Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arsenik në bukë! Si mashtrohen qytetarët me bukët integrale: Ja çfarë zbuluan analizat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arsenik në bukë! Si mashtrohen qytetarët me bukët integrale: Ja çfarë zbuluan analizat
KronikeLajmi i fundit

Arsenik në bukë! Si mashtrohen qytetarët me bukët integrale: Ja çfarë zbuluan analizat

Published: February 5, 2026
Shpërndaje

Në analizat e kryera për bukët integrale, rezulton se njëra prej mostrave nuk ka nivelin e duhur të fibrave.

Rezultati tregon nivelin prej vetëm 0,82 % ose më pak se 1 gram për 100 gram produkti. Pra, thënë më shkurt, rezultati është shumë afër zeros që tregon se buka është totalisht mashtrim. Edhe pse nuk ka një kuotë zyrtare të përcaktuar, ekspertët gjykojnë se niveli minimal i fibrave duhet të jetë 6 %, ose 6 gram për 100 gram produkt që konsiderohet edhe standardi i Bashkimit Evropian.

“Ne nuk jemi në gjendje, kemi dështuar për të verifikuar nëse kjo, përveç pjesëve të standardeve që nuk thuhet pra nëse kjo buka çfarë sasie të miellit integral duhet të ketë, pra sa është përqindja që kjo të quhet një bukë integrale apo buke e zezë ne nuk i kemi këto”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

- Publicitet -

“Pamë që një bukë integrale kishte një nivel shumë të ulët të fibrave, ajo nuk është bukë integrale. Këtu je duke abuzuar me cilësinë. Nëse dieta dhe njerëzit kërkojnë bukë integrale ti duhet ti ofrosh një buke integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

“Nuk arrij ta kuptoj se si mund të abuzohet me cilësinë, sepse me cilësinë është vetë direkt prodhuesi që abuzon me cilësinë, pra e di në mënyrë të shkëlqyer që është duke abuzuar. Pse duhet të më bësh një produkt me cilësi shumë të ulët dhe të ma shesësh si një produkt me cilësi të lartë. Këtu është problemi, unë shkoj për të blerë një bukë integrale dhe ju më ofroni një bukë masive ose e prodhuar me një miell i cili lejohet të prodhohet vetëm në punishten e ëmbëlsirave dhe ma shet për bukë integrale”, u shpreh Ilir Pecnikaj, kimist.

Rasti konkret përbën tregues se në bukë është përdorur ngjyrues dhe ajo nuk është natyrale. Me pak fjalë, qytetarët mashtrohen dhe konsumojnë një bukë me ngjyrues si bukë integrale. Në këtë rast, konsumatori jo vetëm nuk blen një bukë që ka përfitime shëndetësore, por përkundrazi mund të ketë pasoja në shëndet.

“Nuk ka një përqindje të caktuar të ngjyruesve që duhet përdorur te buka dhe aditivët janë nga përgjegjësit kryesor për shkaktimin e kancerit në organizmin e njeriut. Ky është një falsifikim, është një mashtrim që i bëhet së pari konsumatorit duke i marrë nga xhepi paratë për një produkt që nuk është produkte që blen dhe kjo në fakt në bazë të ndryshimeve të kodit penal në 2019 përbën vepër penale”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Kur një bukë integrale përmban vetëm 0.82 gram fibra, ajo është qartësisht nën nivelin minimal prej 3 gram/100 g që aplikon si normë BE. Duket se kontrolli nuk ka funksionuar apo diçka ka çeduar duke shkaktuar pasoja te konsumatori. Sipas analizave të industrisë në BE, bukët integrale të tregut zakonisht përmbajnë mbi 6–7 gram fibra.

“Për hir të vërtetës ne jemi të gjithë këtu dhe nuk kemi dëgjuar një operator biznesi të penalizohet sepse ka mashtruar haptazi konsumatorin”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

Së pari, fibrat nuk janë vetëm një numër në etiketë, por tregojnë strukturën ushqimore të bukës sa pjesë të kokrrës së drithit mbeten në produkt dhe sa mbështesin shëndetin e tretjes, kontrollin e sheqerit, ndjesinë e ngopjes dhe përfitime të tjera metabolike që shoqërojnë dietat e pasura me drithëra integrale.

“Aditivët që janë përgjegjësit kryesorë për shkaktimin e kancerit siç është ngjyruesi tek buka e zezë sot në Shqipëri ne nuk kemi kapacitete laboratorike për të evidentuar faktin nëse kjo bukë, integrale apo e zezë është si pasojë e grurit cilësor të përdorur apo si rezultat i përdorimit të ngjyruesve për përmirësuesve artificial”, u shpreh Ana Vuksani, pedagoge UBT.

“Patjetër që përdoren ngjyrues për ta bërë bukën të duket si ato bukët që hanim atëherë që ishin me krunde me hime, por ato në fakt janë ngjyrues nuk kanë asnjë vlerë të shtuar përsa u përket fibrave të cilat do të sillte një grurë i cili nuk është bluar aq mirë, aq imët nuk është situr aq mirë ai është… shumica e tyre janë bërë me shtesa vetëm sa i japin atë ngjyrën, fibrat tregojnë që nuk janë në lartësinë e duhur”, u shpreh Sokol Abazi, kimist.

Tani, do të ndalemi në atë që mund të jetë problemi më shqetësues i konstatuar. Inside Story, realizoi edhe analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin.

Në fletë-analizën tjetër, ajo që bie në sy është niveli i arsenikut inorganik që rezulton 0,266 miligram për kilogramë. Nëse kemi parasysh faktin se pesha e bukës është vetëm 800 gram, atëherë kjo do të thotë se niveli mund të jetë edhe më i lartë. Siç dihet, arseniku inorganik është një lëndë toksike mjaft e rrezikshme nëse gjendet në nivele të larta. Por, ajo që komplikon edhe më tej situatën është fakti se udhëzuesit zyrtarë dhe manualët në fuqi, nuk kanë përcaktuar një normë mbi nivelin e lejuar te buka. Në këtë pikë, ekspertët mbeten të ndarë. Mjekët japin alarmin dhe e konsiderojnë problematik këtë rezultat të konstatuar në analizë prej 0,266 miligramë arsenik. Ndërkohë, për kimistët situata nuk mund të përkufizohet aq dramatike…

“Kujdes pse, sepse arseniku jo për të gjitha sëmundjet ka të njëjtën dozë që rekomandohet, pra unë mora më të voglën dhe kjo është për të evidentuar të gjitha llojet e sëmundjeve, por për lezionet e lëkurës, pra kancer lëkure e kështu me radhë kjo dozë është 0,3 për disa të tjera rritet, kur bie puna për të shkaktuar kancer të mushkërive, probleme të zemrës, infertilitetit …”, u shpreh Ilir Alimehmeti, mjek.

“Në parimet shkencore nuk mund të merret referencë krahasuese me orizin pasi buka ka konsum masiv e sidomos në vendin tonë është produkti kryesor i përdorimit masiv në popullatë në të gjitha moshat dhe për pasojë duhet të ketë standardet e veta shkencore që ne nuk i kemi fatkeqësisht”, u shpreh Besnik Jakaj, mjek.

“Në konceptin mjekësor në do të shohim ekspozimin që ne kemi ndaj arsenikut, pra njeriu çfarë arseniku merr dhe të mos harrojmë që ka dy lloje arseniku, organik dhe inorganik. Arseniku inorganik është ai i dëmshmi”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti.

“Ne po flasim këtu për nivelin e arsenikut në total, kurse në literaturë dhe në legjislacion është arseniku inorganik i cili është toksik”, u shpreh mjeku, Ilir Pecnikaj.

Në udhëzimin 4 datë 9.2.2024 “Për vendosjen e niveleve maksimale, për disa kontaminues në ushqime”, në tabelën përkatëse të përcaktimit të limiteve për “Drithëra dhe produkte me bazë drithëra” nuk ka të përcaktuar asnjë nivel për bukën

Për disa ekspertë, ky është tregues se arseniku nuk mund dhe nuk duhet të jetë i pranishëm tek buka. Kjo, mbështetet edhe me faktin se AKU, në laboratorët e saj nuk ka asnjë përcaktim për nivelin e arsenikut në bukë.

“Në analizat e para ne shohim që po arseniku është i lartë, krahasuar me rregulloret e kumuniteti Evropian për drithërat por është i cituar vetëm orizi, nëse bëjmë krahasimin jemi jashtë kufirit maksimal, ne bukën e kemi të përditshme dhe konsumi është i përditshëm. Detyrimisht kjo është një alert, por kjo është një alert për AKU e cila duhet ta ndjekë me doemos zhvillimin në këtë drejtim të metaleve të rënda”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti.

Të gjendur në një situatë pa definicione të sakta, ne i jemi drejtuar AKU-së me një tjetër kërkesë për informacion nëse kryen analiza për metalet e rënda në bukë, dhe cilat janë nivelet që merr për bazë në rastin e arsenikut, por, nuk morëm përgjigje deri në transmetimin e dokumentarit.

“Do një vëmendje të madhe nga ana e agjensive rregullatore. Ka ndodhur në Shqipëri që AKU nuk ka pasur vlera ta caktuara sa do të jetë vlera maksimale e lejuar dhe rrugës i ka përcaktuar në momentin që kanë rezultuar probleme”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti.

Në këtë pikë, është e qartë se përballemi me një vakum të madh që ka nevojë për adresimin e ligjvënësve. Nga komunikimet informale me ekspertë pranë institucioneve të linjës, na u bë me dije se kryerja e analizave të tilla për metalet te buka është e rrallë, për të mos thënë inekzistente. Pavarësisht kontradiktës mes ekspertëve, mjekët këmbëngulin se në çdo rrethanë, prania e arsenikut është e rrezikshme dhe me pasoja në shëndet.

“Dozat që pranon autoriteti Europian i sigurisë ushqimore janë ulur dy vitet e fundit sepse kanë qenë më të larta deri në 2023 por duke kuptuar që ky është një problem gjithnjë e më i rëndë atëherë i kanë ulur dozat nga 0,6 se ajo që ju më thatë është në miligram, në 8 mikrogram për kg peshë trupore”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti.

“Nga krahu tjetër nëse ne marrim maksimumin që thotë pesha është 8 mikrogram për kg peshë dhe atëherë një fëmijë 20 kg i bie që mund të tolerojë deri në 160 mikrogramë dozë ditore. Kujdes, ne nuk jemi të ekspozuar ndaj arsenikut vetëm nëpërmes bukës por edhe ndaj ushqimeve të tjera, ka orizi, ka uji kanë lëngjet e frutave, dhe trupi kupton arsenikun total me jo vetëm një burim të caktuar”, u shpreh mjeku, Ilir Alimehmeti. / Inside Story

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Vl says:
    February 5, 2026 at 11:22 am

    Kush abuzon me ushqimin dhe me ilacet ju qifshin robt 7 breza

    Reply
  • Buke pjekes-Toronto says:
    February 5, 2026 at 12:24 pm

    Ngjyruesit perdoren ne gjithe boten, por (sidomos industria e perqendruar) ka kontrolle rigoroze dhe jane te shenuara ne etiketen e produktit.
    Nqs doni te kuptoni ngjyruesin ne buke beni nje test te thjeshte, nga nje buke e fresket merrni nje cope tule dhe vendoseni ne nje gote transparente me uje. Do shikoni ne nje kohe te shkurter uji do filloj te ngjyroset. Pjesa dermuese e ngjyruesve (dye) jane te tretshem me uje. Kaq thjesht.

    Reply
  • ¿? says:
    February 5, 2026 at 2:09 pm

    Po mire or vella, Arseniku eshte nje element kimik me simbol As. Si te gjithe elementet e tjere, ne vetvete ai eshte INORGANIK. Ai doktori qe thote se ka dy lloj arseniku, organik dhe inorganik, ben nje derro gabimi. Sipas kompaundit ne te cilin ndodhet Arseniku, KY kompaund mund te jete organik, ose inorganik, pra kompaundi, se Arseniku vete s’ka si te jete organik. Dhe ky Doktor Alimehmeti thote qe ai organiku eshte i demshem se inorgnaniku jo. Me poshte ai doktori tjeter Picnikaj me duket, thote se Arseniku inorganik eshte ai i tmerrshmi. Pra keni bere nje lemsh pa krye e pa fund.
    >
    Sa per dijeni toksikologjia thote qe Arseniku eshte helm dhe nuk ka arsye qe te jete neper ushqime, ose ne ujin e pijshem. Sa per perdorimet medicinale ato behen me recete dhe trajtohen si barna dhe s’ka nevoje qe arseniku per ata qe kane nevoje (hera e pare qe e degjoj) te jete i pranishem ne ushqime.

    Reply
  • TRENI says:
    February 5, 2026 at 2:21 pm

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Per here te pare e degjoj thote, ti skuth grek muti strukur ne vrimat e halese greke je nje konsumator i mutit me arsenik.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • TRENI says:
    February 5, 2026 at 2:34 pm

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Fjalën Shqipe Vëlla, mos të ta degjoj më, mor piseveng antishqiptar i terbuar, mavri katran greko maskara i diskretituar.

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
    • Xoni says:
      February 6, 2026 at 4:46 pm

      TRENO nuk po te shkerdhen mo Hajdari, pranej qeke bo nevrik-histerik. Ik e gjej nai kar tjeter me thy. Ka turq sa t’dush qi jon gati me ta ça sumen.

      Reply
  • Dajti says:
    February 5, 2026 at 2:43 pm

    Turp per qeverine, per KM, per administraten qe kontrollon ushqimet! Buket qe shiten edhe me sy jane nen-peshe, me ngjyroses te ndryshem. Askush nuk i kontrollon, ti gjobise, te behet publike emri i dyqanit qe njerezit ta bojkotojne.

    Reply
  • Ndue Kola says:
    February 5, 2026 at 2:57 pm

    Ne Shqiperi kerkohet revolucion per arrestimin e kryeministrit, te gjithe ministrave te PS dhe nxjerrjes jashte ligjit te sectit satanik te Edvin Rames “RILINDJA”. Prokuroret duhet te fillojne hetimet urgjentisht per vrasjen qe po i behet populli nga kriminelet prodhues dhe importues te ushqimeve.

    Reply
  • 1thundrak says:
    February 5, 2026 at 3:01 pm

    Nga kjo gjindje qe nuk lane pesdicide hale pa hedhur mbi fruta dhe perime, pretendoni qe nuk e bejne te buka? Po nuk e bene vete, e blejne te bere.

    Reply
  • TRENI says:
    February 8, 2026 at 2:22 am

    ———————————————————————————————————————————————————––

    ▶SI GJITHMONË, VETËM POSHTË KËPUCËS TIME DO JESH, MOR SKUTH GREK MASKARA MUTI, MUT I SHTYPUR=(¿?).

    ———————————————————————————————————————————————————––

    ► Unë do qi gjineken tende mavrí, me emrin histerik QíQí!
    ► Hajdari te qiu ty edhe ne sume ta vari, aq sa i desh Kari!
    ► Edhe Shqiptari Rroft Luli, ty bythqir grek thelle ta Nguli!
    ► Ne Forum Shqiptar, ti antishqiptar, po krruhesh per Kar!

    ———————————————————————————————————————————————————––
    Vete e ke pranuar qe je me kufizime mendore, mos u qi shume ne bythe dhe mos ha shume Mut, pi ilaçet psikopatike!
    ———————————————————————————————————————————————————––
    GREK PALI-BYTHAS, HIQ MASKAT, VISH TANGAT, URGJENT ATJE NE ORIGJINE NE ANADOLL “TE LUFTOSH” ME TURQIT!
    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • Xoni says:
    February 9, 2026 at 1:04 pm

    TRENO, po na thuj or nurr kush t’shkerdhe neshi se Hajdari u zhduk, ta mori Rroft Luli

    Reply
  • TRENI says:
    March 2, 2026 at 10:56 am

    ———————————————————————————————————————————————————––

    ► Unë do qi gjineken tende mavrí, me emrin histerik QíQí!
    ► Hajdari te qiu ty edhe ne sume ta vari, aq sa i desh Kari!
    ► Edhe Shqiptari Rroft Luli, ty bythqir grek thelle ta Nguli!
    ► Ne Forum Shqiptar, ti antishqiptar, po krruhesh per Kar!

    ———————————————————————————————————————————————————––
    Vete e ke pranuar qe je me kufizime mendore, mos u qi shume ne bythe dhe mos ha shume Mut, pi ilaçet psikopatike!
    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • Xoni says:
    March 4, 2026 at 12:23 am

    Pirdh TRENO se lirohesh, ne shif ondrra me gjineke.

    Reply
  • TRENI says:
    March 4, 2026 at 11:43 am

    ———————————————————————————————————————————————————––

    TË KAM THËNË:

    Mos rri aty ne vrime te halese, mor skuth grek muti, se te jane mbushur hundet me mut, dhe nuk po merr dot fryme!
    Ndryshe, derisa te tundesh kembet do jesh, i mjere, i permjere, i shurrosur, i mutosur, mor grek maskara i pordhosur!

    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • Xoni says:
    March 4, 2026 at 1:08 pm

    Se çër pjerdh ti ne e qu t’thonme nuk i rruhet kujt mer torollak

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “The Guardian” përzgjedh pamjen nga bulevardi si “Foto e Ditës”
  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Komentet e Fundit

  1. Enxhi Sulo on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Kokpalari 21 janarit on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  4. POSHTE HAJDUTAT on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. K R on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?