Dilaver Goxhaj
Lufta italo – greke, 82 vite më para, e cila filloi më 28 Tetor 1940 dhe përfundoi në prill 1941, nuk ka gjetur ende një pasqyrim të plotë në historiografi. Lufta italo – greke është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë atij konfliktit që iu vu zjarri Evropës. Sikundër dihet, ushtria italiane pësoi disfatë dhe u detyrua të tërhiqej. Në të vërtetë, në këtë luftë, Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti, pasi klasa politike u vu në shërbim të okupatorit Italian. Ajo klasë politike kolaboracioniste e vunë vendin tonë me akte zyrtare në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbanin edhe firmën e kryeministri kuisling, Mustafa Kruja, duke e quajtur një okazion për krijimin e ”Shqipërisë së Madhe”. Ky ishte një iluzion, pasi kufijtë nuk mund të ndryshoheshin dhe të caktoheshin në kohë lufte, aq më tepër nga Fuqitë e Boshtit që i priste disfata e sigurt. Por faktikisht populli shqiptar nuk e mbështeti atë vendim të qeverisë së Mustafa Krujës.
Si rrjedhojë e atij nënshkrimi nga Mustafa Kruja, Shqipëria pas okupacionit Italian po vihej edhe nën okupacionin grek, që do t’i kushtonte veçanërisht Jugut të Shqipërisë. Duke u reshtuar në anën e agresorit, kolaboracionistët e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresorit në një palë ndërluftuese, pjesëmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë.
Në zbatim të atij vendimi të Qeverisë Kuislinge, në verën e vitit 1940, në çdo komunë apo fsht të Shqipërisë, qeveria italiane u mundua të regjistronte milicë vullnetarë për t’i çuar në luftë kundër Greqisë. Në fshatin Vuno të Himarës shkoi vetë ish-konsulli Meloni dhe togeri i S.I.M për Himarën Luigj Moreti, ( i cili, për krimet e kryera këtu, u vra në pritë më 26 gusht 1942, nga një njësit partizan i komanduar nga Zaho Koka). Por këta misionarë fashistë nuk mundën të regjistronin as edhe një milic në Vuno. Për këtë dështim, italianët bënë arrestime e burgime si dhe internuan në Shkodër dhjetra veta. Ndërsa Foto Gjinin, Gogo Zhebon, Niko Llagurin dhe Orest Mitron, pasi i arrestuan dhe i torturuan barbarisht, i pushkatuan gjatë rrugës në fshatin Dhërmi. Këtë ngjarje dhe përgjigje që u ktheu populli i Vunoit, ai popull e ka përjetësuar në këngë:
O Vuno, fshat i Bregdetit,
bukuri e vilajetit.
Vuno, fshat i Shqipërisë,
ç’përgjigje dhe Italisë,
Melonit me ca fashistë,
Moretit me munafikë,
kur të kërkuan milicë,
për luftën kundër Greqisë.
Të kërkuan po s’u dhe,
ndaj të vunë në batare.
Popullin ta torturuan,
shtëpitë t’i përvëluan.
Edhe burrat që t’i muarr,
ca në burg, ca internuar.
Seç muar katër të mirë:
Gogo Zhebo e Foto Gjinë,
Nikon dhe Orest trimë.
Ndërsa në Krahinën e Mesaplikut për të mbledhur vullnetarë të tillë, shkoi eksponenti i fashizmit Qazim Koculi me shokë, ku mblodhi kryesinë e kësaj krahine. Mbledhja u bë në Milenjë, fushë në bregun e djathtë të Lumit të Vlorës, që i përket fshatit Gjorm. Qazim Koculi kërkonte t’i bindte krerët e krahinës së Lumit të Vlorës, që të rekrutonin forca vullnetare për milicinë fashiste. I pari e mori fjalën Qazim Koculi. Ky filloi t’u fliste krerëve për çlirimin e Çamërisë nga Greqia. Pasi mbaroi fjalën Qazim Koculi, ishte Ahmet Cani nga fshati Brataj i Vlorës, atdhetar dhe luftëtar i shquar, që u ngrit i pari dhe e kundërshtoi vendosmërisht, duke bërë që mbledhja e Milenjës të dështonte. Dhe këtë ndodhi populli i Labërisë e ka përjetësuar në këngë:
Erdhën shokët të kërkojnë:
Hajde o Ahmet të shkojmë,
na kërkon Qazimi Gjormë.
– Ti Qazim pse na ke folë?
Me Greqi ne do luftojmë.
– Qazim Koculi të thonë,
po këtë nuk ta pranojmë.
Iitalianët në Vlorë,
kthehu të haç ndonjë zorrë,
se me Greqi ne s’luftojmë.
Shokët Ahmetit i thonë:
– Ahmet t’u lumtë ajo gojë,
me sheqer do të mëlcojmë,
jeshje nga një fshat me sporë,
që u rri koburja në dorë.
Me Greqi ne nuk luftojmë,
po grekët do t’i ndihmojmë,
Italisë do ja punojmë,
do t’i biem nga të shkojë,
se na ka ardhur pa folë.
Dihet se Qazim Koculi ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të Epopesë Luftës së Vlorës të vitit 1920, por me ardhjen në fuqi të Amet Zogut si shumë Fanolistë edhe ai mërgoi në Itali, por kur Italia pushtoi Shqipërinë në 7 prill 1939, ai së bashku me shumë nacionalistë të tjerë e mbështeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia duke u bërë kolaboracionistë. Për këtë populli e anatemoi me këngën:
Qazim Koculi o lule,
vet e shporre, vetë e prure !
Gjatë asaj lufte italo – greke shumë banorë të fshatrave greke u detyruan të iknin duke kërkuar strehim në fshatrat e thella malore të Shqipërisë së Jugut. Pothuajse në çdo fshat shqiptar pati të tillë refugjatë, të cilët u përkrahën nga populli shqiptar. Disa familje greke u strehuan edhe në fshatin Kuç të Kurveleshit. Mirëpo, një djalë i këtij fshati u përpoq që ta përdhunonte një vajzë të bukur greke, i cili quhej Jaho Sulo Sofia. Për aktin e tij të turpshëm, gjykohet dhe dënohet me vdekje nga vetë fshati i Kuçit. Ky fshat nuk e përfilli aspak gjykatën e pushtuesve fashistë që ishin në fuqi dhe i dëboi karabinierët italianë të cilët shkuan në Kuç për ta ndaluar gjyqin që po i bëhej fajtorit. Po ashtu pleqësia e fshatit Kuç nuk morri parasysh as lutjet që i bëri familja e vajzës greke që ta falte fajtorin. Pleqësia iu përgjigj: “Ne kemi zakonet tona, kur i preket nderi gjitonit, prandaj do bëjmë siç kanë bërë të parët tanë.” Dhe ja se si populli e ka përjetësuar edhe këtë ngjarje në këngën e tij:
Nëntëqint dyzetedyja,
për bukë vuante Greqia,
ikte populli nga uria,
u mbush plot Shqipëria,
nga Saranda gjer në Durrës,
plot familje greke udhës.
Të drobitur e të mjerë,
trokitnin derë më derë,
kërkonin më çdo shtëpi
“ligo alevri, ligo psomi”. (pak mill, pak bukë)
Shqiptari, siç kishte hije,
i priti si mik shtëpije,
s’i la të vdisnin urie,
gjithë ata fëmijë xathur,
i morën brenda në vatër;
kush nga tre e kush nga katër.
U dha bukë e u dha gjellë,
s’i la jashtë që të flenë;
s’i la të flinin jashtë,
bukë e kripë i ndanë bashkë.
Po një ditë, një rrufjan,
që s’mund ta quajm shqiptar,
i kuçiot, një palo djalë,
dolli në shteg atje parë,
ku ndahet fshati me fshanë. (në Gjeraqinë, vend ku ndahet Kuçi me Çorrajt).
Sheh një vajzë të bukur greke
dhe iu hodh që ta rrëmbente.
Po vajza kërkoi ndihmë,
dhe fshati Kuçet errinë.
Pleqtë e Kuçit u mblodhë,
këtë turp – thanë – s’e durojmë,
dhe dhjetë trima i zgjodhë,
shkuan Jahon ta rrethojnë.
Po Jahua e kuptoi,
mori armët edhe shkoi.
Aty fshati e rrethoi,
dhe kur e zunë të gjallë,
për dënim plumbin i dhanë,
tre në gjoks e dy në ballë.
“Aferim – Kuçit – i thanë –
se nderove Labërinë,
Labërinë e Shqipërinë.”
Tiranë, 28 tetor 2022
Shkrim per kooperativiste malesh te thata.
Po ushtria greke qe kaloi kufirin shqiptar me pastaj a ishte pushtuese?
Çfar bene lebërit sllavo-komuniste kundër ushtrisë pushtuese grere?
Po Dushan Mugosha, Miladin Popoviçi, Velimir Stojniçi, e te tjerë si keta bashke me sllavo-komunistet shqipfolës a ishin pushtues?
Ke perpiqeni te Mashtroni o turq te Mallkuar?
Kenga e Popullsise Greke te Vunoit,Himares,Dhrimadhes (Dhermiut),Ajios Vasilit jo Shen Vasil latinisht,Lukovos,Piqerni (Piqeras) etj thote per pushtimin e Greqise d.m.th Vorio Epirit nga Italia.
Sa per ata turq te Mallakastres dhe Qazimet e Koculit ishin bike jane edhe sot per Camet e Thesprotise.
Ne qofte se Camet nuk jane viktime e Turqise qe i turqizoi dhe i vuri kunder Kaurreve te Derrit d.m.th Epitoteve,Ilyreve,Maqedhonsve,Ioneve ku eshte sot Turqia, Magna Grecia.
Shqiperia eshte nje Musht Greke dhe ish Greke te turqizuar te ashtuquajturit Genitsaros.
Kete e tregon facti historike qe kur u krijua skolio (criate shkolla) e pare shqipe nga armiqte e Pirros Austro Italianet kishte rreth 1560 Skolio Greke ne Vorio Epirin e Kastriotit dhe rreth 960 turke.
Keto facte nuk u pelqejne (piace ital) Arnauteve “Pellazagare”.
Gaboni rende z. Goxhaj, kur thoni: “në këtë luftë, Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti”. Shqiperia ishte e pushtuar dhe klasa politike ishte e emeruar nga okupatori Italian, dmth. nuk kishte legjitimitetin e popullit shqiptar. Shqiperia nuk ishte shtet sovran. Keshtu ndodhi edhe me Francen, qe ishte e pushtuar nga Gjermania, e cila sulmoi nga toka franceze Angline. Atehere edhe Franca quhet e perfshire ne sulmin ndaj Anglise? Perse kot u rreshtua Shqiperia ne krahun e fitueseve te Luftes se Dyte Boterore?!
Z. Goxhaj, dukeni qe nuk jeni historian dhe mos ngarkoni kot Shqiperine me faj.
Ky diloja i goxhos paska mbushe xhepat nga greqerit per te fajsuar te nggraten Shqiperi.Sa armiqe shqipfolesa mban Kjo toke,pika qe nuk u bije.
o erdoDule, kenga e Himares eshte labce, o morr i mutit
Si mund te justifikoje nje lab,,nje ushtarak lab,,stratagjemen greke te sulmit te shtetit shqiptar kunder shtetit grek? Shqiperia u pushtua ne 1939 dhe cfaredo vendimi i qeverive te emeruara nen pushtim,ESHTE NUL.
Ligji i luftes me Shqiprine i duhet Greqise per te PERVETESUAR pergjithmone Trojet,tokat,pronat e shqiptareve autoktone ne Greqine pushtuese.
Nje cope leter e firmosur nga Mustafa Kruja,qe mbeti vetem leter,se asnje pushke nuk hodhen rekrutet shqiptare ne Greqi,,nuk justifikon Masakrat kunder popullit te paarmatosur,civil te Camerise,.Nuk justifikon Spastrimin ethnik te Camerise.Kjo cope leter kaq shume i duhet edhe pas 80 vjetesh qeverive greke,,sa Ligjin e luftes me Italine e kane hequr qe ne 45,,ligjin e luftes me Shqiprine e dyan ne perjetesi,,sa te rroje edhe nje shqiptar i vetem qe kujtton spastrimin ethnik te Camerise.Trupat ushtarake te Mbreterise Rumune sulmuan BRSS bashke me Gjermanet,por BRSS nuk ka pasur ndonjehere pas 44 gjendje lufte me Rumanine!
Dilaveri po hustifikon grekerit,po lavderon shqiptaret E MIRE TE BREGUT dhe shqiptaret e keqij te Vlores,si Qazim Koculi..Po Qazim Koculit i dhembte Cameria..Si e muare Grekerit Camerine dhe Janinen?Me referendum popullor
@ toka
o bole kari o qelbësirë po a e di ti që fjala sllavokomunist është term nazist dhe që është pa sens sepse komunistët nuk ndahen nga rraca por thjesht njihen sipas shtetit.
psh mund të quhet komunist me origjinë sllave por jo sllavokomunist.
është term nonsens dhe antishkencor.
dhe sa oër dijeni pushtuesit janë nazifashistët dhe çlirimtarët e vatanit janë partizanët dhe jo qazim koculët që u vra nga një ballist.
kadri cakrani apo dikush tjetër vajti vrau qazim koculin?
O ju komentuesit filo-greke e antishqiptare! Vetem gomeret e kuptojne kete shkrim sikunder e keni kuptuar jo, me nder me thene “toka”, “demo’, “aldrin”, Toni”, “Kadiu”, Erdogan”, gjw qw verteton faktin se jo vetem nuk e njihni fare ate histori, ose keshtu u kane paguar me kohe greket, por ashiqare tregoni se jeni jo thjesht armiq te laberise por te gjithe shqiperise. mjere ato familje qe ushqejne te tilla trungje, dhe lum greqia qe ka gjetur te tilla kafshe me pamje njerezore si ju dhe lusim qe ne shqiperi te kene mbetur sa me pak si ju
Ajo lufte tashme eshte kryer .Por faktin qe ushtria greke hyri thelle ne territorin shqiptar gati 1/ 3 , sot qe gjykojmë jo nen krismat e artilerive te renda themi se ishte jo e drejte. Greqia duhet te mbyllte e mbronte kufirin e saj nga ushtria italiane. Dinakëria e saj njihet me shekuj .Me nje te shtene do te vriste dy zogj. Do te pushtonte ate pjese qe dhe sot e quan ‘Vorio Epir ‘ Eshte po Italia ( + Gjermania ) qe pas luftes se 1 botërore si dhe ne te 2 qe ndaloi marshimin e ushtrisë greke ne token shqiptare. Nuk eshte gabim te pranojmë nje te vertete se te dy pushtuesit ( Itali e Gjermani ) na ndihmuan ne mos copëtimin e vendit .Nga zemërimi qe dy orvajtjet e Greqisë nuk u realizuan vendosen dhe Ligjin e Luftes me Shqiperine . Por sot pas dekadash e marredhenive bilaterale qe kemi ai Ligj s’ka aspak vlere .Te shohim se kush qeveri do t’a c’ligjeroje. Micotaqis ,Tsipras apo kush tjeter ?
Ky vend me histori dhe Politizmoi (Culture “shqip”) quhet Vorio Epir o Idiote me comentin Rita.
Popullsia (popola ital) e Vorio Epirit e pa tutqizuar te kuptohemi edhe sot jo me Dje e ka per Nder qe eshte Kombesi Greke.
Kini degjuar te thoni you per Kosovaret Muhamedane ne Yougosllavine e Titos Minoritare “Skiptare”?
Perse you i thonit “Minoritare” kur Ne Njifeshim si Kombesi Greke nga Istitucionet Evropiane?
Nje fact Istorike (histori “shqip”) eshte se Jeorgios Kastriotis qe u pagezua Katolike per “Aresye Strategjice) sipas “historianit” te famshem Xhufit ishte Greke Epirote.
Por you turq ne Ndergjegje shpifni se u tregua “Dinak” per Situatat.
Kush eshte ai me dy gram tru ne koke te besoje keto brockulla?
You jini dhe Sot anti Greke,anti Epirote, anti Ilyre,anti Maqedhonas etj.
Popullsia Afto-hthone i ka edhe sot Emrat,Mbiemrat Greke ne Vorio Epirin e Kastriotit.
Hidhuni sa te doni you qe jini bij te Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Hoxhallareve, Muhipeve, Dervisheve etj.
Edhe vend (land angl) banimet Epirote Greke i kini ndryshuar . Heronjte Greke me ne Krye Arvanitasit you a shker……..en Turqine dhe Italine.
Erdhen ketu per te cliruar Vorio Epirin.
Mashtrime me Qazimet Koculet apo Ahmet Canet nuk I degjuam ne Diktature per “Heroizmin” e Tyre per Popullsine Martire Came nga Osmanet.
Ne Himaren Greke te mohuar nga Mustafate e Krujes apo Ismailet e vrane Italianin fashiste se po luftonte me Vellezerit e tyre Greke.
Erdo , s’dua te merrem me ty por shkurt t’ju them se ato banore te Shqiperise se jugut , minoretane greke e kane per ‘nder ‘ te quhen greke si falenderim kundrejt pensionit ( του γεραματα ) mbi 300 euro.Qesh kur ‘οι apβανοι ‘ per ty jane greke Jane se jetojnë dekada e shekuj por prejardhja eshte shqiptare.Une nje nuk kuptoj me pretendimin se toka ku banojnë minoriteti grek ne jug te Shqiperise qenka toke greke kur Came , Albani jetonin me shekuj ne Janine ,Kastorja , Filat ,Gumenice etj. Te pretendosh per toke te humbur kur brenda kufirit tend banojnë apo me sakte banonin shqiptare ( Cam) qe u perzune e u masakruan per vite ku kulmi shënon luften civile 1945 46 quhet e mirret pa baze.Dilni tek problemi i Kosovës.Kerkoni te beni lidhje me hesapin Jugor.Do te pajtohesha me ju por historite e jug – veri nuk kane asgje te perbashket. Mua me mjafton fakti qe popullsia atje eshte 95 % shqiptare ,arbnore me gjuhe 100 % shqiptare .Fakti qe eshte shtet me vete dhe i lire duhet te bej te masesh fjalet e helmin qe derdh. Se si na quan nje i huaj ,’armik ‘ s’ka shqetson. Por si e quajme ne njeri – tjetrin kjo eshte primare.
O nari sa i zgjuar qe jo mo.
Moj Margarita.
Vetem se Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj shkuan ne Stamboll kurse Heronjte Epirote Greke dhe te ashtuquajturit Arvanitas kishin rreth 5-6 Dekada qe luftonin per tu cliruar nga Osmanet dhe “Rilindasit” e vetequajture “Skiptare” nga Vlora dhe Frasheri tregon shume qarte (certo ital) qe popullsi dhe Kombesi “Skiptare” nuk egzistonte.
Arvanitasit flisni shqip ( gjuhen amtare ) e si mund te mohosh qe nuk kishte kombesi shqiptare ?.Dhe sot i ke ne Greqi me shumice . Nuk diskutojme neshtetsine .Kur jeton dekada e shekuj ke nenshtetesine e shtetit ku jeton . A me kujton se kush ish Minister i ketij shekulli deklaron se nena ime nuk dinte te fliste greqisht por vetem shqip ,alvanitshe sic e quani qe nuk eshte tjeter gjuhe pervec shqipes . Pagalos apo Papuljas ishte se nuk me kujtohet .Keni kujtese me te mire e tregoni emrin e ish Ministrit .
Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:
grekët: 10 milionë
(por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
serbët: 5.9 milionë
kroatët: 5 milionë
sllovenët: 1.8 milionë
boshnjakët: 2 milionë
bullgarët: 7 milionë
sllavo-maqedonasit: 0.85 milionë
malazezët: 0.25 milionë
Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët:
hungarezët: 11 milionë
suedezët: 8.5 milionë
norvegjezët: 4.5 milionë
finlandezët: 5 milionë
danezët: 4.5 milionë
islandezët: 0,3 milionë
estonezët: 1 milion
letonezët: 1.4 milionë
lituanezët: 3 milionë
bjellorusët: 8 milionë
çekët: 10 milionë
sllovakët: 5 milionë
austriakët: 3.5 milionë
zviceranët: 3 milionë
hollandezët: 3.4 milionë
belgët: 3.5 milionë
luksemburgasit: 0.25 milionë
irlandezët: 5 milionë
skocezët në Britani: 7 milionë
valisët në Britani (Wales): 3 milionë
katalanët në Spanjë: 10 milionë
galicët në Spanjë: 2.8 milionë
baskët në Spanjë e Francë: 2.7 milionë
portugezët: 10 milionë
Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë. Gjithsej në kontinentin europian janë 32 popuj që janë numerikisht më pak se sa Shqiptarët.
shum e fort kjo o antikonspiracionist