Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis sot viti i ri akademik 2025-2026, 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nis sot viti i ri akademik 2025-2026, 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë
EkonomiLajmi i fundit

Nis sot viti i ri akademik 2025-2026, 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

Published: October 6, 2025
Shpërndaje

Studentët që ulen në auditorë po reduktohen me shpejtësi nga viti në vit, duke bërë që numri i tyre në pjesën dërrmuese të fakulteteve të jetë shumë më i ulët se kapacitetet universitare. Degët që më parë ofronin dhjetëra dhe qindra kuota studimi, në disa raste tashmë po i numërojnë studentë me gishtat e njërës dorë. Këtë vit 16 mijë studentë ishin regjistruar në raundin e parë të studimeve në ciklin bachelor, nga rreth 19 mijë një vit më parë, ose 20 për qind më pak, sipas burimeve zyrtare nga Rektorati.

Numri i studentëve në arsimin e lartë në Shqipëri ka pësuar rënie të dukshme gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në universitetet publike. Nga rreth 117 mijë studentë në vitin 2016, në vitin 2024 numri ka rënë në rreth 86.900, duke reflektuar tranzicionin demografik të vendit me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë të të rinjve. Universiteti i Tiranës, që mbetet institucioni më i madh në vend, ka humbur pothuajse 6 mijë studentë ndërmjet 2016 dhe 2024, ndërkohë që rënia ka qenë edhe më e fortë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin e Vlorës.

Rënia e numrit të studentëve në arsimin publik është në kontrast me tendencën e sektorit privat. Në vitin 2016 në institucionet jopublike të arsimit të lartë ishin vetëm 24 mijë studentë, ndërsa në vitin 2024 shifra ka arritur mbi 37 mijë. Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Epoka dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kanë pësuar rritje të vazhdueshme, duke tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj. Po kështu, universitetet e profilizuara si “Marin Barleti”, “Aldent” apo kolegjet e biznesit kanë fituar terren, falë ofertave më të përshtatura për tregun e punës dhe programeve fleksibël.

- Publicitet -

Një tjetër prirje është zgjerimi i interesit për degët e lidhura me shëndetësinë dhe stomatologjinë, ku universitetet private si Aldent dhe kolegjet e ngjashme kanë pasur rritje të shpejtë të regjistrimeve. Po kështu, rritje kanë shënuar edhe universitetet që ofrojnë programe në teknologji dhe menaxhim, duke reflektuar ndryshimin e kërkesës së tregut shqiptar dhe atij rajonal. Ndërkohë, degët tradicionale të bujqësisë dhe shkencave natyrore vazhdojnë të humbin studentë, duke vënë në rrezik zhvillimin e këtyre fushave.

Të dhënat tregojnë për një zhvendosje të preferencave të të rinjve nga universitetet publike drejt atyre private, të cilat ofrojnë programe më praktike dhe më të lidhura me punësimin. Ndërkohë, ka zhvendosje të preferencave nga degët teknike dhe bujqësore drejt mjekësisë dhe profesioneve që lidhen me tregun e punës. Shumë universitete në qarqet e vendit kanë pësuar rënie më të fortë, pasi të rinjtë preferojnë kryeqytetin ose po largohen jashtë vendit. Preferencat në arsimin e lartë janë zhvendosur drejt degëve që ofrojnë aftësi praktike dhe garanci më të madhe për punësim, si biznesi, ekonomia, teknologjia dhe sidomos mjekësia e stomatologjia.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Pensionisti says:
    October 6, 2025 at 11:22 am

    Disnivel i frikshem per ne shqiptaret!

    Reply
  • SPAK says:
    October 6, 2025 at 11:29 am

    Nuk e di arsyen e vertete por gjithmone kam menduar se Binaj ka mungesa te theksuara te intelektit, eshte medioker!

    Reply
  • xxx says:
    October 15, 2025 at 11:18 pm

    UB Kamez esht e pritshme renia perderisa bujqesia u cua ne te semes bashke me vet arsimin e larte ne pergjothesi.
    Sic ka marr ky muhabet dhe kto “shkolla” qe ky thot po ecin mire sot, shpejt mund te mbyllen perderisa zhvillimi i lihet spontanitetit apo me gjuhen e ktyre, te ashtuquajturit Tregu punes.
    Le te kthehemi ne origjine te koha zogollit, te nxjerrim zanatcij e puntore meditje, mjafton sa me bo naj lek.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?