionit, ndërkaq departamenti i brendshëm i grafikës ka mbetur pezull për shkak të ngrirjes së programeve.
Është ky lloj menaxhimi që nuk njeh kapacitetet e punonjësve të vet, që i largon nga puna duke shkelur rregullat dhe punëson individë të cilët, diku tjetër paguhen me rrogë, pra që nuk jetojnë me gazetari, por e përdorin këtë mundësi si frut pas buke apo për ca kredi për status më të ngritur social, e, pse marrin një emision me tavolinë treqind e gjashtëdhjetëgradëshe dhe një podcast përsipër, pra dy rroga, qarr e kanë.
Po të mos ishte kështu, përse pikërisht bashkëpunëtorët e jashtëm ka bllokuar drejtoria e re?
Do thotë dikush pas kësaj, edhe shtëpitë më të mira kanë nevojtoret e tyre. I kanë. Pretendimi për t’i mbajtur nevojtoret po aq mirë sa shtëpitë, duhet të llogaritë edhe fantazmat në dhomat e kyçura, fantazmat e lirisë, çështja e fundit që dua të prek.
Liria
Duke punuar gjatë verës me koleksionet e shtypit të përditshëm dhe periodik në Bibliotekën Kombëtare, për periudhën e parë dhe të dytë të tranzicionit shqiptar, vura re varësinë helmatisëse nga politika dhe pornografia. Varësia nga politika mbetet, kurse pornografia jeton në ekzibicionin e intimitetit në publik, i mirëpranuar si kod liberal i shprehjes së mënyrës së jetesës.
E megjithatë, në gazetat “Koha Jonë” dhe “Shekulli” kanë pasur vëmendje temat për shtypin dhe televizionin, për ligjet dhe rregullat për profesionin e gazetarit. Televizioni Shqiptar, për kushtet akoma jo pluraliste të tregut mediatik, ka qenë në qendër të vëmendjes.
Sot, gazetari bëhet lajm kur kryeministri i injoron pyetjen apo i kundërpërgjigjet me fyt të tharë, duke i përmendur gazetarit pronarin, me të cilin kryeministri ka ndarë jo vetëm bukën. Skena si këto po certifikohen si kriter disidence në gazetari. Fabula e thjeshtë, spektakolare dhe që bëhet shpejt virale është për organizatat e gazetarëve dhe të shoqërisë civile një subjekt për kauzë që fiton vëmendje.
Madje, kanë rikthyer rëndshëm peticionet si në mesin e viteve ‘90, kur kjo modë vinte paketë me grevën e urisë. Por nuk diskutohen të drejtat e gazetarit në termat e praktikës së përditshme të profesionit, se çfarë efektesh kanë rrymat e ajrit dhe shtrëngatat që provokohen në redaksitë e informacioit, nga rrahja e krahëve të fluturës në oborrin e qeverisë.
Pyetja në vazhdim është: sa e ushtron të drejtën e lirisë së fjalës dhe të kritikës gazetari në median shtetërore? I ngulitur në ndërgjegjen e njerëzve si megafon i partisë në pushtet, Radio Televizioni Shqiptar ka pasur vitet e fundit një periudhë të shkurtër, por të mirë profesionalizmi dhe paanësie, kur Gëllçi drejtoi institucionin dhe programin politik në orarin kryesor të mbrëmjes e kishte Lutfi Dervishi (që më mungon).
Ushtrimi i lirisë nuk është një formulë që zbatohet pa e ndjerë dhe pa ia njohur vlerën. Këtu më vjen për argument historia e Tespit nga teatri i lashtë grek, siç e tregon Augusto Boal në “Teatrin e të shtypurve”. Një ditë, Soloni shkoi në teatër ku luante edhe Tespi, poet e pijanec. Ky e nisi interpretimin modestisht, por duke dalë nga kori, nuk po dinte të përmbahej dhe filloi të flasë për qytetin, politikën dhe ligjet. Deri në atë moment, askush nga kori nuk e kishte kuptuar që, liria për të thënë atë që mendon, ishte e mundur.
Kështu hyri protagonisti në historinë e teatrit. Pas shfaqjes, Soloni përgëzoi korin dhe iu kthye Tespit: “Njerëzit mund të ndikohen nga kjo loja jote dhe kjo mund të ndotë kulturën tonë. Nuk ka rëndësi se çfarë the e çfarë fjalësh përdore. Rëndësi ka që, ti sot tregove që gjërat mund të thuhen. U tregove njerëzve se është e mundur të flitet, se secili mund të mendojë me kokën e vet, të zgjedhë fjalët e veta. Kjo jep një shembull të keq. Unë e di që ata munden, por kjo nuk duhet të merret vesh… Mos e bëj më!”
Sipas kësaj fabule, individi nuk ka vetëm liri profesionale, ka një liri të brendshme, ka dhe një liri qytetare, të cilat mund t’i shprehë nëpërmjet profesionit. Çështja është “si” dhe te kjo “si” përmbyllet identiteti i gazetarit.
Gjatë këtyre viteve disa drejtues më janë shprehur dretpërdrejt “po ke pakënaqësi ndaj pushtetit, dil në shesh me PD-në, jo në ekranin e Televizionit Shqiptar”; “nuk mund të kritikosh rilindjen urbane”, ose nëpërmjet drejtorëve të tjerë në varësi “thuaji asaj të bëjë kujdes”. Gjesti i fundit i drejtoreshës në ikje ishte heqja e fotografisë së Edi Ramës para tasit me spaghetti, pjesë e siglës së programit “Artes”, për shkak se në një nga emisionet kishte qenë subjekt diskutimi. Cilado të ketë qenë arsyeja, u hoq pa më pyetur. E megjithatë, ekrani i Radio Televizionit Shqiptar është hapësirë e pakrahasueshme për mua. Qytetarët paguajnë për të, natyrisht, jo me vullnetin e tyre dhe sfida që nuk marrin përsipër drejtuesit, e që është thelbi i problemit, është si ta bësh publik ekranin e shtetit.
Për mua, ka një arsye pse dikush zgjedh t’i rrijë besnik një njeriu, një ideje, një shije, një ekrani, një publiku, siç ka arsye ai që kërcen degë më degë, për një rrogë shumë herë më të mirë, për një ekran më të mëndafshtë.
Falë profesionit dikush ia del të marrë distancë nga realiteti dhe të ushqejë kërkesa që nuk janë thjesht nevoja natyrale për gjumë, seks, ushqim, riprodhim, për të kuptuar se jeta zgjerohet në mister dhe liria është një nga misteret. Dhe misteret nuk janë në eter të shkëputura nga çfarë bën, mbron dhe lufton njeriu përditë.
Ndryshe nga ç’mendon shumica për atë ekran dhe damkat që i vënë, unë jam për mbrojtjen dhe mëkëmbjen e këtij institucioni publik që është një histori e kulturës sonë kombëtare, sado e mpleksur me ideologjinë e regjimit të shkuar, sado i korruptuar dhe i palirë në demokraci. Ai mund të ndryshojë veten dhe perceptimin e të tjerëve për të, në sajë të vetëdijes për lirinë profesionale të individëve drejtues dhe të atyre që punojnë brenda sistemit.
Secili mund të kontribuojë për ndryshimin, jo duke e parë profesionin në raport varësie me institucionin, por në raport me cilësinë e punës që bën si profesionist. Në këtë proces, gazetari e ka më të vështirë të administrojë jo aq kontrollin politik, por një mentalitet të tërë shoqëror e kulturor i strukturuar sipas spirales së frikës dhe heshtjes, që natyrisht edhe kjo është e lidhur me kontrollin politik. Është kjo vështirësia kryesore që kam në përditshmërinë time për realizimin e programit, është mentaliteti i djeshëm dhe i sotëm që pengon guximin e njerëzve për të shprehur publikisht atë që mendojnë.
Një nga herët më dështoi emisioni për sindikalizmin në art. Kisha bërë fillimisht një bisedë të gjatë me Sekretarin e Përgjithshëm të Sindikatave të Artistëve, dhe një ditë para xhirimit ai nuk u përgjigj. Është nëpunës në shtet, është vartës i Ministrisë së Kulturës dhe i Bashkisë. E marr me mend hallin e tij. Janë të panumërt njerëzit me të cilët më lidh puna gjatë vitit, në institucione, ngjarje, grupime, rrugë dhe që duan të jenë të padukshëm, anonimë, larg çdo gjëje që i vë para përgjegjësisë publike, sepse edhe përgjegjësinë publike e shohin si diçka që të inkriminon politikisht.
Nga ana tjetër, janë forcuar ndjeshëm dhomat e Marrëdhënieve me Publikun, qoftë në institucionet shtetërore, po edhe në frontin privat të “industrisë kulturore”, duke ofruar vetëm një lloj pamjeje, atë që skena dëshiron të shohë e të dëgjojë. Edhe kjo është kufizim i lirisë kolektive të shoqërisë, po aq sa i lirisë individuale të gazetarit. Janë këto hallet profesionale që i bluaj përditë sepse nuk të jepet kurrë mundësia t’i ndash me publikun, sepse puna ime është publiku.
Janë zhgënjyese qëndrimet e shoqatave të gazetarëve që reagojnë vetëm për vënie gjobash e çështje pagesash, siç ishte së fundi ajo dy gisht letër për të larë gojën për “bashkëpunëtorët e jashtëm” të Radio Televizionit Shqiptar. Dhe nuk merrej vesh, për kë e kishin fjalën, për gazetarë apo për zjarrëfikës.
Një gazetari me të ardhurat që merr sot i duhet të sforcohet pa t’i dalë llogaria për të mbajtur familjen dhe shëndetin në normalitet, për të udhëtuar e pushuar. Si çdo qytetar. Si shumica e qytetarëve. Me ndryshimin se, një gazetar është për shoqërinë parakusht për ruajtjen e një ndërgjegje të lirë. Nëse një popull nuk ngrihet për poshtërsitë që i bëhen, është gazetari që e bën në emër të popullit, dhe për këtë ata janë pasuri publike.
Atëherë, ç’praktikë të ndjekësh për të krijuar një burim lirie në këtë vend ku edhe pellgu i thellë thahet/ edhe guri i fortë çahet?
Praktika ime është kjo:
-Shmang propagandën, reklamën, konfliktin e interesit dhe llojin e informacionit të prodhur virtualisht, pa kontakt me realitetin;
-Vëmendje për tema si arti dhe politika, roli i intelektualit, politikat e establishmentit përballë këndvështrimit të krijuesve që punojnë në margjinat e sistemit;
-publikim i rasteve kur kultura nëpërkëmbet, cënohet, kompromentohet;
-jo qëndrim restaurues ndaj trashëgimisë shpirtërore, asaj filmike apo letrare, sepse ka rëndësi të rishikohen dhe krahasohen epokat dhe jo të konsolidohen stampat e klishetë. Në këto raste, provokimi është qëndrim i shëndetshëm për shoqërinë, e cila, për të ruajtur vlerën e qëndrueshme të produktit kulturor të së shkuarës duhet të vazhdojë ta testojë e ta marrë në pyetje atë;
-të shqetësohesh për atë që duhet përmirësuar, por edhe të mos u dorëzohesh, për hir të numrave, shijeve aty për aty të publikut;
-Studioja është vendi ku realiteti gjen një skenë dhe jo skena ku prodhohet një realitet.
-Bashkëbisedimi në studio ndërtohet jo mbi qejfbërjen ndaj të ftuarit. Para se njerëzit të bien dakord, duhet të ezaurojnë argumentet e tyre;
Nga ana tjetër, “Artes” përpiqet të identifikojë në terren individë apo grupime të vogla, që kanë gjetur forma jo thjesht për të mbijetuar, por kushtet e reja të komunikimit me publikun po i përdorin në favor të gjuhës së arteve. Këto burime spontane, zakonisht nuk tërheqin vëmendjen mediatike, nuk kanë joshjen dhe agresivitetin komercial, e që ndoshta nuk do të bëhen kurrë “kulturë zyrtare” dhe e afirmuar. Aq më mirë nëse përvijohen si antikulturë.
E pikërisht edhe për këtë, besoj se është detyrë e gazetarit ta gjejë kulturën dhe artin edhe aty ku ndodh sinqerisht dhe sipas fuqive të gjithsecilit, jo vetëm aty ku shfaqet e gatshme për t’u ekspozuar me mbështetje të mëdha financiare e mediatike. Në fund të fundit, në hapësirën e një kuture pa treg, këto dy botë, brenda dhe jashtë institucionit shtetëror, ndërveprojnë pa e ditur, në mënyrë joformale dhe përbëjnë fytyrën e kulturës dhe artit shqiptar bashkëkohor.
Në këtë pikë ndahemi me drejtuesit që kërkojnë populizëm, pëlqim me çdo kusht dhe numra.
Nuk do t’ia thosha të gjitha këto drejtoreshës, po ta takoja. Një pjesë e ka të shkruar në projektin që kam dorëzuar. Shqetësimet me natyrë juridike dhe teknike, ato po, duke dashur të besoj se, modeli i saj i administrimit nuk do të bjerë në matricën e shefit që e drejton institucionin nga shala e kalit. Po të kishte kohë, do t’i thosha edhe diçka. Në fillim të gushtit, kur këmbëngulja për një përgjigje për sezonin e ri, shoh të reklamuar në rrjetet sociale të Televizionit Shqiptar një intervistë të gruas së kryeministrit, shoqëruar me një foto që retushonte moshën pa u dridhur dora. Të njëjtën reklamë, do ta ndeshja në pikat e shitjes së aboneve. M’u duk e pavënd dhe servile, që në hapësirat për produktet publike të RTSh-së, të reklamohet një interviste që zonja nuk e ka dhënë për mediat e RTSh-së, e për më tepër ku ajo, nga ana e saj, reklamon në titull mallin më të shtrenjtë që ka: Liria është pushteti im, thoshte. Kjo puna e lirisë së gruas së kryeministrit, i vetmi person që ai njeh për opozitë në këtë vend, është si të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit.
Së fundi, duke hedhur këto radhë, jam e vetëdijshme për çfarë thotë Orhan Pamuk-u: “Të shkruash, domethënë të zemërosh dikë”. Në kontekstin shqiptar, domethënë të nxitësh armiq dhe hakmarrje.
Botuar në Reporter.al

Si mund te lihet pa program nje moderatore e ketij niveli?
Urdheroj RTSH ti japi program, se do iki ne ndonje televizion privat.
Kjo e mbush gazeten vetem , pa pasur nevoje per te tjere.
Une nuk jam armik me ty se nuk te njohe fare se kush je e çfare ben, por kerkesa jote kaq e gjate qe po ti numurgermat dhe rreshtat besoj behen barz me moshen tende e sot s’ka ngé ti lexoje ndokush, zgjidhet shume lehte pa shkruar gjithe kapital fjalesh qe ti qenke nxitur e si e fryre u çfryve ketu: Televizioni juaj si televizion publik i quajtur TVSH, por ne fakt eshte privatdhe vjedh parate e taksave te qytetareve se nuk ploteson asnje standart si gjithe TV e Europes publike nga mania qe kane drejtuesit dhe punonjesit ku je dhe ti e perfshire per ta çnderuar ate televizion. Po do thuash ti se si çnderohet nje televizion: aty jane grumbulluar pseudogazetare nga te gjitha ngjyrat perveç ngjyres se ylberit. Transmetimet e atij televizioni ishin falas ne internet te gjitha kanalet para disa vjetesh, nuk e di kush i ndaloi dhe s’duken gjekundi. Ndeshjet e kombtares i ka detyrim TVSH si publik dhe me taksat e shqiptareve ti transmetoje, si kudo ne Evropen qe doni, shkojne atje ku i do bytha Armando Dukes , nje huligan qe ka zaptuar televizionet e po shkerdhen dhe futbollin (se mos eshte vetem ai!). Gazetaret qe punojne aty nje pjese jane si ata njerezit qe punojne nen rrogoz. Nje dite me del dikur edhe fytyra e Lutit, e njehe Lutin ti? Eshte Lutfi Dervishi qe flet si bube e vrare, por eshte ngongjilli i djegur i nje fare politikani te pederasteve politike te Shqiperise. E, me gazetare si Luti qe nga njera ane kthen koken menjane se mos e kuptojne qe ka dale nga b… e Saliut dhe nga ana tjeter na ben dhe shkrime pompoze si i fençur qe eshte, nuk behet me ai televizion. Mendoj qe qeveria duhet ti pergjigjet popullit me nje televizion te ri publik dhe ate ta marre Luti e ta bashkoje me Syrin e Saliut. Ti moj femer se kete e di te sigurte qe je, paske marre vrapin e kalit, e duket femra te tilla nuk e zbukurojne natyren e saj por e masakrojne. Nje nga keto, me sa lexova je dhe ti; mos na perdor citate te te tjereve per te bindur mua, te pakten se nuk perfaqesoj njeri tjeter. Nga sa lexova qenke mikeshe e Lutit te Saliut. Dhe duhet te jeshe injorante sot qe te mos ta kuptosh realitetin e atij njeriu, po si duket ti kot ankohesh per forme se çoç ta mbushe ai qe ka me para. Shkrime te tilla ku ben fakirin si puna jote po ne fakt zbulon bythen pak me poshet pa dashje por çfryne se nuk te durohet, i shkojne vetem Lutit. Ate qe mbjell korr, bile nje çike me teper sepse mos ftohesh se vjen dimer. Pa le qe merr edhe inisativen qe te shrehesh ne emer te popullit ! Po çfare karafili jeti, kush te ka autorizuar se dhe deputete nuk e kane tagrin te shrehen ne emr tim, moj laraske !
Keni vlera si gazetare, por do ju këshilloja të uleni me këmbë në tokë!
Për të mos e zgjatur kot, do thoja një opinion timin në favorr të çëshjtjes, por sapo lexova emrin (që ju mungon), Lutfi Dervishi, ushtari vigjilent e besnik i Sali berishës, mu neverit çdo gjë!
Nuk e di kush eshte.Nuk e njoh.Nuk e di cfare halli ka,por me sa lexoj,nuk i kane paguar honoraret e emisioneve ne TVSH.Ka shume duf. Eshte ne te drejte te saj te paguhet per punen qe ka bere.TVSH vjel taxat e popullit shqiptar tek fatura dritave.Si ka mundesi nuk ka arka e ketij Televizioni para per te paguar punen e kryer?Me sa kuptoj,problemet e ketij Televizioni para se te jene profesionale,Artistike,programike etj,,JANE EKONOMIKE.Po vini nje Ekonomist,Financier,llogaritar ne krye,para se te emeroni Eni Vasilin.Dikur e kam thene,kur kerkoja dicka personale,nje interviste ne studio ne vitin 1992 te regjistruar ne ate televizion.Pasuria me e madhe e atij Televizioni eshte Arkiva.Mua me kerkuan rregulla te rrepta per te marre dicka private nga arkiva e Atij Televizioni,.Duhej Urdher i Drejtorit,ndoshta edhe ministrit te athershem,.Une shoh qe Arkivi i TVSH eshte hedhur ne rruge.E shoh tek TV Klan,tek TOP maloku qe hiku mu ne picket malokes dhe te gjithe Topat private qe e rropen Arkivin e TVSH.Po keta me urdher Drejtori e grabiten Arkivin e TVSH? Ko drejtoresha e sapoemeruar nuk di nga lidhet gomari per problemet ekonomike,Sa te mesoje dyert dhe studiot,te pakten te vere rregulla per ruajtjen e Arkives,qe eshte pasuri e rralle.Oj Eniii!Nuk e demtojne Arkiven kerkuesit private si puna ime ,pa tv,pa dixhitalb,pa makine,me nje cope biciklete.E vjedhin oligarket e TV ve te fuqishme private.Une kerkoj nje Interviste timen,,kurse Ata grabisin punen e qindra punonjesve te Atij Televizioni nder vite dhe e transmetojne pa pyetur per te drejtat e Autoreve ne TV e veta.Ata me Vila ne bregdet,me pallate me resorte,me strategjike,me makina sa nje tanks amerikan.Nga Ata ruhu! Edhe nje keshille tjeter. TVSH mund te behet nje nga televizionet me te shikuar siikur drejtuesit te transmetojne Arkiven.Aty ruhen mijra Objekte,vende,qe sot nuk egzistojne.psh.ne vitin 1976 kam pare nje dokumentar per rrugen Egnatia,,Nje Trakt i rruges ne dalje te Peqinit me Uren romake,me guret gjigande,,edhe qyngjet e qeramikes anash rruges per kullimin e ujrave.Jane intervistuar edhe banore te zones.Sot nuk egzistojne me.Guret i shkuli nje katundar ne 98,.Ura ka humbur poshte shkurreve,,Jepe Ate dokumentar dhe qindra vlera te tilla.Festivalet e pervitshme ne RTSH,NNdertimet e Hekurudhave,Estrada,Teatro,Natyre,Bardh e zi.Ka me lezet!,,Cfare hataje do te behet moj Eni?
Me keq se ti vjedhin ata ish pronaret e tu,nuk ka. Ja,po ta thom Uuuuuuu.Rreziku i Arkives se TVSH jane katundari Frangaj,katundarja Vjollca Hoxha,katundari Fane Hysenbelliu,Katundari Gent Dulaku,katundari Pasmaciu dhe katundare te tjere. se katundari eshte Hajdut,.Ka le hajdut.Se po te ishte ndryshe do ishte bere qytetari Skifter Kellici(themelues i atij televizioni)pronar TV je!Por jo.U bene maloket dhe katundaret,qe deri ne 90 nuk kishin Lura ne shpi,E shifshin televizorin ke salla kopratives.
PËRGËZIME, KOLEGE!
Një Analizë e gjerë, por aspak e mërzitshme për ata që janë gazetarë.
Por edhe më tepër, kjo është fotografia bardhë e zi e gjithë medieve të këtij vendi, me në “krye” median më të madhe të këtij vendi.
Është një Analizë e nivelit sipëror, të nivelit të njërës prej gazetarëve shumë të paktë që ka ky vend, një gazetare që ka jetuar me profesionin e gazetarit.
Le të veçojmë vetëm disa fjali:
…“Gjatë këtyre viteve disa drejtues më janë shprehur drejtpërdrejt “po ke pakënaqësi ndaj pushtetit, dil në shesh me PD-në, jo në ekranin e Televizionit Shqiptar”; “nuk mund të kritikosh rilindjen urbane”, ose nëpërmjet drejtorëve të tjerë në varësi “thuaji asaj të bëjë kujdes”!..
A ka poshtërsi më të madhe, kur kërcënohet kjo gazetare, e këtij niveli, në median më të madhe publike, që mbahet me paratë e shqiptarëve?!? Imagjinoni, se çfarë ndodh me gazetarë të rinj, të cilët e nisin rrugën e tyre me ëndrra…
…”Studioja është vendi ku realiteti gjen një skenë dhe jo skena ku prodhohet një realitet”.
Po, e nderuar Zonjë! Por JO në Shqipëri!
SEPSE…
…”I mirëkuptoja për honoraret të papaguara prej muajit prill (rroga ime mujore) dhe përjetoja një kthim prapa tek skenarët e kompanive mediatike të Kokëdhimës, Frangajt e së fundi, edhe të Hysenbelliut”…
Nuk ka realitet më të zi sesa ky, në asnjë vend të botës! Dhe jam i sigurt për këtë. Domethënë: -“Përpara lumë, e pas greminë”…
…”Nëse një popull nuk ngrihet për poshtërsitë që i bëhen, është gazetari që e bën në emër të popullit. E për këtë ata, janë pasuri publike”…
Jam i kundërt me këtë vlerësim. Më saktë, ky vlerësim është në fuqi për të gjithë popujt e botës, përjashto popullin shqiptar. Kur një popull nuk ngrihet kundër poshtërsive që i bëhen, shkon kot, edhe sakrifica e gazetarëve të rrallë. (Ndjesë, por kështu mendoj).
…”Kjo puna e lirisë së gruas së kryeministrit, i vetmi person që ai njeh për opozitë në këtë vend, është si të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit”…
MOS SHKRUAJ MË, TË PAKTËN PËR KËTË VIT!
Me respekt pa fund, Pano Hallko
Shkrimi me pelqeu. Si raporti i nje mjeku pasi ka bere rezonancen manjetike. Nuk shkon ta quash certifikate mortore e nje televizioni publik qe vuan nderhyrjet dhe miqte e atyre qe i hipin karroces se pushtetit. Por s’ke ci ben; atje ku futen ne bordero burokratet(edhe grakratet per paritet)e shtetit pa’ medyshje qe karroca rendohet dhe kuajt qe terheqin e vuajne kete mbipeshe.Grate e pushtetareve… lere fare, sidomos kur u shkrepet te shkruajne si Anna Wintour. Me pelqeu krahasimi i shembullit te shkakut dhe pasojes. Rrahja e kraheve te flutures tek guva hamletike e Eddy-t qe shkakton uragan tek xhamat e dritareve te rtvsh. Ky komentuesi me kater pika Ve bast qe s’è Ka idene se c’è lidh amazonine me fluturen dhe uraganin ne Texas. Efekti i flutures. Aq e brishte eshte klima e gjerave qe varen nga shteti, sa pak te ngryset kryetari domethene qe do mungojne fondet. Kalofsh mire, po kryetaret nuk bejne dot pa servile.