Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kthehuni nga keni ardhur”, Charlie Hebdo provokon sërish, këtë herë shënjestron mullahët e Iranit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Kthehuni nga keni ardhur”, Charlie Hebdo provokon sërish, këtë herë shënjestron mullahët e Iranit
BoteEnciklopediKryesore

“Kthehuni nga keni ardhur”, Charlie Hebdo provokon sërish, këtë herë shënjestron mullahët e Iranit

Published: January 4, 2023
Shpërndaje

 

Më 7 janar 2015, revista satirike Charlie Hebdo ishte shënjestër e një sulmi terrorist nga një grup islamik, si pasojë e të cilit humbën jetën 12 punonjës.

Ekstremistët shënjestruan gazetën pasi botoi karikatura që konsideroheshin fyese për Profetin Muhamed.

- Publicitet -

Synimi këtë herë është regjimi konservator teokratik në Teheran, i cili ka nisur një goditje të përgjakshme ndaj protestuesve që kërkojnë liritë dhe të drejtat e tyre prej muajsh.

Këtë muaj, faqja e parë e Charlie Hebdo paraqet një skicë të një gruaje të zhveshur me këmbët e hapura dhe mullahët (Mullah është një titull nderi për klerikët shiitë dhe sunitë ose një udhëheqës xhamie) që futen me radhë në vaginën e saj. Titulli është: Mullah, kthehuni nga keni ardhur.

Ky numër i kushtohet valës masive të protestave që nuk ndalen kundër regjimit teokratik të Ajatollah Khameneit.

Charlie Hebdo një muaj më parë shpalli një konkurs ndërkombëtar për karikaturën më të mirë kundër regjimit iranian, duke mbledhur më shumë se 300 karikatura nga e gjithë bota, madje dhe nga Irani vetë.

Gazeta satirike franceze shkruan se kështu po shpreh mbështetjen e saj për iranianët që kanë dalë në rrugë që nga shtatori, pas vdekjes së 22-vjeçares Makhsa Amini. E reja u arrestua nga “policia e moralit” për shkelje të kodit të veshjes dhe ndërroi jetë në duart e tyre e torturuar pak ditë më vonë.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, nga 16 shtatori e deri më sot, mbi 500 qytetarë kanë humbur jetën nga dhuna e autoriteteve iraniane, ndërsa qindra janë arrestuar.

Për të zgjedhur kopertinën më të mirë, udhëzimet ishin të thjeshta; karikatura që përshkruante liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, duhej të ishte sa më “qesharak dhe i poshtër”.

“Ne donim skica nga e gjithë bota, në mënyrë që të mos kapemi nga mendimet frankocentrike,”- thanë zyrtarët e revistës.

Gazeta satirike “Charlie Hebdo” ka qenë shënjestër e tre sulmeve terroriste: në vitin 2011, 2015 dhe 2020. Të gjitha kanë qenë hakmarrje për karikaturat që ka publikuar në faqen e parë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  • FOTO nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë
  • “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  • 40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim
  • Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Komentet e Fundit

  1. Ueeeee on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Një banor I Tiranës on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. pune komunistesh, gjelle qensh on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Ethem Lalaj on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?