Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Austria heq veton, Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër Schengen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Austria heq veton, Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër Schengen
BoteLajmi i fundit

Austria heq veton, Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër Schengen

Published: November 23, 2024
Shpërndaje

Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë që këto dy shtete të anëtarësohen vitin tjetër. Ky vendim u bë publik më 22 nëntor nga Presidenca hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian, që organizoi një takim në Budapest të ministrave të Brendshëm të Rumanisë, Bullgarisë dhe Austrisë.

BE-ja do të takohet me dy shtetet kandidatet për të finalizuar paketën e përbashkët të sigurisë gjatë takimit më 11-12 dhjetor. Dy shtetet mund të bëhen anëtare të Schengen-it në janar të vitit 2025.

“Bulgaria dhe Rumunia i përkasin plotësisht zonës Shengen. E mirëpres rezultatin pozitiv të bisedimeve joformale në Budapest sot”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në X.

- Publicitet -

Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë do ta zgjeronte zonën Shengen në 28 shtete, duke përfshirë 24 anëtarë të BE-së. Irlanda dhe Qiproja do të mbeten anëtaret e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Shengen.

Bullgarëve dhe rumunëve aktualisht nuk u lejohet të udhëtojnë lirshëm në shtetet e tjera anëtare të Shengen-it përmes kufijve tokësorë. Në fillim të këtij viti, ata fituan të drejtën që të udhëtojnë pa pengesa përmes ajrit dhe detit, pasi Vjena zbuti qëndrimin e saj karshi dy vendeve.

Pas takimit në Budapest, ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter, i tha gazetarëve se marrëveshja që do të nënshkruhet muajin e ardhshëm përfshin krijimin e një kontingjenti special prej të paktën 100 oficerëve të policisë kufitare në kufirin turko-bullgar.

Hungaria do të kontribuojë në dislokimin e plotë të oficerëve dhe do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike për të garantuar mbrojtjen efektive të kufirit, tha ai. Pinter u shpreh optimist se çështja mund të zgjidhet deri më 31 dhjetor. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, tha se janari është afat realist për anëtarësimin e dy shteteve në Schengen.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. demo on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  3. aqif kapertoni on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  4. demo on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Jeta on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?