Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Banka Botërore: Shqipëria rrezikohet nga analfabetizmi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Banka Botërore: Shqipëria rrezikohet nga analfabetizmi
KronikeLajmi i fundit

Banka Botërore: Shqipëria rrezikohet nga analfabetizmi

Published: November 22, 2024
Shpërndaje

22 Nëntori është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, tashmë e shpallur dhe festë zyrtare.

116 vite pas “Kongresit të Alfabetit”, që ishte një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, që sot njihet si “Kongresi i Manastirit”, Shqipëria po bën hapa pas, duke rrezikuar rritjen e analfabetizmit në vend.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se jo vetëm që numri i të regjistruarve në shkollat fillore po bie ndjeshëm, por ai është dhe ndër më të ulëtit në Europë.

- Publicitet -

Në vitin 2023, norma bruto e regjistrimit në shkollën fillore në Shqipëri zbriti në 93.7%, nga 105.4% që kishte qenë në vitin 2017, duke shënuar një rënie të fortë pas pandemisë.

Kjo do të thotë që të regjistruarit në shkollë fillore (pavarësisht moshës) ishin sa gati 94% e popullsisë 6-12 vjeç. Ky është niveli më i ulët rekord, që nga viti 1976, kur Banka Botërore raporton të dhënat.

Përkeqësimi i këtij treguesi, sipas ekspertëve, është i lidhur me disa faktorë si statistikorë, ashtu dhe të sjelljes. Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile.

Të dhënat tregojnë se ka rrezik të kemi rritje të numrit të të rinjve, që nuk kanë kryer as arsimin e detyruar, çka do të ulë nivelin mesatar të shkollimit në vend. Kjo mund të çojë në rritjen e numrit të analfabetëve në vend.

Jo vetëm regjistrimi në shkollat fillore që japin formim bazë ka rënë, por gjithashtu edhe cilësia e mësimdhënies, siç treguan rezultatet e fundit të testit ndërkombëtare Pisa, ku Shqipëria kishte rënien më të lartë në botë.

Nivelin më të ulët të regjistrimit bruto në arsimin fillor në Europë e ka Rumania (84.9) e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (87.2), Ukraina (92.8), Malta (93.5).

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • pilo Lala says:
    November 22, 2024 at 4:01 pm

    Banka Boterore merret me parate, jo me analfabetizmin.

    Reply
    • Aldrinp says:
      November 22, 2024 at 4:13 pm

      Banka Boterore merret me analfabetet qe nuk marrin vesh qeveria Shqiptare e Kerministrit Ramut i vjedh parate e qytetareve,. ne vend ti perdori per arsiminin dhe edukim, i vjedh me koncesione per rruge dhe incineratore.
      Kete thote Banka Boterore
      Kane nje plan dhe ata sesi duhet ti shperndajne parate ne vendet e civilizuara, apo ne vendet gjysmake si Albania
      A mure vesh o Pilo Pordha?

      Reply
  • ¿? says:
    November 22, 2024 at 4:21 pm

    Shume logjik ky shkrim me gjithe shpiegimet. I bie qe femijet qe kane ikur me prinderit ne emigrim por akoma figurojne ne gjendjen civile do te mbeten analfabete. Po cfare shkruani o njerez a “ini me metrot” do te thoshte Jovan Bregu.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    November 22, 2024 at 4:25 pm

    Analfabetët do të vendosen në krye të shtetit shqiptar se të mënçurit ja mbathën dhe do t’ia mbathin. Të mbajmë shkollat pa shkollar rrugët pa qytetarë, administratën me katundarë që punët të venë “mbarë”

    Reply
  • capi says:
    November 23, 2024 at 3:40 am

    Ne analfabet, ne per shenjtalleqe te japim uje me bisht te luges. Personalisht do te preferoja nje njeri dhe me pak arsim por te ishte i mbare, i ndershem dhe me virtytet me te mira njerezore, se sa nje njeri te shkolluar qe perdor njohurite per gjera te mbrapshta.

    Reply
  • demo says:
    November 23, 2024 at 5:15 am

    Shqiptarit nuk i duhet shkolla ,i duhet analfabetizmi.
    Qe nga 1976 thote kjo statistika 96% e popullsise me shkolle.Cfare fituam nga shkolla madhe?
    Nje kryeminister me Shkolle per mesues vizatimi ben sikur eshte kryekonomisti Botes do ti jape mend gjithe botes.Do zgjidhe krizen e emigranteve ne Itali,.Do zgjidhe strehimin e Afganeve,Do drejtoje politikat afatgjata dhe afatshkurtra te Energjise se Rinovueshme,,Do vendose Tregun e perbashket Ballkanik,Do vendose Territoret e Shtewteve Ballkanike,Do krijoje Shtete te Rinj Boterore ne kutine e patatinave,e ca gjera te tjera.Po te kishte me shume Arsim ky,cfare do bente?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • I shpërthen dinamiti gjatë peshkimit, humb jetën 65-vjeçari në Himarë
  • A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirajt? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
  • A është regjistruar si procedim “Albanian Files”? Braho: Dy materiale kanë mbërritur në SPAK
  • VIDEO: Një rast që ka tronditur opinionin publik në Durrës
  • Humbin jetën 3 zjarrfikës në Kretë

Komentet e Fundit

  1. Vl on Tragjedia në Shkodër, kreu i zjarrfikësve: Ky është sendi të cilin çdo familje shqiptare duhet urgjentisht ta heqë nga shtëpia
  2. Detari on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  3. Detari on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  4. K R on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. Vava on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?