Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cilat janë tre vendet e mundshme që po diskutohen për zhvendosjen e palestinezëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cilat janë tre vendet e mundshme që po diskutohen për zhvendosjen e palestinezëve
AktualitetBote

Cilat janë tre vendet e mundshme që po diskutohen për zhvendosjen e palestinezëve

Published: February 6, 2025
Shpërndaje

Propozimi nuk është finalizuar, por Izraeli po bën gati planin për dëbimin e palestinezëve nga Gaza. Ministri i mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi ushtrinë që të përgatisë një plan për të mundësuar “zhvendosjen vullnetare të popullatës nga Rripi i Gazës”, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, për boshatisjen dhe rindërtimin e enklavës së shkatërruar nga lufta.

Këtë e raportojnë mediat e shteti hebre. “Popullatës në Gaza duhet t’i mundësohet të gëzojë lirinë e lëvizjes dhe të emigracionit”, thekson Katz.

Në të njëjtën kohë, ministri pretendon se do të vihet në zbatim propozimi për rindërtimin e një Gaze të çmilitarizuar, në epokën pas Hamasit, “një projekt që do të marrë shumë vite për t’u përfunduar”.

- Publicitet -

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe i ka ofruar mbështetjen e plotë të SHBA-ve, teksa bëri thirrje për zgjidhje inovatore për Gazën.

Sakaq, mediat ndërkombëtare po raportojnë se administrata Trump po vlerëson 3 zona të mundshme për të strehuar refugjatët e enklavës palestineze, pasi presidenti prezantoi planin e tij, siç tha për ta shndërruar Gazën në Rivierën e Lindjes së Mesme. Pas refuzimit nga Egjipti dhe Jordania, tashmë po vlerësohen shtete si Maroku, Somaliland dhe Puntland.

Ajo që është e përbashkët mes këtyre opsioneve, sipas raportimeve, është nevoja e fortë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, pasi dy territoret po kërkojnë njohjen ndërkombëtare dhe Maroku ka një kontest territorial mbi Saharanë Perëndimore.

Megjithatë, Irani është bërë shteti më i fundit që refuzon kategorikisht planin e Trump për dëbimin e palestinezëve, që është dënuar nga mbarë bota Arabe, Bashkimi Europian, Kina, Rusia dhe Britania. Duke parë reagimet që ka nxitur, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka nxituar që sqarojë se plani i Trump për Gazën nuk duhet të merret si një lëvizje armiqësore.

“Është e qartë se personat duhet të jetojnë në ndonjë vend tjetër sa të ndodhë rindërtimi. Por ajo që Trump ka ofruar me bujari të madhe është heqja e bombave, rimëkëmbja infrastrukturore, rindërtimi i shtëpive dhe bizneseve, në mënyrë që personat të mund të kthehen”, theksoi Rubio. Kjo lëvizje është lexuar si një tërheqje taktike e SHBA-ve nga plani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?