Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim, rritje anemike në korrik – shtator
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim, rritje anemike në korrik – shtator
EkonomiLajmi i fundit

Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim, rritje anemike në korrik – shtator

Published: December 27, 2024
Shpërndaje

Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizitorëve dhe zgjerimit të strukturave akomoduese, por të dhënat administrative mbi punësimin (punonjësit e deklaruar në tatime me sigurime) tregojnë se në sektorin privat numri i të punësuarve u zgjerua me bazë vjetore vetëm 1.8 për qind në 3-mujorin tretë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në 3-mujorin e tretë të vitit ishin të punësuar 568 mijë persona ose 10,486 më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhe (1.8 % më shumë). Nga ana tjetër numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 180,382 mijë ose vetëm 1307 persona më shumë se tremujori i tretë 2023 (rritje 0.7%).

Sakaq INSTAT nuk ka publikuar këtë vit asnjë të dhënë mbi punësimin nga Anketa së Forcës së Punës që është edhe treguesi zyrtar i papunësisë. Të dhënat administrative mbi punësimin tregojnë se, zhvillimet në tregun e punës kanë qenë të vakëta, por ato nuk japin hollësi mbi sektorët e ekonomisë. Vitin e kaluar në tremujorin e tretë punësimi me të dhëna administrative ishte zgjeruar me 3 për qind (16,000) në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

- Publicitet -

Burimet nga tregu pohojnë se punësimi është përfshirë në ristrukturim të fortë vitin e fundit, ku ka rritje të papunësisë në zonat urbane si rrjedhojë e mbylljes së shumë aktivitete fason dhe linjat call- center. Rënia e euros ka dobësuar rëndë fitimet në sektorin e prodhimit. Të dhënat e fundit mbi PBB-në që i takojnë tremujorit të tretë të vitit treguan rënie të fortë të prodhimit në sektorin bujqësor dhe atë të industrisë.

Rënia e vlerës se euros në mënyrë sistematike vitet e fundit nga rreth 123 lekë mesatarisht në vitin 2021 këtë në më pak se 99 lek aktualisht shkaktoi humbje të konsiderueshme për sektorin e prodhimit dhe sidomos bizneset eksportuese. Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimin, shitjen dhe pagat.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2024, indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë pësoi rënie me 21%. Në vështirësi nuk janë vetëm fabrikat fason, por e gjithë industria që prodhon mallra dhe shërbime për eksport, të tilla se linjat agro-ushqimore, industria automative dhe sektori call-center.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Jo vetëm turizëm! says:
    December 27, 2024 at 10:42 am

    Problemi nuk qëndron në fuqizimin e monedhës vëndase Lek kundrejt Euros, por në atë që prodhimi është i bazuar në materiale porositësi, si fasonëve apo të këpucëve. Industria prodhuese duhet të bazohet në ato mallra që importohen, si p.sh. Industria ushqimore që pakson importet të cilat janë disa herë më të larta se sa eksportet, pra të konsumohen brënda Shqipërisë pa patur nevojë për eksport. Kuptohet që ky veprim kerkon kualifikim më të larta si në prodhim ashtu dhe në drejtim për të konkuruar importet të cilat kanë shpenzime shtesë, si transport, doganë, etj. Në afat gjatë , është strategji e gabuar që të bazohesh vetëm në turizëm dhe të mos mbështetesh në industrinë prodhuese dhe këtë e faktoi Covid-19, i cili mbylli të gjithë aeroportet, por jo uzinat dhe fabrikat.

    Reply
  • Asd says:
    December 27, 2024 at 2:00 pm

    Nuk ndikon ne punesim? Kush u sherben 10 milion turisteve?

    Reply
  • capi says:
    December 27, 2024 at 2:07 pm

    Te dhenat jane pak si rremuje. Nuk di kete konkluzionin e ka arritur keta te INSAT, ndonje staticien, apo direct gazetari. Shifrat jane ne total ose neto. Rritjet e punesimit ne sektorin e “vrullshem” te turizmit, jane kompesuar me papunesine(shkurtimet) ne sektore te tjere. Rezultati total 1.8%, nese i referohemi te dhenave me lart.
    Ne keto shifra mund te ndikuar informaliteti. Punetoret punojne ne te zeze, dhe nuk reflektojne si te punesuar. Dhomat e hoteleve prenotohen dhe paguhen nga anonim. Dhoma spice si nje dite me pare. Skishte nevoj as per vakum, te nderroje carcafe, apo peshqir. Ce do punetorin shtese. dhe ja ku pastruam ca para, me kete turizmin e vrullshem si lumi i Lanes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati Ndreca: Vendim antikushtetues, do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese
  • EMRAT: Pastruan 30 milionë euro në Shqipëri, SPAK dërgon në gjyq katër të pandehur
  • Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
  • VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  • Ajola Xoxa kërkoi 63 ditë shtyrje seance pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon

Komentet e Fundit

  1. demo on Shqipëria forcon ushtrinë me topin turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë
  2. xxx on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Shih vedin on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
  4. xxx on VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  5. xxx on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?