Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë është plakja dixhitale dhe si mund ta parandaloni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Çfarë është plakja dixhitale dhe si mund ta parandaloni
EnciklopediLifestyle

Çfarë është plakja dixhitale dhe si mund ta parandaloni

Published: June 30, 2022
Shpërndaje

Pajisjet dixhitale janë gjithnjë e më të rëndësishme në jetën tonë. Por ndërsa avantazhet janë të shumta, ka edhe anët negative: nuk po flasim vetëm për abuzimin dhe varësinë, por edhe për efektet që ato kanë në trupin tonë. E thënë thjesht, këto teknologji na bëjnë më të plakur.

Çfarë është plakja dixhitale?

Termi plakje dixhitale (i referohet efekteve të teknologjisë në trupin tonë. Ato shkaktohen nga e ashtuquajtura ” drita blu” që çdo ditë shkakton dëmtime të përhershme në lëkurë, plakje të parakohshme, deri te problemet posturale dhe problemet e cilësisë së gjumit.

- Publicitet -

Shkaqet e plakjes dixhitale

Ata që janë përgjegjës për plakjen e parakohshme dixhitale janë pikërisht pajisjet që na shoqërojnë çdo ditë: jo vetëm smartfonët tanë të pandashëm, por edhe tabletët, PC-të dhe dritat LED.

Një nga fajtorët kryesorë është ajo që zakonisht quhet “drita blu”, Energjia e Lartë e dukshme (ose Hev) , emetuar nga ekranet e pajisjeve tona, e cila ka efekte negative veçanërisht në lëkurën tonë. Ekrane para të cilave, sipas një studimi , kalojmë shumë kohë: mesatarisht 6 orë në ditë, për një total mbresëlënës prej 3 muajsh radhazi çdo vit.

Plakja dixhitale: efektet dhe pasojat

Dehidratim i lëkurës, rrudha, lodhje, pagjumësi , dëmtim postural i qafës, shpinës, shtyllës kurrizore dhe gishtit të madh. Këto janë vetëm disa nga efektet e plakjes dixhitale për shkak të përdorimit të pajisjeve teknologjike.

Si të parandaloni plakjen dixhitale

Zgjidhja përfundimtare do të ishte largimi i përhershëm nga pajisjet dixhitale ose minimizimi i përdorimit të tyre. Pa përdorur strategji të tilla ekstreme, është e mundur të përpiqeni të zvogëloni dëmtimin e ekspozimit ndaj dritës blu duke ndërthurur një orë ekspozimi me një pushim prej të paktën 5-10 minutash , duke u përpjekur të mbani sytë dhe lëkurën larg nga rrezatimi elektromagnetik për të paktën 6 orë gjatë ditës.

Pirja e shumë ujit ndihmon në shmangien e dehidrimit.

Për sa i përket problemeve posturale, megjithatë, është e nevojshme të përpiqeni të përdorni pajisjet duke ruajtur pozicionin e duhur, duke u përpjekur të ndryshoni shpesh pozicionin duke lëvizur muskujt dhe duke bërë ushtrime.

Drita blu: Çfarë është, dhe a e dëmton ajo lëkurën tonë?

Ju mund ta keni vënë re se kompanitë që tregtojnë produkte për kujdesin ndaj lëkurës,pretendojnë se produktet e tyre mund t’ju mbrojnë edhe nga efektet e dritës blu. Po çfarë është drita blu? Drita e dukshme përbën 50 për qind të spektrit të dritës së Diellit dhe siç e sugjeron emri, është e vetmja pjesë e dritës që mund të shihet nga syri i njeriut.

Brezi blu i këtij spektri të dukshëm, ka një nivel veçanërisht të lartë energjie. Sa më e gjatë të jetë gjatësia e valës, aq më pak energji transmeton ajo. Drita blu ka valë shumë të shkurtra me energji të lartë. Drita blu është rreth jush. Dielli lëshon dritë blu, po ashtu llambat fluoreshente dhe inkandeshente, telefonat celularë, ekranet e kompjuterëve dhe televizorët me ekran të sheshtë.

Po cilat janë rreziqet e kësaj drite? Ka prova gjithnjë e në rritje se drita blu mund të ketë një efekt të dëmshëm në lëkurë dhe sy, si dhe të prishë ritmin cirkadian (ora e brendshme e trupit tuaj). Zakonisht studimet që merren me ndikimin e rrezatimit të diellit tek lëkura, janë tëfokusuara në rrezatimin ultravjollcë, sidomos atë UVB, që është përgjegjës për djegien nga dielli.

Ndërkohë efekti i raportuar më shpesh nga ekspozimit ndaj dritës blu, është një rritje e konsiderueshme e specieve reaktive ndaj oksigjenit (ROS), pra kimikate shumë reaktive të formuara nga oksigjeni. Shumë ROS mund të dëmtojnë ADN-në tuaj dhe enzimat kryesore,siç janë ato përgjegjëse për riparimin e ADN-së, duke e rritur kësisoj rrezikun e kancerit.

Studimi ynë tregoi se drita blu mund të shkaktojë pigmentim tek të gjitha llojet e lëkurës. Ndërsa shumë njerëz e konsiderojnë nxirjen e thellë të lëkurës një tipar të dëshirueshëm sidomos gjatë sezonit të verës, ai është një shkaktarët e dëmtimit të lëkurës dhe ROS. Studiues të tjerë zbuluan se nxirja e lëkurës nga drita e dukshme (që përfshin dritën blu) kishte pigmentimin më të errët, që zgjaste më shumë në krahasim me ekspozimin ndaj rrezatimit ultravjollcë.

Po ashtu, studimet tona treguan se drita blu mund të aktivizojë gjenet që lidhen me inflamacionin dhe fotoplakjen (dëmtimi i lëkurës). Disa studime kanë vërtetuar se kremrat tipikë kundër diellit nuk e parandalojnë dëmtimin nga drita blu dhe dritat e tjera të dukshme.

Ndërsa drita blu duket të jetë më pak e fuqishme sesa rrezatimi ultravjollcë, kjo mund të shkaktohet nga sasitë relativisht më të mëdha të dritës blu që mbërrijnë në Tokë. UVR përbën rreth 5 për qind të rrezatimit diellor në Britani në mesditën e një dite vere.

Ndërkohë drita blu përbën rreth 3 herë më shumë ose 15 për qind. Drita blu ka megjithatëdisa efekte të dobishme. Kështu, ajo është përdorur për të trajtuar sëmundjet e lëkurës,përfshirë ekzemat, teksa përdoret gjerësisht në terapinë fotodinamike, për të trajtuar një sërë sëmundjesh të lëkurës, nga aknet tek kanceri, në një kohë që nxit shërimin e plagëve.

Por për njerëzit e shëndetshëm efektet e dëmshme të dritës blu, ka të ngjarë t’i tejkalojnë ato pozitive. Drita blu mund të dëmtojë lëkurën, por është më pak e qartë se cilat burime të dritës blu janë të dëmshme për njerëzit. Drita blu nga ekranet, është përgjegjëse për një pjesë të dozave ditore që marrin nga kjo lloj drite.

Studimet kanë treguar se ekranet nga pajisjet mund të rrisin prodhimin e ROS. Por një studim nga kompania gjermane e kujdesit për lëkurën “Biersdorf”, zbuloi se ekspozimi prej 1 jave ndaj dritës blu nga një ekran në një distancë prej 30 cm, është i barabartë me vetëm 1 minutë diell në mesditën e një dite vere në Hamburg.

Një studim tjetër, zbuloi se drita blu nga ekranet ishte 100-1000 herë më pak intensive sesadrita blu që na vjen nga Dielli. Po ashtu se ajo nuk arrin të shkaktojë melasmën, e cila shkakton njolla në lëkurë, tek pacientët që e kanë këtë gjendje. Është e vërtetë që sot po kalojmë më shumë kohë para ekraneve se kurrë më parë.

Por ndërsa ekranet mund të shkaktojnë disa dëmtime, ato janë të parëndësishme në krahasim me ekspozimin ndaj diellit. Industria e kozmetikës, ka filluar të zhvillojë një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, për të cilat kompanitë pretendojnë se parandalojnë dëmtimin nga drita blu.

Por nuk ka asnjë test të rregulluar ose të standardizuar, për të vlerësuar aftësinë e një produkti për të parandaluar dëmtimin e dritës blu. Dhe kjo e bën të pamundur që konsumatorët të bëjnë zgjedhje të informuara për nivelin e mbrojtjes së ofruar dhe dallimet midis produkteve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?