Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë i tha Nano në takim Millosheviçit? Rama tregon bisedën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Çfarë i tha Nano në takim Millosheviçit? Rama tregon bisedën
Politike

Çfarë i tha Nano në takim Millosheviçit? Rama tregon bisedën

Published: November 2, 2025
Shpërndaje

Një prej momenteve që ish-kryeministrin Fatos Nano e kanë sulmuar politikisht, duke e etiketuar edhe si tradhëtar, është takimi me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, gjatë kohës së luftës së Kosovës.

Detajet e pakta nga ajo se çfarë u tha në atë takim i kanë hapur edhe më tepër rrugë spekulimeve. Por kryeministri Edi Rama, në fjalën e lamtumirës për Nanon, tha se e dinte se çfarë kishte folur aty.

Rama tha se nëse një ditë publikohet ajo që Nano tha, askush nuk do vërë në dyshim kontributin patriotik të tij.

- Publicitet -

Pjesë nga fjala e Ramës:

Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e rallë politike.

PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotore e interesave madhore të kombit. Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradit. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Ppsh says:
    November 2, 2025 at 12:53 pm

    Ne fakt duhej te pritnim vdekjen qe nano te cilsohej patriot dhe sesi ja mblodhi viçit millosh
    Aq patriot qe spati kurre kurajo te fliste per ate takim edhe kur milloshevici shkoi ne hage
    Ai takim ne ata rrethana te historise ishte takim tradhtari vetem per arsyen qe e beri fshehurazi njelloj si berisha me kompani kur firmosi marrveshjen e detit (apo ca te nenes ca te kurves)
    Pra ti qe mbron kete kategori mbase ke bere vete takime te tilla me harta fshehurazi
    Tradhtari nuk behet atdhetar vetem se vdiq dhe duhet me fol me doemos mir per te ne varrim sepse keshtu e kerkojne doket
    Jo zotri kjo nuk mjafton

    Reply
  • demo says:
    November 2, 2025 at 1:21 pm

    Ja futi Nanos ky! Demek,ashtu si takohem une me Vucicin edhe nano eshte takuar me Milloshevicin.Po ashtu si i kam thene Vucicit te njohe Kosoven ashiqare(se pas xhamave ne Beograd i ka thene e bere edhe gjera te tjera),ashtu edhe Nano i ka thene llafe patriotike Milloshevicit.
    Leri Denglat me Nanon,!Nje Takim protokollar edhe mund te jete bere.Rendesi ka ajo qe thote Albin Kurti:Fatos Nano me te gjithe makinerine e tij Shteterore u vu ne sherbim te Lirise se Kosoves.Me vepra dhe jo me lloqe.
    Po te ishin kryeqeverritare te Tiranes Sali Berisha dhe Edi Rama,kjo s`do te ndodhte ,.kurre!
    I kam renditur ne komente te panumurta kontributet e Nanos per Kosoven,.Sot nuk eshte rasti.

    Reply
  • xxx says:
    November 2, 2025 at 1:46 pm

    Esht gjarper.
    Dhe i pacipe.

    Reply
  • Kol Tivari says:
    November 2, 2025 at 2:04 pm

    Kur Kosova digjej flake, Rugova takohej ne Rome me Miloshevicin!!
    Pse nuk hani mut me fole per ket rast?? Po per takimin Berisha, Gligorov, Miloshevic ne Maaedoni, pse nuk flisni!!

    Reply
  • Genti says:
    November 2, 2025 at 3:31 pm

    Takimi midis Nanos dhe millos ndodhi ne publik, Jo neper bare si Berisha me millos

    Reply
  • Raz says:
    November 2, 2025 at 3:40 pm

    Takimi i Nanos me millishevicin eshte bere me urdher te M. Olbright

    Reply
  • 3D says:
    November 2, 2025 at 6:07 pm

    Fakt historik është se gjatë çeverisjes të- patriotit -kombëtarë Salih Berisha shqiptarët në RSF Jugosllave kalonin kohët ma të rënda në histori bile edhe pa përkraje verbale nga Tirana kurse gjatë çeverisjes – tradhtarit -Fatos Nano problemi i shqiptarëve në Jugosllavi për herë të parë hyri në kancelaritë Euro USA dhe ma e rëndësishmja mori hovë lufta çlirimtare por një u pa gjatë agresionit serbë nga anuan 70% e shqiptarëve të Kosovës bashkë me liderin e tyre ikën andaj edhe sotë sulmojnë ata që sulmon dhe përndjek Serbija

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  2. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  3. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Zdromsi on Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  5. Luani. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?