Nga Orgen Peci
Është arrestuar sot në Tiranë gazetari Elio Laze. Rasti u raportua nga policia si rast gjobëvënieje ndaj një zyrtari të shëndetit publik.
Por kjo është një ngjarje që nuk mund të trajtohet thjesht si kronikë e zezë rutinë. Jo vetëm për shkak të statusit të të ndaluarit si gazetar, por edhe për shkak të profilit dhe lidhjeve publike të personit që ka bërë kallëzimin. Aq më tepër që ka edhe një historik të përplasjeve mes palëve.
Sipas njoftimeve të para zyrtare dhe raportimeve mediatike, arrestimi është kryer në kushtet e flagrancës, me sekuestrim të një shume parash. Por përtej versionit policor, rasti kërkon verifikim të plotë dhe administrim transparent të provave.
Elementi që e bën çështjen më të ndjeshme është profili i denoncuesit, i quajtur Klaus Shaqiri. Sipas të dhënave, ai rezulton të ketë afërsi me drejtues të Partisë Demokratike, veçanërisht me Belind Këlliçin. Kjo afërsi është reflektuar në dalje publike dhe angazhime të përbashkëta, çka e vendos figurën e tij në një kontekst politik.
Po ashtu, për denoncuesin është raportuar një profil profesional i çuditshëm dhe krejt i paqartë. Ai është paraqitur në role të ndryshme, nga fusha e shëndetësisë, te aktivizmi politik dhe çfarë është më e dyshimtë, aktivitet në sektorin e call center-ave.
Këto të dhëna janë raportuar nga media dhe kërkojnë verifikim zyrtar, por mjaftojnë për të justifikuar interes publik dhe kujdes të shtuar në hetime. Sigurisht që një profil i tillë nuk e rrëzon automatikisht kallëzimin, por e bën të arsyeshme që ky kallzim të kalojë në filtër të rreptë verifikimi.


Konflikti i mëparshëm
Rasti nuk zhvillohet në vakum. Gazetari i arrestuar ka publikuar më herët materiale kritike që lidhen si me Belind Këlliçin, ashtu edhe me mosndalimin e paditësit të tij, gjatë një operacioni të fundit të SPAK për call-centerat për të cilin u raportua se u dekonspirua.
Ky sfond përplasjeje publike dhe interesi e bën të domosdoshëm hetimin e plotë të kronologjisë së komunikimeve dhe kontakteve mes palëve.
Në raste të tilla, hetimi duhet të sqarojë me prova, kush e ka iniciuar kontaktin,
si ka nisur komunikimi dhe në ç’rrethana është ofruar apo kërkuar shuma e parave. Pra nëse ka pasur elementë provokimi apo nxitjeje nga cilado palë. Këto nuk janë përfundime, janë pyetje hetimore legjitime.
Kur një gazetar akuzohet për gjobëvënie, rreziku është i dyfishtë. Nga njëra anë, mund të relativizohet një vepër e mundshme penale për shkak të profesionit. Nga ana tjetër, mund të anashkalohet mundësia e një skenari të ndërtuar mbi konflikt interesi apo përplasje politike.
Pikërisht për këtë arsye kërkohet standard i dyfishtë verifikimi, i rreptë për akuzën dhe po aq i rreptë për kallëzimin.
Transparenca mbi provat materiale, komunikimet, regjistrimet dhe procedurat e ndjekura do të jenë çelësi për të ndarë faktin penal nga interpretimi apo instrumentalizimi i mundshëm. Deri atëherë, çdo raportim i njëanshëm, nga cilido drejtim që vjen, do të ishte i parakohshëm.

Shihni edhe nje Arben Llangozi nga Lumasi Suloves,qe eshte denuar per vjedhje te kunatit te vet ne vitin 2019 me Vendim te Gjykates Elbasanit.Edhe Ai merret me ksoj pislliqesh,cpifje per perfitime ne portalin Pamfleti dhe emisjonin STOP. .Inspektoriati larte i Drejtesise nuk duhet te lejoje Hajdute te denuar me Vendim te formes se prere te marrin Licencen dhe ushtrojne profesionin e avokatit.
Qartë. Keta si ky Elio nga ata si vetja e hanë
Per mu jan t dy per në burg
Bashk me ate prokurorin qe ka lujtur lojen me nji port menoj une
Ky doktor adhamudh Klausi ësht kokrra e mashtrusit bashk me vllan
nuk e marr vesh ca thote ky idioti: “ashtu edhe me mosndalimin e paditësit të tij, gjatë një operacioni të fundit të SPAK për call-centerat për të cilin u raportua se u dekonspirua.”
Ka mundesi te ma perkthej njeri?
Faleminderit
Faleminderit për komentin. Për të qartësuar fjalinë që mund të duket e ngatërruar. Ajo që synoj të them është se gazetari Laze ka qenë kritik për faktin që paditësi i tij Klausi nuk u arrestua gjatë një operacioni të SPAK për call-centerat. Ky operacion sipas raportimeve, ishte bërë publik para kohe. Kjo nuk është akuzë, por një fakt që ka qenë pjesë e debatit publik dhe sfondit të përplasjeve mes palëve.
P.s. Termin idiot nuk e meritoj. Duke qenë se jam autor i jashtëm në Dita dhe nuk kam akses në panel do ti lutesha moderatorit ta hiqte.
Ata e kane kapur ujkun, ky thote gjeni gjurmet
Ec e merre vesh kush esgte ujku ne keto historit e Tiranes o Velo