Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë po ndodh brenda zonës së mbrojtur Pish Poro – Nartë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Çfarë po ndodh brenda zonës së mbrojtur Pish Poro – Nartë?
InvestigimKryesoreLajmi i fundit

Çfarë po ndodh brenda zonës së mbrojtur Pish Poro – Nartë?

Published: May 7, 2026
Shpërndaje

Edhe pse pamjet e filmuara nga aktivistët e mjedisit tregojnë makineri të rënda që po tjetërsojnë habitatet e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro – Nartë, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj i mbrojti punimet duke pretenduar se ishin “me leje” dhe si thjesht “rrethim prone private” pa ndikim mjedisor. Por deklarata e tij bien ndesh edhe me vetë institucionet e vartësisë që nuk kanë parë një leje të zbardhur të KKT për punimet për atë që njihet si projekti i Jared Kushner.

Edhe pse kamerat e aktivistëve të mjedisit kanë filmuar prej javësh makineri të rënda, buldozerë që sheshojnë vendin dhe kamionë me çakull që shkarkohen brenda Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro – Nartë, ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj u tha gazetarëve të enjten në një konferencë për shtyp se bëhej fjalë vetëm për rrethim të një prone private për studime gjeologjike.

Ministri i Mjedisit po ashtu pretendoi se kompania që po kryente punimet kishte leje nga KKT për këto ndërhyrje dhe se në zonë nuk “është prerë asnjë pemë”.

- Publicitet -

Ministri këmbënguli, pavarësisht pretendimit të organizatave të mjedisit për rëndësinë e ekosistemit ku po punohet, se zona në fjalë nuk kishte një kategori të lartë mbrojtje, por vetëm kategoria e 5 dhe akuzoi për dezinformim aktivistët që e lidhin këtë zonë me deltën e Vjosës që është në kategorinë e dytë dhe ka mbrojtje më strikte.

“Krijohet një lloj konfuzioni, ndoshta edhe dashakeq, që e lidh zonën e Pishë Poro – Nartës edhe me zonën e mbrojtur të lumit Vjosa. Duhet bërë një ndryshim këtu, lumi Vjosa është park kombëtar, kategoria dy, ndërkohë Pishë Poro – Nartë është peizazh i mbrojtur, kategoria 5, ku kategoria pesë është në fakt kategoria më e ulët e mbrojtjes së zonave të mbrojtura, ku një pjesë e investimeve janë të lejuara nga legjislacioni”, tha Jaupaj.

Sipas tij në këtë zonë këto punimet lejohen pa një studim të ndikimit në mjedis.

Deklarata e Jaupaj u bë disa ditë pasi kompania me pronësi të panjohur ‘offshore’ e quajtur “Zvërnec South Adriatic Development”, filloi punimet për kompleksin turistik luksoz në zonën e Zvërnecit, që u pasua me reagime të ashpra të organizatave të mjedisit që akuzuan se “Peizazhi i Mbrojtur po asgjësohej”.

Përndryshe nga sa pretendoi Jaupaj në konferencë për shtyp, autoritetet e kontrollit përfshi Administratën e Zonave të Mbrojtura në varësi të tij, mohojnë të jenë njohur me leje për ndërhyrjen. AdZM ka marrë nga kompania vetëm një shkresë nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në të cilën i bëhet me dije se është miratuar një leje për punime në kantier, por se kjo e fundit nuk ishte firmosur pasi procesi i shqyrtimit dhe kushtet nuk ishin plotësuar.

Makineri e rëndë në Pishë Poro | Foto nga PPNEA

“Pas këtij momenti, vendimi si dhe materiali bashkëlidhur do të siglohen nga autoritetet përkatëse pas përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe të plotësimit të kushteve të këtij vendimi”, thuhet në korrespondencën e cila është dërguar vetëm 1 ditë para se drejtuesi i organizatës AOS Taulant Bino të filmonte ndërhyrjet me makineri të rënda në zonë.

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila zotërohet përmes disa kompanish guackë nga kompania offshore “Dutch Trust Management BV”, e cila rezulton sipas dokumenteve në QKB e regjistruar në emër të 5 aksionerëve anonimë me shtetësi shqiptare.

Emrat e aksionerëve përfitues nuk bëhen publike pasi ata zotërojnë më pak se 25% të aksioneve, 4 kanë nga 24% të aksioneve të kompanisë dhe një i pestë zotëron 4% të aksioneve të mbetura.

Kompania në fjalë ka marrë dy leje zhvillimi për ndërtimin e një resorti turistik masiv në Zvërnec në janar dhe prill të vitit 2025 nga Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, por lejet nuk janë zbardhur ende. AZHT nuk iu është përgjigjur kërkesave për informacion në lidhje me këto leje dhe dokumentet për zhvillime të kësaj natyre si Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis nuk janë bërë publike.

Lejet zhvillimore lidhen me projektin e prezantuar nga dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner pranverën e vitit 2024.

Dy organizatat mjedisore, AOS dhe PPNEA denoncuan punimet në zonën e mbrojtur duke i krahasuar ato me “një masakër”.

“Më shumë se 3 kilometra vijë bregdetare e zonës së mbrojtur, e përbërë nga pisha, kodra dhe duna unike po përdhoset nga mjetet e rënda që po ndërhyjnë dhunshëm në ekosistem. Në më pak se një javë, makineritë po tjetërsojnë habitatet më të egra të peizazhit duke hapur rrugë të reja aksesi dhe sheshe ndërtimi”, shkroi PPNEA në një deklaratë publike të enjten.

Deklarata shoqërohet me foto të makinerive të rënda në zonë që tregojnë se nuk bëhet fjalë për rrethim prone, por shtrim me zhavorr brenda peizazhit të mbrojtur dhe ndërhyrje me makineri të rënda aty.

Vladimir Karaj – Reporter

Foto kryesore: Foto nga PPNEA e ndërtimit në Pish-Poro

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Detari says:
    May 7, 2026 at 7:54 pm

    cpojne puse uji?

    Reply
  • Aldrin says:
    May 8, 2026 at 3:27 am

    Qelbesira, maskarenj
    Ndyresira, vemje te poshter
    Tradhetare te ndyre
    Te shitur
    Te PiSet e te pafytyre
    Kurvat e Ramut Vucicit
    Te gjithe jeni te etur per te bere cdo krim antikombetar per nje cope karrige dhe llogari Bankare
    Ne Sheshin e Flamurit duhet te perfundoni te gjithe, qe nga Ramut kurva i pari, si Kadafi
    Qen bir qenash.
    E bushtrash bashke

    Reply
  • Aldrin says:
    May 8, 2026 at 3:28 am

    Qelbesira, maskarenj
    Ndyresira, vemje te poshter
    Tradhetare te ndyre
    Te shitur
    Te PiSet e te pafytyre
    Kurvat e Ramut Vucicit
    Te gjithe jeni te etur per te bere cdo krim antikombetar per nje cope karrige dhe llogari Bankare
    Ne Sheshin e Flamurit duhet te perfundoni te gjithe, qe nga Ramut kurva i pari, si Kadafi
    Qen bir qenash.
    E bushtrash bashke.

    Reply
  • Bamka says:
    May 8, 2026 at 5:26 am

    E kthyet atë vënd të bekuar, në tokë të djegur…mallkuar qofshit mor të paudhë….

    Reply
  • Toni says:
    May 8, 2026 at 9:32 am

    Komandanti nuk e can bythen per keto vogelsira. Ai ka gjetur celesin e arte te pushtetit: investimi ne beton ne Shqiperi i gjithe parave te pista te mafiozve shqiptare dhe te gjithe botes. Ketyre nuk u plas nese investimi eshte sot fitimprures, por vetem pastrimi i parave qe nuk dine ku ti cojne. Neser do te rrjedhe pak e nga pak paraja, por ama e paster. Komandanti dhe trimat qe i vene nga pas, edhe ata qe bejne sikur jane ne opozite, marin sigurisht pjesen e tyre, por edhe shteti mbush buxhetin me taksat e zhdoganimit te materialeve te ndertimit, me taksat e rroges se atyre qe punojne ne keto kantiere, si dhe me kontributet sociale. Keto para te mbledhura u jepen te punesuarve ne administrate dhe edhe pensionisteve (keta te fundit nuk do te merrnin fare pension nese nuk do te ndiqej strategjia e betonizimit me para te pista). E keshtu komandanti zgjidhet dhe zgjidhet, e nese nje dite do ti merzitet pushteti e merr krahu i tij qe sot luan opozite. A humbet kush ne kete mesele? Ata qe kane pak prone, por ne rradhe te pare Shqiperia. Kjo e fundit ekziston mesa duket vetem si term gjeografik, perndryshe sheshet duhet te ishin plot me shqiptare!

    Reply
  • I lir says:
    May 11, 2026 at 7:01 pm

    Qesharake. Nuk eshte zone e mbrojtur niveli por niveli 5 ???? Kush e vendos nivelin 2, 3 …5 , STAMADUMA !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  • Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, plagosen pasagjerët

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”për Zvërnecin, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?