Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE thirrje Serbisë: Lejoni vizitat e zyrtarëve të Kosovës në Luginën e Preshevës!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > BE thirrje Serbisë: Lejoni vizitat e zyrtarëve të Kosovës në Luginën e Preshevës!
KosovëLajmi i fundit

BE thirrje Serbisë: Lejoni vizitat e zyrtarëve të Kosovës në Luginën e Preshevës!

Published: January 18, 2024
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të lejojë vizitat e zyrtarëve të Kosovës në tri komunat në jug të Serbisë, të cilat paralajmërohen në përputhje me marrëveshjen e arritur në dialogu rreth vizitave të ndërsjella. Blloku ka kërkuar që Kosova të respektojë në të njëjtën mënyrë këtë marrëveshje.

Reagimi i BE-së vjen pasi ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në fillim të janarit iu refuzua leja për të vizituar Luginën e Preshevës – komunat jugore në Serbi: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Vizita e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Serbi ishte paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen e dialogut rreth vizitave zyrtare. Prandaj, Serbia është dashur ta lejojë dhe ajo [vizit;] të realizohej”, u tha në një përgjigje të Peter Stano, zëdhënës i BE-së për punë të jashtme dhe siguri.

- Publicitet -

Stano tha po ashtu se “BE-ja vazhdon të bëjë ftesë për të dyja palët që në tërësi, dhe pa kushtëzime, të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë edhe marrëveshjet për vizitat zyrtare dhe lirinë e lëvizjes”.

“Të gjitha mospajtimet duhet të zgjidhen përmes dialogut. BE-ja mbetet e gatshme t’ua lehtësojë palëve diskutimet për të gjetur zgjidhje”, tha zëdhënësi i BE-së.

Më 4 janar, Sveçla kishte planifikuar që të vizitonte Luginën e Preshevës. Por, vizita nuk u lejua që të zhvillohej nga autoritetet e Serbisë.

Edhe në të kaluarën ka pasur raste kur Serbia, por edhe Kosova, kanë refuzuar që të japin leje për vizita zyrtare në shtetet përkatëse.

Më 27 nëntor të vitit 2021 autoritetet në Serbi kishin refuzuar kërkesën e katër ministrave për vizitë dyditore në Luginë të Preshevës.

Më herët, Kosova po ashtu kishte refuzuar vizitën në Kosovë e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Në të gjitha këto raste, BE-ja gjithmonë i kishte kritikuar palët për refuzimin e dhënies së lejeve për vizita, duke u kërkuar atyre që të lejojnë vizita të tilla në bazë të marrëveshjes së arritur për vizita të ndërsjella zyrtare.

Sipas aranzhimeve mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare, të arritura nën ndërmjetësimin e BE-së, këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë: Mbi 160 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytje apokaliptike
  • E rëndë në Vlorë: Gruaja goditet me sqepar nga bashkëshorti, detajet e para
  • Flamingot dhe media
  • Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  • Njohja e kualifikimeve profesionale të BE-së, gati drafti, do të zbatohet nga dita e anëtarësimit

Komentet e Fundit

  1. 1 on Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit
  2. Detari on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  3. Simbioza krim-pushtet on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  4. E on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  5. Cloe Ward on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?