Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Certifikata mirënjohjeje për vullnetarët më të dedikuar të vitit, Veliaj: Krenar për secilin prej jush
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Certifikata mirënjohjeje për vullnetarët më të dedikuar të vitit, Veliaj: Krenar për secilin prej jush
AktualitetShoqëri

Certifikata mirënjohjeje për vullnetarët më të dedikuar të vitit, Veliaj: Krenar për secilin prej jush

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Dy gjimnazistët, Reivis Qoku nga shkolla “Ismail Qemali” dhe Kejsi Zeraliu nga gjimnazi “Sami Frashëri”, janë shpallur vullnetarët e vitit 2023.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpërndau certifikata mirënjohje për të rinjtë, të cilët i kanë kushtuar kohë shoqërisë dhe komunitetit.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për vullnetarët më të përkushtuar të vitit, Veliaj tha se Tirana është një shembull i mirë i vullnetarizmit, çka e ka treguar në raste fatkeqësish natyrore, si tërmeti apo pandemia.

- Publicitet -

“Të qenit vullnetar nuk është çështje e një vendi që ka apo e një vendi që s’ka të ardhura, nuk është as çështje e mundësive të atyre që kanë shumë para, apo pak para. Vullnetarizmi nuk del kurrë nga moda dhe unë jam super krenar për secilin prej jush, që i ka dhënë një orë, një ditë, një javë, apo qoftë edhe një aktivitet të vetëm si vullnetar Bashkisë së Tiranës dhe qytetit tonë,” u shpreh Veliaj.

“Është shumë e rëndësishme të dilni mirë në mësime, ajo është detyra juaj kryesore, por unë besoj se përveçse të jeni nxënës i mirë, të qenit një djalë, një vajzë e mirë, që qenit një qytetar i mirë është po aq e rëndësishme. Vitin tjetër do të kemi prapë nevoja në qendrat tona sociale, në shtëpitë e fëmijës, ndaj e mirëpresim ndihmën tuaj, edhe për ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, gjyshër e gjyshe që kanë nevojë për dashuri e respekt dhe mirënjohjen që vjen nga zemra juaj,” shtoi Veliaj.

Nxënësit që morën certifikata mirënjohje u shprehën mirënjohës për këtë vlerësim. “Jam shumë i lumtur dhe vërtet Mirënjohës! Ishte mënyra më e bukur për të përmbyllur këtë fundvit dhe pas kësaj të sotmes nuk e vë në diskutim që veprimtaria e angazhimi im në punët vullnetare do jetë edhe më i madh,” tha Reivis Qoku.

“Është një vlerësim shumë i madh të jem një ndër vullnetaret më të mira të vitit 2023 dhe patjetër që kjo tregon që do të vijojmë me të njëjtin ritëm dhe me kontributin tim të madh,” u shpreh Kejsi Zeraliu.

Kjo ditë është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë vullnetarëve të shumtë anembanë botës.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  • “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane
  • PJESA II: Albert Camus dhe Maria Casarès – Një dashuri e shkruar mes rreshtave
  • Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje zyrtarin e Ministrisë së Financave

Komentet e Fundit

  1. Dursakja prej shekujsh. on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Dursakja prej shekujsh on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  3. Replikuesi on Pasqyra e Dublinit
  4. Fermer on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. labi on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?