Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden mban fjalimin e parë pas largimit: Trump, në 100 ditë vetëm dëme e shkatërrim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Biden mban fjalimin e parë pas largimit: Trump, në 100 ditë vetëm dëme e shkatërrim
BoteLajmi i fundit

Biden mban fjalimin e parë pas largimit: Trump, në 100 ditë vetëm dëme e shkatërrim

Published: April 16, 2025
Shpërndaje

Ish presidenti amerikan Joe Biden komentoi për herë të parë që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë politikat e pasardhësit të tij Donald Trump, për të cilin pati vetëm kritika.

“Mbetesh pa frymë kur sheh se sa shumë ka shkatërruar Trump në më pak se 100 ditë. Vendi nuk ka qenë kurrë kaq i ndarë”, u shpreh Biden në një konferencë në Çikago për personat me aftësi të kufizuara, teksa kritikoi veçanërisht shkurtimet masive të administratës Trump për agjencinë e pensioneve “Social Security”. Ndër të tjera, ajo është përgjegjëse për shpërndarjen e pensioneve shtetërore për 68 milionë përfitues.

“Ata në fillim qëllojnë, pastaj marrin në shënjestër. Brenda një kohe të shkurtër janë bërë shumë dëme dhe shkatërrime. Ata po i presin sigurimet shoqërore me sëpatë dhe po shkarkojnë 7000 nëpunës civilë, mes tyre edhe ata më me përvojë, në një kohë që sigurimet shoqërore duhet të mbrohen për të mirën e të gjithë kombit”, tha Biden.

- Publicitet -

Nuk bëhet fjalë vetëm për pensionet e pleqërisë. “Kjo ka të bëjë edhe me ruajtjen e marrëdhënies bazike të besimit mes shtetit dhe popullit”, u shpreh demokrati Biden.

Në fjalimin e tij, Biden u shpreh mjaft i zhgënjyer edhe për polarizimin brenda popullit amerikan: “Unë merrem me këtë për një kohë shumë të gjatë,” tha Biden, dhe asnjëherë vendi “nuk ka qenë kaq i ndarë”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben Tashko says:
    April 17, 2025 at 9:13 pm

    Besoj se:

    Rritja ne ekstrem e borxheve te Amerikes
    ne kete moment kerkon nje pagese vjetore
    prej prej $ 1,000,000,000,000.00 per te
    shlyer kamatat qe borxhi te mos rritet me tej
    dhe po te mos marish ne te ardhshmen
    borxhe te tjera.

    Shteti shpenzon me shume se sa prodhon.
    Ekspertet po theksojne nevojen e prodhimit
    te paisjeve me cmime shum me te lira, qe
    i rrezistojne kohes, pa llukse te teperta, qe
    kryejne funksjonet kryesore per 90% te njerezve.

    Ketyre paisjeve mund ti shtohen chipe me programe
    te sofistikuara, me dimensione shume te vogla te futura,
    per shembull, brenda telefonit, kompjuterit, e paisjeve
    te tjera teknologjike, qe i nevoiten specialisteve te fushave t
    e ndryshme, qe i perkasin nje pjese te vogel te popullsise
    me aftesi krijuse qe do e cojne vendin perpara. Keto njerez
    do paguajne shuma te tjera monetare qe do justifikonen nga
    kontributet e tyre.

    Permiresimi i nivelit te jetes kerkon nje pune te fuqishme
    krijuse, disipline te madhe dhe mbi te gjitha ta kuptojme
    se bota eshte tkurrur jashte mase dhe ne vend qe te
    ankohemi e te mos zgjidhim asnje problem, te japim
    maksimumin tone per te gjetur rruge te reja qe te
    avancojme. Ne rast te kundert do bejme hapa prapa,
    luftrat do shtohen duke e gjetur fajin tek te tjeret dhe
    do shkojme drej veteshkaterrimit.

    Po projektohen motore makinash e pjese te tjera te veturave, ….,
    qe mund te punojne derisa te bejne 1,000,000 km, apo me teper
    kilometra, te mos ndotin ambjentin e te mirembahe me me
    shpenzime te vogla.

    Ne kushtet e reja njerezit do kerkohet ta transformojne veten e
    tyre per te bere nje pune krijuse dhe punen rutine ta bejne robotet.
    Sot per shume lloj mineralesh duhet ta hapesh galeri shume te
    gjata dhe te grumbullosh nje sasi mineralesh me te cilat nuk
    mund ti plotesosh nevojat e industrise. Po shkohet ne fundin e
    oqeaneve per te nxjerre minerale, nafte e gaz sese pjesa tjeter
    botes, ne kontinente te ndryshme eshte shtrydhur ne nivele
    shume te larta

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 18, 2025 at 4:29 pm

    _________________________________________________

    Presidenti Trump me administraten e tij po ben
    perpjekje te jashtezakoneshme per te korigjuar
    gabimet e bera ne dy, tre dekadat e fundit per ta
    nxjerre Ameriken nga Gropa Potenciale qe ka rene,
    sepse edhe ka dhene ndihma te medha jashte
    mundesive te saja duke u futur ne borxhe te medha.
    __________________________________________________

    Rezulton se pavaresisht nga perfitimet kolosale nga
    mjelja qe i kane bere Ekonomis Amerikane disa nga
    vendet me te cilat kane patur mardhenie miqesore,
    nuk shprehin mirenjohje sepse besojne se ato kane
    punuar per perhapjen e demokracise ne bote.

    Ka shume vende dhe individe qe nuk arrijne te
    kuptojne barren e rende te mirembajtejes se Rendit
    Boteror nga Amerika me taksat e paguara nga
    populli Amerikan, per krijimin e institucioneve qe
    kane siguruar funksjonimin normal te planetit dhe
    mbrojtjen e rrugeve detare dhe hapsires ajrore.

    Te mos harrojme se ne Kolegjet dhe Universitetet e
    Amerikes studentet kane hyre thelle ne borxhe,
    qe shpesh kalojne shumen $100,000.00 ndersa
    studentet ne vendet qe kane mara ndihma falas,
    me dekada te tera e kane pothuaj se falas te
    shkojne per studime ne universitetet e vendit te tyre.

    Kerkesat per ndihma falas vazhdojne dhe po nuk
    ka mundesi ti japish me ndihma te tjera te sulmojne
    dhe kafshojn sic ka bere ne menyren me te
    shemtuar Zelensky e te tjere.

    Disa lidera ne zonen Euro-Atlantike arrijne te thone
    se po qe se nuk mund te na ndihmosh me, ne nuk
    kemi me nevoje per konsultime me JU, qe perkthehet
    O Mete, Secili per Vete.

    Administrata Amerikane eshte mobilizuar totalisht
    ta shpetoje vendin nga gabimet qe jane bere ne te
    kaluaren, qe e kane cuar nje pjese te popullates ne
    nje polarizim jo te vogel, sepse disa personalitete
    te larta, duan te marin votat duke u bere me te mire
    sec duhet, duke afruar ndihma dhe sherbime falas,
    qe e fusin Ameriken ne borxhe kolosale qe po behen
    pengese serioze per te ardhshmen e femijeve qe do
    duhet ti paguajne kur te rriten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Senati amerikan ‘sfidon’ Trumpin, miraton rezolutën për të ndaluar luftën në Iran! Trump: Votim i pakuptimtë!
  • RaBexit!
  • ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  • Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare

Komentet e Fundit

  1. K R on Senati amerikan ‘sfidon’ Trumpin, miraton rezolutën për të ndaluar luftën në Iran! Trump: Votim i pakuptimtë!
  2. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  3. Qerratai Shurrelit on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?