Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BB: Turizmi i “vëzhgimit të yjeve” dhe zhytja, dy produkte me potencial në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BB: Turizmi i “vëzhgimit të yjeve” dhe zhytja, dy produkte me potencial në Shqipëri
AktualitetEkonomi

BB: Turizmi i “vëzhgimit të yjeve” dhe zhytja, dy produkte me potencial në Shqipëri

Published: August 4, 2022
Shpërndaje

Shqipëria është kthyer prej disa vitesh në një destinacion interesant për të huajt por edhe pse synimi është për një turizëm gjithëvjetor, kulmi vijon të mbetet vera. Orientimi gjatë këtyre viteve ka qenë kryesisht tek turizmi masiv i organizuar ku agjenci të huaja operojnë me turoperatorë vendas përmes kontratave me garanci dhe sjelljes së charter-ve.

Fillimisht do të ishin çekët dhe polakët që do të nxisnin këtë turizëm të përqendruar në zonën e Golemit por më pas në bregdetin shqiptar do të vinin edhe nordikët. Këta të fundit paguajnë më shtrenjtë për shërbimet, duke u cilësuar si një zhvendosje pozitive e tregjeve që po frekuentonin vendin tonë. Por, Shqipëria duket se ka potenciale për të zhvilluar edhe produkte të tjera të veçanta dhe të tërheqë turistë cilësorë dhe që paguajnë edhe më shumë duke e rritur kështu në total gamën që ofron vendi për ata që e vizitojnë.

Raporti

- Publicitet -

Raporti i fundit i Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) që bën një analizë të thelluar të sektorit të turizmit në përgjithësi ndalet edhe në dy pika interesante për produkte të reja që mund të sjellin përfitim domethënës.

Kështu një produkt i tillë turistik që duhet të krijohet dhe marketohet është ajo e “qiejve të errët- apo vëzhgimit të yjeve”. Ky është një turizëm interesant në disa vende në botë por që vlerësohet si potencial për t’u zhvilluar edhe në Shqipëri.

Këto zona për vëzhgimin e yjeve janë zakonisht në zona parqesh apo të mbrojtura nga ndriçimi në zonat urbane.

“Legjislacioni i Shqipërisë për zonat e mbrojtura është pothuajse plotësisht në përputhje me acquis të BE-së. por mbeten boshllëqe në miratimin dhe zbatimin e Direktivës së Habitateve dhe ligje të tjera që kanë të bëjnë me natyrën dhe biodiversitetin.  Përafrimi i plotë me BE-në do t’i mundësojë qeverisë të vendosë përfshirjen e zonave të caktuara në Natura2000, por respektimi i rregulloreve duhet të monitorohet dhe zbatohet.

Një udhëzim për ndriçimin e jashtëm do të jetë i nevojshëm për të mbrojtur zonat me qiell të errët, dhe ndriçimi i përshtatshëm i jashtëm jo vetëm që zvogëlon ndotjen nga drita, por edhe rrit efikasitetin e energjisë. Zbatimi i këtij udhëzimi do të jetë veçanërisht jetik brenda Parkut Kombëtar të Llogorasë dhe përgjatë gjatësisë së Rivierës Shqiptare deri në kufi me Bashkinë Sarandë” thuhet në raport.

Qiejt e errët të Shqipërisë

I njëjti vlerëson se Shqipëria ka disa nga qiejt më të errët në Europë dhe ka potencial të madh për turizmin e kësaj natyre, por ky ende nuk është zhvilluar si produkt turistik.

“Përcaktimi dhe mbrojtja e një parku ose rezervati me qiell të errët, me rregulla dhe lehtësira të përshtatshme ndriçimi, do të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme nga turistët e qiellit të errët dhe do të ishte një mjet me vlerë për marketingun. Shqipëria do të duhet të zbatojë një projekt pilot për të siguruar akomodim për të interesuarit si dhe mundësimin e teleskopëve dhe pajisjeve shoqëruese si dhe të trajnonte udhërrëfyes “të vëzhgimit të yjeve “dhe më pas pasi të ketë kapacitet lokal të dëshmuar të mund të aplikojë në Qiellin e Errët Ndërkombëtar”, thuhet në raport.

Dokumenti nënvizon se zhytjet janë një tjetër produkt turistik që duhet të zhvillohen pasi potenciali është i lartë, por nuk ka shumë avancim në këtë drejtim. Këtu flitet për përgatitje të individëve që do të jetë pjesë e aktivitetit të zhytjes në ndihmë të turistëve. Po pak të zhvilluara janë sportet ujore, peshkimi rekreacional. Të gjitha këto përbëjnë një fraksion minimal në totalin e sektorit të turizmit, ndërkohë që mund të kthehen në kontribuues të rëndësishëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Amon mi Sude... says:
    August 4, 2022 at 12:35 pm

    Zhytjet ishin interesante per aq sa kishte relika per te vjedhur se pjesa me madhe e tyre esht shum ceket! Tjeter gje nen uje s’ka dhe fleni menjen!
    Sa per yjet po ” Bota mezi po pret t’vi ti shofi, se Afrika e veriut u zhduk osht mush me re!”
    Ohhmm, ohhmm……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?