Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balluku i përgjigjet opozitës: Nuk i falni sukseset, ndaj përdorni sulme personale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Balluku i përgjigjet opozitës: Nuk i falni sukseset, ndaj përdorni sulme personale
Uncategorized

Balluku i përgjigjet opozitës: Nuk i falni sukseset, ndaj përdorni sulme personale

Published: November 19, 2025
Shpërndaje

Në seancën plenare të së mërkurës, zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë reagoi ashpër ndaj akuzave të deputetëve të opozitës, duke i quajtur ato sulme personale të motivuara politikisht.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku deklaroi se qëllimi i këtyre sulmeve është të mbulohen, sipas saj, dështimet dhe humbjet elektorale të Partisë Demokratike përgjatë viteve të fundit.

Duke iu drejtuar deputetëve të PD-së, ministrja tha se akuzat ndaj saj lidhen drejtpërdrejt me performancën dhe rezultatet e arritura në detyrë.

- Publicitet -

“Opozita nuk i fal sukseset. E kam të qartë pse jam objekt i këtij sulmi personal, pasi ju nuk i falni suksesin politik njeriut që punon, madje as atyre që dallojnë në radhët tuaja. Ju nuk i falni tetë humbjet në 12 vitet e fundit dhe përmes sulmeve personale ndaj meje përpiqeni të mbuloni dështimin tuaj”, u shpreh Balluku.

“Edhe pas baltës, aludimeve, gjysmë të vërtetave dhe gënjeshtrave të shumta që janë hedhur kohët e fundit, nuk do të dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje apo kërcënime ndaj drejtësisë së re, edhe kur prekem personalisht. Po ashtu, nuk do të më dëgjoni të bëj lavdërime apo himne, sepse besoj thellësisht se kjo drejtësi e re, e dalë nga reforma dhe produkt i vullnetit të PS dhe kryeministrit Rama, po kryen misionin për të cilin u ngrit – me pikat e saj të forta e të dobëta – por që, si çdo gjë e re, konsolidohet dita ditës. S’do të më dëgjoni asnjëherë të merrem me prokurorë apo gjyqtarë, sepse secili prej tyre kryen detyrën sipas vlerësimit profesional. Nuk do të prononcohem për çështje që janë në hetim, pasi ato kanë rrugën e tyre ligjore, të cilën do ta ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo.Unë, ashtu si të gjithë kolegët e mi në PS, mbështes reformën në drejtësi dhe rezultatet e saj, edhe kur prekem personalisht. Sepse, ndryshe nga sa thuhet e mendohet, PS është një formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri ku fjala e secilit dëgjohet dhe ka peshë. Kjo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti dhe, në respekt të plotë të misionit të saj, unë nuk kam asnjë koment tjetër”, tha ajo.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?