Në skajin shkëmbor të fshatit Manastir, Gëzim Hoxha, 70 vjeç, mban në duar një tabaka që i dridhet teksa u shërben dy turistëve të huaj. Pamja nga tarraca e tij kap segmentin më të lakmuar të Jonit: Plazhin e Pasqyrave, Kanalin e Korfuzit dhe kodrën e Shën Gjergjit.
Për 22 vite me radhë, Gëzimi punoi në emigracion në Greqi. Çdo qindarkë të kursyer e investoi këtu, në një restorant modest me pesë tavolina që sot ushqen familjen e tij.
Por sot, investimi i jetës së tij dhe i rreth 150 familjeve të tjera rrezikon të rrafshohet. Mbi fshatin e tyre ka rënë hieja e një “harte të kuqe” – një plan zhvillimi privat që qarkullon nën dorë në zyrat e Kadastrës së Sarandës, duke paralizuar të ardhmen e komunitetit në emër të “turizmit elitar”.
Ligji me dy standarde: Legalizimet e shtetit përballë projektit “The Mirrors”
Fshati Manastir u ngrit pas rënies së komunizmit mbi rrënojat e një ish-reparti ushtarak. Për dy dekada, banorët i shndërruan godinat në struktura akomoduese për turizmin sezonal. Rreth 70% e fshatit ka përfunduar procesin e legalizimit, duke paguar truallin dhe duke u pajisur me certifikata të rregullta pronësie nga vetë shteti shqiptar.
Konflikti shpërtheu kur Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) miratoi me procedurë të përshpejtuar – brenda vetëm 23 ditësh nga aplikimi i datës 27 janar 2025 – “Lejen e Zhvillimit” për projektin “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”.
Aplikuesi është kompania “Premium Finance Invest” sh.p.k., ndërsa projekti mban firmën e studios prestigjoze japoneze, Kengo Kuma & Associates.
Mbivendosja fatale në dy faza:
Faza I: Shtrihet në 92,000 m² në krahun e kodrës së Manastirit, duke parashikuar ndërtimin e 46 vilave private me impakt të ulët vizual.
Faza II: Zhvendoset në krahun e “Shpellës së Pëllumbave” në një sipërfaqe prej 26,000 m². Këtu intensiteti rritet gjashtë herë më shumë: parashikohet një hotel dhe vila mbështetëse me volum ndërtimi 23,000 m², me struktura që shkojnë deri në 3 kate mbi tokë dhe deri në 6 kate nëntokë.
Krahasimi i planvendosjes së resortit me hartat satelitore dëshmon një të vërtetë tronditëse: gjurma e projektit mbivendoset plotësisht me fshatin ekzistues Manastir. Realizimi i tij kërkon shembjen e pashmangshme të dhjetëra banesave dhe bizneseve të legalizuara.
Pronarët historikë dhe skema e bllokimit në Kadastër
Sipas lejes së zhvillimit, projekti parashikohet të ndërtohet mbi tokën e privatizuar në emër të shtetases Iliriana Demiraj (Çoçoli), trashëgimtare e një familjeje me pretendime pronësie që nga periudha e Mbretërisë së Zogut.
Megjithatë, banorët e gjejnë veten në një udhëkryq absurd: shteti u mori paratë për t’u shitur truallin dhe u dha hipotekat, pa u përmendur kurrë se ajo tokë kishte një pronar tjetër privat.
”Ne nuk jemi të huaj, jemi shqiptarë. Shkojmë te Kadastra dhe na japin ca harta të kuqe. Mua hipotekën ma ka dhënë shteti. Ku del ai tjetri sot si pronar me gjysmën e jugut?!”
Arsen Vaja, banor i fshatit
Në shkurt të këtij viti, banorët protestuan përpara Kadastrës së Sarandës duke kërkuar transparencë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), në një përgjigje zyrtare, pranoi se aplikimet e banorëve datojnë që prej vitit 2006, por çuditërisht, shumë prej tyre trajtohen ende si “në fazë fillestare vlerësimi”.
Ndërkohë, zyra ka pezulluar informalisht çdo procedurë të mëtejshme për banorët e zonës brenda vijës së kuqe të resortit.
Sipas avokatit Elton Laska, kjo praktikë dhunon sigurinë juridike: “Legalizimi nuk është favor, por akt administrativ që prodhon të drejta të plota. Nëse shteti ndryshon rregullat e lojës pasi ka njohur pronësinë, ai krijon pasiguri të rrezikshme për qytetarët.”
Kush fshihet pas kompanisë “Premium Finance Invest”?
Prapavija e kompanisë zhvilluese ngre pikëpyetje të tjera të mëdha. E krijuar në vitin 2016 si institucion financiar jobankar me kapital fillestar gjerman, “Premium Finance Invest” sh.p.k. zotërohet nga kompania austriake “SIG Holding GmbH”. Ajo lidhet ngushtë me industrinë e bixhozit (ish-“APEX-AL”) dhe kazinotë e Tiranës, me pronar kryesor përfitues Bledar Sinanin.
Kjo kompani nuk është e panjohur për dështimet me pronat në projekte të mëdha:

Shënim: Kompania “Premium Finance Invest” nuk iu përgjigj kërkesave zyrtare për koment lidhur me konfliktin në Manastir.
Spastrimi mjedisor dhe ligjor i Bregdetit të Jugut
Ajo që po ndodh në fshatin Manastir nuk është një rast i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve të fundit ligjore. Më 22 shkurt 2024, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin 21/2024, i cili ndryshoi rregullat për “Zonat e Mbrojtura”.
Ky ligj zbuti kufizimet mjedisore dhe reduktoi qëllimisht kufijtë e zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit (pasuri e UNESCO-s), duke u hapur rrugën ligjore resorteve private në zonat më sensitive ekologjike. Paralelisht, ngjitur me fshatin, në atë që njihet si “Gjiri i Manastirit”, po përfundon projekti tjetër “Manastiri Resort”, i cili sipas kërkimeve ka dëmtuar rëndë potencialin arkeologjik të zonës.
Transformimi agresiv po shihet me shqetësim të madh nga ekspertët vendas. Historiani dhe ish-restauratori Halil Shabani shprehet qartë:
“Po shikojmë që të gjitha pikat më të bukura të turizmit, më dominantet, po bien në duart e atyre që ne i quajmë oligarkë. Po marrin të gjithë ajkën e bregdetit.”
Në të njëjtën linjë, aktivisti mjedisor Sofokli Thoma denoncon ndërhyrjet me çekiçë gërryes nga Kanali i Çukës deri në Ksamil: “Ndryshojnë sipërfaqet e zonave të mbrojtura sipas interesit të ndërtimit. Është një shkatërrim i qëllimtë.”
Në mes të kësaj lufte interesash mes kapitalit të kazinove, trashëgimtarëve të mbretërisë dhe ligjeve të qepura me porosi, mbeten banorët e Manastirit. Ata që me kursimet e emigracionit ngritën të vetmen formë të qëndrueshme të ekonomisë lokale – turizmin familjar – sot po fshihen nga harta për t’u bërë vend vilave të mbyllura të elitës.






—-
Ky artikull u shkrua nga DITA bazuar në raportimet e faqes Amfora

Nje grusht pasanikesh po debojne shqiptaret e zakonshem si dijur indianet nga tokat e tyre
Ore pensionista dhe administrat
Me ju e kam
Si mund te vazhdoni te votoni nje perbibdsh anti-popull si ky Rama?
A jane vendosur aty pas 90-es. Cfare prone duan!? Ku e fjeten, kush ja u ka? Apo sipas parimit kush e ze i pari?! Po shtetin ku e gjeti te drejten t’jau jape atyre ate toke?! Me vjen shume keq per ta, Po te kthehemi atje ku kane qene para 90-es. Kurse shteti duhet te paguaje gjithe ato palacolleqe qe ka bere me ta.
O idiot! Atu kanë qënë se janë vendalinj.A doni zhvillim turizmi? Ja pra, punësim i vendadve, pse duhet të vijë një pillmotre nga pillimotrës së vet të investojë në tokat tona me 1 €.
Po t shikosh foton e fundit (me shigjetë) kupton qe ne vizatimet e projekteve keto resortet luksoze duket sikur jan nona.
Në terren jane skandal sepse shkelen te gjitha dhe perëndi është vetem paraja.
Zumojeni foton dhe me thoni nëse nuk kam te drejte.
Me bukur esht ky fshati ekzistus i njerezve te varfer se ajo shemtira qe kan ber miliardhjerët e Ram Shurrës
Projekti mban firmen e studios Arkitekturore me Prestixhioze ne Bote,… Kengo Kuma-Jakoxhuma,,,Prandaj paska shjkuar deri ne Japoni ky bir kurve?
Eshte fjaleformimi Edi piktoriut.Versuluni fshatare te Ksamilit kunder resorteve prestixhioze te Edi pikturiut,,Hidhni ne gremine fatromat ,makinat,projektet,si bene fshataret e Nivice Bubarit ne Kakome.Edi Rama le ti dale zot bunkereve ne Surel.Nuk ka toke babe familja Rama ne Ksamil,,Le te gjeje cfare ka me tapi Vlash Rama ne Durres,se figurojne pa toke.
Rrembeni armet e ftofta,armet e ngrofta dhe versuljuni Projekteve te studiove me Prestixhioze ne Bote,se duan te vjedhin Tokat tuaja.Perpara shqiptariii!Sot Trimat e protestes gjuajten me veze deputetet e Parlamentit hajduteve.;Sot populli shqiptar eshte ne lufte me pushtuesin Edi Rama dhe banden e 140 deputeteve te Parlamentit te Hajduteve,qe po dorzojne token shqiptare tek pushtuesit e huaj. Zjarr!
Eshte dhjere puna fare. Cdo pellembe toke me natyre te bukur po u jepet oligarkeve. Dhe nuk ka me vend aty per njerez autoktone. Keto jane gabime te qeverise me pasoja fatale .
Kur njerezit i privon nga oksigjeni, mos te cuditen kur tju bien mbi koke bombat e hidrogjenit….
Keta dine te ndertojne vetem kampe perqendrimi, j’ua befsha temen! Cibanet qe kane mbjelle anembane nuk ka bombe atomike qe t’i shkaterroje. Te keqe te bunkereve, qe ishin ne krahasim me keto shemtira, ku e ku me te bukur per syrin, dhe nuk e sfidonin kaq hapur natyren dhe ambientin. Me duket se na ka zene mallkimi i ATIJ, pergjigje tjeter per kete qe po ndodh ne kete vend nuk kam.
Quhet fshat nje grumbull ndertimesh pa leje ne nje toke te zaptuar? Ajo toke ka pronare historike, te ligjshem te cilet jane munduar shume e kane shpenzuar shume resurse neper procese te sterzgjatura e komplekse gjyqesore. Ne artikull nuk e deal e qarte nese procesi i legalizimit ka perfunduar apo eshte akoma ne proces. A jane pajisur me tere mend ata persona me certifikata pronesie? Nese po, punonjesit perkates te ASHK duhet te ndiqen penalisht. Gjithsesi, ata mendoj duhet ta dine mire situaten e statusin e asaj toke dhe duhet te ishin interesuar para se te kryenin investime e te nisnin procese legalizimi. Apo ndoshta eshte bere ndonje manipulim?
Po pse o sumqir keta qe e marrin tani toke per resorte ku e gjeten?
Kush ua jep te drejten te debojn banorer qe aty?
Ik ore plehre
Po te vijn t t nxjerrin ty nga shpia keshtu do flasesh?
Une nuk perdora fjalor banal e fyes.
Menyra se si e ku e gjejne token ata qe e marrin per resorte nuk na jep asnjerit prej nesh te drejten per te vepruar ne te njejten menyre, nese behet fjale per vjedhje, mashtrime e falsifikime.
Gjithashtu, une shtepine time nuk e kam ndertuar ne toke te zaptuar duke gjetur shesh e bere pershesh.
Kapitalizma a e omel si hallva!
Votoheni palloshin o pensionista… jo vetëm fëmijët që ja u largoi, por ai do tju nxjerri dhe nga shtëpitë tuaja….