Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: CENSORËT! Nuk ka gjë më të shëmtuar se kuraja e vonuar e frikacakëve, e skllevërve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > CENSORËT! Nuk ka gjë më të shëmtuar se kuraja e vonuar e frikacakëve, e skllevërve
AnalizaKryesoreopinion

CENSORËT! Nuk ka gjë më të shëmtuar se kuraja e vonuar e frikacakëve, e skllevërve

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Arti në përgjithësi, letërsia dhe kinematografia në veçanti, prej shumë kohësh kanë qenë në syrin e ciklonit të një pjese të politikës shqiptare, e cila, në përgjithësi, në një periudhë tjetër historie, ka pasur pjesën e saj të shkuar në kahun e gabuar, e jo rrallë herë, të dëmshme, për të mos thënë antikombëtare, çka, ka pasur pasqyrimin e saj në artet e realizmit socialist.

Dëshira e tyre, për më tepër, këmbëngulja  e vazhdueshme që bota e artit të retushohet, apo, edhe më tej, të ndalohet përmes një ligji të veçantë ka qenë një rrymë e pandërprerë, e ndërrueshme si formë, herë më radikale dhe herë të tjera e fshehur pas anti komunizmit, por kurdoherë e ftohtë, jo reale dhe pas saj janë shfaqur shenjat e revanshit, fitimi përmes ligjit të asaj që është humbur në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar.

Përgjithësisht lexues mediokër dhe njohës të përciptë të botës së artit, të joshur nga pushteti dhe të rënduar nga mëkatet, gabimet, fajet dhe krimet e një pjese të së shkuarës së fisit apo klasës së tyre, ata duan domosdo, dhe kësaj i kthehen vazhdimisht, ndalimin me ligj të librave të shkruara në një periudhë gjysmë shekullore, filmave, dokumentarëve, për të iu kthyer më pas arkivave, dëshmive, dokumenteve, vetë historisë reale. Për të bërë një histori tjetër, gjë që do të jetë e pamundur.

Kurajua e vonuar e frikacakëve, e skllevërve, dhe shkrimtarët, regjisorët do ketë artistët, kompozitorët, piktorët përballë tyre.  Është përmbysja e një bote të tërë dhe janë këta përmbysësit e vegjël. Kërkesa për të vendosur në cepin e letrave shenjën se kjo vepër është e krijuar në kohën e realizmit socialist. Përfytyroni se mund të ndodhë të realizohet një projekt i tillë, pra, veprave më të mira të letërsisë shqipe, të kinematografisë shqipe t’u vihet një yll gjashtëcepësh, si ai që u vihej hebrenjve gjatë regjimit nazistë është mizor.

Dëshira për të rrënuar të shkuarën e një letërsie, është aq e lashtë sa edhe vetë letërsia. Gjashtë shekuj para erës së re, një rapsod nga Kolofoni, Ksenofan quhej, i lodhur nga vargjet e Homerit që i kishte kënduar qyteteve, i pamundur për të risjellë diçka të ngjashme me atë të bardit të verbër iliadas, kërkonte harresën e tyre. Në Angli, në mesin e shekullit të XVII, në njërin nga Kuvendet popullorë të thirrur nga kryerepublikani Kromuell, shkruan Samuel Johnson-i, “u propozua me seriozitet që të digjeshin arkivat e Kullës së Londrës, që të fshihej çdo kujtesë e gjërave të shkuara dhe që krejt regjimi i jetës të zinte fill nga e para”.

26 shekuj pas rapsodit grek dhe disa shekuj pas kronistit anglez, në politikën shqiptare, jo krejt befas dhe jo krejt rastësisht, sillet nëpër këmbë dhe, mjerisht,  nëpër dhëmbë projekti i një ligji të ri, thjeshtë censurues në pamjen e parë dhe thellësisht antivlerë në përmbajtjen e tij; më shumë ndaj disa majave se sa ndaj hapësirës fushore të letërsisë dhe arteve shqiptare.

Fantazia për të anuluar të kaluarën e botës së artit, sidomos të letërsisë, nuk është diçka e re dhe e papritur. Me fjalë të tjera, qëllimi për të asgjësuar të kaluarën letrare, – në mënyrë paradoksale – është një nga provat se kjo e shkuar nuk mund të asgjësohet. E shkuara e artit është e pashkatërrueshme; herët a vonë të gjitha gjërat kthehen. Ashtu si njëra nga gjërat që kthehet është projekti për të asgjësuar të kaluarën e botës së letrave.

Të gjitha regjimet tiranike e kanë provuar këtë. Të gjitha mendjet e ngushta e kanë synuar këtë. Pavarësisht kohës, pavarësisht regjimeve kanë synuar të njëjtën gjë: të heqin një të shkuar të shkruar; të ndalojnë ose damkosin një botë letrare, e cila është ngritur pa mundin e tyre, pa qenë ato vetë pjesë dhe shumë lart e arritshme për mendjet e ngushta. Me djegë dhe me damkos libra dhe me ngritë mure mes botëve letrare është punë e zakonshme e tiranive, por nuk mund të jetë kurrë kodi i një mendimi politik, i cili, kur mendoi se u lind, do të ishte mendja evropiane që kishte munguar dhe jo lindja e perëndive të stepave të mendimit.

Perandori i Parë i Kinës, Shih Huang Ti, ishte njeriu që filloi ngritjen e murit të madh kinez dhe diktoi që të hidheshin në zjarr të gjithë librat e shkruar para tij. Ata që nuk iu bindën, shkrimtarët e mendimtarët e mëdhenj, përfunduan duke ngjitur gurët e murit që po lartohej, por ruajtën edhe disa vepra, disa libra e mendime, të cilat jetojnë edhe sot e kësaj dite.

Pak kush në botë e di emrin e perandorit të parë, por emrin e Konfucit e dinë të gjithë. E, pra, ky i fundit ishte dënuar me djegien e librave të tij, e kishin menduar se është lënë në harresë, është diku, në anonimitet, por ndodhi e kundërta, ndodhi rizgjimi, sepse fjala ishte e mbetet e para.

Të synosh të vësh gardhin e një are të madhe, të stërmadhe, mund të jetë një punë që bëhet, por të bësh gardhëzimin e një bote letrare, ose është miopi politike, ose hyn ndër ata shqiptarët që prej një viti nuk kanë lexuar një libër, ose vetvetishëm je i verbër, ose, në fund të fundit, të jesh budalla që mendon se me një urdhër verbal apo me një “pullë blu a rozë” që njerëzit të heqin dorë nga kujtesa e të kaluarës së vet, mitike qoftë apo e vërtetë, ardhur përmes një botës së fjalëve.

“Të gjitha gjërat duan të qëndrojnë në të qenët e tyre”, ka shkruar Baruh Spinoza, edhe bota e artit kërkon të qëndrojë në tri shtyllat që mbajnë mbi shpatullat e tyre qiellin e qiellit; të së djeshmes, të së tashmes dhe të së ardhmes. Animi i njërës prej tyre mund të sjellë rrokopujën e madhe dhe kjo nuk i ngjet lojërave fëmijërore; ajo sjell  rrënimin.

Historia e një kombi është ajo e letrave të tij; historia e Shqipërisë, edhe në vitet e rënda të diktaturës, saktësohet në gjendjet e mbijetesës dhe të lumturisë, në mitologjinë dhe përvijimin, në fytyrat e gdhendura nga koha, në disa mugullime e do vende, të cilat, edhe sot e kësaj dite, në atë gjuhë dhe në ato rrethana, duan të na thonë diçka, ose patën thënë diçka që nuk duhet ta humbasim, ose në fund të fundit, mes rreshtave na kanë thënë të vërtetën, dhe kjo afërsi, kjo gjendje, kjo zbulesë, ashtu si vjen, nuk është humbje, është dëshmi.

***

Cili është thelbi i këtij ligji që po përgatitet? E njëjta figurinë politike e asaj që quhet, por nuk është as në gjenezën e saj forcë e së djathtës, disa kohë më parë kishte ngritur të njëjtin problem, që ngre edhe sot. Asaj kohe nuk ishte gjysmë drejtues i forcës së tij dhe gjysmë opozitar brenda forcës së tij. Atëherë ka thënë:

“Mjetet që do të duhet të përdorim siç është shoqëria e civilizuar sot, të mos e privojë individin për të marrë informacionin të cilin do, të cilin pëlqen, por duke i dhënë paralelisht në të njëjtën kohë informacionin tjetër atë real, atë të vërtetin, që në fund të fundit për çdo libër, qoftë edhe të Kadaresë, kur ta lexojë të mos dalë i mpirë në arsyetimin e vet për situatën apo për gjendjen që ka qenë por të shohë edhe faqet e tjera të librit të pashkruar të Kadaresë, ato të cilat diktatura nuk ia lejonte të shkruante”.

Gjëja e parë që më shkoi ndër mend kur lexova këtë pasazh nga mendimi i opozitës ishte se cili do të kishte qenë mendimi i vetë Kadaresë. Si do të kishte reaguar ai vetë, njeriu i krijimit të një bote të përbotshme? Ndoshta më shumë se 50 vite të jetës së tij Kadare ka kaluar përmes një dalldie të habitshme, i bindur se pjesë të shpirtit të tij janë njëkohësisht edhe pjesë të kujtesës së një kombi, i cili, nga përvoja e tij fisnike, monumentale, kishte krijuar atë figurë të gjallë dhe thellësisht vetjake, që është ndër gjërat e pakta, mjerisht shumë të pakta, përnjëmend të mëdha të botës sonë të artit e të kohës sonë, kishte krijuar vetë figurën e kombit.

Ky kombkrijues në letrat e tij, i habitshëm për nga përmasat dhe liridhënës nga vetë shpirti i tij, kur ishte kaq e vështirë të meditoje për të, befas, si nga një humnerë gojëprishur, e gjen veten si një shembull përmes të cilit duhet të kalojë censura e re shqiptare.

T‘i afrosh njerëzve kthjelltësinë në erën e hidhur të komunizmit dhe të materializmit dialektik, duke qenë vetë projektim i veprës dhe realizues i saj, mospërfillës ndaj një lumturie e moskokëçarës ndaj thërrimeve të lëshimeve të çastit për të përpjesëtuar madhërishëm lirinë tek të tjerët, ishte misioni i gjithëmeritueshëm i Kadaresë.

Si do e kishte menduar ai gjithë këtë rrënojë që kërkojnë të sjellin, çfarë do të kishte thënë:

“Ne të gjithë e dimë se ç’ka ndodhi pas rrëzimit të komunizmit. Ne dimë se  ç’pluhur u ngrit, çfarë çoroditje u krijua, ç’llum i zi doli nga thellësitë e kësaj bote. Kjo rrokopujë e zbehu shumë shpejt gëzimin e lirisë të porsafituar, dehjen e saj, ylberet e shpresave, që lindën e u fikën aty për aty. …Nuk ka gjë më të shëmtuar se kuraja e vonuar e frikacakëve, e skllevërve. Të ndërgjegjshëm se e kishin ulur kryet më fort se ç’duhej, të turpëruar për bindjen e tyre të gjatë, të tërbuar nga prania e të tjerëve, atyre që nuk ishin thyer, gjëja e parë që bënë ishin t’u vërsuleshin këtyre të fundit. …Pas kësaj nuk pritej veçse tmerri i fundit: t’i suleshin atdheut“. (“Dialog me Alain Bosquet”, faqe 137).

Përse po thirret në ndihmë një ligj i tillë?

A është e vërtetë se ende vazhdon beteja e gjatë e kurrë e pamundur ndaj një sistemi, atij komunist? Si është e mundur që pluralizmi në Shqipëri, dalëngadalë po bën po aq vite jetë sa edhe komunizmi dhe ende nuk ka nisur betejën për të fituar mbi të, sa që kërkon edhe një herë, ta kthejë këtë vend në vitin 1946 e pak më tej, kur me ligj e pa ligj, u ndaluan disa vepra e disa autorë, disa nga të cilët kishin pasur pikëtakimi me fashizmin, por shumë të tjerë u ndaluan, u mallkuan, u lanë në harresën e përkohshme sepse kishin qenë si tepër zotërinj për fitimtarët, si shumë moskokëçarës, si shumë nacionalistë dhe me histori që nuk e kishin të ardhurit.

Në një formë, disi në pamje më të zbutur, por shumë më të përbuzshme, kërkohet që çdo libri të krijuar në “atë kohë” ta sjellim “në këtë kohë”, duke i vënë një shënim, i cili, as më pak e as më shumë, ngjan me ato yjet gjashtëcepësh që i detyruan izraelitët t’i vendosin në jakët e rrobave të tyre.

E mendoni se çfarë mund të ndodhë, nëse për një çast e mendojmë se kjo do të mund të realizohet, se kjo mund të ishte diçka që bëhet? E mendoni se si përmes “pullave” një kalbësi mendimi përpiqet të gardhojë botën e letrave, dhe të nisë të gërmojë në botën e tyre të letrave, e cila, edhe pse shkuan 32 vite jetë plurale, ende ka mbetur në kujtesën e emrave të shkuar dhe dalja e emrave të rinj po bëhet tmerrësisht e vështirë.

E mendoni se si mund të ishte nëse, për hir të kalbëzimit, do të duhej që para shfaqjes së çdo filmi, realizuar në të djeshmen, të vihej shënimi se “ky film u realizua në kohën e komunizmit?”

Do të shkruaj më pas për Kadarenë dhe pse e gjithë kjo bëhet, në fund të fundit, si një hapje e re e frontit të lindjes kundër njeriut të botës së perëndimit.

Historia e letërsisë nuk mund të jetë kurrë historia e jetës së autorëve, e të papriturave të karrierave të tyre a të veprave të tyre, por është Historia e Shpirtit si prodhues dhe si konsumator i kësaj letërsie.

Këtë shpirt në Shqipëri e kanë ngjeshur autorë që, rastësisht, mund të kenë mbi emrin e tyre pullën blu a rozë. Jakov Xoxa apo Fatos Arapi, Koçi Petriti apo Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo apo Dritero Agolli, Lasgush Poradeci apo Mitrush Kuteli, Helena Kadare apo Adelina Mamaqi, Mimoza Ahmeti apo Sulejman Mato, Petro Marko apo Sterjo Spasse, e dhjetëra të tjerë, befas mund të gjendeshin nën thundrën e “pullës blu apo rozë“.

Kinematografinë shqiptare e kanë ngritur kolosë të kësaj bote, që nga të panjohurit e mëdhenj, deri te emrat e dritshëm të Anagnostit, Piro Milkanit, Hysen Hakanit, Viktor Gjikës, Kumbaros, Ylli Pepës, Mevlan Shanajt, ku ndrit ende sot muzika e Ferdinand Dedës, Kujtim Laros, Aleksandër Lalos, që edhe sot e kësaj dite nuk përsëritet dhe, si duket, me këtë mendësi tallavaje nuk do të mund të risillet më.

Mendoni sikur në të gjithë librat e autorëve që kanë krijuar Shpirtin befas të vendoset, si një gjashtëcepash shënimi i censurës moderne se “ky libër u shkrua në komunizëm, autori nuk ka mundur të dëshmojë të vërtetën”, çka do të thotë se ka qenë frikacak etj., etj., dhe se trimat e vërtetë erdhën tani.

Çasti i parë i kohës përkon me çastin e Krijimit, thotë Shën Augustini, por ai çast i parë bart jo vetëm një të ardhme të pafund, por edhe një të kaluar të pafund. Një të kaluar, e cila, përmes botës së fjalëve, letërsisë, mund të jetë e hollësishme, kërshëruese, por kurrë fatale.

Tani mendoni më tej: sikur në të gjitha tablotë e asaj kohe të viheshin shënime të tilla censuriane, që më tingëllon pak me pretoriane, dhe, ashtu si dikur klerikët e lartë synonin të fshinin botën intime në pikturat murale, edhe sot të heqim ose të vendosim njollat e një kohe që është thënë se do të jetë moderne, e perceptueshme dhe e njëmendtë me lirinë.

E pra, nuk është. Është një ligj i veçantë për shkrimtarët e mëdhenj? Një ligj i veçantë për Kadarenë është ky? Përse synohet rrënimi i një kështjelle, më e fuqishme se ajo e Argjirosë?

Në fakt, me ikjen nga jeta të Dritëro Agollit, meskinët, duke u ngutur, kur ende ishte në përcjelljen e fundit, vrapuan të hedhin poshtë gjithçka të tij. E bënë në mënyrë kaq meskine, por ishin aq të kënaqur, sa që edhe sot e kësaj dite ndoshta i kanë duart e djersitura nga kënaqësia e çastit.

Edhe Ismail Kadareja ka qenë gjithnjë në tehun e tyre. Që në fillim. Ende pa ikur, pa na dhënë kumtin e largimit, ata ishin aty, të strukur në qelizat e errëta të shtetit. Pjesë e padukshme e një mekanizmi që lehtësisht mund të kthehej në vrastar.

Kadare për to është shëmbëlltyra e njeriut që mund të sjell lirinë ose pjesë të mëdha të saj edhe duke qenë i njëjtë me të tjerët; i njëjtë në gjendjen e tij, por jo në mendjen e tij.

Kadare është letërsia shqipe në ngjizjen e saj madhore, një organizëm intelektual aq i thjeshtë dhe aq shumëdimensional. Magjik në artin e tij, më tej se magjik në mesazhet përcjellëse të tij. Ai solli Kujtesën e Madhe kur ende nuk ngiheshim me frymën e kohës, krijoi simbolet që mund t’i quaje pa droje si pjesë të shpirtit tënd, ishte në fund të fundit, dukuria befasuese që është e vështirë të shpjegohet. Të kalosh nga bota e jashtëzakonshme që ai krijoi në kronikën e ditëve të jetës së tij përbën kohën dhe tokën, pra, të ardhmen dhe të sotmen.

Kadare është një institucion i artit, por jo vetëm shqiptar e as vetëm ballkanik. Ai, prej shumë kohe, ka dalë në një orbitë më të ngjeshur, më të madhe dhe më të vështirë. Është një botë që synohet nga të gjithë, ngulmohet nga disa dhe arrihet nga fare pak vetë. Koha kur ai e arriti ishte në vetminë e madhe, jo vetëm të shtetit të tij, por edhe të atij vetë. Nëse e bëri këtë në këtë periudhë dhe ngriti përmes kujtesës një Monument të vendit të tij, kjo është arsyeja e kërkesës së herë pas hershme për rrënimin e pashmangshëm të veprës së tij.

Kadare është i njëjti në të gjitha kohërat. Nëse sot, një lexues i ri, im bir, ta zëmë, do të lexonte “Gjeneralin e Ushtrisë së vdekur”, “Përbindëshin”, “Pallatin e Ëndrrave”, “Kronikë në gur”, “Darka e gabuar”, “ Piramida”“Tri këngë zie për Kosovën”, “Viti i mbrapshtë“, jo vetëm do të ishte i mahnitur nga arti, jo vetëm që nuk do të besonte se shumë prej tyre janë shkruar në një kohë tjetër, por edhe që ato i kanë shërbyer diktaturës. Stuhia më e madhe ndaj Kadaresë u ngrit kur botoi “Dimri i Vetmisë së madhe”, e cila, as më pak e as më shumë, në thelbin e saj është përsëritja e Makbethit në një kohë tjetër, përmasat e së cilës kërkohen të rishfaqen si magjistricat në fillimin e tragjedisë.

Kadare e kap shpirtin njerëzor në rrëmbim e sipër, por mjeshtërisht, duke dhënë çdo grimasë të përpëlitjes së tij, e kap pothuaj në grimasa çasti dhe e përplas në një botë ku e errëta duket e dritëshme, ku koha ka kuptim relativ dhe e ardhmja është e pranishme më shumë se e tashmja.

As një mijë ligje për dekomunistizmin nuk bëjnë të mijtën e asaj që bëri Kadare në kohën e turbullt të së shkuarës për deligjitimin e kësaj epoke.

Kadare na solli një tjetër zgjim, nga një tjetër gjumë i thellë, për të ndjerë më afër, në çastin kur frika do të mungonte: lirinë dhe kombin.

Ndaj lirisë ai do të vendoste germat një pas një si gurët e mëdhenj të qëndresës, duke hequr nga vetja qelizat e krijimit, duke na thënë se, në çdo çast, duhet t’i besojmë secilës fjalë, sepse ata ishin tej dëshpërimit, të vrullshme si erërat dhe të fisme si qytetërimi.

Ndaj kombit atij më shumë se gjithçka i përqaset titulli i një gazete franceze se “Kur vjen fjala për kombin e vet, Kadareja është po aq i verbër sa Homeri”. Kombprishësit kanë qenë kundërshtarët më të mëdhenj të Kadaresë – ata kanë lëvizur gjithë gurët, përmes denoncimeve të paskajshme dhe të paqëndrueshme, deri në nivel ambasadorësh, për të rrënuar atë çka ai vetë, krejt fillikat, ka ngritur – perandorinë e tij, në të cilën, si në çdo të tillë, mund të gjesh edhe pluhur që sillet nëpër këmbët e udhëtarëve, por që nuk mund të pengojnë të vërtetën, pavarësisht se cili do të jetë vendimi i një tufe deputetësh.

Kadare vazhdon të jetojë nëpër shkreptima.

Por, arti i madh ka emra që e kanë bërë këtë art. Nuk është anonim dhe, duhet pranuar se, për ngjarje të veçanta, pavarësisht hollimit të së keqes dhe trashimit të madhështores, kanë sjellë ngjarje reale. Nuk mund të mos thoshte të vërtetën se forcat e quajtura nacionaliste, në shumë raste, sidomos në masat e saj u shfaqën bashkëpunues me pushtuesin dhe u bënë pjesë e makinerisë vrastare. Nuk mund të dallonte ky shtet i vogël ballkanik nga ajo që ndodhi në të gjithë Evropën e civilizuar dhe është fat i madh që nuk ndodhi: bashkimi i saj, me atë mundësi që kishin, me aleancën e madhe çlirimtare. Ky fakt, edhe pse i rritur, i përkiste fitimtarëve, që, nga ana tjetër, bënë krimet e tyre.

Arti i së djeshmes gjithnjë na ka zgjatur dorën për të shkuar tek ai. Ka qenë ky qëllimi dhe, në një mënyrë a në një tjetër, ka krijuar një hapësirë, dikur të fuqishme, por që zvogëlohet tepër në vite. Nuk është bërë përmes ligjeve, por përmes arsyes dhe mendimit. Një ligj nuk mund të ndryshojë as historinë dhe as të krijojë një art tjetër. 32 vite kanë qenë të mjaftueshme për të zhbërë , rishtas përmes artit, një ngrehinë të re të artit modern, por ecja ka qenë e ngadaltë, më shumë ka pasur rënie se sa ngritje dhe kjo ka lejuar gjallimin e një pjese të artit të së djeshmes, që nuk përbënte as në atë kohë ndonjë vlerë të madhe.

Rruga e synuar tani, përmes censurës dhe censorëve të rinj, nuk të çon në zhbërjen e krijimit të gotës së artit, përkundrazi ajo të shpie drejt obskurantizmit të një kohe tjetër, që , për shumë kënd është menduar si kohë e lirisë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • nje qytetar says:
    September 19, 2022 at 6:11 am

    Me mire korajua e vonuar (me mire vone se kurra) e frikacakeve ndaj Diktatures se sa Shpirtskllaveruarit e asaj Diktature qe urrejne akoma ato qe i kane hequr Skllaverine!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 19, 2022 at 8:56 am

    Censura eshte kudo por keta te Dites shquhen per te hequr komentet. Po beni punen e elites globale.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 19, 2022 at 9:23 am

    Respekt për B.Islamin që analizon në mënyrë të shkëlqyer qëllimin e keq të MIJVE TË WC-së që duan të hedhin në erë Atë që ka mbetur e pa prekur deri sot..Artin e Kulturën e një populli të ARTISTËVE të mëdhej të kalibrit Nd/Kombëtar që mishëron KOMBIN SHQIPËTAR..!
    -Në 32 vite këta horra Vodhën e Shkatërruanë Shqipërinë.Mohuan LNÇL dhe 28 mij dëshmorët e vëndit.Hodhën në erë lapidaret e dëshmorëve të luftës heroike të rreshtuar në koalicionin e madh Botëror për paqe.Ah,kur pash dëshmorët e VIGUT te hedhur te plehrat në Shkodër dhe që J.Topalli që zgërdhihej me TA,më zgjoi edhe një herë kujtime të hidhura se kush po na drejton..!
    -Kjo që po duan të bëjnë sot këto vampirët besoi nuk do të ndodh kurrë.
    -Turravrapi i Alibegut,Nipit të Kriminelit ISA TOSKA që vrau mbi 200 burra në Mallakastër,I shtyrë nga berishizmi e të tjerë..
    nuk do gjëj mbështetje nga PS e cila me shpirt ndër dhëmbë po mbështet DREJTËSIN E RE me investimin Amerikan dhe Euripian.
    -FLM B.ISLAMI,ZËRI I TË VËRTETËS NË DITA.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 19, 2022 at 9:26 am

    Per ty Ethem Llalaj:

    Censura eshte kudo por keta te Dites shquhen per te hequr komentet. Po beni punen e elites globale.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    September 19, 2022 at 10:23 am

    Bedri islami te lumte, ke bere me kete shkrlm nje analize historike te çensoreve dhe demin qe ata e kane sjelle njerezimit. Ligji qe propozohet per te mbyllur krijimtarine artistike te viteve te diktatures eshte ne fakt nje thike ne kujtesen historike te popullit tone. Vetem armiqte me te egjer te kombit tone mund te pajtohen me kete propozim. Nje popull pa kujtese historike ka vetem nje te ardhme : zhdukjen e tij pergjithmone.

    Reply
  • pune komunistesh, gjelle qensh says:
    September 19, 2022 at 11:29 am

    Nje popull qe harron te shkuaren e tij Diktatoriale, e perjeton ate serish. Kjo eshte asryeja pse vendet e tjera qe provuan Diktatura komuniste kane bere Censurimin e asaj epoke, qe mos tu Rilinde serish para syve.

    Reply
  • Jim says:
    September 19, 2022 at 3:26 pm

    Edhe ty, po te kesh lindur ne kohen e diktatures do te veme ne ball…”lindur ne diktature”.

    Reply
  • Demotakercita says:
    September 19, 2022 at 4:11 pm

    Projekt ligji per ndalimin e artit te viteve te diktatures nuk eshte gje tjeter vec veper antishqiptare.Ka 32-vjet qe ka nisur ky sulm per ta fshire Shqiperine nga harta.Sulmi filloj me shkaterimin e ekonomise,shkences. dhe sot po kerkohet ti behet funerali i fundit.Per keta antishqiptar,Shqiperia nuk ka qene,ajo filloj jeten ne 1990-ten kur ne skene dolen pinjollet e bashkepunetoreve te fashizmit dhe gjithe armiqve te saj. Turpet s’kane te sosur ne kete vend.

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2022 at 4:53 pm

    Kadareja nuk e rrun fare.Jo per bedri islamin,,po as per ikonat e bedri islamit,,zeqot e compani.,Eshte shprehur njehere qe mediokrrit ne letersi,nuk jane fare te kote,por sherbejne si bazament per GJENITE,.Dhe ketu e ka mbyllur.Me ekranizimet e veprave te tij ne Shqiperi,ka qene fare i pakenaqur,,sepse nuk arrijne as minimumin e nivelit te vepres se shkruar. Tani Islami me thirrje patetike,,EMFATIKE,folklorike,,,kerkon te fuse edhe Kadarene ne vallen e GJEMES SE MADHE qe po i behet artit dhe Letersise.
    Kadareja ka folur,,Ka folur edhe per kete teme po ta kesh degjuar,..Kerko intervistat e Kadarese,shenimet dhe artikujt.Nuk do rrije Kadareja se kacafyten qente e katundit,,te behet Arbiter!?
    Ne 1945,sapo diktatura e partizaneve pushtuan vendin,u hartua nje liste e gjate me Veprat e ndaluara te autoreve shqiptare dhe te huaj,.Fishta,Koliqi,Lumo Skendo,etj.Kjo liste ndodhet ne Arkive(eshte botuar edhe ne shtyp) dhe vendin e pare nder librat me te rrezikshem per Diktaturen e zen Studimi shkencor i Jakov Milajt:Rraca Shqiptare.

    Reply
  • xy says:
    September 19, 2022 at 7:02 pm

    ua kanë fajin veprat e “diktaturës” për dështimet e tyre të gjithanshme.
    çështja ësht e thjesht.
    për të bërë gjullurdi e për të fshehur hajdutllëqet e tyre këta krijojnë të tilla situata.
    kshu ndodhte dhe në kohë të Salës, gjoja hapeshin dosjet e Sigurimit kshu dhe tani.
    dhe daullexhinjt si demo dhe ky komentusi punë komunistësh, gjellë qensh i mbajn ison politikanëve pa brek në byth.
    Krahaso muzikën para 90 dhe pas 90. e pakrahasueshme.
    njëlloj sikur krahason Noizyn me Tonin Tërshanën apo Tayna me vaçe zela

    Krahaso fillmat para dhe pas 90.
    njëlloj sikur krahason rudina dembacaj me margarita xhepën, tinka kurti apo mimika luca

    Krahaso arsimin para dhe pas 90.
    Mjafton të shohësh prodhimin e arsimit, pra nxënësit

    Puna ësht kështu: tipave si Alibeu nipi i kriminelit naziballist Isa toska u vjen inat me arritjet e asaj kohe e arritur kryesisht me ndihmën e vet. u vjen çudi që shqiptarët përparuan, paçka se elita feudoborgjeze shqiptare i humbi privilegjet

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2022 at 7:21 pm

    Ne vitet 70 nje grup Akademikesh kosovare me Fehmi Aganin,Mark Krasniqin,Idriz Ajetin,si moren vesh qe Antropologu i madh shqiptar Jakov Mile ishte gjalle,kerkuan ta takojne.Pasi beri 6 vjet burg me fat,punoi gjithe jeten e mbetur stallier ne fermat e Fierit.Kur e lajmeruan qe e kerkojne ca TE HUAJ, u pre,kujtoi se e arrestuan prape.Mark Krasniqi therriti:Gjalle eshte Jakov Mile?Po Ne TY te kemi idhull ne Kosove!
    Antropologu i madh me cizmet e gjata lyer me bajga,ju pergjigj:-Jam shume mire ketu,,Jam shume mire ketu me lopet e Fermes.
    Se kishte edhe me keq.
    Nje grup profesoresh italiane qe erdhen ne Shqiperi me keto shkembimet kulturore qe organizonte Ministria arsim-kultures,kerkuan te takojne bashkestudentin e viteve te studimeve ne Rome,Kole Ashten.
    Mbanin mend Kolen student,burim humori,i qyfyreve,barsaletave,shok i te githeve.Kur lajmeruan Kolen se kane ardhur ca profesore italiane,qe keni studiuar bashke ne Rome,,u mbyll ne klase dhe therriste:-Ka dek Kola,Ka dek Kola!

    Reply
  • ¿? says:
    September 19, 2022 at 7:24 pm

    Cfare ironie, ata qe censuruan ke deshen e cfare deshen per 50 vjete rresh,e madje edhe u mburren me kete, tashti u vjen hidhur se duan t’i bejne te provojne ilaçin qe e prodhuan vete. Hajt me hajer dhe te befte mire gjeli i detit or ti zoteri-shoku Bedri Islami.

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    September 19, 2022 at 11:02 pm

    E gjith lufta qe behet ketu ka nje domethenje te madhe, pore asnjeri nuk e thot:
    Problemi themelore eshte qe te shpetohet Berisha. Te marresh nje nisme te tille per te ndaluar kulturen 50-vjecare , duhet te jesh katili i katilave , e katili i katilave ose antikombetari me i madh eshte Berisha dhe vetem ky po te jete ne krye te shteti eshte ne gjendje te nxjerre edhe kockat e te vdekurve dhe ti humbas sice humbet Turqite Kockat e Skenderbeu vetem ky e ben kete gjeocite antikulturore antihistorik te persdhejet vjetve.
    Prandaj Berisha eshe ne fije te persit ,Duke rezistuar qe te mos preket kultura pesdhjet vjecare ketu ata qe rrijen prapa kuicave i bejne thirrje Berishes te vije ne pushtet dhe ashtu sice e shkatrroi bopten e gjall tani ta shkatrroi edhe boten e vedkur qe asaj t`jai humbin edhe kockat sice ja humben Skenderbeut.
    Pore a e humben heroizmin e Skendervbeut,?
    Pasqind cjet qendroi qendroi Turqia ne pushte pore nuk arriti ta humbas heroizmin e Skenderbeut.E keshtu edhe keta mjaran sado te mundohen nuk do te arrijen te humbasin heroizmin e populli tone ne Shekuj.
    E c`fare do ti vijen per bri kesaj kulture.?
    Tradhetin, Tradhetia nuk e mposhte heroizmin ata qe i dolen zote Shqiperise.
    E c`fare do ti vijen per bri veprave te medha qe i rrenoi Berisha , do ti vijne per bri vrasjet, papunsin, tradhtin prostiucionin grabitejet , trafikimet ,Drogen e plote e perplote poshtersi te tjer deri edhe te perdhunimet qe bejn kreliket neper senagogat e ntyre te poshtra.
    Pra eshte realiteti qe i hjedh poshte. Vetem Berisha i pa kulture, i pa bese , tradhetar i kombit, poliagjente vetem ai munda ta bej kete.
    E pikrishte ne ket momente kriminaliteti e therret Berishen eja se ti je ai qe e ben ket krime se shqipertar tjeter nuk ka qe ta realizoi kete kriminalitet qe historia do ta denoj sice po e deno per dite.
    KLetu qendron e gjith problematiker qe nepermes ketij aksioni te merret Berisha ne mbrojtje dhe ti vej gurin e Ziziftit ne qefae edhe per tridhjet evte te tjera.

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    September 19, 2022 at 11:12 pm

    E gjith lufta qe behet ketu, ka nje domethenje te madhe, pore asnjeri nuk e thote:
    Problemi themelore eshte qe te shpetohet Berisha. Te marresh nje nisme te tille per te ndaluar kulturen 50-vjecare , nuk duhet prekur, duhet te jesh katili i katilave , e katili i katilave ose antikombetari me i madh eshte Berisha dhe vetem ky po te jete ne krye te shteti eshte ne gjendje te nxjerre edhe kockat e te vdekurve dhe ti humbas sice humbet Turqite Kockat e Skenderbeu vetem ky e ben kete gjeocite antikulturore antihistorik te persdhejet vjetve.
    Prandaj Berisha eshe ne fije te perit ,Duke rezistuar qe te mos preket kultura pesdhjet vjecare ketu ata qe rrijen prapa kuicave i bejne thirrje Berishes te vije ne pushtet dhe ashtu sice e shkatrroi boten e gjall tani ta shkatrroi edhe boten e vdekur qe asaj t`jai humbin edhe kockat sice ja humben,Turqit kockat e Skenderbeut.
    Pore a e humben heroizmin e Skendervbeut,?
    Pasqind Vjet qendroi Pushtimi Turk pore nuk arriti ta humbas heroizmin e Skenderbeut.E keshtu edhe keta mjaran sado te mundohen nuk do te arrijen te humbasin heroizmin e populli tone ne Shekuj.
    E c`fare do ti vijen per bri kesaj kulture.?
    Tradhetin, Tradhetia nuk e mposhte heroizmin ata qe i dolen zote Shqiperise.
    E c`fare do ti vijen per bri veprave te medha qe i rrenoi Berisha , do ti vijne per bri vrasjet, papunsin, tradhtin prostiucionin grabitejet , trafikimet ,Drogen e plote e perplote poshtersi te tjer deri edhe te perdhunimet qe bejn kreliket neper senagogat e ntyre te poshtra.
    Pra eshte realiteti qe i hjedh poshte. Vetem Berisha i pa kulture, i pa bese , tradhetar i kombit, poliagjente vetem ai munda ta beje keto9.
    E pikrishte ne ket momente kriminaliteti e therret Berishen eja se ti je ai qe e ben ket krime se shqipertar tjeter nuk ka qe ta realizoi kete kriminalitet qe historia do ta denoj sice po e deno per dite.
    Ketu qendron e gjith problematika qe nepermes ketij aksioni te merret Berisha ne mbrojtje dhe ti vej gurin e Ziziftit ne qefae popullit Shqiptar edhe per tridhjet vte te tjera.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 20, 2022 at 1:42 pm

    O Bedri kurajozi, na thuaj pak kush e ka emeruar ate Godolen te bej listat e zeza te komunizmit, dhe kush po perpiqet te fshije pergjithnje Historine e Shqiperise me dhenien e Butrintit klaneve greke antishqiptare, apo kush zhduku njehere e mire Sheshin e Pavaresise ne Vlore?
    Apo kush zhduku Historine e Tiranes me Teatrin Kombetar?
    Rama ka bere kerdine kunder Shqiperise, ti me flet per x dhe y pa emer, “ata” apo “atyre”
    Ka me frikacak dhe plere se ty?

    Reply
  • fteri says:
    September 20, 2022 at 3:20 pm

    Një grup njerëzish që qe zotrojnë pasuritë e vendit dhe popullit tonë , 30 VJETËT E FUNDIT ,JAN KRIMINELËT DHE VJDHËSIT MË TË SHËMTUAR TË KËTI VENDI ,JAN PERSONIFIKIMI I KEQBËRSIT Sali Berisha ,përfajqësojnë ushtarët e ekspeditës mercenare të veriut që hapën depot e ushtrisë ,liruan të burgosurit ,kaluan armët në duart e kriminelve,që sulmuan jugun e shqiprisë me mercenar nga veriu për të vendosur zgjedhën e egër të Saliut dhe klanit të tij shfarosës të gjitha fabrikave dhe uzinave ,ullishteve e portokalleve ,fermave dhe N/b-të ,duke nda në dy gjysma shqiprinë ,gjë e cila nuk ka ndodhur përgjatë 100 vjeve shtet shqiptar,duke ju hakërruar popullit “DO JU A NGRI BUZËQESHJEN NË BUZË “! ,Ky katallani Sali me një sy në ballë sundoi pasurinë dhe jetët e popullit varfër .ndërtoi parajsën e vetë përrallore ,me vila që jan pjesa e dukshme e milarderve mercenar dhe në pushtet aktual ,duke gënjy e duke mashtru ,duke vjedhë e shkatrru dhe KURRËN E KURRËS nuk kan dhënë llogari para ligjit ,çdo gjë .Dy KUQEDËRA, e paska pasur kokën njëri në majë të Viçdolit- Tropojës,tjera në Çepan të Skraparit ,shtatin nën dhe gjatë socializmit ,bishtin në Tiranë dhe përgjatë breg të detit me qendër gjiri në Lalëz ,kur goditen nxjerrin gjuhën me zjarr si trimat e jutbinës të viçidolit dhe çepanit ,lëshojn rrufe e bumullina që të dridhin dhe këmishën në shtat ,këto jan kuçedrat .vodhën dhe shitën armatimet e ushtrisë 2 milonshe ,të atyre që vodhën bankat dhe floririn e B.SH-së në krrabë .Këto hanë ,pinë zihen ,grabisin ,luftojnë dhe shtypin popullin pa mëshirë ,me përkrenar në kokë ,me shpatë në dorë ,në brez dhe mburojë në dorë turren me shkallë në krahë selisë partisë vetë me nda shqipërinë në zona fetare ,sipas interesave për të zhdukur e rrafshuar historinë 45 vjeçare të socializmit ,dhe për të zhdukur shpirtin luftarak liridashës të L2B dhe periudhën brilante të zhvillimit socialistë.Këta janë orë ZI ,U JAN MBARUAR ARMËT U KA NGRI ORA JU BË GURË ,JAN SHPALLUR NON GRATA !

    Reply
  • xy says:
    September 20, 2022 at 6:39 pm

    Kjo nisma e “dekomunistizmit” ësht antishqiptare dhe pavarësisht se ka nismëtar nipin e naziballistit Isa Toska, Enkelejd Alibeun, ësht e mbështetur 100% nga sali berisha. pse?
    sepse saliu ësht nga ata që punon për interesat e shteteve të tjera dhe në dëm të Shqipëris, sidomos në favor të serbis. dihet që sala, do apo sdo demo apo të tjerë që vjellin vrer mbi LNÇ apo socializmin dhe veprat e tij artistike, ësht agjent i shovinistëve serbomëdhenj.

    E mbani mend teorinë e Caldarisit që donte të na merrte Shqipërin deri në Shkumbin se gjoja ne kishim bashkëpunuar me fashistët.
    Të njëjtën gjë bëjn dhe këta. Me këtë ligj, LNÇ de facto do shpallet luftë civile dhe më pas Greqia do të rikthejë në vëmendje përsëri tezën e Caldarisit.

    Kujtojmë: antishqiptari që punon për interes të grekut, Paskal Milo, deklaroi që Enver Hoxha i kishte vendosur minat në kanalin e korfuzit, dhe kjo bëri shkak sekuestron përgjithmon nga Anglia të arit.
    Nuk ësht puna e zbulimit të së vërtetës. ne e dim që historia që na serviret sot është komplet e manipuluar dhe i shërben klasës në fuqi. por greku milo, që Berisha e bëri ambasador e bëri këtë gjë antishqiptare.

    Nisma e dekomunistizimit është kapaku që pas kaq shumë kohësh i vihet tenxheres që i takon, pra asaj antidemokratikes. pavarësisht nga gënjeshtrat që kemi demokraci etj, kjo vepër antishqiptare tregon më së qarti politikën dhe politikanët skandalozë antishqiptarë.

    Ndaj kush e justifikon dekomunistizimin, që nuk ka si të ndodhë, se këtij populli dashuria për Enver Hoxhën dhe socializmin nuk i humbet kurrë, se gjoja socializmi persekutoi dhe vrau njerëz dhe arti i realizmit socialist ësht propagandë, ësht antishqiptar dhe në një linjë me tradhtarët dhe antishqiptarët e rinj të kohës sonë.

    Reply
  • demo says:
    September 20, 2022 at 7:12 pm

    Enveri Aprovoi masakren e Camerise dhe organizoi Masakren e Kosoves,.Me shperthimin e minave Jugosllave qe i vuri anijeve Anglese shpalli armiqesine kender Anglise dhe Amerikes,.Perzuri konsullaten Amerikane nga Shqiperia,duke SABOTUAR ne favor te grekeve Vendimin e Senatit Amerika per kthimin e Cameve ne shtepite e tyre.I hoqi Shqiperise ndihmen tradicionale Amerikane duke kerkuar me demonstrata te perditshme Triesten dhe Venecia Xhulia toke Jugosllave. Edhe serbo-greku me i felliqur nuk do ja kishte bere Shqiperise keto.Shqiperia nuk u nda ne Versaje,,jo te ndahej ne Paris se kerkonte Kaldaris.Perkundrazi,,enver hoxha me provokimet e tij antishqiptare,duke sulmuar Mbrojtesin me te madh te Shtetit shqiptar,Ameriken ,,nxiti greket te cfaqnin pretendimet e kahershme per shqiperine.

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    September 20, 2022 at 10:52 pm

    FLET NJE HIJE MOCME
    NA TREGON PERRALLA
    KADAREJA NGORDHI
    O TE KEQEN HALLA

    Reply
  • Arben.T says:
    September 21, 2022 at 2:13 am

    Koha e veprave te “Realizmit Socialist” i ka kaluar koha.

    Rinia sot ka kerkesa te tjera.

    Lufta kunder “komunizmit qe sot nuk egzston” duhet te kthehet ne lufte “kunder shkaqeve qe e krijuan”

    Ne kohen kur Marksi kerkonte qe, “proletariati te thente prangat” femijet 12 vjeç punonin mbi 10 ore ne dite.

    Para se Marksi te vdiste situata kishte ndryshuar dhe shum kolege te tij nuk ishin dakord per nje “revolucion komunist”

    Koha kur puntoret ishin “Kocke e lekure” siç shkruhej e flitej para 150 vitesh so eshte kthyer ne kohen se
    çfare duhet te bejme qe te dobesomi e te mos semuremi nga mbipesha.

    Por “mentaliteti i komunizmit” egziston ne forma te ndryshme.

    1. Ka individe qe kerkojne qe “njerezit te jene te barabarte” edhe kur “disa punojne pak e disa punojne” shume.

    2. Kategorija e individeve qe kerkojne “racione te njejta” per nje “pune te paket”, egziston.

    3. Zilia, xhelozia, vazhdojnë.

    4. Theniet e kohes se komunizmit per studentet e mire, se jane peshkope, dhe nuk dine ta gezojne jeten nuk jane zhdukur.

    5. Ajo qe nuk e thone, por mund ta mendojne, eshte se inteligjenca nuk qendron tek studimi, kualifikimi, por si te besh para shpejt me pak pune, me marifete te ndryshme.

    6. Aftesia per te manipuluar interpretimin e ligjeve, afertat korruptive kane shume admiruse.

    7. Mendoj, se keto pika perbejne rrezikun kryesore qe te çon ne nje diktatur, perfshire ate komuniste.

    Pse?

    Kur shteti falimenton plotesisht, pasoja eshte nje regjim diktatorial.

    Mund te shtoj se:

    1. Ne kohen e HOXHES nje nga komplimentet me te medha ishte ta quaje nje individ “MAFIOZ”.

    2. Ky epitet nenkuptonte se personi ishte i shkathet, me inisiative, i zgjidhte problemet etj.

    3. Po baza e ketij epiteti ishte nje teresi “aktivitesh krruptive”, dallaveresh qe beheshin me pasurin e shtetit.

    4. Vjedhjet ne pune ishin te jashtezakoneshme.

    5. E qetesonin veten se po marim pjesen tyre nga pasuria e shtetit, qe konsiderohej pasuri e popullit, siç thoste partia e punes.

    6. Perfundimisht, ne duhet te perqendrohemi tek keto fenomene qe krijojne terrenin e nje regjimi me “RACIONE”, “TRISKA” apo “TALLONE”, nje diktature te re komuniste.

    7. Duhen shkruar tregime, novela, librate ndryshme qe i zberthejne me hollesi problemet e me siperme.

    8. Po keshtu mund te behen pjese teatrale, filma , piktura e tjera.

    9. Por artistet tane, ne disa raste, kan qene perqendrar tek “Prishja e Teatrit te Tiranes” ne vend qe te bejne nje protestepara kryeministrise qe te jape fonde per te bere te munder “Pershkruar e anes tjeter te medaljes”

    10. Ato do zberthejne realitetin ne kohen e komunizmit, dhe po te duan veprimtarin e tyre mund ta quajne: “REALIZMI SHQIPETAR”

    Reply
  • astrit says:
    September 23, 2022 at 9:29 am

    Të gjitha regjimet tiranike e kanë provuar këtë. Të gjitha mendjet e ngushta e kanë synuar këtë. Pavarësisht kohës, pavarësisht regjimeve kanë synuar të njëjtën gjë: të heqin një të shkuar të shkruar; të ndalojnë ose damkosin një botë letrare, e cila është ngritur pa mundin e tyre, pa qenë ato vetë pjesë dhe shumë lart e arritshme për mendjet e ngushta. I hoqa keto rrjesht nga artikulli i gjate e i lodhshem i komunstit Bedri, i kujtoj Bedriut se pa “dashje” na ka haruar peridhen komuniste te çensures te artit, letersise e shkences. I kujtoj Bedri komunstit se Fishta, Camaj e pa fund autor librash, operator filmash, rregjizor e te tjere artista te artit figurativ perfunduan burgjeve dhe arti i tyre u eleminua me dhune. Gjithashtu u kujtoj Bedriut se ne gjyqin e Nurenbergut eshte denuar me 4 vjet burg dhe heqjen e te drejtes se profesinit nje operatore e regjizore shume e talantuar, e cila u denua se artin e talentin e saj e vuri ne sherbim te diktatures naziste e Hitlerit. Bedri qaravitu sa te duash komunizmi ka vdekur, borgjezet kane fituar, shqiperia eshte republike borgjeze, aleate e imperializmit amerikan e sionizmit izrealit. Historia eshte shume me e gjate se 45 vjetet e Enver Hoxhes.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 23, 2022 at 9:39 am

    eh mor astrit, 45 vjet ishim në soxializëm, 45 vjet si kap dot kurrë ky sistem anarkoplutokratik në shqipëri.
    do rikthehet epoka e diktaturës së proletariatit përsëri në shqipëri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?