Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Evropa ‘zbret’ në Tiranë, samiti i Komunitetit Politik, mbledh 47 liderë, kjo është axhenda
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Evropa ‘zbret’ në Tiranë, samiti i Komunitetit Politik, mbledh 47 liderë, kjo është axhenda
Uncategorized

Evropa ‘zbret’ në Tiranë, samiti i Komunitetit Politik, mbledh 47 liderë, kjo është axhenda

Published: May 15, 2025
Shpërndaje

Në Tiranë kanë nisur të mbërrijnë një pjesë e liderëve që do të marrin pjesë në Samitin e 6-të të komunitetit Politik Evropian. Të premten e 16 majit, me mbajtjen e këtij takimi, Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës, me 47 udhëheqës nga BE, NATO e Britania.

Kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit liderët e shteteve: Maqedonia e Veriut, Andora, Qipro, Azerbajzani, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Holanda, Finlanda, Lituani, Spanja, dhe Kosova, e cila do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Edhe Greqia do të përfaqësohet në nivel presidencial.

Kryeministri Edi Rama do ta nisë të premten me disa takime që do t’i paraprijnë samitit. Parashikohet që ai të ketë bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, e më pas me homologun spanjoll Pedro Sanchez. Në total, gjatë ditës, Rama do të ketë 10 takime dypalëshe me homologë të ndryshëm evropianë, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin turk Rexhep Erdogan. Nuk do të mungojnë as takimet bilaterale mes udhëheqësve të vendeve të ndryshme.

- Publicitet -

Samiti i nis punimet paradite i bashkëdrejtuar nga kryeministri Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian Costa. Agjenda parashikon 3 tryeza të rrumbullakëta me fokus në rritjen e konkurrencës dhe sigurisë evropiane përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Po ashtu do të zhvillojnë punimet edhe dy seanca plenare. Tema e takimit është “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit pritet të diskutojnë sigurinë e Evropës, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen evropiane si dhe aftësinë për reagim ndaj kërcënimeve të ndryshme. Pjesë e samitit të 6-të Komunitetit Politik Evropian do të jetë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Punimet mbyllen me një konferencë për shtyp të kryeministrit Rama dhe homologes nga Danimarka, ku doi të mbahet samiti i radhës.

Liderët e vendeve: Belgjika, Austria, Turqia, Hungaria, Kroaci, Slloveni, Çeki, Sllovaki, Franca dhe Ukraina mbërrijnë të premten. Çdo 5-10 minuta në aeroportin e Rinasit pritet të zbresë nga një delegacion. Mësohet gjithashtu se gjatë samitit pritet të firmoset edhe një marrëveshje me Italinë në fushën e shëndetësisë.

E shtuna e 17 majit, do të jetë sërish një ditë e ngarkuar me dy vizita të tjera zyrtare, atë të presidentes së Moldavisë, Maja Sandu dhe më pas atë të presidentit francez Emnanuel Macron. Ky i fundit, në vizitën e tij të dytë zyrtare në Tiranë, brenda një viti e gjysëm, do të shoqërohet këtë herë dhe nga bashkëshortja.

Rama dhe Macron do të kenë nga një fjalë hapëse në forumin ndërkombëtar ekonomik që mbahet në kryeqytet “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”. Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte do të inaugurojnë shkollën teknologjike “Ecole 42” në Tiranë dhe një tjetër shkollë të teknologjisë së informacionit në Korçë.

AXHENDA E PLOTË E SAMITIT

10:00 – Mbërritje 

11:00 – Ceremonia e hapjes

11:30 – Foto familjare

11:45 – Seanca e parë plenare

13:00 – Dreka zyrtare

14:30 – Tryeza tematike

15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve

17:30 – Seanca plenare mbyllëse

18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (pritesi i radhës)

Liderët dhe zyrtarët që do të marrin pjesë:

1.       Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian

2.       Robert Abela, kryeministri i Maltës

3.       Albert II, princ i Monakos

4.       Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit

5.       Luca Beccari, Ministër i Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Telekomunikacionit të San Marinos

6.       Alain Berset, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës

7.       Ilie Bolojan, Presidenti i Përkohshëm i Rumanisë

8.       Nikos Christodoulides, president i Qipros

9.       Zeljka Cvijanovic, kryetare e presidencës së Boshnjes dhe Hercegovinës

10.    Bart De Wever, Kryeministri i Belgjikës

11.    Rexhep Tayip Erdogan, president i Turqisë

12.    Xavier Espot Zamora, kryeministër i Andorës

13.    Petr Fiala, kryeministër i Republikës Çeke

14.    Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë

15.    Mette Frederiksen, kryeministre e Danimarkës

16.    Luc Frieden, kryeministri i Luksemburgut

17.    Kristrún Mjöll Frostadóttir, kryeministre e Islandës

18.    Jonas Gahr Støre, kryeministri i Norvegjisë

19.    Robert Golob, kryeministri i Sllovenisë

20.    Brigitte Haas , kryeministre e Lihtenshtajnit

21.    Rosen Zhelyazkov, kryeministri i Bullgarisë

22.    Kaja Kallas, Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian

23.    Karin Keller-Sutter, Presidente e Konfederatës Zvicerane

24.    Irakli Kobakhidze, kryeministri i Gjeorgjisë

25.    Ulf Kristersson, kryeministri i Suedisë

26.    Emmanuel Macron, presidenti i Francës

27.    Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë

28.    Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë

29.    Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian

30.    Kristen Michal, kryeministër i Estonisë

31.    Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

32.    Jakov Milatoviç, president i Malit të Zi

33.    Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë

34.    Petteri Orpo, kryeministër i Finlandës

35.    Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

36.    Gintautas Paluckas, kryeministër i Lituanisë

37.    Nikol Pashinyan, kryeministër i Armenisë

38.    Andrej Plenković, kryeministër i Kroacisë

39.    Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO

40.    Maia Sandu, presidente e Moldavisë

41.    Dick Schoof, kryeministër i Holandës

42.    Evika Siliņa, kryeministre e Letonisë

43.    Feridun Sinirlioglu, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së

44.    Keir Starmer, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

45.    Christian Stocker, kancelari i Austrisë

46.    Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës

47.    Konstantinos Tassoulas, president i Greqisë

48.    Donald Tusk, kryeministër i Polonisë

49.    Ursula Von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian

50.    Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

51.    Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?