Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Bomba demografike me sahat troket prej dekadash”, si mund të dilet nga kriza e pensioneve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Bomba demografike me sahat troket prej dekadash”, si mund të dilet nga kriza e pensioneve
BoteLajmi i fundit

“Bomba demografike me sahat troket prej dekadash”, si mund të dilet nga kriza e pensioneve

Published: August 21, 2024
Shpërndaje

Bomba demografike me sahat troket prej dekadash në Evropë. Vendet e Bashkimit Europian po plaken, njerëzit jetojnë më gjatë. Më shumë se një e pesta e popullsisë në BE është mbi 65 vjeç ose më të moshuar. Në vitin 2050 do të jenë një e treta. Vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se në vitin 2024 për herë të parë 65-vjeçarët do t`i kapërcenin në numër 15-vjeçarët.

Megjithë shtimin e madh të emigracionit në dy dekadat e fundit, kontinentit evropian i nevojiten ende punëtorë, me taksat e të cilëve do të paguhen shpenzimet e larta të pensioneve publike. Ekonomistët llogarisin se në vitin 2050 për një pensionist do të ketë më pak se dy punëtorë, sot raporti është një me tre. Ndërkohë në 17 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian shpenzimet vjetore për pensionet publike marrin 10% të produktit të brendshëm bruto (PBB). Të gjitha vendet, me përjashtim të një vendi, ndodhen në Evropën Perëndimore. Në Itali dhe Greqi pensionet u kushtojnë financave publike më shumë se 16% të BPP.

Rritja e moshës së pensionit irriton punonjësit

- Publicitet -

Për të përballuar rritjen e madhe të shpenzimeve, disa shtete të BE i kanë modifikuar sistemet e pensioneve publike, edhe duke rritur moshën e daljes në pension. Franca për shembull, vitin e kaluar u ballafaqua me protesta disamujore kundër planeve, për të detyruar punonjësit që të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo në moshën 62-vjeçare, siç është aktualisht.

Vende të tjera europiane kanë shkuar më tej. Në Britaninë e Madhe ka plane që njerëzit të lihen të punojnë deri në moshën 68 vjeçare që nga mesi i viteve 2040-të. Gratë në Britani dilnin në pension 5 deri 7 vjet më herët se burrat, por përpjekja për të barazuar moshën e pensionit me burrat bëri që gratë e prekura të kërkojnë kompensime.

“Hollandezët reformuan së fundmi sistemin e pensioneve, por nuk po arrijnë synimet e caktuara”, thotë për DW Hans van Meerten, profesor i së drejtës evropiane për pensionet në Universitetin e Utrecht-it. “Edhe në Gjermani, Belgjikë dhe shumë vende të tjera evropiane nuk shoh reformat e nevojshme. Ata po i bëjnë varrin vetes.”

Megjithë situatën e vështirë me financat publike në Evropë, miliona njerëz ende nuk investojnë sa duhet në pensionet private ose në pensionin që ofron vendi i punës, për të plotësuar pensionin e shtetit. Të dhënat e barometrit të BE për vitin e kaluar tregojnë, se vetëm 23% e qytetarëve të BE kanë pension nga vendi i punës dhe 19% një sigurim privat. Shifrat në vendet e BE janë të ndryshme.

Interesa të ulëta, inflacioni dëmton depozituesit

“Në dekadën e fundit kriza e pensioneve në Europë u përkeqësua dukshëm për shkak të normave vazhdimisht të ulëta të interesit, të cilat nuk qenë në gjendje ta balanconin inflacionin”, i tha DW-së Arnaud Houdmont, drejtor i komunikimit në entin e investitorëve Better Finance me qendër në Bruksel. Sipas Houdmont: “kjo ka çuar në humbje të madhe të fuqisë blerëse të depozituesve.”

Analiza e Qendrës Finlandeze për Pensionet zbuloi se interesat e pensioneve në mbarë botën vitin e kaluar arritën mesatarisht 8%. Por duke pasur parasysh inflacionin e lartë, që pasoi pandeminë COVID-19, interesat që mbetën, ishin vetëm 2%. Inflacioni në Eurozonë arriti kulmin me 10.6% në tetor 2022.

Houdmont është i mendimit, se shkaktarë për interesat e ulëta janë edhe tarifat e larta, shpërndarja e dobët e aseteve dhe mungesa e transparencës në produktet e pensioneve.

Ecje e ngadaltë e pensionit të BE

Për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesës së kursimeve, BE prezantoi në mars 2022 produktin pan-evropian të pensioneve private (PEPP). Skema u lejon punonjësve të depozitojnë në një pension shtesë, të cilin e marrin me vete, kur lëvizin në shtete të tjera të BE. Megjithatë vetëm një vend – Sllovakia – e ka zbatuar këtë skemë.

“PEPP është në fuqi prej dy vjetësh e gjysmë”, pohon van Meerten. “por fondet e mëdha të investimeve thonë se nuk e kanë ekspertizën për të punuar me produktet e PEPP dhe kërkojnë partnerë të tjerë.”

Sipas vlerësimit të ekspertëve të pensioneve problemi është se PEPP është shumë e komplikuar dhe restriktive. PEPP shihet si konkurrencë e padëshiruar nga fondet e investimeve si BlackRock apo Fidelity, klientela e gjerë e të cilëve janë fondet holandeze, norvegjeze dhe gjermane të pensioneve, që do të thotë shumë miliona depozitues europianë.

Van Meerten mendon se PEPP duhet të thjeshtësohet dhe të bëhet më fleksibël, pasi disa vende të BE nuk i japin skemës së re të pensioneve të njëjtat avantazhe tatimore si produkteve të tjera të kursimeve për pensione.

Disa degë të industrisë në shtetet e BE — nga industria kimike dhe sektori metalurgjik gjerman apo operatori i hekurudhave franceze — u ofrojnë pensione punonjësve të tyre. Thuajse 60% e punonjësve gjermanë, që paguajnë kontribute të sigurimit shoqëror, shfrytëzojnë këtë mundësi. Këto skema, krahas përfitimeve të tjera, u ofrojnë sidomos atyre, që bëjnë punë të rëndë fizike, mundësinë e daljes së parakohshme në pension.

Punonjësit kërkojnë më shumë fleksibilitet

Megjithatë konsumatorët kërkojnë më shumë fleksibilitet në investimet e tyre dhe në moshën e daljes në pension. Suksesi i neo-brokerëve si Robinhood, eToro dhe Trade Republic, që u japin përdoruesve mundësinë për të menaxhuar investimet e tyre në aplikacionet e smartfonëve, ka uzurpuar në një farë mënyre shumë sisteme tepër të komplikuara dhe të rënda të pensioneve të Evropës.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Vigjilenca says:
    August 21, 2024 at 3:07 pm

    Të pasurit po pasurohen më shumë, të varfërit po varfërohen. Ky problem zgjidhet me shpërndarjen më të arsyeshme e të ardhurave nga prodhimi global. Gjetja e një të mesme të artë i zgjidh këto probleme në dukje të pazgjidhshme. Të varfërit e kësaj kohe së shpejti do të shihen si skllevërit e rendit skllavopronar.

    Reply
  • Te "perkrahur" me 3300 leke/muaj says:
    August 21, 2024 at 3:43 pm

    Nuk ka vend per panik, sepse qeverisemi prej 2013 nga qeverisja Rilindja e me “prane njerezve ne nevoje” qe ka pare ky vend der sot. Bomba e vertete ne krejt Ekonomine ka plasur me kohe por germadhat e saj do duken kur te ike Rilindja nga pushteti e mediat mos ta fshehin dot me greminen qe ka shkaktuar.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    August 21, 2024 at 6:10 pm

    Pse është bombë me sahat, janë para që kan pagu me taksa tash ata duhet ti marrin mbrapsht paret që kan pagu. Ku asht problemi këtu.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    August 21, 2024 at 8:15 pm

    Nje super i pasur qe zoteron miliarda dollare,
    nuk i ka paret te futura ne banke por i ka shnduar
    ne objekte industriale dhe forma te tjera aktivitetesh,
    ku punojne dhe sigurjne jetesen e familieve te tyre,
    me dhjetra mijra njerez.

    Ne qofte se “mbi vlera”, apo “fitimi i pastert, puro” nuk
    do harxhohej per investime, por do shperndahet per
    tu konsumuar nga punonjesit e kompanive, rezulton
    femijet e tyre nuk do kene se ku te punojne, dhe shtetit
    do i duhet te mara borxhe kolosale dhe pas nje dekade
    shteti do do te FALIMENTOJ dhe nje rregjim diktatorjal
    do vij ne pushtet, qe do ja shtrengojne rrypine mesit ne
    nje menyre qe njerezit nuk e kishin imagjinuar.

    Parimi i Marksit:

    “Njerezit te ponojne sa kane mundesi dhe te marrin sa kane nevoje”,
    eshte “Rruga e Vete Shkaterrimit”. Nje pjese e njerezve, “EKSTREMISTET”
    qe e kane besuar nje gje e tille mund te realizohet, kane tentuar ta
    krijojne duke perdorur forcen, nje shtet komunist, i cili mund te egzistoje vetem
    me nje rregjim diktatorial dhe zbatimin e luftes se klasave.

    Pra dalim te shprehja e popullit tone: “Perpiqemi te rregullojme vetullat dhe qisim syte”.

    Kush eshte aresyja qe
    “Kapitalizmi i Mbeshtetur ne Ligje te Forta qe Aplikohen”,
    I ka rrezistuar kohes?

    Aresyja eshte se “Sistem Kapitalist” pasqyron, “Natyren njerezore”

    1. Njerezit perpiqen cdo dite per te “Siguruar Egzistencen” e tyre.
    2. Ne kete lufte per jeten, qe te jene te sukseshem ATO duhet te
    besojne tek vetja e tyre, te mos ndjehen inferiore dhe te kene
    inisiative dhe ide personale per te shkuar perpara.
    3. Por gjate perpjekjeve te tyre per te arritur objektivat qe duan te
    arrijne, ato ndeshen me individe te tjere qe kane te njejten
    objektiv apo qellim.
    4. Ky eshte momenti qe fillon konkurenca, dhe se cili do te
    “realizoje endren se tij”. Por njeri mund te jete me izoti dhe
    e arrin qellimin dhe tjetri do humbase. Ai qe e arrin qellimin
    beson se e “ka arritur me merite”. Kundershtari beson se fitimtari ka
    patur perkrahje, fat, apo “Ka korruptuar” dike, dhe cdo gje eshte e
    mundeshme.
    5. Sic kemi pare individet kane arritur te vriten per nje kanal uji qe
    sherben per te vaditur token.
    6. Ne shume raste, secili nga ato qe eshte i interesuar ta cfrytezojne ujin,
    per te vaditur token e tij, fillon te besoje se ka te drejte te mbroje interesin
    e tij dhe nuk arrijne te gjejne nje gjuhe te perbashket per zgjidhjen e problemit.
    7. Ka raste qe dy shtete grinden si te cfryezojne ujin e nje lumi qe kalon
    ne kufirine ndarjes ndermjet tyre, ose qe kalon ne fillim ne njerin shtet
    dhe me tej kalon ne shtetin tjeter.

    8. Raste te tilla nga me elementaret kane qene te pranishme gjate
    gjithe historise, Ku secila pale ka besuar totalisht se ka te drejte.

    9. Cili eshte roli i sistemit qe drejton nje shtet ne hencjen perpara?

    10. Pse “Sistemi Kapitalist” ka perparesi te ndjeshme ndaj “Sistemut Komunizmit”?

    a) “Sistemi Kapitalist” gjithmon i “pershtatet kushteve” dhe ben “korrigjime te vazhdushme”
    Ky sistem hecen hap pas hapi, dhe nuk beson se problemet mund te zgjidhen me
    nje hap te vetem, qe quhet “revolucjon proletatar” apo “Instalimi nje diktature” te cfaredo lloi.

    b) “Sitemi Komunist” eshte vendosur jo “hap pas hapi”, por me “Hapin e nje Gjiganti”, qe permbys
    eksperiencat shekullore te njerezimit dhe kerkon ta ndryshoje rroten e historise, duke mos
    mare parasysh natyren njerezore.
    Pasojat jane katastrofale. Te gjithe individet konsiderohen si kur te jene identike,
    por nderkaq njerezit krijuse, me inisiative, qe punojne me intensitet te larte,
    paraqisin rrezik per sistemin dhe drejtimi i shtetit mbeshtet tek te “pa-aftet, servilet”,
    “dogmatiket” te cilet nga zyrat e tyre projektojne te ardheshmen dhe nuk i degjojne
    specialistet te cilet nga frika se mos humbasin pozitet, perserisin direktivat e partise.
    Pra prioritet kane, sidomos, individet qe i jane perkushtuar vetem karires se tyre dhe
    dhe qe hap pas hapi shndrohen ne “Mercenare, Kameleone, KonArtista, aparatcike
    me teseren e Partise.

    Po ne “Socializemin Kapitalist” cfare ndodh?
    Po ne Shqiperi, nje vend ku ka shume parti qe konkurojne per
    te kapur pushtetin cka ndodhur praktikisht?

    Partite kane vene interesin e tyre dhe te partise se tyre
    mbi interesin e Shqiperise.

    Pushtetaret e te gjitha llojeve jane munduar te pasurohen ne
    kurriz te popullit. Nje Pjese e Vjedhjeve mund te jete e lidhur
    me taksimin, por pjesa e “luanit” eshte vjedhja e shtetit.
    Ku qendron vjedhja e Shtetit?

    Ketu perfshihen:

    1. Vjedhja e nje pjese te ndihmave qe i jane dhene Shqiperise.
    2. Vjedhja e nje pjese “Jo e Vogel”, por te “Konsiderushme” e
    borxheve te mara ka shkuar ne xhepat e pushtetareve per
    veten e tyre, e sidomos per te fituar zgjedhjet, pra per te patur
    prap mundesine per tu pasuruar vazhdimisht dhe ndofte mbi te gjitha
    te ruajne pozitat, per tu mbrojtur nga akuzat kundra tyre.

    3. ATO kane krijuar nje administrate “Jashtezakonisht te madhe”
    ne raport me “Popullaten e Shqiperise”, ku njerezit paguhen
    per 8 ore pune ne dite,
    por shum prej tyre punojne praktikisht 4 ore ne dite.

    3. Personeli i administrates, ka ndihmuar gjate zgjedhjeve cilindo parti qe
    ka qenq ne fuqi, ne menyre direkte dhe indirekte, dhe jane shperblyer me
    punesimin familiaret e tyre dhe klanet e vogla personale qe votojne per
    partin ne fuqi.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    August 21, 2024 at 8:41 pm

    U mundova ti jap nje pergjigje Vigjilences dhe Shkodranit nga Belgjika.

    1. Vigjilenca kerkon qe te ardhurat te rishperndahen.
    2. Shkodrani kerkon qe nje pjese e taksave ti kthehet perseri punonjesve.

    Un mendoj se keto dy propozime nuk mund te realizohen
    dhe ky ishte qellimi i komentit time, qe e zgjata, sepse
    ka shume individe, qe mund te besojne te njejten gje.

    Persa i perket “Bombes Demografike” mendoj se po nuk u gjenden
    menyra per ta kufizuar rritjen e tepert te popullates sidomos ne vendet
    ku nje cift qe sjellin ne jete mbi dy femije, dhe duke inkluduar ndryshimet
    klimaterike, gjendja do keqesohet shume dhe kjo jete qe kemi sot per
    te cilen ankohemi vazhdimisht, pas 50 vitesh, apo me shume,
    po te kemi fatin te rrojmedhe te mbajme mend do na duket nje PARAJSE

    Reply
  • Artan says:
    August 21, 2024 at 9:10 pm

    Nuk besoj se z. Arben e ka kuptuar sic duhet kete punen e “bombes demografike”. Bomba ketu nuk do te thote shperthim i pakontrolluar i popullates, por shperthim i problemit te plakjes se popullsise. Me fjale te tjera, e kunderta e asaj qe thote z. Arben,vendet e Azise Lindore per shembull,po perpiqen te gjejne menyra si t’i bejne ciftet te lindin femije,nderkohe qe duan te rritin moshen e pensionit. Kjo sjell nje kontradikte te pakapercyeshme per mendimin tim. sepse, p.sh., nderkohe qe papunesia e te rinjve eshte rritur, ata duan t’i mbajnë të vjetrit më gjatë në punë.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    August 22, 2024 at 4:31 am

    Artan,

    1. Shtimi i jashtezakoneshem i popullsis ne Azi, Afrike, e ne vende te tjera eshte
    nje problem serioz qe duhet te adresohet.

    2. Kam lexuar per shtimin e jashtezakoneshme te popullates qe rronte ne nje ishull para disa shekujve.
    Studimet ne terren ne kete ishull treguan se popullata qe shtuar aqe shum sa njerezit filluan te hanin
    njeri tjetrin, pemet e cdo gje tjeter deri sa u shuan te gjithe.

    3. Por problemi kur njerezit qe kane dale ne pensjon, predominojne ne raport me njerezit qe jane ne gjendje te
    prodhojne, eshte serioz por i zgjidhshem, ne se teknollogjite moderne qe perdorin ne mase shum te madhe
    robotet dhe Inteligjencen artificiale, do krijojne mundesine, qe me nje numur shume te vogel puntoresh, te arrihet
    nje prodhim shume i madh, sa do kete shume te rij qe nuk do punojne, por duhet te studjojne qe te perdorin
    teknollogjine moderne e do paguhen shum mire e nuk do kene nevoje te rrojne me ndihmat e shtetit.

    4. Nderkaq problemet do komplikohen edhe nga pakesimi i burimeve natyrore te cdo lloji, duke perfshire ketu
    tokat e prodhimeve buqesore dhe ujin e pishem, por besoj se do gjendet nje zgjidhje edhe per keto probleme.

    Reply
  • Artan says:
    August 22, 2024 at 5:19 am

    Z. Arben, e di qe shtimi i popullsise eshte problem (ka Dan Brawn nje nga librat e fundit, “Inferno”, pikerisht per kete problem), por edhe mundesi (per shembull Afrika shihet si kontinenti i se ardhmes ose me potencialin me te madh), por e kisha fjalen qe artikulli e ka fjalen per bomben demografike te Evropes se plakur. Eshte nje situate e tipit “Keq me burrë, keq pa burrë”. Mjaft te shikosh dy vendet me te medha te botes. India ia kaloi per popullsi Kines, qe pati shifren me te ulet te lindjeve ne dekada, duke u shnderruar ne njefare Japonie te dyte, dhe te dyja vendet kane probleme te medha me demografine, India me moshen e re e Kina me te vjetren. Madje duket sikur ka edhe njefare dyzimi ne konspiracione a teorite konspirative. Here permendin ate si tabele ku thone se “ustallaret” duan ta cojne popullsibe ne 500 milione, here thone qe COVID synonte vetem te moshuarit (Mbaj mend qe edhe Koco Devole i shkrete tha: Paskan vendosur te na heqin qafe ne pleqte). Nejse, une mendoj se njefare zbutjeje mund te sjelle nderthurja e kontrollit te lindjeve me zgjatjen e pensionit. Mire francezet, qe e kane sport kombetar greven, po besoj te tjeret nuk ka pse te jene kunder zgjatjes se moshes. A nuk thone qe pensionisti shpesh ka depresion ngaqe ndihet i padobishem per shoqerine. Para nje viti pashe nje kronike ne DW qe “Lufthansa” kishte thirrur pensionistet te fillonin perseri pune. Sigurisht kjo varet edhe nga profesioni,

    Reply
  • Arben Tashko says:
    August 23, 2024 at 4:33 am

    Artan, ke te drejte kur i adresohesh “Teorive Konspirative”.
    Ato po konfuzojne mendjet e shume individeve, praktikisht
    po demtojne njerezit ne gjetjen e zgjidheve reale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?