Nga Arbër Zaimi
Thellë do jetë puna përderisa Rama paska mbllaçitur nëpër mend dhe dorëheqjen, por nuk e paska gëlltitur.
Sidoqoftë:
1. Rama përpiqet të ndërtojë një konspiracion, kinse protestuesit janë vegëza të Greqisë, bazuar mbi disa reagime nga institucione e media greke që shprehin shqetësim për nartiotët e pronat e tyre, përpjekje e zakonshme ballkanike për të instrumentalizuar minoritetet që të kushtëzohet sadokudo vendi fqinjë.
Mirëpo, po të donin protestuesit t´i përgjigjeshin Ramës me të njëjtën monedhë, ata e kanë të freskët lajmin se Rama i diskuton dhe i negocion interesat amerikane në Shqipëri me ambasadoren amerikane në Greqi. Si të lexohet kjo?
Dihet se Amerika interesat e veta në Greqi i trajton me ambasadën e Athinës, ndërsa ato në Shqipëri, me ambasadën e Tiranës. Takimet e Ramës me ambasadoren amerikane në Greqi nuk ishin në ndonjë bar, por në selinë kryesore të pushtetit në Shqipëri, pra në kryeministri.
Kjo marrëdhënie Shqipëri – Amerikë e ndërmjetësuar nga diplomatët në Athinë a nuk e degradon Shqipërinë, a nuk e lë në pozitën e vendit të dorës së dytë (në mos vasal)? Apo mos vallë Rama e sheh veten si grek, prandaj natyrshëm komunikon me Amerikën përmes ambasadës athiniote?
Këto supozime zakonisht i konsideroj si kotësira bajate, mirëpo siç thamë, vetë kryeministri e zu këtë avaz.
2. Po trajtohet çështja a thua se thjesht paska abuzuar cazë policia private dhe ajo e shtetit qenka treguar pakëz e mefshtë. U hoqën licensat e dy kompanive private e u pezulluan nga puna nja dy drejtues rajonalë të policisë së shtetit.
Problemi është shumë më i madh se kaq. Ne e pamë policinë të rrinte e tulatur teksa lagej me sprej piperi, e pamë të shushatur teksa rriheshin e hiqeshin zvarrë protestuesit. U desh të kalonin orë, derisa të diskutonin politikanët e lartë me mjeshtrat e komunikimit, për të vendosur të merreshin masa. Arsyeja pse u morën masa duket të jetë ekzistenca e videove, dhe masat u morën sa për sy e faqe.
Të pezulluarit pas ca javësh, në mos ditësh, kthehen në punë në pozita a qytete të tjera, kompanitë rilicensohen me nipt të ri. Kemi arsye të jemi kaq mosbesues ndaj policisë, sepse jo shumë muaj më parë morëm vesh se zyrtarë të policisë të shtetit vetë kanë rrëmbyer individë, biznesmenë shqiptarë, që rrezikonin t´ia prishnin tenderët e kurdisur një zyrtari të afërt me kryeministrin, që siç duket ka koordinuar mes krimit dhe institucioneve.
Kemi arsye të jemi mosbesues edhe se shpesh dalin lajme për banditë që mbajnë si shoqërues policë, madje edhe kur bien në pritë, vriten bashkë. Kuptohet, çfarë dëgjojmë e shohim në lajme janë shumë pak në krahasim me shtrirjen e fenomenit. Duket sikur Rama ka filluar të ketë hallin fisnik të besueshmërisë te policia e shtetit.
Dakord jam me këtë hall, i përket një shtetari të ketë halle të tilla. Mirëpo hapja e dyerve të ekonomisë për banditët e për paratë e pista krijon në vend bashkëjetesën e bandave me policinë, e aty ku policia bashkëjeton me bandat ndërkombëtare a brendakombëtare qofshin, nuk mund të ketë besueshmëri të saj.
Është e konfirmuar bindja se policia monopolin shtetëror të forcës e ushtron pa teklif, shpesh edhe abuzivisht, ndaj shtresave të mesme e të varfra të shoqërisë, ndërsa ndaj të tjerëve, duhet të marrë konfirmimin nga lart, prandaj vonohet me orë e me ditë deri sa të bëjë ndonjë reagim të kujdesshëm, si në rastin e Zvërnecit.
3. Një valë reagimesh të komanduara nga zyrat e shtypit përpiqen ta karakterizojnë protestën si gjest anti-zhvillim kundër ca investitorëve shumë të rëndësishëm për ekonominë dhe politikën e jashtme shqiptare. Mirëpo edhe këtu lindin pyetje legjitime. Së pari, në qofshin vërtet investitorë të rëndësishëm, përse duhet të vijnë të maskuar, kompani pas kompanie, si fletët e qepës? Investitorët që përdorin këto mbulesa, këto kompani guackë (shell companies), siç quhen, zakonisht kanë diç për të fshehur.
Çfarë duan të fshehin? Po të ishte çështja për zhvillimin e Shqipërisë, apo për avancimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, këtu ka konsensus të gjerë e s´ke pse fshihesh. Vjen ballëhapur, si Trump a si Katar a si Kastrat, dhe thuaj – unë jam investitori. Ka shumë gjasa që bujrumi të jetë i ngrohtë, dhe shqetësimet legjitime nga pretenduesit për prona apo edhe nga qytetarët e shqetësuar për natyrën dhe publiken në Shqipëri, të shprehen me konstruktivitet.
A thua ndonjë këshilltar i keq t´i ketë çuar investitorët e mirë në udhë të keqe? Mandej, pse investitorët që kanë vendosur të maskohen me kompani guackë njëra pas tjetrës, kanë zgjedhur ta blejnë këtë shërbim te ca menaxherë rusobullgarë, që zakonisht u shërbejnë klientëve rusë për të tejkaluar embargot e sanksionet perëndimore, sidomos atyre që kanë lidhje me naftën, trafiqet, shplarjen e parave apo me spekulimin në real-estate?
Kjo i hedh hije të keqe gjithë punës, sepse njëri nga investitorët e përfolur dominon tregun e naftës në Shqipëri, çne ai me shërbyes të tillë rusobullgarë? Zakonisht kompanitë guackë shërbejnë për të fshehur pronësitë reale dhe për t´u ikur taksave e detyrimeve të tjera ligjore. Ose për t´u ikur sanksioneve, nëse paraja vjen nga vende të sanksionuara. Ose për t´i ikur drejtësisë nëse burimi fillestar i parave është aktiviteti kriminal diku në botë a në vend. A duam ne pra investime që nuk dihet nga e kanë burimin fillestar, që u ikin taksave e detyrimeve ligjore?
Vende të ndryshme europiane kanë kufizuar ndjeshëm aksesin që u jepet të tillave në sektorë me impakt të madh ekonomik, shoqëror, natyror apo të sigurisë. A duam të bëhemi si Europa apo si Aruba a ndonjë ishull tjetër në Karaibe, kjo është pyetja.
4. Shpesh diskutohet për investimet si një “e mirë e padiskutueshme”. Kritika e protesta shihet si tabu. Kësisoj nuk funksionojnë demokracitë, por diktaturat. Gjermanët, që kanë në historinë e tyre diktatura të spikatura, kanë fjalën “denkverbot”, një lloj ndalimi për mendimin e disa gjërave, një lloj embargoje ndaj mendimit.
Ne nuk mund ta pranojmë këtë fenomen, që shfaqet gjithnjë duke poshtëruar kritikët e protestuesit. Protestuam kundër shembjes së Piramidës në kohë të PD-së, u shamë, protestuam kundër shembjes së Stadiumit e Teatrit Kombëtar në kohë të PS-së, prapë u shamë, e megjithatë bie në sy dallimi se me protesta në kohë të PD-së u ndal shembja, ndërsa në kohë të PS-së me dhunë nga policia shtetërore a nga gangsterët privatë, projekti shembës e shkeli protestën.
Unë nuk mund të argumentoj se protestuesit kanë patur gjithnjë të drejtë, apo që shembja e rizhvillimi kanë qenë gjithnjë gabim. Mirëpo, ndryshimi i peizazheve natyrore e atyre urbane, shkatërrimi i vendeve që mbartin pasuri historike a ambientale, nuk mund të bëhet pa përfshirë komunitetin. Jo në një demokraci. Pse nuk mbahen dëgjime e diskutime publike, pse nuk lihet kohë të shprehen specialistët e angazhuar e ata të paangazhuar? Pse drejt e te shkopi i gomës?
Në 2023 në festivalin e Cannes u vlerësua një film i regjisorit japonez Ryusuke Hamaguchi me titullin “Evil does not exist”. Tema është pikërisht kjo: në një komunitet fshatar shfaqet një investitor që dëshiron pyllin e tyre ta bëjë “glamping”. Edhe atje nis fushata që relativizon gjithçka, investitori dërgon gazetarë dhe ushtarë marketingu, shpesh të keqarsimuar e të keqpaguar, për të bërë propagandën e vet. Por shteti nuk dërgon policinë, përkundrazi, detyron palët të takohen e të diskutojnë. Pavarësisht se fshatarët as nuk janë pronarë e as nuk janë pretendentë të jenë pronarë të pyllit – ata duhen përfshirë e marrë parasysh si komunitet, sepse kjo e dallon demokracinë nga autokracia, ku vendimet i merr sulltani. Rama mund të ketë miq në Katar e kudo, po nuk është ende sulltan e as emir i Shqipërisë.
5. Mandej është edhe çështja e modelit të ndërtimit turistik. Duke ndërtuar rezidenca kaq pranë bregut Shqipëria po shet shtrenjtë një territor të vogël. Por vende si Kroacia, që ndërtimet rezidenciale i bëjnë në zona larg bregut e jo në natyrë po në zonat që i përkasin planit urban, po arrijnë të shesin edhe më shtrenjt një territor edhe më të gjerë. Betonizimi me ndërtesa të larta i vijës së parë ul çmimin dhe interesin për vijën e dytë e më pas, përveç që degradon edhe vlerën natyrore e peizazhin që janë arsyeja pse turizmi ka interes për atë zonë.
Shqipëria si duket përton të ndjekë modelin kroat, dhe zgjedh të ndjekë atë të Mikonosit e Santorinit, ku ndërton mafia teksa pushteti qendror ia hedh fajin atij lokal e anasjelltas. Apo modelin e Italisë së jugut e të Malit të Zi, ku turizmi është sektor i dominuar nga kriminaliteti dhe dritare për ekonominë e errët. Apo modelin e disa pjesëve të bregut turk a spanjoll, ku natyra e historia janë betonizuar, vendasit janë larguar, e turizmi është i pashije, kur shkon atje nuk e kupton as në ç’vend je e as pse ke shkuar.
6. Ky model nuk është zhvillimor, por haptazi grabitqar. E në vendet ku ka zhvillim të mirëfilltë ekonomik, ku rritet prodhimtaria e individit dhe e ekonomisë, ndërtimi është shumë i kufizuar si sektor, shumë i vështirë, siç mund ta konfirmojnë ata që kanë patur punë në vendet gjermanike a gjetiu. Ndërtimi për ekonominë është si droga për organizmin njerëzor, sepse është sektor joshës për kapitalin, fitim i shpejtë e pa shumë vramendje, mirëpo në afatgjatë nuk rrit vlerën e ekonomisë e as aftësinë e punëtorëve, përkundrazi është i prirur të të çojë në kriza të shpeshta teksa lë pas natyrë të shkatërruar, sistem gjyqësor e administratë të korruptuar, media të kalbur, shtet të dobësuar dhe mentalitet dembel si te afaristi ashtu edhe te politikani e madje edhe te qytetari.
Një qeveri e mençur do ta orientonte kapitalin privat kah prodhimi e inovacioni, sidomos në këto kohë kur botërisht po merr hov një revolucion i ri teknologjik që po ndryshon thelbësisht sektorët tradicionalë të prodhimit, por edhe shërbimet e financat. Merr kohë më shumë të ndërtosh ekonomi prodhuese e inoviative, jep ryshfet shumë më pak, ama vendi në afatgjatë forcohet e shoqëria ia sheh hajrin.
—
Sidoqoftë, për aq sa do të ketë protesta, ka shpresë.

Më mir grek sesa hajdut
Taleban na quan, musliman na quan,muxha na quan, etj etj…pooooor……por Shqiptar s’ka nxë ……ajo Tokë është e Vakëfit të Vlorës….dhe do sjellë bela………
Ti quash protestusit te Greqis kur vet je duke shitur detin thuaj o gazetar.
A e di ti qe ideja e Hagës esht ide greke?
Sepse kan qvantazh te qarte n Hag per shkak te ishujve.
Ky qerratai Shurrelit e merr dhe e ben gjasme ide t vetën që t duket sikur po e con ky e pastaj t thot epo e vendosi gjykata
Ky ndyresir duhet ti thrrasi mendjes
Perse e perdorë nickname time ?
Autori esht i Albinit
Nuk quhet
Gjith shqiptaret e ndershem pas Albinit jan
Gjuth kurvat dhe rrugacet pas Ramiut e Sadhiut
Shkruan mutllëqe!
Këllirë e pleh social je!
Prapë ke haruar të vesh gërmën “a” në mez të K dhe R .?
Yt atë Ka harruat të të thotë Ty or Devil i mjerë, që greku duhet tu kthejë tokat shqiptarëve të pérzënë me dhunë!
Ti je një qelbësirë një këllirë bastardi!!!!!
Mua nuk me intereson se e kujt eshte toka dhe kush nderton,por te thuash per Zverneciotet qe jane minoritar grek eshte njelloj si tu thuash tropojaneve qe jane minoritet kinez.Per keto protesta dikush po mundohet te ndezi zjarrin.Koha do flasi po do jete vone .Demi do jete bere
Mos fol si cupeline e Rilindjes, o Zaim
Nuk ke arsye te jesh Mosbesues!!
Cfare termi foshnor eshte ky? Cfare termi foshnjarak, delikat dhe gjysmak eshte ky?
Kemi mijera arsye te jemi te Revoltuar, dhe te indinjuar, te prekur dhe te viktimizuar nga Banda e Kriminelit Ramut.
Jemi te shkaterruar, te grabitur, te shitur, te neperkembur, dhe ne fund, te DHUNUAR.
Jemi vene perballe nje Armiku te perbashket, qe e ledhatojme perhere me perkedheli sa here qe na shqep kurrizin me kerbac e shqelma.
I bejme propozime mediatike, si te marrin ne konsiderate “Mosbesimin” tone.
Ku i gjeni keto terma idiote se na cuditet? Ne ke toke paskeni Rrojtur, dhe qe qenkeni formuar, apo Deformuar ne kete pike.
Formesuar, mund te thote termi i ri i debileve te koheve tona.
Quhet elitizem
Dhe me kete elitizem jemi ngopur deri ne fyt me pislleqe te tilla te kompromiseve dhe zbutjeve propagandistike te problemeve me te mprehta qe ka shoqeria shqiptare sot.
Eshte dhe njehere, ceshtje ekzistencializmi e popullit shqiptar.
Po nuk luftoi mbrapsht kete llum kriminelesh qe ka zaptuar politiken dhe shtetin shqiptar, ky popull ka marre fund,
Duhet Revolte, jo Mosbesim
Besimi eshte vetem shkendija e Fillimit
Besimi mbaron qe kur kryhet krimi i pare.
Krimin e pare Rama e ka bere qe kur Shiti Liqenezen, qe kur pranoi Maqedonine e Veriut, qe kur Nisi Meten ne Athine, per te hapur bisedimet per Detin,
Keto ishin Shkeljet e Para te Kushtetutes dhe Sovranitetit.
Qe ne 2013en.
Ti me flet per Mosbesim ne 2026en kur shqiperine po e merr lumi i llumit bastard antishqiptar te Ramut Kurves se Dule Vucicit.
Bashke jane te gjithe kunder Shqiperise dhe popullit shqiptar
Nuk ka me vend per mosbesim, por per Revolte mbarekombetare.
Jashte maskarenjte dhe karrieristet Politike, nga Berisha nga Meta dhe te gjithe ata qe i jane avitur pushteti tere keto vite, me nje qellim te vetem. Vetem per te vjedhur.
Poshte kasta e ndyre politike shqiptare.
Cohu popull dhe shko pas zerave te Patrioteve qe kane protestuar qe ne fillim Kufijte dhe Territoret shqiptare.
Kunder Rames, Berishes, Bazes, dhe kurvat e tij si Kumbaro, Belinda, Veliaj e me radhe
Kunder mafiozeve te Rames me te cilet ai vjedh Shqiperine
Fushat, Ulajt, Gjanajt, Gjiknuret, Kastratet, Gjikurite. Sportelistet dhe policet private te Myrtajt,.
Bashke jane te gjithe kunder Shqiperise.
Bashke duhet te jemi te gjithe kunder Tyre.
Eshte jete a vdekje
Kryemuti Tiranes u kap gafil po kerkon te shpetoje lekuren me lloqe.Shkuljani garedhin,Vini zjarrin makinerive dhe bujrum le te hyje ne Vlore per sulltan Novruz! Fjalet e shumta kane dava te gjate me kete.
⁹Me cudite !
Tani qe po ben avokatin per palacolleqet e Athines
Adrian Thanua po arrin kulmin , duke lene ne hije
Sali Berishen , bile edhe Frederiqis Bejleriqisin ! Te
lexova vetem per te pare sa thelle je futur ne kete llum .
Me vjen keq vetem per emrin qe te kane vene prinderit ,
duke menduar se kane lindur e do rritin nje shqiptar ,
por ti Arber Zajmi duket se paske ngrene jo nje luge
me supe te thartuar por nje kazan te tere nga tre here
ne dite . Edi Rama ka mjaft kusure , por ti kerkon ti
vesh mbi shpine edhe kusuret tende . zoti plehra e Athines !
Bravo Rinia,Mos ju ndaj sheshit diten per diell,.Me Ju e Ardhmja eshte e ndritur.
Pashe Arlind Qorrin mes clirimtareve qe u perleshen me paramilitaret security ne Zvernec.
Keshtu merret votbesimi i Popullit.
Qe e gjithe kjo history protestash me kenge patriotic eshte e studies nga greket, duket edhe nga karvanet e autobuzave qe mediat dhe mercenaret kerkojne t’i mbulojne me gisht. Duan t’i bejne njerezit qorra me zor. Nga Ana tjeter, we Edi Rama e ka menderosur me greket dhe u ka hapur portray karate, tej e tej, edhe kjo dihet dhe kjo eshte nga arsyet kryesore qe greqia me veglat e eshte ne trendier, bashke me sali serbogrekun, te sabotojne çdo gje madhore ne shqiperi. Greket arriten qe edhe zvernecin ta konsiderojne minoritet dhe toke greke.
Çohuni dhe shkoni ne himare e gjithe Bregun e Detit dhe perzini greket dhe I thoni athines qe kjo eshte toke shqiptare, be vend qe te merrni paret e pista dhe te kendoni “Vlora Vlora”!!!
———————————————————————————————————————————————————––
@ [AUTOKRAT EDI RAMA].
DUHET TE JESH TRANSPARENT ME SHQIPTARET, (JO KUR DETYROHESH); SEPSE E KE PER DETYRE.
———————————————————————————————————————————————————––
@ [VASAL I GREQISE EDI RAMA].
MOS DERGO NE HAGE SOVRANITETIN SHQIPTAR NE DETIN JON; SEPSE NUK DO KETE VARR KU TE FUTESH.
———————————————————————————————————————————————————––
@ [VASAL I OLIGARKISE EDI RAMA].
NEQOFTESE PLAN/PROJEKTI NE ZVERNEC DO ZHVILLOJE SHQIPTARET; MOS E ÇA BYTHEN SE ÇFARE THOTE GREQIA.
———————————————————————————————————————————————————––