Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Babai më kërcënoi se do të më vriste”, zbardhet dëshmia e autorit në Shënavlash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Babai më kërcënoi se do të më vriste”, zbardhet dëshmia e autorit në Shënavlash
KronikeLajmi i fundit

“Babai më kërcënoi se do të më vriste”, zbardhet dëshmia e autorit në Shënavlash

Published: September 5, 2024
Shpërndaje

Esmerald Balla, 30-vjeçari i cili vrau të atin dhe më pas e hodhi në një pus në përpjekje për të humbur gjurmët, ka rrëfyer detaje të reja nga krimi që tronditi Shënavlashin.

Ai deklaroi para hetuesve se nuk ka qenë qëllimi i tij që të vriste të atin, por se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi te re (pranë asaj që jetojmë) dhe punimet kishin ecur shumë mirë. Neve në shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova te merrja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord. Shkova te vendi për të marrë paratë dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mijë eurot. I them babait ”ku janë paratë”!? “Se di”,- më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisëm të debatonim. Unë te vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”, ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

- Publicitet -

Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte për qellim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.

”Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar m’u shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Nuk dija çfarë të beja. Kisha frike të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinë dhe kemi një pus diku 1 mije metra larg shtëpisë. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ia fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Me kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë te zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”, ka thënë mes të tjerash Esmerald Balla.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shkodrani-Belgjike says:
    September 5, 2024 at 2:01 pm

    Kjo ashtë demokracia e viçidolit, ky asht kapitalizmi ta q*n nane djali. Ptu rrac e keqe çifut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s
  • Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?
  • Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
  • VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?