Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden i bën thirrje Kosovës të përmbushë detyrimet që dalin nga bisedimet me Serbinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Biden i bën thirrje Kosovës të përmbushë detyrimet që dalin nga bisedimet me Serbinë
KosovëLajmi i fundit

Biden i bën thirrje Kosovës të përmbushë detyrimet që dalin nga bisedimet me Serbinë

Published: February 16, 2024
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë të përmbushin detyrimet që dalin nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke theksuar se marrëveshja gjithëpërfshirëse do të jetë një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë.

Thirrjet janë pjesë e në urimi dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të pavarësisë që kremtohet të shtunën me 17 shkurt.

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova, thuhet mes tjerash në urim, “mbështesin fuqishëm një Kosovë shumë etnike dhe integrimin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë në fund”.

- Publicitet -

Përkrah kombeve në rajon dhe në botë, Shtetet e Bashkuara, thuhet në urim, “inkurajojnë Kosovën të përmbushë të gjitha zotimet e saj, duke përfshirë këtu të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në këtë proces”.

Presidenti Biden thekson pritjet për vazhdimin e bashkëpunimit për “rritjen e zhvillimit ekonomik, forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e sundimit të ligjit. Gjithashtu pres vazhdimësinë e bashkëpunimit tonë në fushën e sigurisë dhe përpjekjeve të përbashkëta për të çuar përpara reformat e nevojshme për përmbushjen e synimit të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Së bashku ne do të vazhdojmë të ngremë zërin për liri, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën që po përballet me agresionin e tmerrshëm të Rusisë”, thuhet në urimin e shpërndarë nga zyra e presidentes së Kosovës.

Dy ditë më parë presidenti Biden, i bëri thirrje Serbisë që të bëjë hapa përpara, “përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme”, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Një vit më parë palët u pajtuan për një marrëveshje që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Megjithë pritjet, zbatimi i saj nuk ndodhi dhe palët kaluan periudha tensionesh të larta.

Vjeshtën e kaluar Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që nënkupton më shumë autonomi për këtë komunitet, ndërsa Serbisë përmbushjen e pjesëve të marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ të Kosovës.

Në dhjetor Serbia, përmes një dokumenti tha se nuk do të zbatojë asgjë që çon një njohjen e Kosovës, ndërsa Prishtina ende nuk ka filluar punën për asociacionin.

Bashkimi Evropian përsëriti disa herë se marrëveshja e arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, është ligjërisht e detyrueshme për palët duke u bërë thirrje për zbatimin e plotë të saj dhe shmangien e veprimeve që nxisin tensione.

Qeveria amerikane kritikoi qeverinë e Kosovës për shkak të vendimit për të ndaluar përdorimin e dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha të martën në një intervistë për Zërin e Amerikës se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore. Pavarësia e saj kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Nje shqiptar says:
    February 16, 2024 at 12:34 pm

    Kosova i ka pembushe tere detyrimet e saj, eshte Serbia qe nuk nenshkruan marreveshtjet dhe pjell çdo dite probleme qe mbyllen me para qe i jep Evropa. Loje e ndyre.

    Reply
  • chess player says:
    February 16, 2024 at 12:37 pm

    Nuk mund te kete normalizim midis cakallit serb dhe lepurushit Kosove kete e di Luani amerikan..Pse kerkon nje gje te pamundur ?

    Reply
  • Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë RRUGORE says:
    February 16, 2024 at 12:45 pm

    Eraldo Hadushaj i Biri i Batjarit NJË PEDOFIL ORDINER i Punësuar në Policinë RRUGORE NDALON VAJZAT e Bukura të Tiranës , PA SHKAK dhe PA ARSYE dhe i NGACMON SEKSUALISHT ! ? !
    I bëj thirrje SPAK (Altin Dumanit) dhe MINISTRIT Taulant Balla të SURVEJOJNË 24/7 PEDOFILIN e Policisë RRUGORE Eraldo Hadushaj të Birin e Batjarit , si RREZIK SHOQËROR , dhe ta ARRESTOJNË sa më shpejt të jetë e mundur , sepse në të kundërt VËLLEZËRIT dhe të DASHURIT e këtyre VAJZAVE do të bëjnë VET GJYQËSI , me KRIMINELIN ORDINER të Policisë Rrugore Eraldo Batjar Hadushaj

    Reply
  • korçari says:
    February 16, 2024 at 4:41 pm

    Ambasadori i USA ne Kosove u shpreh qarte se Kurti po vepron me koken e tij dhe se nuk po i trajton si partnere dhe aleate te Kosoves dhe foli hapur se perrallat e Kurtit se çdo gje po shkon mire jane genjeshtra dhe ai qe do te shohe pertej propagades se Kurtit duhet te ngreje alarmin se Kosova po humbet aleatin e saj ,mbrojtesin e saj,USA …Kosovarve te verbuar nga “trimerite” e Kurtit ne luften “me mullijte e eres” duhet t’ju hapen syte se dhe sekretari Blinken tha se Kosova po ben hapa prapa dhe po kthehet si ne vitet 90.Mendoni per nje çast se si do te jete Kosova pa USA dhe pa BE?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?